Thaci: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, shembull për rajonin

11 Janar 2014, 12:02Politika TEMA

Mirëserdhët në shtetit e përbashkët! Kështu i është drejtuar Kryeministri Hashim Thaci anëtarëve të kabinetit qeveritar ‘Rama’ në fillim të mbledhjes së përbashkët mes dy qeverive, që u mbajt në Prizren. Kryeministri i Kosovës u shpreh se ndjehej shumë i privilegjuar dhe i lumtur, sikundër shtoi se nuk ka fare dyshim që edhe qytetarët e Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe më gjerë ndjehen të lumtur në një moment të tillë historic.

Mbledhja e sotme dhe ato të ardhshme do të sjellin vendime të rëndësishme,  që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në Kosovë, Shqipëri dhe më gjerë. Ju përgëzoj për frymën dhe praktikat novatore që keni aplikuar në qeverisje. Jam i bindur që ekipi juaj do ja dalë me sukses në kapërcimin e vështirësive që keni përpara. Kjo mbledhje në këtë vend të shenjtë është një shenjë se mundi dhe gjaku i tyre do të respektohet. Këto momente kanë qenë dhe janë përpjekjet për liri dhe pavarësi. Prej Lidhjes së Prizrenit historia ka qenë e mbushur me vuajtje, bastisje, luftra. Shpreh krenarinë për homologun tim Edi Rama që ishte ndër të parët intelektualë që iu kundërvu regjimit komunist. Ata kanë luajtur rol kyç në nxjerrjen e vendit nga izolimi. Por ne jemi sot këtu për të punuar për të ardhmen dhe nuk ka asnjë dyshim se shpallja e Pavarësisë së Kosovës dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare përbën një nga arritjet më të mëdha për dy shtetet shqiptare. Ky takim shënon një kapitull të ri për Kosovën, Shqipërinë dhe rajonin”, u shpreh Thaci.

Thaçi tha më tej se këto monumente historike të këtij qyteti kanë qënë dhe janë dëshmitarët e zhvillimit, përpjekjeve për liri e pavarësi. “Pak kombe në botë mund të kuptojnë me të vërtet vuajtjen e madhe që ka përcjellë populli ynë. Prej lidhjes së Prizrenit, historia ka qënë e mbushur me luftëra, diskriminime, asimilimie, bastisje, deri në spastrim etnik”, u shpreh Kryeministri I Kosovws. Sipas tij, nuk ka asnjë dyshim se shpallja e pavarësisë së Kosovës, procesi i shtetndërtimit dhe përfundimi i mbikqyrjes ndërkombëtare, shënojnë arritjen më të madhe në historinë e këtij shteti.  “Ne këtë vit festojmë 6 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Kemi arritur shumë suskese, përkundër shumë sfidave që jemi ballafaquar. Mirëpo mbetet ende shumë punë për të bërë për qytetarët tanë. Duhet të përpiqemi të kemi rritje ekonomike më të lartë, punësim më të madh, investime të huaja, sistem arsimor e shëndetësor të standardeve europiane dhe mbi të gjitha një përkujdesje sociale dinjitoze për qytetarët tanë”, deklaroi Thaçi.
Ai theksoi se pas vitesh negociatash të mundimshme ne po shkojmë me hapa të sigurtë drejt normalizimit edhe të marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës.  “Falë frymës së dialogut dhe mbështetjes së partnerëve tanë ndërkombëtar është mundësuar, jo vetëm konsolidimi i sovranitetit të Kosovës dhe shtirja e strukturave shtetërore në të gjithë territorin e Republikës, por edhe shkrirja e strukturave paralele serbe dhe integrimi i gjithë këtij komuniteti në jetën institucionale e politike të këtij shteti. Gjej rastin të falenderoj përfqësuesit e komunitetit serb, të përfaqësuar në nivel qendor dhe lokal dhe pakicat e tjera që janë integruar e po respektojnë ligjet e institucionet e shtetit të Kosovës”, u shpreh Thaçi.
Duke u ndalur tek bashkwpunimi, Thaçi u shpreh se ekspertwt tanw do të punojnë bashkarisht për shqyrtimin e marrëveshjeve të mëparshme mes dy vendeve dhe identifikimin e fushave të tjera, ku mund të thellohet bashkëpunimi. “Edhe qëllimi i këtij takimi është përshpejtimi e përmirësimi i marrëveshjeve të mëparshme dhe zgjerimi e thellimi i bashkëpunimit përmes hartimit të marrëveshjeve të reja”, tha ai. Sipas tij, tw dy vendet duhet të kapitalizojnë mundësitë e jashtëzakonshme që ofrohen nga përmirësimi i infrastrukturës fizike ndërmejt dy vendeve. Nw kwtw kuadwr ai u shpreh se  rruga e Kombit duhet të rezultojë me një qarkullim më masiv e intensiv të njerëzve, mallrave e kapitaleve. Po ashtu, theksoi ai, ndërtimi i linjës së interkonjeksionit duhet të përkthehet në një integrim të dy sistemeve energjitike.
“Ka vullnet të bollshëm politik në nivelet më të larta në Tiranë dhe Prishtinë që marrëdhëniet mes dy shteteve tona të jenë shembull për rajonin dhe më gjerë. Por ndonëse jemi në një familje, kjo nuk do të thotë që lidhjen ta lëmë të pakultivuar, ndaj sot është momenti që këtë marrëdhënie ta kultivojmë dhe afirmojmë. Naj nevojiten veprimtari të tilla për të çimentuar këtë lidhje vëllazërore si dhe për të materializuar ato nisma e projekte konkrete”, u shpreh kryeministri kosovar.
Më tej ai tha se dy shtetet tona kanë kaluar në një të tashme të afërt, por, tha ai, ne duhet të ecim drejt një të ardhme të përbashkët. “Të dy shtetet kemi një aspiratë kryesore të qytetarëve tanë, anëtarësimin në BE. Të dy vendet tona kanë bosht qendror të politikës së jashtme, një aleancë të fortë me SHBA-të”, tha Thaçi. Ai vlerësoi se do të përfitojë shumë nga përvoja e Shqipërisë për të përshpejtuar procesin e integrimit të Kosovës në NATO. Po ashtu, tha ai, dy vendet tona luftojnë të konsolidojnë demokracinë e sundimin e ligjit dhe të zhvillojnë ekonominë. Në këto sfida, tha ai, ne do shkëmbejmë përvoja e do të ndihmojmë njëri-tjetrin pa asnjë rezervë.  “Zotohemi jo vetëm për përmirësimin e marrëdhënieve mes qytetarëve të dy shteve, por edhe të thellojmë edhe përgjegjësitë historike që kemi për t’u kujdesuar për bashkëkombësit në rajon e forcuar lidhjet në mbarë diasporën”, tha Thaçi.

Sipas tij, qytetarët në Kosovë, Prishtine, Tetovë, Ulqin e diasporë, presin më padurim takimin tonë të përbashkët. “Jo rastësisht një ndër vendimet krysore që do të merret sot në mbledhje është krijmi i një fondi për shqiptarët e rajonit, në Presheve, Medvegj dhe Bujanofc. Ky forum ndërqeveritar do të shërbejë më së miri në të ardhmen për të harmonizuar politikat dhe rakorduar qëndrimet lidhur me problemet e pazgjdhura të shqptarëve kudo që ata janë”, deklaroi Thaçi

3 komente në “Thaci: Marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, shembull për rajonin”

  1. Aurenc Bebja says:

    Bashkepunim i frytshem mes dy shteteteve qe i perkasin nje kombi…AB : http://darsiani.jimdo.com/the-promotion-of-the-albanian-diaspora/

  2. Dy shtetet me te korruptuara ne Europe i fundit me te para fundit cuditerisht jetojne shqipetare,e cuditeshme……

    1. mali says:

      Ama tkorruptum deri npalc, sa qe me tardh marre ne perendim mu identifiku shqipetar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje