Krimi në familje/ Djali vret babain me thikë në Librazhd

12 Janar 2014, 12:16Politika TEMA
Krimi në familje/ Djali vret babain me thikë në Librazhd

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Librazhdin mëngjesin e djeshëm.

Ermir Çota, 38 vjeç, nga fshati Togëz, ka qëlluar me thikë të atin, duke shkaktuar vdekjen e tij.

66-vjeçari Ferit Çota është qëlluar me thikë në zemër nga i biri, duke humbur jetën ndërsa transportohej për në spital.

Autori i krimit është arrestuar menjëherë pas krimit.

Sipas burimeve të policisë, krimi i rëndë ka ndodhur pas një zënke mes 66-vjeçarit dhe të birit.

Zënkë e cila ishte përsëritur disa herë mes tyre.

Mësohet se autori i krimit vuante prej depresionit dhe madje kishte qenë edhe në spitalin psikiatrik të Elbasanit.

Banorët e fshatit shprehen se ai duhej të mbahej nga mjekët në spital, pasi ishte agresiv.

“E çuan 38-vjeçarin për të bërë një kontroll në spitalin psikiatritk të Elbasanit, por mjekët nuk e panë të arsyeshme që ta mbanin të shtruar.

Ky gabim i mjekëve ka sjellë edhe krimin brenda në familje”, kanë thënë banorët e fshatit për “A1 Report”.

Burime të policisë thonë se në momentin e krimit të rëndë, të pranishëm kanë qenë të gjithë pjesëtarët e familjes.

38-vjeçari, sipas familjarëve të tij, vuante nga depresioni prej kohësh.

Ai është invalid dhe ecën me paterica, pasi në vitin 1997 është qëlluar me armë në këmbë dhe për këtë arsye e ka humbur njërën prej tyre.

Kjo ishte edhe një nga arsyet e stresit dhe depresionit të tij të vazhdueshëm, që ditën e djeshme rezultoi fatale, duke qenë se vrau të atin e tij.

26 komente në “Krimi në familje/ Djali vret babain me thikë në Librazhd”

  1. daenko says:

    O burra,perpara.

  2. sync says:

    Tragjedi o njerez tragjedi ,Ajo qe te habit me shume eshte krimi ne familje qe ne shqiperi nuk ka qene asnjehere i njohur si fenomen.Eshte i veshtire per tu ndaluar dhe ne te njejten kohe eshte per tu parashikuar .Cfare po ndodh me ne shqiptaret ,te pakten brezi im skuqej para nje veshtrim te eger te prindit ,por keta te sotmit nuk kane piken e respektit dhe nuk ezitojne te ngrene doren kunder tyre qe deri dje i kane rritur me njemije sakrifica ,turp e faqe e zeze ,ju rafte per pjese edhe ju kur te beheni prinder, nga femija juaj

    1. ortes says:

      Ky eshte “NJERIU I RI KAPITALIST”!!!
      Cfare kujtonit ju se ne KAPITALIZEM DO ISHIM ME MIRE SE NE SOCIALIZEM????
      Pritni,pritni edhe ca se do behet THERTORE Shqiperia!!!
      Enver Hoxhe nuk lind Shqiperia edhe per 500 vjet te tjere!!!
      Ulurijne keta HORRAT e burgjeve dhe kampeve te internimit kunder Enver Hoxhes,por ata duhet te ishin ZHDUKUR te tere si rrace e jo ne burgje!!!
      Shikoni ku e cuan Shqiperine!!
      Vertet nuk ishim te pasur e nuk jetonim ne LUKS ,por jetonim si NJEREZ,ME DASHURI E RESPEKT PER NJERI TJETRIN!!!

      1. 1 milion qelbesira says:

        e drejte, te gjitha qelbesirat duhet te kishin vdekur ne burgje.

  3. komiti says:

    legalizoni bordellot te shikoni qe do ulet krimi.

  4. Shqiperine ja arriti sali serbi ta ktheje ne nji ‘kamp
    te madh perqendrimi’ !
    Te gjithe njerezit atje jane aq te stresuar sa nuk ka mundesi
    normale komunikimi. Dhe me e keqja eshte se
    papunesia e mbjellur nga ‘inxhinieri i shkaterrimit’
    te vendit tone salih islamiku ,i ka bere njerezit akoma
    me agresive sec jane. Duhet shume pune prej qeverise
    qe te filloje normalizimin e jetes shqiptare.

  5. bullet in the head says:

    Brezi i moshes 30 deri 40 vjec eshte brezi me depresive

  6. Tani says:

    Nje monster tjeter komentues,cdo dite nga nje monster ,ku ka kshtu?as ne Afrik nuk ka!!!!jo me ne Europ…..ju shani te tjeret

  7. SHQIPTARE DHE KRENARE says:

    O Zot !
    Na mba mendjen!

  8. ec arap says:

    ca po bahet keshtu ne shqiperi mor aman me te ardh keq si ssht ba ej ven

  9. o gazetar te dashur mos ja futni kot,po ku di nje i ri nga librazhdi
    se c’fare kuptimi ka fjala baba,eshte thjesht gjak i keq,jo shqiptar.

    1. ani says:

      nga komenti qe ke bere duket qe je “drita e karit” dhe jo “drita e diellit”

    2. Puthe qe te shpetosh t q r n'p says:

      Ti po ta dije se e kishe baben nga Librazhi do kishe tregu rrespekt pak me shume.
      ————————————————————————-

      Ngushellime familjes se te ndjerit.

  10. Anonim says:

    Jane pasojat e keqqeverisjes se meparshme papunesi mosedukim dhe depersion dhe tani i rane ne kuris qeverise se re eshte si tullumbacja qe fryhet nga ajri i papunesise keqedukimit dhe pastaj pelcet dhe per rjedhoje ndodhin edhe keto. madje dhe mediat i nxixsin duke dhene lajme te tilla cdo dite dhe marin shembull ose ushqehen me enrgji negative njerzit. edhe gjykatat dhe prokuroria kane perfomance te shume te dobet sepse shpesh here ne vend qe ti ndeshkoje i liron. duhet te ashpersohen masat dhe duhet te kthehet denimi me vdekje per vepra shume te rrenda.

  11. sotir says:

    Turp,ka ikur me koh respekti ndaj prinderve.Keta jan malok e kalu malokut jan njerez te eger qe sdin dhimbsuri,ku ska dhimbsuri per babain qe I ka ber koken e ka rritur e mbathur imagjinoni cmund ti bej nje njeriu qe snjeh ky moster.Per mendimin tim keta duhen varur.

    1. 1 milion qelbesira says:

      po shume e drejte, jane maloke te zbritur kohe me pare.

  12. Per mendimin tim librazhdiotet ne mese 80% jane njerez kokulur dhe punetore.
    Mund te them se jane njerez qe nuk krahasohen as me prrenjasit ,dhe as me
    elbasanllinjte.vini re sa pak krime ndodhin ne Librazhd,pamvaesishte dhe terrenit
    te thyer malor qe kane ,dhe nji fukaralliku te tejskajshem !

  13. Anonim says:

    Parandalimi dhe kontrolli i agresivitetit

    Është kjo, ndoshta, çështja më interesante e më e rëndësishme e kësaj teme. Nëse agresiviteti rrjedh nga një larmi ngjarjesh të jashtme, si provokimi, frustrimi, etj., atëherë njohja e tyre, mund ta parandalojë atë? Apo, kur dimë që ajo rrjedh nga atributet ose kujtimet, nga dallimet individuale, sidomos të Tipit A të sjelljes, shtrohet pyetja që agresiviteti, në këto raste është një reagim i programuar automatikisht, apo një fatalitet për organizmin njerëzor? Përgjigja shkencore është e prerë dhe e qartë se agresiviteti mund të parandalohet ose, së paku, të zvogëlohet rast pas rasti. Për të shpëtuar jetën e miliona njerëzve, psikologët socialë kanë përpunuar dhe orientuar teknika dhe praktika të ndryshme për kontrollin dhe parandalimin e agresivitetit njerëzor. Shohim në vazhdim tre teknika dhe tre strategji, si më kryesoret për parandalimin e agresivitetit.

    Së pari është teknika & praktika e ndëshkimi. Gjatë gjithë historisë njerëzore, ndëshkimi dhe dënimi janë përdorur si forma pengimi dhe kufizimi të agresivitetit. Kështu, janë dhënë dënime të rënda për krime të tilla si vrasja, përdhunimi, apo fyerja, por gjithë çështja qëndron tek efektiviteti i tyre. Fakti është se, në një farë mase, ato kanë ndikuar për mirë. Njerëzit e burgosur dhe ekzekutuar nuk mund t’i përsërisnin më veprimet kriminale. Ka të dhëna që konfirmojnë se ndëshkimi mund të parandalojë dhunën, por vetëm nën disa raste dhe, të paktën nën tre kushte të caktuara.

    Së pari, duhet që ndëshkimi të jetë i menjëhershëm, pra të pasojë sa më shpejt agresivitetin. Duhet së dyti, që të jetë një ndëshkim i fortë, pra dhe i mjaftueshëm për të penguar e për mos lejuar më të ushtrohet me efekte tek viktima pasuese. Duhet, së treti e së fundi, që ndëshkimi të jetë i mundshëm, pra i zbatueshëm sa herë që ndodhin veprime agresive. Fakti që ndëshkimet nuk kanë qenë gjithnjë të suksesshme në pakësimin e dhunës nuk tregon se ai është i dëmshëm apo i panevojshëm, por tregon që procedurat e përdorura nuk kanë qenë efektive. Kjo d.m.th., se ndryshimi i tyre do rriste efektivitetin. Nga sa më sipër del që, megjithëse është formë agresiviteti, dënimi shpesh e eliminon atë. Por ai mund që edhe të shtojë zemërimin, kur personi i dënuar ose ndëshkuar mendon se është i pafajshëm.

    Së dyti është teknika e katharsisit. Pamë më sipër që si Frojdi & Lorenc ishin pesimistë për mundësitë tona në eliminimin e agresivitetit, ngaqë impulset armiqësore të formuara gradualisht duhej të shkarkoheshin pa tjetër nëpërmjet sjelljeve dhe veprimeve. Sipas Frojdit, ato nuk duhen mbajtur brenda vetes, sepse sjellin depresion, vetëvrasje dhe anomali të tjera psikologjike. Por Frojdi ishte më optimist se Lorenc për mundësinë e kontrollit që kishte qenia njerëzore ndaj agresivitetit. Këtu ai përmend një numër mekanizmash mbrojtëse, ku dy janë më kryesoret, ai i ajrosjes dhe zhvendosjes. I shohim në vazhdim, se çfarë ka parasysh Frojdi me to.

    Së pari me anë të mekanizmit mbrojtës të ajrosjes ose “ventilimit”, Frojdi supozonte se mund t’i mbajmë nën kontroll tendencat agresive, duke “ajrosur” zemërimin tonë, çka ngjan, figurativisht, me “nxjerrjen e tymit nga gjoksi ose koka”. Por, procesi i ventilimit është më kompleks nga sa e mendonte Frojdi fillimisht. Studimet më pas argumentuan se, ndërsa “ajrosim” armiqësinë tone, mundet që ndihemi më mirë, por ndodh të na shtohet stresi psikologjik. Kështu, p.sh., kur na zemëron shefi, ne do donim ta reduktonim tensionin duke e goditur atë me grusht, por, ndërkohë do ndiheshim edhe më keq, nga ndjenja e fajit që kemi humbur kontrollin (vetëdijen) për momentin, si dhe për pasojat që na presin. Ventimi mund që edhe të shtojë zemërimin dhe armiqësinë, në raste të caktuara. Kështu, p.sh., dhuna në familje zakonisht fillon me armiqësi verbale, por fjalët e zemëruara në vend që të reduktojnë agresivitetin “i hedhin benzinë zjarrit”. Pra ventimi i zemërimit, në raste të tilla, më tepër synon dhe tenton të ushtrojë armiqësi se sa ta pengojë atë.

    Së dyti, për mekanizmin e zhvendosjes, shumë teoricienë, mes tyre dhe Frojdi, mendojnë se instinkte e pavetëdijshme agresive mund të zhvendosen ose të ndryshojnë drejtim në aktivitete më të pranueshme sociale. P.sh., kur zemërohemi me shokun mund të qëllojmë me grusht murin, ose ta godasim atë në imagjinatë, që të lehtësojmë tensionin e krijuar së brnedëshmi. Por jo se gjithnjë përdoret katharsis si teknikë e kapërcimit të agresivitetit njerëzor. Alternativa frojdiane për rolin e katharsisit mbetet e dyshimtë në disa pika. Megjithëse shprehja ose “shfryrja” e zemërimit, apo përfshirja në aktivitete jo të dëmshme, mund të kanalizojnë impulset armiqësore, kjo ndodh vetëm në kushte të kufizuara, sepse rrezikohet shpesh që zemërimi të shtojë armiqësitë, ndërsa zhvendosja na le me të njëjtën ndjenjë armiqësore, si më parë.

    Së treti është teknika e shmangies së motiveve agresive. Rruga më e lehtë për të kontrolluar agresivitetin është shmangia e irritusëve mjedisorë. Por nëse nuk i shmangim dot, mund të aplikohen tre strategji të mirënjohura, që janë: kontrolli i zgjimit ose eksitimit, reagimet e papajtueshme dhe rrethanat lehtësuese. I analizojmë me radhë ato:
    Së pari kontrolli i zgjimit aplikohet nëpërmjet formulës së njohur: “numëro deri më dhjetë!”. Sipas teoricienëve të motivit, përvojat e pakëndshme krijojnë agresivitet, ndërsa kontrolli dhe parandalimi i zgjimit mund të pengojnë atë. Për këtë do mjaftonte vetëm një periudhë e vogël “ftohje”, për të arritur nivelin e mëparshëm normal. Dhe, po u kontrollua zgjimi, do kontrollohet edhe agresiviteti. Arritja e momentit “të ftohjes mekanikisht”, pra duke numëruar, është një nga mënyrat, por jo e vetmja. Kështu, edhe përdorimi i ilaçeve me efekte zbutëse ose qetësuese, është një mënyrë tjetër. Ndoshta, përdori i marihuanës ka efekte frenuese për veprimet agresive, apo dhe doza të vogla alkooli, kryejnë të njëjtën punë. Por, përdorimi në sasi të mëdha të tij e shton agresivitetin në sjelljet njerëzore. Së fundi, zgjimi mund të kontrollohet edhe nga shmangja e burimeve eksituese, që shtojnë dhe reagimet agresive Një strategji e dytë lidhet me lindjen e reagimeve të papajtueshme, pra nxitja e emocioneve që nuk pajtohen me zemërimin. P.sh., gruaja që do të zbusë zemërimin e burrit e përkëdhel atë ose e kalon bisedën me të qeshur. Po kështu dhe vartësi që nuk ka ardhur në orar në punë, tenton ta bëjë për të qeshur eprorin duke i treguar ndonjë anekdodë, ose i bën ndonjë kompliment etj. Por, në të dy rastet, vetëm përvojat mesatarisht pozitive, mund ta nënshtrojnë agresivitetin e bashkëshortit dhe eprorit. Ndërsa, një humor i skajshëm ose cinik, apo teknikat për zgjim seksual me përmbajte tepër të lartë, jo vetëm nuk e reduktojnë zemërimin, por shpesh sjellin reagime që stimulojnë më tej atë.

    Strategji e tretë është përdorimi i rrethanave lehtësuese. Kur shoku na izolon, ose na shmanget, ne mund që edhe të zemërohemi, por kur marrim vesh që ai ka mbetur në provim, ky zemërim do fashitet. Pra, informacioni i ri shërben si një rrethanë lehtësuese, që na bën të mendojmë se veçimi apo shmangja nuk kishin lidhje me ne, pra ishin të paqëllimshme ose të parëndësishme. Sidoqoftë, studimet psikologjike tregojnë se informacioni lehtësues ka një ndikim tepër të madh kur prezantohet para se të ndodhë ngjarja e pakëndshme.

  14. Anonim says:

    Disa kuptime bazë rreth agresivitetit

    Çdo ditë njerëzit janë të ekspozuar ndaj rrezikut të agresivitetit si viktima, apo dëshmitarë të një dhune, qoftë dhe si dëshmitarë të asaj që servirin rëndomë gazetat, radiot dhe TV. Sa më e bujshme të jetë ngjarja aq më shumë pyesim veten: pse ndodhi, ç‘i shtyn këta njerëz të fyejnë, të kërcënojnë, të rrahin, torturojnë ose vrasin tjetrin? Nuk është thjeshtë kurioziteti, por ne kërkojmë të zbulojmë shkaqet, ngaqë mendojmë se kështu mund të kontrollojmë ose parandalojmë sjelljet agresive. Dhe në fakt, me nuhatje ose me parandjenjë, njerëzit janë në gjendje të dallojnë sjelljen agresive, nga ato që nuk janë të tilla.

    Psikologët socialë janë në kërkim të një përkufizimi për agresivitetin, i cili të mundësojë dallimin e qartë të tij nga veprimet që nuk janë agresive. Një përkufizim i tillë që i përafrohet këtij qëllimi do i quante sjelljet agresive si veprime që iniciohen nga qëllime paraprake për të dëmtuar ose fyer një person tjetër.
    Komponentët përbërës të këtij përkufizimi, sipas Berkowirz 1981, janë veprimiqëllim-dëmtimi/fyerja. Kështu, veprimi duhet sepse, bie fjala, kur dikush ndjen urrejtje ndërsa mendon për padronin, ose fantazon si të vrasë kundërshtarin e tij, ende nuk është arritur në nivelin e sjelljes agresive. Edhe qëllimi gjithashtu duhet të jetë prezent, sepse ne do quajmë agresivë jo të gjithë ata që na shkaktojnë dëm, por vetëm kur kanë si qëllim një gjë të tillë. P.sh., dentisti, ose kalimtari që na pengon pa dashje, megjithëse na shkaktojnë dhimbje, nuk janë agresivë. Agresiviteti nuk ndodh aksidentalisht, por gjithnjë është i qëllimshëm.

    Sa për fyerjen ose dëmtimin, si element i përkufizimit më sipër, mund të themi se, nëse të ndihmuarit e tjetrit është një veprim pro social, agresiviteti merret si veprim antisocial, sepse e dëmton ose e fyen tjetrin. Kjo mund të përfshijë dëmtime fizike, kur dikush sulmohet, dhunohet, ose vritet, si dhe fyerje ose dëmtime psikologjike, kur dikush kërcënohet, izolohet ose dëbohet. Por janë dhe reagimet e viktimave ato që ndikojnë në ndarjen e sjelljes agresive nga ajo që s’është e tillë. Kështu, nëse dikush kënaqet nga dhimbja, atëherë ky mazohist nuk është objekt i agresivitetit. Vetëm kur viktima përfshihet pa dëshirë në një ndërveprim që shkakton dëmtim (dhimbje fizike ose psikike) dhe përpiqet t’u shmanget pasojave, vetëm atëherë kemi veprime agresive ndaj tij. Në këtë kontekst, mund të themi se veprime agresive kryhen jo vetëm ai që sulmon por edhe personi që mbrohet ose mbron të tjerët, sepse veprime të tilla i përmbajnë të tre elementet e sjelljes agresive.

    Tipat e agresivitetit janë irritues, instrumentale, legjitime/ilegjitime dhe tipi i dhunës. I shohim me radhë këto katër tipa: I pari, tipi irritues ka të bëjë me rastet kur ai nxitet nga zemërimi dhe stresi, p.sh., një lojtar që po humb lojën s’e kontrollon dot veten dhe e qëllon kundërshtarin. Kjo quhet agresivitet irritues ose zemërim impulsiv. I dyti, instrumental, është atëherë kur lojtari vepron me qëllim paraprak për të dëmtuar kundërshtarin, duke instrumentalizuar agresivitetin. I treti është agresiviteti legjitim, p.sh., kur polici godet kriminelin, ose viktima kundërvepron për t’u mbrojtur, etj., Sipas përkufizimit edhe këto janë sjellje agresive se kanë qëllim dëmtimin E tjetrit, por janë dhe legjitime, pra të pranuara ligjërisht, pasi kushtëzohen nga roli që kanë dhe nevoja për t’u mbrojtur nga situata e rrezikshme. e katërta është dhuna si tip ose formë e agresivitetit që ndryshon në vartësi të situatës. Kështu, p.sh., spektatorët shtyjnë në stadium, nëna tërheq me forcë djalin që “i mbeten sytë” tek vitrina e dyqanit të ëmbëlsirave etj. Këto janë forma të zakonshme dhune të jetës sociale, por që mbeten jashtë “kufijve” të përkufizimit më sipër për agresivitetin.

    Megjithatë, ndërveprimi social përfshin një larmi veprimesh më të dhunshme, p.sh., dhunën kriminale, që konsiston në kryerjen e veprimeve të dëmshme e të paligjshme, si rrahje, dhunim, vrasje, vetëvrasje etj. Kohët e fundit opinioni i gjerë shoqëror është bërë tepër i ndjeshëm edhe ndaj dhunës në familje, si abuzimet me fëmijët, dhuna bashkëshortore, etj. Një formë tjetër është dhuna kolektive e kryer nga grupe të caktuara si gangsterët, vjedhësit, etj, dhunë që, në disa raste, merr forma të organizuara, skajore, deri në luftëra të një shteti ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë politike të një shteti tjetër. Vëzhgimet tregojnë se prirja e sotme në botë është rritja e numri të dhunimeve dhe krimeve.

    Një pikëpamje të origjinës, historia tregon se njeriu lind dhe vdes së bashku me agresivitetin. Llogariten rreth 5600 luftëra të zhvilluara vitet e fundit, mesatarisht 2,6 luftëra botërore në vit, me një total prej 14.500 luftërash gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Ndërsa nga viti 1820-1945 janë vrarë nga dhuna rreth 56 milion njerëz.
    Lind pyetja, pse njerëzit të jenë agresivë? Përgjigjet janë dhënë kryesisht në dy mënyra: e para me përfaqësues T. Hobsin E shek XVII që argumenton se njerëzit janë krijesa natyrore vicioze, që ai i quante “home lupus” = njeriu-ujk. Ai besonte që ne do e vrisnim shumë shpejt njeri tjetrin nëse nuk na frenon civilizimi. e dyta, mbështetet në teorinë e Xh. Lokut të “fabula rasa”, sipas të cilit ne lindim me një mendje të papërpunuar, ku mund të “shkruhet” apo të futet çdo gjë. Pra, që nga lindja, njeriu është si një pllakë dylli ku përvoja le përshtypjet e saj, pra mësohemi të bëhemi dhe agresorë.

  15. Thjesht kriminel. says:

    Ngushellimet e mia families se te ndjerit.Te qofte i lehte vendi ku do prehesh,dhe nga aty mer hak ndaj kesaj krijesa moster, qe nuk kan meshire per prindin qe e ka rritur me sakrifica dhe me mundime.Ky vend ka vajtur ne gremine dhe shume ketu flasin pallavra si i ka udhezuar partia meme,mjaft ore zhulsa se dhe ju do ju vije koha tju gjukojne,mos ju duket vetja me te mire se ky krimineli,kur flisni mendohuni 30 sek me pare e pastaj shprehuni eshte nje popull qe ka 23 vjet qe genjehet si u do deshira politikaneve tane me ndihmen e disa pseudo gazetarve dhe nje turme injorantesh qe vrapojne pas thesave te mellit dhe 2000 lekshit.Mos ju duket vetja me te mire se ky shikoni veten ne pasqyre per nje moment dhe pastaj do ju vi turp per komentet qe bene per cdo dite.Ju jeni disa parazite dhe asgje me shume,si nuk u lodhet xhanem me perrallat dhe mashtrimet e partive te punes,jeni bere si ato sorrat kur presin kufomen e rradhes.R.I.P.ZOTI FERIT.

  16. ARUSHA says:

    VRASJET BEHEN NE VENDET KU NUK U INVESTUA KURRE DHE KU ASNJI NUK MORI NDIHME SOCIALE PRA FAJTORE QEVERRITE E DERIME SOTME

  17. MC says:

    Pa marrmparasysh vuajtjet ose skamjen(fukarallikun)nuk vritet prindi, por nese mundesh duhet ta inkurajosh dhe ti japish shpresa se do te behet me mire.Nuk arsyetohet me asgje ngritja dore ndaj prinderve, bile edhe nese je i semure dhe ke dhembje, duhet ti thuhet prindit se mire jame,prandaj mos fajesoni askend sepse faji gjendet tek individet e pa edukuar dhe sipas meje jo normal.

  18. deni says:

    Fukarallek–maskarallek thote populli:Zoti Anonim nuk ke pse te jesh anonim ne komentet tuaja,shpjegimet apo analizat qe ju parashtruat ndihmoje kedo qe intereson.Shume te rinj te kesaj moshe i lane shkollat pa perfunduar,dhe textet psikologjike,sociale nuk i dine fare,pra moshat 30-40 vjecare,te cilet braktisen gjithcka per arsye ekonomike,emigruse.I lexoj keto gazeta oline po nuk te afrojne kaq shume sa komentet.Komenti ose me sakte shpjegimi juaj ja vlen ta dime emrin tuaj.

  19. agostin says:

    Z Anonim:Na lodhe me ate shkrim ,se neser do shkoj ne pune heret.

  20. a jeni ju popull ilir apo genjeni veten? says:

    popull varja leshin

  21. Gjergj Araniti says:

    E kemi treguar dhe po e tregojmë me fakte, se për ne shqiptarët, fatkeqësisht JETA është shumë e “lirë”. Po t’i shtosh kësaj , skamjen, varfërinë e tejskajëshme, depresionin e mungesën e përpspektivës për shumicën shqiptare (sidomos rininë), posedimin nga të gjithë të armëve që na i “fali” Sali krimineli, atëhere del tablloja që përjetojmë sot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje