Nuk mund të mungonin keqkuptimet në komunikim/ Thaçi-Ramës: ‘A nirthte?’

11 Janar 2014, 18:22Politika TEMA

Dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe Shqipërisë realizuan “Takimin Historik” në një vend historik siç është Prizreni.

Biseduan e madje edhe nënshkruan disa marrëveshje.

Ndanë edhe “plot” 100 mijë euro për ndërtimin e spitalit të maternitetit në Preshevë.

Mirëpo ashtu siç do të mund të ishte parashikuar, ky takim nuk kaloi edhe pa mosmarrëveshje në komunikim.

Ndër të shumtat që përfliten sidomos nëpër rrjete sociale, më e bukura ishte ajo që thuhet se ndodhi kur përfundoi konferenca për shtyp para “Shtëpisë së Lidhjes së Prizrenit”, raporton “Zëri”.

Kryeministri i Kosovës iu drejtua atij të Shqipërisë me zhargonin lokalist “A nirthte”?

Shikimi me plot çudi i kryeministrit shqiptar, Rama, e la homologun e tij kosovar të kuptojë se shefi i qeverisë shqiptare nuk mori vesh asgjë.

Vetëm kur Thaçi i tha Ramës, “A pate ftohtë?”, atëherë kryeministri i Shqipërisë ia ktheu “Jo, jo në rregull ishte”.

68 komente në “Nuk mund të mungonin keqkuptimet në komunikim/ Thaçi-Ramës: ‘A nirthte?’”

  1. Antitank says:

    Duhet te ishte Sala aty se Sala e kupton mire gjuhen e Koqevareve.

      1. KULUFI says:

        E provova ne te gjitha gjuhet e “Google translate” se mos gjeja ndonje gjuhe nga ku mund te ishte marre fjala “a nirthe”,por ishte e pamundur te gjendej. Nuk e di se nga e kane gjetur si fjale. Duhet pyetur ndoshta ndonje gjuhetar i mocem qe te gjejne prejardhjen e saj!

        1. Mos. says:

          Gjuha shqipe nuk njihet nga nje pjese e shqiptarve, kuptohet se shume jane rritur e mesuar vetem me gjuhen standarte ose toske dhe nuk kuptojne gjuhen gege pasi jane rritur injorante duke mos e studiuar kurre ate. Fale Zotit jam nga veriu dhe i kuptoj mire te dy dialektet ate te nenes dhe ate te shkolles. Nuk eshte faji i tyre por i shkolles ne pergjithesi dhe zaptimit qe i beri toskerishtja duke u bere ferre per manushaqen.

          1. Blendi says:

            Gjuha standarte shqipe nuk eshte toskerishtja. Ne toskerisht thuhet punonjes, mesonjes, etj. Ne gjuhen standarte thuhet punues, mesues. Shembuj te tjere ka plot.

            Edhe toskerishtja ka nendialekte plot. Me siguri qe ka ne to shume fjale qe edhe tosket vete te krahinave te ndryshme nuk i dine, e jo me geget.

            Fakti qe Rama nuk kupton nje fjale dialekti kosovar nuk duhet te perbente fare lajm. Eshte gjeja me normale ne bote. Me siguri italianet nga Roma nuk kuptojne jo me nje fjale, por fjali te tera ne dialektin sicilian, kalabrez a napolitan.

            Tung,
            Blendi

          2. Cakalli7 says:

            une nuk njihem per tallava-patriot por di qe edhe ne jug perdoret fjala mbërdhij

        2. xy says:

          Une mendoj që është një fjal e vjeter shqipe e cila është humb ne shqipri.

        3. Shqip says:

          Google Translate ne Shqpip kakontribut nga Shqiptaret!
          Ka fjale ne dialekte te ndryshme qe nuk jane te kuptueshme!
          Kur te nxorri jot eme te tha meso e pyet nuk te nxorri me google
          Nga emri qe perdor kuluf paska fut kuluf paska qit ….

        4. Shqip says:

          si puna “zogth” eshte dhe rrenja fjales “nirth qe ti i thu “nrice”
          pak a shume pras nrice si puna jote

        5. Bashkimi says:

          Narth, nirtha, nirthur, po narth- do të thotë- e kam ftohtë, a po nerth, a e ke ftohte, a mardhe,
          kam nirth, ke nirth dhe kanë nirth
          po të nirthja
          kam me nirth
          nirthje, nirthja, nirthte etj.etj.

          1. Kacaki Junior says:

            ……ose keshtu: Kukuuuuuu, kom nirthte e jom merdhie s´ftofti.

    1. Shqip says:

      ik o bile qe lidhni cdo gje me Salen
      Kurre nuk do ecni perpara nese do keni ne mend Salen
      Mendoj se edhe moderatoret e forumit do ngelen pa pune nese vdes Sala!
      Tju vij zor jeni bo si gazetat qe nxjerrin lajme me Enverin se nuk kane tru te shofin perpara

      1. Danjel says:

        Epo nese do na e japin mediat 24/7 si do e harrojme….se iken tek Zhelal Mziu athere themi se kaloj rreziku…por gjithnje theksoj nese gjykat dhe prokuroria ndryshojne ne te kundert dhe atje do te kete televizor dhe mediat cdo dite,por per cfare ka bere ai shqipetaret nuke e harrojn lehte te keqen.

    2. mali says:

      he bre nonen po kat fare qe koke(qenke)!

    3. Gjakovari says:

      “I nderuar” Antitank, po sikur edhe Sala të ishte dje në Prizren do t’ishte mirë. Po sikur edhe Ti t’ishe do t’ishte edhe më mirë sepse përveq tjerash do e mësoje edhe një fjalë shqipe më tepër. Ndarja gadi një shekullore na ka bërë që ndonjëherë të mos e kuptojmë njëri tjetrin. Fatkeqsisht. Ne Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të identifikohemi si Koqevarë për shkak të Saliut, për shkak të gjuhës së mangët që e kemi folur sepse ishim të okupuar nga Serbi, por e ruajtëm me fanatizëm e që fëmijët Tonë sot e flasin në shkolla shumë pastër ashtu si në Shqipëri dhe besoj se edhe nëpër familje po flitet dhe do flitet edhe më pastër vitet që vijnë. Sa për skjarim po ti marr ca shembuj të përdorimit të fjalës “nirthte”: A nirthte? = A pate të ftohtë? Po narth = po kam të ftohtë. A narth Ti? = A ke të ftohtë Ti ose a e përballon të ftohtin Ti? Kjo fjalë përdoret shumë në Kosovë dhe përdoret vetëm një fjalë për t’i zëvendsua disa fjalë e që e kan kuptimin e njejtë. Mjerisht Albanologët tanë nuk i kan regjistrua mijëra fjalë në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe e që përdoren në të folurit lokalist dhe që duhet të konsiderohen pasuri gjuhësore. Për ate sot mund të mos e kuptoi shqiptari shqiptarin. Antitank besoj se tani e tutje do të të quaj: I nderuar.

  2. Aurenc says:

    Thjesht dialekte te gjuhes shqipe…nuk ka ndonje te keqe kjo…AB : http://darsiani.blogspot.fr/

    1. Ymeri says:

      Biles kombet e qyteteruara kesaj i thone jo dialekte, por u thone varietete te se njejtes gjuhe, si psh: British English variety, American English variety, etj.

      1. Dielli mbi KORAB says:

        Me sa di une ne zonen Lezhe-Shkoder-Ulqin i thone -A nirthe ??
        A merdhife??
        A nirthe per mua eshte me shqiptare,sepse eshte bashkim i foljes ni-ndjej-ndjen dhe
        rthe-ethe-therje- te lekures.
        Dialekti i veriut osht nje THEASAR i MADH.
        P:S
        Nuk jam gjuhetar dhe dhashe vetem mendimin tim.

    2. Skypion says:

      Nirth eshte fjale qe perdoret rendom ne Kosove,Maqedoni,Mal te Zi.Kjo fjale perdoret edhe ne veriun e Shqiperise,megjithese, ne ndryshim nga vellezerit tane pertej kufijve shteteror,perdoret me rralle dhe nga moshat e thyera,e kjo per shkak te standardit qe ka patur nje ndikim shume te madh ne Veri te Shqiperise,sesa ne veriun tjeter,ate jashte kufijve shteteror,dhe kjo eshte e kuptueshme.
      Si kjo fjale ka edhe pafund te tjera,qe ne dallim nga shume fjale toskerishte qe perdoren rendom si leksik i standardit,kane humbur me kalimin e kohes.Jane fjale qe i perkasin ashtit te shqipes.
      Kam pershtypjen se kjo fjale i ka shpetuar natyrshem Thacit;por ka ardhur koha qe edhe shqiptaret si Rama te mesohen me keto fjale te shqipes gege,ashtu sic jane mesuar trecereku gege i shqiptarise me fjalet e cerekut toske.

      1. baromi says:

        po u dhive nga vjen?

  3. Trimi i gjonomallit says:

    Plus ndihmave financiare per vllaznit e Kosoves, ne do te na duhet ose te pervetesojme gjuhen e tyre,ose t’ju mesojme gjuhen tone…kur nje kryeminister nuk kuptohet kur flet…vaj me det te tjeret…

    1. xy says:

      Ne shqipri përdorin me shumë fjalë te huja se sa ne kosovë si p.sh.(Tur).Shaka – (sh) Hajgare, (tur). Çakmak-(sh)Shkrepzë,(tur).Dyqan-(sh).Shitore etj.

  4. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

    Kosovaret njihen per fjalor te vecante duke ngatrruar shqipen me ndonje fjale turke.

    1. Arber says:

      Po pse esht turqisht fjala qe tha Thaci mor profesor.

      1. BERISHA DHE BASHA LARGOHU, KURSE BERISHA ESHTE TERRORIST DHE JO OPOZITAR ME VLERA DEMOKRATIKE. says:

        U shpreva gjeneralshe, prandaj edhe shqipe zyretarshe nuk eshte ajo fjale qe tha ai miku nga Kosova.

        1. Newborn says:

          Perkundrazi fjala “Me nirtht” dmth “me pas te ftohte” ose “narth” dmth “kam te ftohte” eshte fjale puro shqipe. A nuk e shikoni shkronjen “th” te cilen nuk e ka as sllavishtja as turqishtja. Pra eshte fjale arkaike (dmth. e vjeter) shqipe e dialektit geg. Eshte kjo fjale bashke me dhjetera mijera fjale qe u lane jashte standardit. Nuk eshte cudi qe nxenesit e sotshem nuk e kuptojne Fishten. A ka ndonje ketu qe mendon qe Fishta nuk shkruante ne shqip?

          1. fatmiri says:

            Duhet te mesojme standartin e gjuhes shqipe nga kosova apo veriu tani qe i thone makines kerr, apo “ç”-ne e lexojne “q” etj. Keto s’jane as dialekte e as fjale te vjetra, por fjale qe i krijojne vete njerezit si u do qejfi, pergjithesisht keto fjale i krijojne njerezit e rrugeve.

            1. Newborn says:

              Makine eshte fjale me origjine latine. “Kerr” eshte shqip, vetem se ti i thua “qerre” dmth. ne fillim ka qene karroca me kuaj qe i kane thene “kerr i kuajve” pastaj kur kane dal makinat kane vazhduar t’i thone “kerr” edhe makines qe eshte logjike sipas funksionit qe kryejne. Nuk eshte fjale e rrugaceve as e shpikur por fjale e vjeter shqipe. Shkronjat “ç” dhe “q” ne te folmen tone tingellojne njesoj. Njesoj eshte me “xh” dhe “gj”. Megjithate i shkruajme sipas standardit. Tek shqiptimi ne nuk mundemi tashti “q” ta themi “kj” os e “gj” si “g-j” si ne jug se do te binim qesharak por do te vazhdojme si me pare. Me rendesi eshte te kuptohemi.

            2. Bato says:

              Fatmiri. Kosovaret i thone makines kerre dhe kjo esht puro shqiptare kerre-çerre makine nuk esht shqipe makine i thine edhe italianet etj dhe fjala makin ka shum kuptime makina e qepjes makina e larjes makina etj etj ndersa kerre-çerre ka vetem nje kuptime dhe esht fjale e vjeter puro shqiptare.

              Mos u ngutni se nuk kemi ne faje pse ju e keni bastarduar gjuhen shqipe me gjuhen gabele te gjinkolinve italiane

              Edhe njeher fjala KERRE esht fjale mija vjeqare dhe kerre apo çerre ju kan then edhe iliret çerreve te kujve apo lopve para njemi e dymije vitev

            3. Ymeri says:

              Me mire kerr – qerre sesa makina qe eshte fjale ala LATINA

        2. xy says:

          Une mendoj që është shqip dhe shum e vjeter. Na trego atëher nga vjen ajo fjalë?

    2. PARIDI says:

      Shko or Pirdhu ti grekofon !

      Nuk ka asnje lidhje kjo fjale
      as me gjuhen turke, as me gjuhen greke.

    3. Ymeri says:

      Na rrofsh ore i uruar. Ku e gjete kete margaritar? Sa fjale koti sjellin pseudointelektualet shqiptare dhe gazetarucet shqiptare. Shume me shume se keta te Kosoves, qe nga ana tjeter i kane gabimet e tyre. Nje here tjeter ta ofroj nje liste te tere fjalesh te panevojshme te futura ne fjalorin e shqipes nga shume pseudointelektuale te Tiranes e disa te Prishtines. Te fala nga katundari i nje cepi te Shqiperise etnike.

  5. Shqiptari says:

    Po i kepusje dhe ti nje “c’u dive moo?” ose ” c’o pic?” o Ed edhe kishit dale jek e jek.

  6. A nirthe? says:

    Ma mire do ishin kuptue ne serbisht ?
    http://goo.gl/SHVYB9

    1. raimond vlonjati says:

      hahaha
      Bisedoja njehere me nje vajze nga Kosova dhe ajo nuk me kuptonte dhe thoshte , ti flet shume shpejt dhe nuk ti kuptoj fjalet
      Une flisja normalisht ,pir ajo mezi me kuptonte
      Atehere i thashe ….Duhet perkethyes shqip-shqip..
      po me mire flasim anglisht….
      Dhe pastaj e beme biseden ne anglisht

  7. Çerri says:

    Thoni ç’të doni ju, për kët takim e ka mirëpritur dhe uruar dhe i madhi Sali Birisha (aleikim selam).Është çudia e madhe që ai pranon diçka kur pritej të lëshonte silurat e urrejtjes dhe cmirës.Diçka e rëndësishme po ngjet në kampin PD.Deklarata pozitive e Bujos për programin e PS, kjo deklaratë e beftë e Birishës.Qoftë për hajër ishalla.

  8. A T Z says:

    Ne te gjitha kombet edhe gjuhet ka dialekte.Shtepi e zanat,fshat e tabijat i thone ne zonen time.

  9. LABERIA says:

    Nuk ka absolutisht asnje problem.

    Madje shume mire qe shqiptaret qofshin edhe kryeministra te mesojne gjuhen shqipe me te gjithe sinonimet e saj dhe gamen e natyrshme gjuhesore.

    Ne per shembull ne jug ne Laberi perdorim (Kam Ftohte) perdorim edhe fjalen (Mberdhij) si sinonime me te njejtin kuptim.

    1. Newborn says:

      “Mberdhije” perdoret edhe ne Kosove ne formen ” u merdhiva” qe dmth. “kam shume te ftohte” .

  10. gjini says:

    A je ka narth,thuhet kur pyet se a ke te ftohte, a je tue merdhite?. Narth = ftofte = acar,por edhe NORTH = veri.A nuk ju duket se fjala North vjen prej shqipes se lashte Narth,fjale qi kur shqiptohet a-ja asht ne mes te a-s dhe o-se.

    1. Antitank says:

      Edhe emri amerikan Xhimi vjen nga emri i lashte Ilir “Gjini”

    2. en says:

      O gjin, po car prej kujt fjale ilirishte e ka prejardhjen? Jane ca coqe si puna jote qe kane fillu me kujtu qe bota e ka pas aksin ne iliri.

  11. Turi says:

    Thaci eshte nje lider katundar qe nuk di gjuhen letrare. Rexhep Qosja do te vinte duart ne koke nga katundarizmi i Thacit.

  12. A MER E IK says:

    Eshte per tu festuar , me ne funde u realizua endra e shqiptarve ,
    Duke i pare te dya qeverite bashke .
    Kjo date do te jete historike.
    Na qofte per hajer , dhe mbaresi.
    VLLEZERI — DREJTESI — SHQIPERI .

  13. elinor says:

    “A nirthte”?!! Hahaha, Rama duhej te ishte pergjigjur “jo, po ti a nrajve”!

    1. HDD Kosove says:

      Me mire te thuash: A niiirth´te, se sa te thuash: A ke te ftohte? C´ka rendesi si thuhet, me rendesi eshte te kuptohet, gjermanet gjithashtu nuk kuptohen shume here ne mes tyre, kan fjale te ndryshme! Nje shqiptar ne Portin e Durresit i tha ne Tel dikujt: Eeeej Mali, salutare, apo salukare,hahaha!

  14. demokrat says:

    Ne nje kuptim tjeter kjo tregon qe eshte nje marredhenie vellezerish dhe te kujdesjeje, vellai pyet vellan a ke ftohte, ky eshte dhe nje dimension human qe i ka munguar politikes shqiptare.Nirth apo mberdhif eshte e njetja fjale, dhe shipja eshte e pasur dhe shume e larmishme, kjo eshte pasuri.

  15. ILLYRICUM says:

    Eshte veshtrire te kuptosh gjuhen lokale te Drenices.
    Vet vendi I tubimit “Shtepia ku u mbajt Lidhja e Prizrenit” e ka peshen e vet.
    Pritni tani shtypin Serb dhe Turk.

    Prizreni ishte “kryeqyteti” I Mbreterise te Dushanit.

  16. z says:

    Mbase Drenica eshte toke djerrin dhe e thate;aty ketu ndonje kaqube,
    edhe Thaqi ,e flet dialektin ”kaqubqe”,shnet.

  17. veriori says:

    Ne kete rast qe te dy kryeministrat kane minuset e veta per kete mos njojhje terminologjie te gjuhes shqipe nga ma pasura ne fjale e shprehje . Dihet se faj me shume ngelet per kr. Thaqi qe me gjithe ate shkolle te larte , nuk njeh e nuk perdor gjuhen standarte letrare , te vendosur ne kongresin e drejtshkrimit e te drejtshqiptimit 1972 shin ne Tirane . Por edhe per Ramen si kryeminister qe eshte , me qe shkoi ne Perzerenin e Lidhjes Shqiptare ,duhet me deomos te njihte dhe gjuhen dialektare te ……. , pasi fjala a “nirthe” eshte nje fjale,qe perdoret jo vetem ne Kosove ,por dhe ne Shqiperine e veriut ; Has , Tropoje , Lume , Puke ……..Ju te “mencurit” e jugut , reflektoni ,ju lutem , njesoj si per keto gjera te vogla per veriun ,
    ashtu ose shume me shume edhe per ato qe po naj zene veshet , si ne zonat e Korrqes , ose kjo me e zeza e Lushnjes , ku babai kafshe …… gjene me te shtrenjte , femijen e vet vajzen e tij te mitur e………..! I mbulofte turpi te gjithe ata qe bejne veprime te poshtra , pse jo edhe ata te komenteve qellim keqia !

  18. sh-p says:

    Ja ke fut kot plako,ashtu si asht vendi i varfen, asht edhe gjuha, por hajt se nuk ka gja mirboll qe merrna vesh se shum fjal jan te huja,dhe bo me i kerku ne shqip nuk mundesh me i gjet,nuk e kam per dialektet,dialektet i ka cdo vend.

  19. 1 milion qelbesira says:

    rama na ke zhgenjyer. cfare do me keta maloket qe adhurojne saaliun.

  20. adeci says:

    kesaj i thone meru me koqet e dashit.

  21. VL.HAS says:

    Me i sakt ne keto komente , per kete kot gje , po tani , komentuesi “adeci”.

  22. gezim says:

    Per mendimin tim Kosovaret Jane popull gjenial,sepse per shekuj me radhe kurre nuk u asimiluan nga te huajt ,ruajte gjuhen , traditat ,dhe kulmin e suksesit arriten pavarsine.shume kombe te ndara te botes rrezikojne zhdukjen ,shembulli yne konkret pjesa tjeter shqiptare populli ¢am. Ju qe ju duket qesharake ajo fjal dhe gjuhe eshte puro gjuhe shqipe.meqe shkolle nuk keni ziliqare jeni ecni me kohen dhe shifeni sa e dhimbshme eshte ¢ameria.

  23. Jug=lesh says:

    O jugakara hala se morret vesht qe jeni kot e skeni din as iman.E shum po vuni nga ndjenja e inferioriteti.mledhni veten e robt e shpis se ç’do njeri i ban llogarit ne shpi te vet.Kam koh qe ju njek neper komente e nuk bani gja tjeter veç ma shtoni neverin.Po si mar bole se njihni gjuhen SHQIPE ,po veç hunden tuaj.Sa mir ju marr vesht un juve kur flisni e ju sna merrkeni vesh.Po si thot aja fjala e urt “KUSH FLET MIR GJUHEN E VET MERR VESH EDHE ATE TJETREN”.U ju shitoft ZANA ps ju qift nana

  24. mali says:

    Fjala qe ne e perdorim ne disa krahina MARDHA,mberdhiva ,kur kemi ftohte,eshte trasformuarne “nirthet”

  25. Bato says:

    Keni durim edhe pake nje gje po ju garantoje se brenda 10 vitev Kosovaret do flasin gjuhen standarte me mire se gjithe shqiptaret tjer. Mos harroni se okupimi 11 veqare dhe mbyllja e te gjitha Televizionev Radiove dhe mjetve tjera te informimit nga serbia ka krijuar nje boshllek dhe stagnim te madhe perfshire ketu edhe periudhen 10 vjeqare te pase luftes derisa u konsoliduan mediat ne Kosove dhe deri sa u futen edhe ato nga Shqiperi kosova ka qen ne terre deri ne ate mase sa ne Kosove degjohej vetem nje radio nga Maqedonia radio qegrani kjo ishte dritarja e veteme ndersa dihet se mediat kan ndikim te madhe ne evoluimin e gjuhes etj.

    Po e potencoj ket fakte pasi e kame pare se ku ishin mediat e kosoves para 10 viteve dhe Kosovaret ne debate para 10 vitev dhe ku jane sote para dhjet vitev kur degjoja debate ne Televizionet e Kosoves mu ngritshin nervate pasi shumica mezi i lidhnin dy fjale ne gjuhen standarte ndersa sote pas dhjet vitev ka lezet kur i degjone debatet qe zhvillohen ne TV.te e Kosoves edhe pse ende large atyre te shqiperis por pa krahasushem me ato te para dhjet vite pra kosovarte per keto dhjet vite e kan pervetsuar shum standartin ne te gjitha nivelet dhe si te vazhdojne me ket ritem une ju siguroj se pase dhjet viteve kosovaret do ta flasin gjuhen standarte me mir se gjithe shqiptaret tjer.

  26. Kujtim patoni says:

    A nirthte Eshte nje shprehje qe perdoret ne disa zona te malesis o njerz te bekuar. Edhe keta njerz Jane dhe nuk Kane faj qe nuk I kuptojne ca shprehje krahinore. !!!!!!!!!

  27. astrit jegeni says:

    Ju qw flisni toskwrisht ju duket vetja superjor sepse drejtwshkrimi wshtw bazuar te toskwrishtja?!Shqiptar jeni o te mjerw.E gjithe Evropa Pwrendimore na etikiton barbar,bandit, mashtruesa tw trashw e mjeran. Lum ju qw keni lluksin tw diferencoheni nga shqiptarwt e tjerw jo toske! Vaj medet

  28. ulvi stambolliu says:

    A mberdhite?
    A nirthte?
    Eshte e njejta gjuhe,ne dy dialekte!
    Por Rama eshte tyç!

  29. DETI JON says:

    Vellezer Shqiptar nga Kosova dhe Trojet Shqiptare ne Ballkan dhe Diaspore
    Ata qe shkruajne kunder jush ne komente nuk jane Shqiptar, por jane disa shqipshkrues.
    Ata qe shkruajne kunder jush ne komente nuk jane Shqiptar, por jane vegla te fashizmit dhe shovinizmit ballkanik grek dhe serb qe ka synim perçarjen e shqiptareve, regresin e shqiptareve, mbajtjen nen okupim te trojeve shqiptare, dhe nqs eshte e mundur coptimin e metejshem te Trojeve Shqiptare.
    Pavaresisht me çfare gjuhe dhe lekure aktuale shfaqen ata kane qene jane dhe do te jene greko sllavo maskarenj armiq shekullor te Shqiptareve.

  30. imeti says:

    Kosova dhe nji pjes e mir e Shipnis kan dialektn e vet te folurit, zotri nese nuk e din ta kujtoj une ai esht dialekti Gegnishtes, mos harroni se ket te folur e perdorin te pakten 3 deri 4 miljon Shiptar,ndoshta edhe me shum,nuk jemi koqevar por Kosovar, por sa po kuptoj, ti zotri i perket atyre burrave me fustana, dhe i paske koqet fort merak,lype ndonji pederash atje ne Shipni se e ke ma afer, e mos dil kndej ne Kosove,se tek ne i kan koqet ma te mdhaje dhe nuk te de mir.

  31. apo jo says:

    Mendoj qe Thaqi e ka perdorur enkas nje fjale te tille si per te treguar qe eshte i zoti i shtepise ,jo me kot ai ka ditur te jape me pas shpjegimin e duhur.Duhet thene se ne forumet kosovare perdoret nje shqipe mjaft by yourself ose fai da te si puna ime qe mendoja se dija te notoja por kur shkova ne pishine me vinte turp nga klasi qe kishin notaret e vertete

  32. lili says:

    Bravo,efekti immédiat i ketij takim po shihet:pasurimi jone me ‘rizbulimin’e nje fjale shekullore!
    Mos nirdheni me kur!Edhe deklini eshte nje kokekarcje e nje mister per linguistet.vetem shqiptaret e kuptojne!

  33. Nika says:

    Kaq mjafton qe të kuptosh se Thaçi qenka burrë i mirë, u kujdes për mikun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje