Kasijas nuk mban më: Nuk dua të jem numri 2

28 Dhjetor 2013, 16:46Sport TEMA

Kapiteni legjendar i Real Madridit, Iker Kasijas, duket se nuk mban dot më dhe ka aluduar se e ardhmja e tij është larg klubit mbretëror.

Kasijas është lidhur me transferimin e mundshëm në disa klube evropiane para Botërorit të vitit të ardhshëm.

Portieri nuk ishte në gjendje që të jetë pjesë e stërvitjes së portierëve të rinj madrilen në Doha të Katarit, por iu drejtua nga një konferencë duke treguar për përvojën e karrierës së tij.

Por, këtu ai shfrytëzoi rastin duke iu përgjigjur një pyetje nëse ai do të kalojë te Mançester Siti apo PSG në janar, raporton Telegraf.

“Nuk do të shkoj askund ku do të jem numri 2 në portë”, ka thënë Kasijas.

Ky është aludimi më i madh deri tani nga Iker Kasijas, se e ardhmja e tij nuk është te klubi mbretëror. Mbetet të shihet çfarë do të ndodhë në janar.

3 komente në “Kasijas nuk mban më: Nuk dua të jem numri 2”

  1. itreg says:

    portieri me i madh ka qene Perlat Musta.

  2. naser bejtulai says:

    naser sirnach ch.

    Nese do te isha si Kasijs do te shkoja tek Barca,vetem nga inati i Morinjos

  3. berto says:

    ho more kasijas!sezonin e kaluar u ankoje nga murinjo,po tani c’pate.futbolli luhet me moshe,dhe jo me dallavere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje