U vonua në kishë/ Adoleshenti: Nënës ia preva flokët për ta mbrojtur nga babai

7 Janar 2014, 09:14Politika TEMA

Shqiptarët kthehen në Mesjetë. Traditat zakonore në veri të vendit përcaktonin se, kur gruaja e turpëronte burrin, ai i priste flokët duke e damkosur atë si të “përdalë”.

Tre orë vonesë në kishë i ka kushtuar shtrenjtë Vojsava Arapit. Ajo është rrahur me grushte dhe shkelma nga bashkëshorti i saj xheloz dhe fanatik Gjergj Arapi. Ndërsa djali i saj 17-vjeçar, Pjetri, ka marrë gërshërët dhe i ka prerë flokët.

E terrorizuar, më shumë nga fyerja se nga dhimbja e plagëve të trupit, nëna e dy fëmijëve ka denoncuar të shoqin dhe të birin në polici.

Menjëherë pas kallëzimit të bërë nga viktima, uniformat blu kanë arrestuar dy autorët e krimit. Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, 17-vjeçari ka deklaruar se ndihet thellësisht i penduar për shëmtimin që i bëri së ëmës.

“Nënës ia preva flokët për ta mbrojtur nga babai, pasi ai ishte bërë si i çmendur dhe kishte vendosur që ta masakronte, duke i prerë veshët, hundën dhe mjekrën, pasi ishte grua e përdalë. Kur babai nisi ta rrihte, unë mendova më të keqen, ndaj ndërhyra për të mbrojtur nënën. Mora gërshërët dhe i preva flokët. Gjithçka e bëra për të mbrojtur nënën”, ka deklaruar në polici, 17-vjeçari Pjetër Arapi.

39-vjeçarja është keqtrajtuar nga i shoqi. Por dhuna ka arritur kulmin mesditën e së dielës. Mësohet se në orën 07:00, nëna e dy fëmijëve kishte shkuar në rrobaqepësi, ku punonte në hekurosje prej disa kohësh. Ndryshe nga ditët e tjera, punonjëset e rrobaqepësisë kanë dalë nga puna në orën 09:00.

Vojsava, së bashku me disa shoqe të punës nuk është kthyer në shtëpi, por ka shkuar në kishën e lagjes, ku është lutur.

“Burri më ka nxirë jetën. Ai më ka rrahur sistematikisht, ndonëse unë punoj dhe mbaj me bukë gjithë familjen. Unë punoj në rrobaqepësi dhe të dielën, meqë kishim vetëm dy orë punë, shkova në kishë për t’u lutur. Kur u ktheva në shtëpi, burri më kërkoi llogari përse isha vonuar dhe me kë isha vonuar. I thashë se po më akuzonte kot, por ai e nxiste djalin tonë të madh, duke i thënë se isha grua e përdalë. Asgjë nga çfarë më tha ai nuk është e vërtetë”, citohet Vojsava Arapi në”GSH”.

Ajo ka pohuar se i shoqi pi gjithë ditën dhe se djalin 17-vjeçar e ka edukuar si veten.

“Po denoncoj dy njerëzit e mi më të afërt, pasi jam e detyruar ta bëj. Kam duruar të më rrahin, por nuk mund të fal burrin dhe as djalin që ngriti dorën kundër meje e më turpëruan duke më prerë flokët. Kërkoj mbrojtje. Burri dhe djali im të dënohen nga drejtësia”, ka thënë 39-vjeçarja./A.XH

22 komente në “U vonua në kishë/ Adoleshenti: Nënës ia preva flokët për ta mbrojtur nga babai”

  1. Marin Barleti says:

    Ajo që më shqetëson më shumë, është veprimi i adoleshentit 17-vjeçar, mbi nënën e tij…E frikëshme dhe e tmerrëshme…Ky është “brezi ynë i ri”???!!! Kjo nuk ndodh as në kombet më fondamentaliste islamike…Le të bien kambanat, sa nuk është vonë!

    1. jo says:

      O i trashe jane katolike, po lere vazhdo fol pa lidhje. Trego kush je! Ska lidhje me fene por me prapambetjen.

      1. Pikolo says:

        Ai po thote “kjo gje nuk ndodh as ne kombet me fondamentaliste islamike” qe do te thote, ata jane maksimumi i prapambetjes dhe injorances por ne ua marrim ne kthese ne rubriken e rrahjes se nenes nga femija.
        Shqipja eshte gjuhe e bukur por e veshtire dhe niveli i te kuptuarit te saj eshte proporcional me vellimin e korteksit.

  2. zeni says:

    Po si nuk ju vjen turp nga vetja…..jeni bere me keq se kafshet o te mjere……
    Trajtohet gruaja apo nena ne kete menyre?? Kafshet jane me llogjikshme.
    Ne flasim per Antaresim ne BE….pupupu sa vite drite larg qe jemi.

  3. Alex says:

    Nuk pajtohem me veprimin. Pppppppoooooorrrrrrr? Neqoftese del ndryshe neser, si ja bejme? 1: Z. Vojsava ne Shqiperi 2000000 njerez kane rreth 6000000 telefona,2: nuk te kundershtoj qe mban burrin, por nese je e pa kenaqur pse se ndan.3: Kur je e martuar, komunikimi ne familje eshte detyrim moral. Mos vadhe e keni kuptuar shtrember demokracine?

    1. Korabi says:

      Po pse nuk e kthen nga krahu tjeter mor shpellar? Kur burri nuk kishte besim te gruaja pse nuk e ndau, por e rrahu dhe nxiti dhe te birin ta poshteronte?
      Sa per ata qe thone qe ishte islamik, nga emrat duken me teper si katolike. Kafsheria nuk ka as komb dhe as fe.

      1. LORA says:

        “Korabi” une mendoj se keta monstra te vetmin qellim dhe gezim te te jeturit kane perdhunimin,po po perdhunimin e dinjitetit njerezor.
        Jane teresisht deficente,parazite te ndyre,inferiore sa me ska,edhe dheut i rendojne e jo me shpines se nje femre.
        E mjera grua dhe nene,si do mund te jetoje,tash e tutje, ne nje strehe me ta!!!!

  4. Miri says:

    Ah islamiket e qelbur. Ato e kane fajin

    1. erjon says:

      Po ja qe edhe katoliket qenkan te qelbur o Miri,qe komenton pa lexuar si duhet!

  5. parid says:

    Alex ja ke fut kot….mos beni moralistat kot tani, kjo eshte tragjedi familjare mesjetare.
    atij djalit ti vije turp qe ka guxuar te preke nenen e vet. Nuk eshte aq i vogel sa te mos kuptoje fjalen nene.
    mjere shqiperia

  6. Drenicak says:

    Nuk po muj me besu qe ende ka njerz te eger ne mesin ton.

  7. o miri ka shkuar ne kishe,e jo ne xhami,ja paska perdredhur mir prifti
    megjithse eshte hera e pare qe degjoj qe 1 prifti i pelqejne femrat
    lexoje mire lajmin,Gjergj,Pjeter,Arapi,nuk ka si te jene islamik t’qelbur
    te pakten prej emrave,mbiemrave qe mbajne,jane shqiptare puro.

  8. Zigur Qarri says:

    Mundja E Lekë Dukagjinit

    Dritëro Agolli

    MUNDJA E LEKË DUKAGJINIT

    1.
    Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
    E fjalë këmbeva në malet me fletë,
    Po Lekë Dukagjini ishte trim e bir trimi
    Dhe s’mundej dot lehtë…
    Po Lekë Dukagjini nuk ishte Leka i Lecit,
    Që bën njëqind lëshime në punë;
    Lekë Dukagjini i rrepti i të rreptit
    Ma tundte para syve kanunë
    Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
    “O mbaje gruan kështë si them unë,
    O lëre gruan, se s’je për grua!”

    2.
    Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin
    Me gjyshin tim të nderuar;
    Dhe pritë njëri-tjetrit i zinim
    Në malet me shkrepa mbuluar…
    Dhe unë here-herë i bëja lëshime
    Dhe ty të mundoja dhe brënda të mbaja
    Dhe jetën ta mbushja plot hidhërime
    Sus!
    Me zërin e egër të shaja
    Se Lekë Dukagjini ma tundte kanunë
    Dhe gjëmën lëshonte si shkëmbi kur bie në përrua:
    “O mbaje gruan kështë si them unë,
    O lëre gruan, se s’je për grua!”

    3.
    Grua, për ty u zura me Lekë Dukagjinin,
    Se donte lëshime nga unë.
    Pritë në male njëri-tjetrit i zinim,
    Ai mburrte kanunë, unë shaja kanunë.
    “Eh, gjysh, ti je hedhur për gratë në flakë,
    Po pse në kanun i ke sharë?
    Eh, gjysh, ti gruan tënde s’e ke dasht pakë,
    Pse mua që e dua më quan të marrë?”

    4.
    Një ditë kanunin ja mora nga dora
    Dhe copë ja bëra mes malesh të lartë.
    Iu drodh ajo mjekër e bardhë dëborë
    Pas çetinës së lashtë…
    Dhe unë thirra:
    E munda Lekë Dakagjinë!
    (Natyrisht e munda kanunë;
    I heq kapelën për trimërnë;
    Ka qenë trim si furtunë…)
    Ti, grua, më pyete e sytë të ndrinin,
    Më pyete ngadalë mënjanë:
    “Vërtetë e munde Lekë Dukagjinin?“
    Dhe unë të thash: e munda, po sytë ç’më panë!

  9. SULA says:

    Te gjitha fete njesoj jane , mjere ata qe I dallojn njerezit nga ana ‘FETARE’.

  10. Billy says:

    Aa! Dritero Agolli? Me fal! Shkruajta cfare m’u kujtua nga c’kisha lexuar para 23 vjetesh. E dija qe nuk eshte ashtu poezia por e pershtata.

    1. Zigur Qarri says:

      Nuk ka aq shum rendesi autori se sa mesazhi qe percjell,thjesht per korrektesi.

      1. mirel drejtesia says:

        korektesi eshte duke e kthyer gruan ne skllave?
        Eshte burrrr,duhet te qendoje ne hije te kuvendoje duke pire?
        Djali te trajtoje nenen e vet si me qen kafshe,(dele) duke ber dhe veprimin me te ulet duke i prere floket?
        Mjerr per keta njerez te pacilivizuar QE TE MARRIN pa te drejte jeten personale.Mjerr ajo nene c’far dhimbje ka perjetuar duke denoncuar dhe djalin,po duhet,po duhet te perjetoj dhe ai djal i keq me ate baba te keq .

  11. Bond says:

    “This is a miracle of freedom” hahahah…

  12. agostin says:

    Ate poezi e ka shkruajtur Driteroi apo Kadare?? Sa per Kanunin ,jan injioranta ata qe ne emer te Kanunit bejne keto lloj masakrash.Ata qe se kan lexuar Kanunin ma mir te heshtin se sa te tymosin sepse kur ate qe thone nuk eshte as e vertete as e mire dhe as me vlere atehere perse duhet te humbim koh me ta .Heshtja e tyre ka ma vlere

  13. Tropojani says:

    “Te djegim me zjarr zakonet prapanike dhe t’i kepusim koken cilido qe merr neper kembe ligjin e shenjte te Partise per mbrojtjen e te drejtave te grave e te vajzave” ENVER HOXHA
    Sikur te ndodhte kjo ngjarje ne kohen e Enver Hoxhes, A e merni me mend se çfare do t’u ndodhte ketyre “trimave” te familjes Arapi?
    Dhe thone se ENVER HOXHA ka qene diktator!!! Per kete popull mesjetar ai qene njeriu i duhur.

  14. sheno Abedin says:

    Ne kohen e kanunit vonesa nuk do te ndodhte sepse nuk ka pasur rrobaqepesi ,shume shume kroi ose mulliri blojes Per fat te keq rruga e shqiptareve drejt qyteterimit eshte akoma e gjate

  15. antoni says:

    fatkecsisht un i njoh familiarisht, kjo grua esht nje grua zonje qe po i mban me buk familjen e sai,,, me vite te tera gjegja burri i sai eshte nje pianec e psikopat ai ka vite te tana ce e dhunon gruan edhe familiaret e gjegjes jan nie lloj as nje here nuk e kan ndihmuar kete gru fatkece veq perkrahenin kete psikopat per te dhunuar gruan deri sa i kan ven edhe djalin te dhunoje nenen -drejtesia te jape drejtesi per injorantet e psikopatet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje