Napoli refuzon 60 milionë për Higuain

3 Janar 2014, 11:57Sport TEMA

Napoli raportohet se ka refuzuar ofertën e Çelsit në vlerën e 50 milionë paund (60 milionë euro) për sulmuesin Gonzalo Higuain.

Mediat britanike raportojnë se Blutë kanë paraqitur një ofertë marramendëse për Higuain, pas një gjysmë-sezoni dështues për sulmuesit aktual të ekipit.

Fernando Torres, Samuel Eto dhe Demba Ba kanë dështuar të tregojnë veten nën drejtimin e Hoze Murinjos. Dhe, ky i fundit pritet ta largojë nga skuadra Ba, për të krijuar vend për një përforcim të ri.

The Telegraph shkruan se Higuain është objektivi i parë i Bluve, të cilët kanë bërë ofertë zyrtare me të filluar merkato dimërore. Por, oferta e klubit londinez është refuzuar menjëherë nga napolitanët, të cilët kanë thënë se lojtari nuk është në shitje.

Argjentinasi erdhi në Sao Paolo verën e kaluar nga Real Madridi për një shumë prej 30 milionë paund (37 milionë euro).

2 komente në “Napoli refuzon 60 milionë për Higuain”

  1. Tiku says:

    Kane per ta shkemby Torresin me Higuainin + ca milione Sterlina shtese drejt Napolit.

  2. DinPaku says:

    Nuk eshte Sao Paolo, por San’ Paulo, sepse nuk behet fjale per ne Brazil por ne Itali.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje