FOTOT/ Nëse doni të shijoni superluksin mes jetës së egër

10 Janar 2014, 10:49Lifestyle TEMA
FOTOT/ Nëse doni të shijoni superluksin mes jetës së

Ai njihet për shijet e tij të shtrenjta.

Kjo është një tjetër mrekulli e miliarderit Richard Branson, boss i Virgin.

Është një kamp luksoz në një zonë të largët në Afrikë.

Quhet Mahali Mzuri dhe është në Kenia.

Janë 13.500 hektarë për t’u eksploruar.

Në total janë 12 tenda, ku mund të flenë deri në 24 persona.

Ka një pishinë dhe ushqim të shkëlqyer.

Nuk mungon interneti, lojërat, një dhomë mesazhi, bari pa kufizim orar, etj.

Në kulmin e sezonit të gjuetisë një natë për person kushton 634 sterlina, kurse në periudhën tjetër mund të flini aty për 376 sterlina. Çmimi përfshin gjithçka.

5 komente në “FOTOT/ Nëse doni të shijoni superluksin mes jetës së egër”

  1. Aurenc says:

    Shume vend relaks dhe i bukur duket…por pyetja lind : ky bosi ka bere ndonje gje per te ndihmuar afrikanet, qe vdesin nga uria çdo dite apo e semundjet e panumerta ??? Ka ndertuar ndonje spital ?

    AB : http://darsiani.blogspot.fr/

  2. neutral says:

    Si shpjegohet qe komunistet kane kaq shume qejf te bejne komente sikur u hapet barku per te varferit ? Po, zoti Aurenc, ky njeri ka bere shume per Afriken, paska hapur pune, paguan taksa ne ate vend, çon kulturen e punes etj. Nese per ju, ndihme do te thote lemoshe, atehere, ai nuk ka bere asgje. dhe jam i bindur se po t eishit ju, do te benit me keq, mbase edhe do t’i vrisnit, po te mos ishin dakord me marksizem-leninizmin.

    1. Aurenc Bebja says:

      E neutral pergjigjen ta dha bondi…besoj se e ke keqinterpretuar u keqkuptuar komentin tim…

  3. Neutral @:
    po ti e kupton se çfare ke shkruajtur ??
    keshille :
    ke nevoje per nje vaksine anti politike.

  4. bondi says:

    O neutro une punoj ne kenia me OJF te nderkombetare, i kam pare te gjitha parqet pothuaj Amboseli, Masai Mara, Samburu, Nakuru, Naivasha etj te cilat jane prone e shtetit dhe te pakten operatoret vendas fitojne dhe ketu varet se kush eshte pronar i agjensise i cili vendos rrogen (korrupsioni si tek ne). Por ne kete park qe ju shihni ne foto me siguri eshte privat dhe stafi paguhet me 1 dollar diten, nje roje mer 4500-5000 ksh = 40 euro (kenian shilling)nje kuzhinier mer 8000 maksimumi dhe si mund te thuash qe keto aktivitete ndihmojne popullaten. kur rroga eshte llogaritur te jete ne minimun per te krijuar varesi te te punesurit dhe te mos mendoje per pune ose aktivitete te tije ne rast, normal edhe ne shqiperi ka shume fabrika kepuces ku hallexhinjte pranojne per dy lek. pra a nuk eshte ky shfrytezim ????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje