Ministrat e Ramës, nisje me autobus drejt Prizrenit

11 Janar 2014, 08:16Politika TEMA

Ministrat e Qeverisë  ‘Rama’ u nisër me autobus drejt Prizrenit, ku do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes Qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës.  Kjo mbledhje, ku do të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh, konsiderohet si ngjarje historike.

Nisja drejt Prizrenit  është bërë rreth orës 08:00, për të vijuar më tej me takimet me homologët e tyre të Kosovës. Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto e cilësoi këtë takim si një moment shumë të rëndësishëm në bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Kosovës.  Ai tha se në këtë mbledhje do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e transportit dhe infrastrukturës.  Kryeministri Hashim Thaci e konsideron mbledhjen e përbashkët të dy qeverive si një ngjarje historike. ”Takimi i Prizrenit shënon fillimin e qeverisjes së përbashkët strategjike me një qëllim dhe vizionin euroatlantik. Jo rastësisht po mblidhemi në Prizren, qytetin e historisë dhe të së ardhmes, qytetin e tolerancës dhe të bashkëjetesës”, është shprehur Thaci.

Pas ceremonisë së hapjes së mbledhjes nga dy Kryeministrat, Hashim Thaçi dhe Edi Rama do të vijohet me shqyrtimin e dokumentit për bashkëpunim dhe partneritet strategjik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, i cili do të nënshkruhet nga dy Kryeministrat. Mbledhja do te vijojë me shqyrtimin e disa Marrëveshjeve ndërmjet dy qeverive, për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë, në fushën e transportit dhe infrastrukturës, bashkë-financim të pajisjeve mjekësore të Maternitetit të Preshevës, si dhe jetësimin e bashkëpunimit në rrafshin konsullor ndërmjet dy vendeve tona.

10 komente në “Ministrat e Ramës, nisje me autobus drejt Prizrenit”

  1. bashkimikombetar says:

    Urime mbledhjes se perbashket !! Eshte nje hap drejt federates dhe bashkimit kombetar. Nje bravo te madhe Rames dhe Thaçit !

    1. Keno says:

      rruge te mbare dhe skam pse te dyshoj qe do ekte nje takim shum te bukur dhe me idera te reja !! ju pergezoj per mundesin qe po mundoheni te jemi sa me afer me kosoven

    2. maksi says:

      ju lumte qe po e beni me autobuz !! te kishte qen saliu do ishte blloku rruga gjer ne prishtin !! sdo u lete njerime kalu se spret saliu ne trafik !! bravo GRUPI RILINDJE !!

  2. marsid says:

    Sa mir kshu, me autobuz, bravo kryeministrit, shyqyr qe hiku ajo koha ekskortave.

  3. ariu polar says:

    po mir Rama dhe ministra,me autobus.
    Thaqi me a.plan deri ne Tiran ,nga Tiran me autobus ne Pz.

  4. Xhepi/Jugu i thelle says:

    Bashkimi kombetar duhet te pershpejtohet!

  5. Kjo mbledhje e dy qeverive te Shqiperise dhe Kosoves eshte vertete historike.
    Ky moment mund te thirret si mbledhje e dyte e Prizerenit ne historine e shqiperise.
    Ky rast nuk ka siqellim ne vetvehte vetem bashkimin e popullit shqiptar por akoma me gjerre perpjekje per tju bashkuar Europes si pjese historikish e pa ndare e saj.
    URIME dhe SUKSESE ne te mire te te gjithe kombit SHQIPTAR.

  6. Bravo ansamblit politik Shqiptare .
    suxsese ne grumbullimin tuaj .
    Pas mbledhjes futjani noj valle ,
    Ate vallen e shpatave ,se me ate identifikohemi tamam.

  7. U nis auto buzi i qejfit ata 99 ishin te gjithe me tanga hiiiiii. Hej mos hikni pa provu suxhukun e Prizrenit do tju hikin syte.

  8. neutral says:

    Po normale qe me autobus do te iknin. Si kujtoni ju, se Rama do t’i lere vetem ? Duhet t’i kete nen kontroll ne çdo moment. Edhe kur bejne seks me grate, ose me dashnoret.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje