Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka pranuar se ai do të jetë përlotet kur Viktor Valdesh të largohet nga klubi verën e ardhshme.
Portieri, i cili ka qenë anëtar i ekipit të parë të Barcelonës për 12 sezone, pritet të largohet në maj të vitit të ardhshëm dhe Iniesta nuk e pret mirë largimin e tij.
“Nuk ka dryshime se do të qaj kur do të largohet Valdesh.
Ne shpresojmë se mund të fitojmë trofe këtë sezon në mënyrë që ai të largohet më së miri”, tha Iniesta, ndërsa komentoi edhe trajnerin Tata Martino:
“Lidhja e ekipit me Tatan ka qenë e mirë nga fillimi. Ai është njeri i mirë dhe një njeri i madh i futbollit. Ai e di sakt se si ndihen lojtarët”, u shpreh Iniesta.
jo vetem ti iniesta por ma do mendja qe do qajne te gjithe tifozet e barces,ndoshta edhe te realit.hahahahaahahaha