Për të ekzaltuarit dhe të mërziturit nga takimi i Prizrenit

11 Janar 2014, 22:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Mbledhja e parë e përbashkët e dy qeverive shqiptare në Prizren është mbështjellë nga një jonosferë të ekzaltuarish dhe të mërziturish, të cilët edhe pse i kanë arsyet tërësisht politike, përpiqen t’i drejtohen patriotizmit dhe historisë. Mbledhja, e cila shpresoj të konsolidojë një normalitet të komunikimit mes dy qeverive, ishte historike sa i përket kronologjisë, pasi ndodhte për herë të parë, por nuk ka pretendimin të hyjë në histori. E vetmja gjë që duhet të stabilizohet në historinë tonë, është normaliteti i bashkëpunimit të fortë dhe dialogut të hapur mes dy qeverive për të formuar një treg efiçent shqiptar dhe për t’i zhdukur barrierat e komunikimit ekonomik, kulturor dhe politik.

Të ekzaltuarit nga mbledhja, që e cilësojnë historike pasi po bashkon qeveritë e dy vendeve, përfshi dhe simbolika e Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit, janë një teprim i panevojshëm. Komunikimi mes Tiranës dhe Prishtinës në nivel qeverish ka pasur defekte të vetat nga interferencat politike, por dhe nga përpjekja e Tiranës për paternalizëm ndaj Prishtinës. Mbledhja e përbashkët dhe komunikimi i mirë politik mes Thaçit dhe Ramës sjellin një shans për të konsoliduar një traditë, që në të ardhmen duhet të tejkalojë dhe nuancat politike të ndryshme, nëse ekzistojnë. Pra, qeveritë e Tiranës dhe Prishtinës duhet të sillen si të barabarta me njëra- tjetrën dhe efiçente duke komunikuar direkt. Kjo do të ishte një pasuri për qeverisjen dhe një përgjegjësi reale për dy shoqëritë. Për 15 vjet, qysh nga viti 1999 kur Kosova fitoi lirinë, komunikimi Tiranë- Prishtinë ka qenë herë i dominuar nga klientelizmi dhe herë nga paternalizmi si kulturë politike e Tiranës. Arritja reale është normaliteti i takimit mes dy qeverive. Përtej kësaj, nuk ka asgjë historike apo patriotike në këtë histori. Nga aftësia që do të dëshmojnë për të ruajtur këtë komunikim normal, do të matet nëse ka diçka historike në këtë traditë. Ndrysh mund të ngelet thjesht një uikend në Prizren.

Por më të çuditshëm janë të mërziturit nga kjo nisëm, të cilët më së shumti gjejnë arsye tek shuma e vogël e ofruar për Preshevën apo mungesa e së njëjtës vëmendje për Maqedoninë apo Malin e Zi.

Kapja me shumën është fyese pasi qeveria e Shqipërisë dhe Kosovës nuk kanë ndërmend të jenë dhe qeveri e Preshevës. Ata kanë bërë një gjest humanitar dhe kanë mbajtur një premtim, por ndihma e vërtetë do të jetë presioni mbi qeverinë serbe për të drejtat e Luginës dhe jo ndonjë “Plan Marshall” i qeverive shqiptare për Luginën.

Pakënaqësia për shumën më kujton ish- socialistët shqiptarë të vitit 1991, që e sulmonin vizitën e Bejkerit në Tiranë duke pretenduar se ai na solli 6 milionë dollarë për 3 milionë shqiptarë. Në të vërtetë ai na solli SHBA në Tiranë, i cili vazhdon të jetë aleati më i madh i Shqipërisë deri më sot. Edhe mbledhja e përbashkët e dy qeverive nuk do shpëtojë dot as financiarisht dhe politikisht Preshevën, por është një garanci e vëmendjes së qeverive shqiptare ndaj shqiptarëve të mbetur nën Serbi, që janë të vetmit shqiptarë të papërfillur politikisht në rajon. Mbledhja në një farë mënyre u çoi banorëve të Luginës, prezencën e dy qeverive shqiptare, e cila vlen më shumë se 100 mijë euro.

E vetmja vërejtje që të shkakton humor ishte ajo e Sali Berishës, i cili me sa duket ndjehet keq që për herë të parë komunikimi normal mes dy qeverive po vendoset pasi doli ai në pension. Duke qenë i pafuqishëm ta kundërshtojë këtë zhvillim, ai kishte gjetur si problem datën. Është nga të paktët ish- komunistë që vazhdon ta kujtojë 11 Janarin si festë të Republikës Popullore, dhe kishte gjetur të mërzitej pikërisht për këtë shkak. Mendo sikur të kishte ndodhur që mbledhjen ta kishte hapur dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, që për koincidencë e ka emrin Enver Hoxha. Do të ishte e vetmja gjë që mund ta kishte bërë të lumtur në një ditë që duket sa hipokrit ka qenë me Kosovën.

56 komente në “Për të ekzaltuarit dhe të mërziturit nga takimi i Prizrenit”

  1. lavdosh says:

    Mero,
    Je i madh
    Vetem nje njeri si ti di ti lidhi gjerat me llogjike perfekte
    Urime dhe shpresoj ne nje univers Shqipêri-Kosove me nje kufi virtual

    1. ALpini says:

      Jo shoku Mero,
      nuk jemi te merzitur nga takimi se kuptohet qe ne qe se duam Edi Ramen dhe te majten Shqiptare jemi ata qe nuk merzitemi aspak me kete mashtrues nuk merzitemi se ke ai nuk kemi varur as edhe 1 shprese te vetme.
      Mbas kaq dite qeverisje me Edin jane merzitur vetem te tijet,ata qe e votuan dhe ata qe shpresuan ke premtimet e tij.
      Takimi i dy qeverive eshte si luga bosh,takimi i dy qeverive edhe kur te jete ne Vlore eshte dokrra ne hi.
      Dokrra ne hi qe shpesh e perdor Edi Rama se kjo eshte llafe e Shkodres dhe Edi ka gjyshen shkodrane,nje shkodrane e bukur qe kujdesej per Amet Zogun qe e mbante ne sallonet e mretnise.
      Dokrra ne hi- a e din ti shoku Mero se cfare jane edhe ne se din te falet se ne Tepelene shtepiat a me sakt kolibet tuaja kane qen pa oxhak dhe nuk kish ku te beheshin dokrrat.
      Se fundi dua te theksoj se keto takime nuk sollen asgje ne keto dy vende,asgje te prekeshme e te dukeshme dhe as edhe nje here ideollogjite e majta nuk kane bere bashkimin e trojeve.
      Bashkimin e trojeve shqiptare e ka si aspirate vetem e djathta shqiptare qe po forcohet nga dita ne dite dhe po shifet si nje shprese e madhe per vendin,kjo force eshte e ardhmja e bashkimit te vendeve tona pa shume buje e dokrra hinit.

      1. Djath Tisti says:

        Cfare jane keto gjepura qe derdellit o ALLApini?

        Po ajo e djathta qe trumbeton me te madhe zoterote ka pjerdh qe diten kur donin donin t’a shpallnin agallaret e tu ore. Po ke afro cerek shekulli qe po i jargavitesh dhe pergjerohesh dhe akoma s’e ke kuptuar akoma se eshte thjeshte vetem nje bande ordinere e papergjegjshme.

        Ec shko e krefe bishtin tash dhe shiko se mos i fut na i pershesh me trahana, o lok DJATHtisti.

        1. Dyrrahu says:

          Takimi i dy qeverive eshte me shume simbolik sesa nje bashkim fizik.
          Ka shume arsye pse eshte dashur te mbahet ky takim dhe te nenshkruhen nje sere dokumentesh. Me nuk do te kete ndalesa mallrash ne mes dy shteteve, do te behet jo “autostrada”, por “elektrostrada” ne mes dy shteteve, me nuk do ndahen 400.000 apo 500.000 euro per Gracanocen, por simbolikisht 100.000 euro per Presheven e pastaj tjerat pa popmpozitet. Shqiptaret kudo qe jane kendej apo andej Morinit do te ndihen ne shtepi te tyre.
          Bashkim brire nuk ka.

      2. Alpin !
        Ngushellimet e mia per vrerin qe nxjerr ,dhe nuk di se ku
        ta perplasesh ,sepse nuk ka vend ………..
        Por ashtu si dhe ata kriminele qe ti mbeshtet ,edhe ti
        ndjehesh keq sepse serbi idhull i yt sali ,nuk kishte udhezime
        te bente te tilla hapa patriotike dhe shqiptare,sepse
        sic e thua cop qe ne anen e djathte, udhezimet i
        kishte te shkaterronte kete vende,dhe kete e arriti fale ngrohtesise
        se mbeshtetesve te tij ,sic je edhe ti !
        Z. Baze ,nji gazetar shume prestigjioz dhe i teperrespektuar
        nga te gjithe lexuasit e shkrimeve te tij ,edhe kete radhe
        e ka hekurosur shume bukur stofin qe kush ka tru dhe
        eshte shqiptare per shqiptaret ,e kupton fare thjeshte
        ndryshimin e mender qeverise se kaluar dhe te nderuares
        se qeverise se sotme.Nuk eshte nevoja qe te them me
        shume ,por edhe ti nuk eshte nevoja te permendesh gjyshet
        apo familjaret e politikaneve,por fatkeqesisht ju keto
        i keni marre dhe i perdorni si force zakoni nga ati yt
        shpirteror ,me emrin mender sali islamiku !
        Dhe keshtuqe do te thosha se duhet te kuptoni dhe te
        edukoheni ,duke shfrytezuar rastin ,qe keni nga kush te
        mesoni se si duhet te jesh shqiptare ,dhe serbo fashist
        dhe kunder vendit tend ,si zagare.

        1. Korrigjim;
          dhe jo serbo fashist………

      3. ardian says:

        ore alpino si e ke punen me kanunin ti more smerlap serbije ate shiko leri dokrrat qe shkruan ideollogji dhie e cjapi normale nga 1 ane si te vish nga vende ku dhia zbret me frena dora car don me pretendu mo ti,mere dhe ate smerlapin tjeter skypionin dhe shkoni e terhiqni nje orgji me serbo-malazezin sali,doni dhe status juve ore plerat e serbise qe per nje thes miell dhe 2 gishta perpjete jeni shitur e blere per 7 breza…

      4. ben chicago says:

        o al pin
        shko te 55 se na ben pis gazeten tema

      5. Tropojani says:

        Ngushellime, Alpin! Ruaj shendetin, sidomos fiqirin, se do te te kaloje. Ngushelloni edhe shoket tuaj.

      6. bregdetari says:

        Ti ia keput kot,o Alpin. Nuk je duke thene gje, vec kundershtimit pa asnje argument te faktit te ndodhur. Thua se kjo mbledje e dy qeverive nuk solli asgje , se edhe ajo qe do behet ne vlore nuk do sjell asgje. Pse, c”far prisje ti vec asaj qe ndodhi? Thua se bashkimin e trojeve mund ta sjell vetem nje e djathte. Ta zem se jemi dakort me kete qe thua. Pse nuk e beri ate e djathta shqiptare ne 8 e me shume vjet qeverisje? Ti nuk e kupton se po jetojme ne kohe te tjera, ku bashkimi nuk mund te behet nga te djathtet apo te majtet, por nga vullnete politike qe nderthuren me kontekstin kohe. Shkurt , bashkimi do te behet natyrshem ne familjen e madhe europiane. Gjer atehere , ajo qe ka filluar te behet (me kete qe u be ne Prizren) i paraprin te gjitha zhvillimeve,nevojes per ti perbashkuar perpjekjet dhe angazhimet per nje beneluks te ballkanit

      7. sit back and relaks says:

        Alpidhi, kontrollo ilacet para se ti pish.

      8. aureli says:

        Keta kamikazet a Saliut tani flasin percat, mundojne te fshehin friken e madhe qe i ka mberthyer, lepujt e Sales do marrin malet…

        Ka llogjike ne bote te argumentoje kete parazit???

  2. FORMULA says:

    O Mero po edhe cik mbeshtetje reale nga ne duan Shqiptaret e Lugines.Dihet qe situata ekonomike nuk eshte me e mira as tek ne as ne kosove, po dy shtete me buxhete vjetore prej $6 miliarde mund dhe duhet te bejne me shume per Luginen. Fjala vjen nuk do i ngelej qejfi askujt ne Tirane nese shteti do garantonte grante prej $ 1 milion ne vit per Luginen.Ne nuk eshte se do na linin pa buke, ndersa atje do benin goxha pune per shendetsi, arsim, art, kulture etj.Nje shembull i fresket fare: qeveria greke, e zhytur ku me keq nuk behet, sapo na rikonfirmoi vullnetin per te dhene $ 2.5 milione per teatrin tone kombetar. Ndersa ne me €100.000 bejme turp se me kaq para c’mund te bejne ata te Lugines?

    1. loni says:

      o formula ti mire e ke se nuk eshte ndonje shume e madhe 100 mij euro per ata shqipfolsit,por ketu me shume vleresohet xhesti sesa shuma ne euro,eshte sikur ti shkon ne nje dasem dhe heth 10 mij leke te vjetra,jo se nuk do te hedhesh me shume,por aq e ke takatin,dhe i zoti i dasmes me shume do te kenaqet per ardhjen sesa per shumen e lekeve,edhe ata shqipfolesit tek ajo lugina,duhet ta shohin kete veprim si nje dhurate se me ne fund dikush po interesohet per ata,jo te shikojne dhe te thojne po kta po tallin bythen me kaq pak leke,se fundja fare saliun kan perkrahur gjithe keto vite,kur saliu jo vetem qe nuk ja ndjeu ndonjehere palla per ata,por kur ishte president i furnizonte armikut te atyre armaten e rende me nafte qe te leviznin per ti shtypur shqipfolesit tane,dhe perseri donin salen,ky eshte nje veprim human dhe duhet te vleresohet nga te gjitha shqiptaret te cfaredoj partie apo feje qe jane,bravo edit bashke me thacin.

    2. Skypion says:

      Pjesa me serioze e analisteve politike serioze,si ne Shqiperi dhe ne Kosove,takimin Rama-Thaci me ekipet e tyre qeverisese,e shohin me shume si nje show politik.Mund t’ju rendis me radhe emrat e nderuar te analisteve me te mire qe kane kete opinion,qe,besoj i dini te gjithe.Keshtuqe nje analize,opinion apo koment mbi kete ngjarje s’mund ta shmange kete premise ne argument.
      Mirepo,analistet e gazetaret prane pushtetit te Rames,e injorojne kete,dhe bejne lojen e tij,duke bere marketingun e ketij spektakli politik.Pothuaj te gjitha mediat dhane lajmin e shumes modeste akorduar per Presheven;edhe TEMA e ka dhene kete;qe me fjale te tjera,do te jepej keshtu:u mbars mali e polli nje mi!Kjo eshte prova se kemi te bejme me nje show mediatoko-politik te te dy kryeministrave.
      Ajo qe mbeti ne mendje nga ky takim dhe qe po jepet ,pothuaj,si lajmi kryesor ne mediat eshte deklarata e Rames,qe “kufijte mes Shqiperise dhe Kosoves jane te patjetersueshem”…a thua se kryeministri i Shqiperise ka shkuar ne Kosove vetem per te bere kete deklarate!
      Nga ana tjeter,kjo nuk ka sesi te mos te te kujtoje nje deklarate tjeter per mostjetersim kufijsh;e kam fjalen per deklaraten e ish-kryeministrit Berisha bere ne viziten e tij te para disa viteve ne Greqi,ku tha qe “kufijte mes Shqiperise dhe Greqise jane te paprekshem”.Krahasimet dhe dallimet ne thelb,mesketyre dy deklaratave te dy kryeministrave shqiptare,ju ftoj t’i beni vete.
      Anailisti yne i nderuar,zoti Baze,flet per paternalizmin e Shqiperise ndaj Kosoves;eshte folur edhe te tjere per kete;por edhe eshte spekuluar shume.Eshte spekuluar sepse paternalizmi si term,pergjithesisht ,perdoret ne kuptim perkeqesues,negativ etj.Spekulohet,sepse,paternalizmi i Shqiperise ndaj Kosoves,ne shume aspekte,jo vetem qe ka qene i pashmangshem,deri vone,por edhe i domosdoshem,madje edhe i kerkuar me ngulm nga vete partneret tane europiane dhe amerikane.
      Por spekulimi,si gjithe spekulimet,ka nje qellim.Pas pavaresimit te Kosoves,politikane,analiste,gazetare,intelektuale kozmopolite prane e me te te majten socialiste,perhere e me vendosmeri thone qe ka ardhur koha qe Kosova te ndertoje shtetin e vet,dhe te dale nga ky paternalizem i Shqiperise!Duket si dicka shume me vend dhe logjike.Por ka nje hile ketu;sepse keta rrufjane nuk jane te sinqerte;keta flasin me kete logjike sepse jane kunder bashkimit me Kosoven,dhe shfrytezojne rastin qe argumentin e drejte ne vetvete per partneritet dhe barazi mes vendeve,ta shfrytezojne me hile per kete gje te mbrapshte.
      Spekulohet,sepse,keta qe u dhemb zemra per Kosoven qe te dale nga paternalizmi i Shqiperise,per ironi,jane vete mbartesit kryesore te ketij paternalizmi,ne shume aspekte.Prsh,keta keshillojne mes artikujsh,intervistash,shkrimesh,publicistikes se tyre,shqiptaret e Kosoves sesi duhet te sillen e veprojne per gjera qe kane lidhje ,jo vetem me politiken,por edhe me kulturen,gjuhen,religjionin etj etj.E jo vetem keshillojne,por edhe terheqin verejtje,kritikojne pa etike,cdokend qe ka mendim ndryshe,sidomos,po te jete nga Kosova!

      1. 2+2 says:

        1. Nje takim eshte gjithmone pozitiv. Eshte me pozitiv sesa kur ska asnje takim. Mund te supozohet se ne takim nuk u arriten qellimet nga te dyja palet, por kjo eshte dicka komplet tjeter.
        2.Nuk e di sa rendesi kane kufijte Kosove-Shqiperi kur bashkepunimi ndodh si nje shtet i vetem? Me mire me kufi, dhe me bashkepunim si nje shtet i vetem sesa pa kufi dhe me kaos.
        3.Ketu skemi te bejme me rrufjane por me diplomaci.Shqiperia nuk eshte ne gjendje te mbroje emigrantet e vete, neper Greqi, Itali e vende te tjera qe po u merren te drejtat neper kembe dhe eshte nen presionin e shteteve te tjera.Mos te harrojmee ceshtjen e detit (Greqia), apo plehrat (Italia), armet kimike (USA), burimet natyrore (Turqi,USA,ITALI,Austri etj). Keshtu qe shtrijme kembet sa kemi jorganin.
        4.Populizmi nuk zgjidh gje ne kete rast, vetem vendos shkopinj ne rrota.Pa nje Shqiperi te zhvilluar, pa nje shtet te konsiliduar demokratik ku ti degjohet zeri ne ballkan eshte e kote te te flasesh per nderrim kufinjsh.

      2. Brusko says:

        Skypion —

        Ve re nje koiçidenc mes teje dhe Saliut.
        Saliu eshte i vetmi politikan qe dyshon per çdo veprim te kundershtarit se ka nje hile pas çdo levizja qe mund te bejne.

        Saliu nga qe e ka ne gjak hilen ,mendon se edhe te tjeret veprojne dhe sillen me hile.

        Ketu puqeni me Saliun se te njejten gje mendon edhe ti.

  3. admir says:

    Po berisha smu duk i pakenaqur o gazetar medioker funderrina e gazetareve bythlepires …

    1. ROVIGO says:

      Si ka mundesi z. Admir qe Ju qe i shkoni akoma pas Sli Berishes nuk keni minimumin e edukates.Nejse zaten keni kujt ti ngjani,po behuni edhe Ju nje here te kuptueshem se ngelet ne fundin e botes.

      1. admir says:

        Kush ngeli ne fundin e botes , une besoj ne parimet e mija edhe ate qe shoh me sy e nigjoj me vesh …. nuk besoj aspak ne kto mllefe qe shkrujn disa palo gazetar me gjith kto palo analista e bashk me ty qe nuk dini ne ç’bot jeni..

    2. fronti demokratik says:

      Saliu e ka fajin? Po! Poshte rrreaksionarrret!

      1. Tironsi2 says:

        Doktori i ka fajet,ai ndertoi Rrugen e kombit per Ramen dhe cakejte e tij per te shkuar me autobus ne Prizren.Me pare djajte e kuq bolshevik,paditen Ministrine e Transportit ne Gjykaten e Tiranes, per gjeja korupcion,por pa sukses.Per shembjen e nje pallati, pagoi 4 milion EUR-o,kurse Lugines vetem 100 000 EUR-o,po Serbia sa milion paguan per veriun e Mitrovices?Qesharake per vitin 2014.U mbajte mbledhja e dy qeverive ne hotelin e dasmave dhe synetive!

    3. Markola says:

      Po Berisha i “kenaqur” le te kishte mbetur vetem te pershendetja e mbledhjes se perbashket, o funderrina e komentatoreve bythlepires!

  4. kosovari X says:

    E dijmè ne tè Kosovès se a ishte a po s’ishte i merzitur Berisha! Ne kemi filluar tè kèndellemi si ai boksieri nè gjendje nokauti! Hipokrizitè e Berishès(siç e thekson edhe M. Baze)po i kuptojmè tani…! Si nuk mori asnjèher ndonjè hap praktik bashkè punimi me Kosovèn(pèrveç retorikès sè tij boshe ),pèrkundrazi ai u pèrpoq tè sabotojè çdo pèrpjekje ,tè kujdo qoftè,nè tè mirè tè bashkèpunimit Shqipèri-Kosovè. Kujtojmè sè fundmi pèr linjen e interkonjuksionit qè e sabotoi me qèllim…etj.etj…!

  5. england says:

    Ti Admir mos fle ne te njejtin krevat me Berishen?nese jo nga i di keto detaje!Mos u mundo o ditezi ate qe ti kerkon ta besh duke mbrojtur plakun e rrjedhur Sali(pra bythelepirjen)mundohesh te ja faturosh nje nga penave me brilante qe ka ai vend Mero Bazes.

  6. Verillapa says:

    Na gezon pa mase mbledhja e perbashket e dy qeverive e stilizuar nga sfondi qe permbante skena prapa dy kryeministrave me shqiponjen dy krenare .Do te doja ti jipnja nje sygjerim ndoshta te paperfilleshem per axhenden e kryeministrit te ri por e perfilleshme per nje million qe i dhane voten ketij kryeministri;Z.Kryeminister qe te realizohet endra e madhe e Juaja ne radhe te pare duhet te uleni e te punoni per te nxjerre Shqiperine nga humnera ku ka rene psikologjikisht,ekonomikisht,moralisht pasi eshte me akute se çdo gje tjeter e mendjes Tuaj!Pervishju Shqiperise si ne kohen kur Morret Kryeine e Bashkise se Tiranes e lerini ecejaket poshte e perpjete se per Ne ketu nuk sjell asgje.Beje nje here detyrat e shtepise e pasketaj drejtohu atyre te klases.Shqiperia ne kete kohe eshte si nje i shtruar qe renkon ne shtrat prej mese 23 vjetesh e pasi i kane vjedhur edhe medikamentet e dites i thone qe te kane gjetur ilaçin po pa ia dhene per ta kuruar Ate.I nderuar Kryeminiser koha e mandatit Tuaj iken me shpejt se autobuzi per ne Prizeren,ndaj perkushtoju kesaj kohe jo me receta por me kure direkte,ndryshe jo qe ne histori nuk do te futesh dot por do te te vene gurre poshte rrotave te autobuzit qe mos te keshe mundesi per perdorim deri ne fund te mandatit.Ekonomia Shqipetare eshte edhe e semure nga çe paraqisin statistikat Tuaja ,ndaj leri ec e jaket e pervishju puneve ditore per te bere realitet ç’ka na premtove Neve qe te dhame voten e Jo atyre qe ta transformuan ne zgjdhjet e vjedhura nga LuLu-te!

  7. Lene mos e shaj salen se osh komunist i nershem.
    Ça s boni bota me e kthy,njm ndrron dot komunisti idealin e partis.
    Sala din permendsh gjith veprat e enverit,stalinit,marxit.
    Mas vitit 90 msoi edhe Duçen,se duke kujtu se Musolini ishte kundra stalinit mendoi qe ishte properndimor ai.
    Por kur i than u habit.
    Po Duce Musolini esht italjan!
    A nuk jan italjant properndimor a!
    Antikomunista?
    Sala kujto se cdo zog osht pul qe bo ve.

  8. Tarras Zhapkoqi says:

    Mero, edhe ti ne pjesen e pare te artikullit (mbi te ekzaltuarit) dukeshe shume hipokrit, gati njelloj si Berisha. Pergjigju: Pse nuk eshte historike nje mbledhje e perbashket e dy qeverive e dy shteteve shqiptare?

    Ne fund te fundit historia nuk perbehet nga goglat por formesohet si shkence e ngjarjeve. Mua nuk dua te me ndaloje njeri qe te gezohem dhe te gezohem aq fort sa te kem qefin tim dhe aq me shume nuk dua fare qe gezimin tim te ma quajne egzaltim apo romantizem apo nostalgji.

  9. arben hasani says:

    Mero. gjithmone i zgjuar ne konstatime, por kesaj radhe, duket se e ke lene ne harrese heshtjen e pd-se zyrtare per takimin e prizrenit dhe frazen e hidhur te tij ne vlore
    http://dielli.al/lajme.php?id=33231&k=71

  10. Ana says:

    Mero Baze, i lexoj me shume kenaqesi artikujt tuaj. Megjithse jam larg dhe nuk e jetoj realitetin shqiptar direkt por nepermjet tyre them se jam plotesisht i mireinformuar. I lexoj gazetat cdo dite ne internet dhe te them se gjithmone e filloj me ” TEMA “, bile i rikthehem disa here sepse ndryshe nga gazetat e tjere ” TEMA ” azhornohet cdo moment me te rejat e ndodhura. Urime per punen serioze. Faleminderit.

  11. Adrian says:

    Me pelqej Komenti i Meros, sepse eshte analitik dhe real. As me pak e as me shume se cka thene Mero!

  12. Partia e Pirateve Shqipetar says:

    Meeting-u formal i sot-em midis dy qeverive Shqipetare i bukur, mrekulli njerez? Une e di sa veshtire, sa veshtire eshte te zgjedhesh nje vend per takim. Prizreni historik i priti te dyja palet me bujari dhe shume kulture.

    Takimet e Triestes dhe Gjirit te Lalez-it ishin takime informale, shume terheqese perseri, ndersa takimi i Rinasit ne fund te Korrikut is last one…

    Autobus-i dhe Rruga e Kombit, connotation i kuq dhe blu, pas nje shekulli shohim madheshti njerez, great people.

    Nderkohe takimi ndermjet dy shteteve Shqipetare ( jo pak, )
    justifikoj interesimin e publikut. Qeveria jone ka pergjegjesi kryesore per mardheniet me opoziten tani. Mos e dhente zoti, qe Bruksel-i apo Strasburgu t,ju ftoj per meeting, ne kohen qe ha nje chap buke.

    ‘Andaj mr Edd is your turn now…

  13. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Takimi i pare ishte per mua me shume se sinjifikativ .
    Bukur e thote BAZE qe duhen tejkaluar barrierat EKONOMIKE -KULTURORO-POLITIKE .
    Perpos kesaj ,une mendoj se ky ishte Prolog ,por perpos ndihmes ekonomike per luginen e Presheves ,mendoj se duhet te shtohet Trysnia si politike por edhe dipllomatike mbi SERBINE qe tani sipas numrave na del popullsia e barabarte Shqiperi + Kosove = Serbi .
    Mendoj se per shume arsye DAJ SAMI sa ka filluar qe ta saturoje dhe ta faktorizoje elementin Shqiptar si nga pesha DEMOGRAFIKE dhe me vone dhe Politike .
    Qofte fillimi i mbare ,por qe kuptohet ka nevoje edhe per PATERNITET !

  14. Alban Iliri says:

    Urime Mero.Analize e pelqueshme

  15. Shqiponjat... says:

    Ajo pune e Lugines…e ka tymin nga prapa…
    Hashimi dhe Edvini bejne mire te maten mire ne qendrimet ndaj Presheves.

    Ndihmat per spitale dhe libra gjuhe e abetare, dergoni sa te mundni, por me tej…

    Me tej kujtoni cfare ka ndodhur ne histori dhe cfare mund te ndodhi ne Ballkan.

    Eshte tjeter gje, nese keni rene dakord te kembeni
    pjese shqiptare me pjese shqiptare!

  16. Billy says:

    Kadal, Admir kadal. Mire Berisha si komunist qe asht, i takon me na kujtu se c’ka asht 11 janari. Po ju spiunet e bijte e spiuneve c’ka doni?

    1. Tironsi2 says:

      Billy,Berisha e pa se cfare diktatori ishte idoli yt dhe per kete e shriu per toke,nderesa atdhetaret tjere nuk dojne qe datat e dhimbshme historike te perkujtohen ne menyre idiote.Ti,Billy je vetem nje gajge e sigurimit te Klosit.

  17. Mero si gjithmone i perpikte,i sakte,llogjike e shendoshe,brilant…opozitari i perjetshem dhe i vertete…te lumte

  18. turi says:

    Berisha kujton ramizin qe e komandoi ne pastin qe ka dhe sot,por ne ender aman i del enveri,pyete veten po te qe enveri do ma kish dhene kete pozite. 1 mut te madhe do te kish dhen enveri o berish,enveri ste vinte per halet ty,jo te te kish dhen kete pozite qe pate keto 23 vjete. Serbe i qelbur. Po po i qelbur

  19. arben says:

    TE LUMTE MERO PER SHKRIMIN PER 2 QEVERITE,E VERTETA ESHTE QE ATA QE SE BEN KETE MBLEDHJE NUK I VJEN MIRE TE LUMTE

  20. Aljor says:

    Nje pershtatje nga Shekspiri:”Dhurata e varfer,eshte shume e pasur kur dhuruesi eshte fisnik”.Kurse Berishes nuk i del nga mendja historia me Enverin dhe komunizmin.

  21. astrit jegeni says:

    Shqiptarwt e kanw tw domosdoshme tw gjejnw tw gjitha mundwsitw pwr tu lidhur mes vetit nw ekonomi e gjthçka.Vetwm kwshtu do tw prosperitojnw kombin e tyre. Blla-bllat e pa fund skanw asnjw vlerw

  22. llapa says:

    Per te vetmin takim qe sal brisha eshte i knaqun!E habiçme ,a mos vall ate qe nuk ia dhunoi dot gjate kohes ne pushtet Edit(hapen qe per pese muaj te krijon infarkt)ia kane ngarkue ashimit si pasardhes i salis!Koha le te vertetoj te kunderten per shalgjatin qe po ha sapunin per djath!Shikoni sa i qet ashte pas kesaj sali brisha e bishat e tjera.

  23. tomorri says:

    Po nga je ti mo Alpidh a Alpin si e ke emrin se nuk ta mora veshe mire.Ne se ka njeri qe shikon enderra ne djelle mund te jeshe ti shembullori.Po per çfar te djathe flet more dite zi dhe lume zi per zogistat apo per pulistat qe nuk u duket kakrima.Pale ditkerke edhe hirin dhe oxhaqet,pika qe ste bie more Alpidh.Mjere ajo shqiperi qe pret bashkimin nga ju copa gedhenjsh dhe shpellaresh qe nuk muaret veshe nje here.
    Po te ishje shqiptar ti duheshe ta pershendesje takimin e dy qeverive dhe ta inkurajoje jo ta perçemoshe dhe ofendoshe more mut muti,pse keshtu do behet shqiperia me njerez si ti dhe me mentalitetin tend prej nje moloku shembullor qe di vetm groshe dhe turshi.Ik mor bythelepires dhe meso diçka nga jeta se ke akoma kohe te shikoshe mrekullite qe do behen ne shqiperine e te majtes se bashkuare me Rilindjen ne krye.Turp te keni fare e keqe.

  24. tomorri says:

    O Astrit Legeni do te lutesha shume shko meso pak por fare pak dhe pastaj provoje nje here te shkruashe diçka qe ta lexojne te tjeret.
    Deshiren e madhe e paske per te shkruare por nuk dike akoma germat pale pastaj idete dhe mendimet.

  25. veterani says:

    Tomorr nuk do shum mend se skopion,alpin apo si i thua ti jan e njejta, dora vet s.b.

  26. selim says:

    do kishte bere mire Edi Rama qe para se te shkonte ne Prizren t, ju jepte pagat arsimtareve qe nuk po e marin dot edhe paai kane kaluar 2 jave nga viti 2014 . Pa zgjidhur halet e shtepise tende nuk i zgjidh dot asnjehere te atyre te tjereve . Ishte nje teater si shume te tjere . Lavderoj zotin qe nuk i mar seriozisht te tilla ngjarje .

  27. Liridon says:

    Nuk degjuam te raportohen perpjekjet dipllomatike te Tiranes zyrtare me shtetet qe se kane njohur akoma shtetin e Kosoves.Mqs takimi u be ne Prizren e te mos thuhet asnje fjale ne lidhje me vendimet e LSHP te cilat jane obligim per shqiptaret natyrisht qe s’eshte historike por antihistorike.Marredheniet tregtare njerzit po paten interesa i vendosin vete.Qeverite vetem se mund ti pengojne.Marredheniet arsimore dhe kulturore gjithnje kane ekzistuar.Mbreti shqiptarve Zog, ne menyre te vazhdueshme conte ne Kosove mesues.Nje zhvillim te rendesishem keto marredhenie kishin edhe rreth viteve 70 – 80.Nuk me kujtohet sakte por ne nje aktivitet kulturor te para disa muajve nuk u lejuan pjesmarrje nga trevat shqiptare pertej kufijve te Shqiperise Londineze.Do te ishte me konkrete sikur te dy KM te deklaronin se nga shuma e taksave qe paguajne taksapaguesit shqiptare X leke jane per te zhvilluar kete apo ate aktivitet.KM aktual si kryetarbashkie ka patur nje shije tjeter ne lidhje me vleresimin e artisteve te cilet i kendojne krimeve te cetnikeve serbe ndaj popullsise shqiptare.KM kritikohet deri tani per suksese virtuale,e pikerisht kufiri qe duhet te jete virtual,KM yne pati kujdesin per te deklaruar se :”Kufijte jane te patjetersueshem”pra jane real.Te kesh kaq respekt per kufijte sidomos kur ata jane aq te padrejte sa Ne rrethohemi vetem nga shqiptare do te thote qe te jesh dakort me coptimin e tokave shqiptare ne favor te fqinjeve ortodokse serbo-greke.Ka shume fakte qe Tirana zyrtare gjithnje ka shitur interesat e Kosovarve tek armiqte tane historike.Kete gje e din shume mire kosovaret por edhe miqte tane natyral.Nuk besoj se sovrani do ta haje kete koker ulliri te cilit i ka ngele vetem berthama dhe lekura si site.Per artikullshkruesin do ti thoja qe:KM yne e ka nje te mire nuk i duron dot servilet.Psh do te ishte e mira qe para ketij takimi z.Baze te shkruante nje artikull-analize me temen : A duhet qe z.Rama nepermjet keshilltarve Bashkiak ti bente propozim Kryebashkiakut per ti hequr te drejten e mbajtjes te “Celsit te Tiranes” kengetarit simbol te cetnikeve serbe.

  28. I.Troplini says:

    Larg cdo nuance te patriotizmit folklorik qe kemi perjetuar deri me sot ne maredheniet Shqiperi-Kosove, ky takim eshte nje risi ne venien e ketij bashkepunimi ne shinat qe duhura qe duhet te levize. Komunikimi eshte celesi i arte i cdo suksesi. Shqiptaret nuk bejne perjashtim ne kete teori.
    Serioziteti ne thurjen e politikave qe kane dobi te ndersjellshme ne fushat e ekonomise, kultures dhe arsimit do te jete guri themelor i asaj qe rendom quhet “bashkim kombetar”, por qe ne vetvete nuk eshte asgje tjeter vecse bashkimi dhe rifunksionimi i asaj pjese te trungut dhe trupit shqiptar, qe dikur u shkeput me dhune nga ne.
    Nje teme e tille kombetare shkon pertej emrave te pervecem qe dy qeverite kane ne krye. Ajo eshte nje dedikim i brendshem i cdo shqiptari qe i don te miren shqiptarise.Politika e deshtuar shqiptare, kendej e andej kufirit,,,ka sot te gjitha mundesite per te zgjedhur strategjite e duhura qe do ti hapnin shqiptareve jo vetem mundesine e kuptimit te ndersjellte nepermjet leximit dhe mesimit te gjuhes standarde shqipe nepermjet te njejtes abetare por shume me teper, ne konsolidimin dhe zhvillimin e te gjitha burimeve vitale ekonomike, qe tregu shiptar ofron.
    Kjo do ishte politika e bashkimit dhe jo thirrjet boshe te te qenit krenar per dicka qe e ka falur Zoti dhe nuk e ka bere robi,,,te lindurit shqiptar.

  29. asi says:

    me pake fjale u mblodhene antishqiptarete te gjithe ata jane agjenta te sherbimeve sekrete te shteteve armike te shqiperis me thene te drejtene nuk e di cdo bukoshi aty ishte apo jo nje udheheqes i farkute teroriste qe luftonin kunder uck dhe dogjen shqiperine ne 98 ajde tok e djegure hajde mjere kjo toke e perveluare nga turqit serbete italianete dhe grekete po malazezet po maqedonsite na vrasine e na lene me 200 euro te vdezine ne mjerim e pa asnje sherbim ne spitale me farmaci pa numere dhe me keto farmaci me ilace te skaduara qe del e thote dhe ministri qe kane hyre ne shqiperi ilace pere 10 vjete po te skaduara dhe me gjykata qe te marine tok prone e denojne njerez kote kurse likete me bashte e medite jane te pafajsheme

  30. era says:

    Argumentet e ketij takimi i ka thene shume bukur Mero dhe nuk ka nevoje ti perseris.
    Do i them vetem nje fjale Alpinit : shko ne shpelle andej nga ke dale dhe ti hash kaken shtepive te jugut.

  31. adeci says:

    O Alpin o zog gomari, je tamam koqe kandari.

  32. v.al says:

    Te egzaltuarit dhe te merziturit jane dy kategori qe ndoshta nuk bejne se bashku me shume se 10 % te opinionit shqiptar por duke qene se keto te dyja kane fuqi mediatike dhe financjare bejne shume zhurme duke mbuluar problem qe jane me shume kryesore.Duke menduar se I perkas 90% te TE EKUILIBRUARVE do deshiroja te jap disa vleresime.

    -Cdo lloj bashkimi ne cdo kohe e rrethane eshte nje plus sidomos ne keto kohra teper te veshtira kur diskutohet nje vet-shkaterrim i kombit shqiptar.Ne kete drejtim kjo nisme duhet pershendetur.Ka dhe ane te tjera pozitive por shikoj me te udhes te analizoj hijet e ketij takimi dhe situate qe e rrethon sot.

    -Gabimi i pare mendoj se ne kete takim duheshin thirrur thjesht si vezhgues perfaqsues nderi jo politike nga Maqedonia,Mali ZI,Presheves Cameria biles dhe arbereshe & arvanitas qe te dilte e plote tablloja e Prizerenit.Biles dhe te pershendetnin takimin qe ti tregonin botes se sa jemi dhe sa vlejme.Kam mendimin se ndonje telefon I kuq e ka parandaluar kete “ekstension” sic po ndodh per 22 vjet me rradhe.

    -Gafa me e madh sot eshte qe politika dhe mediat po mbulojne humneren ku kemi rene.Sot te dy shtetet shqiptare nuk kane parametra te quhen te tille pasi ekonomia drejtohet nga bankat e botes,ushtria eshte inegzistente dhe jemi nje territor qe mbrohemi nga Nato ,dipllomacia nga Brukseli & Washingtoni,tenderat dhe resurset strategjike po i marrin komshinjte dhe Edi Rama me Thacin kane te drejte vetem te vene firmat per borxhet unlimited , te vjelin taksat per te paguar borxhin..Pra jemi dy vilajete me te dobet se ne perandorine osmane ku Hashim Pasha &Vezir Edi Rama jane te varur (jo me litar) nga porta e larte e WDC dhe nga porta e vogel e BE.

    Edi Rama po I anashkalon detyrimit kyesor qe ka nga vota e fuqishme e 23 qershorit 2013 e cila kerkon te gjeje menyrat te coje ne banken e drejtesise banden kriminale 3B.Lajmi I fundit qe dhe sheiku Bode me kancerologon F.Noka kane marre kredine e te vobegteve per shtepi lluksi eshte kembane per qeverine e re qe ose ti gjeje vendin hajduteve kanibale ose te hape krahun.Nuk e shohim optimizem Edi Ramen qe tregon barcaleta qe hodhi Eneverin e vdekur ne 1990 kur sot spermazoidi I Hoxhe enverit
    Sali Bisha edhe pse I rene nga pushteti ben qe trimi Edi Rama te tregihet frikacak kronik.

    Jo vetem kaq por MASTER SPY LuIbasha beri nje levizje taktike satanike se ne kohen qe Edi Rama pushtoi Prizerenin forcat e Hamza Kastriotit pushtuan Vloren keshtjellen e lektorale te Rames .Ai jo vetem qe nuk pershendeti takimin Rama-Thaci por nga germadhat e Ujit Ftohte I dha sinjal k/m se doli me I fituar me ndertesen e tij ne Vlore pasi I mori 6 miljon dollaret dhe kane ngelur goxha LEKE per ti “harxhuar” me ate qe e gradoi yll ne ngjitje qe ai te kutoje se nje MASTER SPY vlen me shume se nje ambassador qe qan kur vriten 4 protestues dhe e tregon pas tre vjetesh.

    Diarrene e Sali Serbit e pame dhe ne kete rast.Ai kaloi ne crregullim mendor kur i dalin data si 11 janari 1946 qe I kujtojne Enver Hoxhen dhe koincidoi me takimin e dy k/m shqiptare.Habitem si I genjen mendja ate bashke me oponionin public se kane denuar sistemin e para 90’.

    Qe te pretendosh se e hodhi kush Enverin duhet te dime se cfare perfaqsonte ai per 45 vjet.Gjate asaj kohe shkurtimisht kishte dy shtylla kryesore:IDEOLLOGJIA dhe SHTETI.

    Shqiptaret ne vitet 90’ u cuan per te permbysur ideologjine e tij te diktatures se proletariatit dhe ja arriten ne levizjen studentore e cila shume shpejt u manipulua dhe pardesybardhet qe nga misionare te Ramiz Alise kaluan ne kryqtare te kryqzates te Udb Jugosllave dhe Asfalise greke qe me teorite e chekut te bardhe,teorise shock rrafshuan cdo qelize te ekononomise,bujqesise,ushtrise,arsimit,shendetsise,diplloamcisetransportit,bonifikimit,pyjet e lumenjtePra akti criminal I Sali Serbit dhe bandes tropojes I cili pervec sherbimeve secrete greke dhe serbe pati fatkeqesisht paten ndihmen e dyshes fame keqe Rajesonovic-Elezbiberovic per te cilen do vije koha qe admistratat amerikane do ti kerkoje falje shqiptareve kur te happen letrat qe do jete lluks per brezat.

    Takimi pompoz Rama-Thaci ishte I nevojshem por JO I DOMOSDOSHEM dhe koha qe u thirr ky takim pak dite para tre vjetorit te 21 janarit le pershtypje te hidhur se eshte dikush qe I komandon kete dy pashallaret e vilajetit te Tiranes dhe te prishtines me telekomande.Po keshtu qelloi dhe takimi I Rames ne Beograd I anulluar pikerisht ne PIKUN e protestave te LHL qe u duk me teper si “puc inteligjent “ per te rrezuar Ramen se sa nje “obligim qe lepuri do shpetonte luanin nga ariu”

    Dhe pak dite eshte trevjetori I 21 janarit 2011 dita me e zeze ne historine shqiptare e krahasuar me masakren e 4 shkurtit 1944 ku ka nje ngjashmeri perfekte.Tashme nuk kam besim se do te vihet drejtesia .Por nqs presidenti Obama kongresi amerikan dhe gjyqi I Hages do te linin ne doren time te vendosja drejtesine per masakren e bulevardit denimi do ishte si me poshte:

    Te pandehurit Sali Ram Berisha dhe Lulzi Xhelal Basha me varje ne litar per krime kunder njerzimit.
    Kurse shtetasit Edi Rama,Aleksander Arvizu,Ilir Meta, Arben Imami,Bamir Topi,Fatos Nano,Zhelefina Topalli do ti shpallja fajtore ne veprimet dhe mos veprimet e tyre duke I detyruar te paguanin gjysnem e rroges se tyre deri ne daljen ne pension per jetimet e familjeve te te vrareve dhe te plagosurve.

    Ne kuader te afersise kohore me trevjetorin e 21 janarit kjo mbledha e Prizerenit na kujton ardhjen e ekspertizave “speciale” te FBI ku shqiptaret mendjelehte bashke Meron dhe me koment-shkruesin kujtuam se erdhen PRANGAT per Berishen por u zhgenjyem se kepuckuqet e podestes Washingtonit pasi moren kaparin nga Sali Hitleri jo vetem qe e lane ate te fshinte koqet e fishkura me to por terrorizoi presidentt horrin,laviren kryeprokurore,kryeshkasin pucist,kryeopozitarin bandit etj etj duke I flakur ne rruge dhe duke vene kamikazet e tij ne pozita kyce gje e cila e ka bere Sali Serbin si Xhaferr Deven dikur.Pyetja qe del eshte perse duhet te shajne akoma kufomen e dekompozuar te Enver Hoxhes,dipllomatet amerikane,te perrnjerrurit politike,pozita,opozita,anal-istet dhe gopi I somes ??
    Perderisa shqyptaret nuk ringjallin shtetin e tyre por sillen si nomade dhe nuk denojne krimet e perbindeshit berishe duke e plasur ne burg banden e tij une do te nderoj dhe respektoj shtetin e Enver Hoxhes por jo ideollogjine e tij qe koha e hodhi poshte.

  33. agostin says:

    Ne fund te rromanit Z, v.al ka ber dhe gjygjtarin ,pasi denoj shqiptaret, i futi dhe nje denim amb amerikan ,pastaj respektj dhe E.Hoxhen ,por i ka ren shum gjate.

  34. dashi says:

    Komentuesi agustin deri ne nje fare menyre ka te drejte qe ankohet per gjatesine por nuk e dime a ka ndonje verejtje per diametrin.E pyeten nje here nje dipllomat te larte amerikan pse nuk ka trazira ne amerike dhe pse ky shtet ecen gjithmone perpara dhe ai u pergjigj se ne amerike nuk ka ambasador amerikan. Te ky komenti i gjate i v.al me pelqeu shprehja “obligimi i lepurit per te shpetuar luanin nga ariu ” qe eshte thelbi i atij komenti .Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje