Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati priti në një takim Sekretarin e Përgjithshëm të Nismës Adriatiko-Joniane Fabio Pigliapoco, i cili ndodhet për një vizitë punë në Shqipëri, në kuadër të presidencës 1-vjeçare të Shqipërisë në këtë nismë rajonale. Ministri Bushati e informoi . Pigliapocon mbi angazhimin serioz nga ana e MPJ-së dhe institucioneve të tjera shqiptare për realizimin e sukseshëm të presidencës së NAJ. Në këtë kontekst, ai shprehu vlerësimin për bashkëpunimin dhe koordinimin e mirë të punës mes ekipit të MPJ-së, të Sekretariatit të NAJ-it dhe Komisionit Europian duke krijuar si rezultat një kalendar ativitetesh të plotë e me objektiva të qarta.Treguesi më i mirë për të ilustruar këtë fakt është mbajtja e Këshillit të Ministrave të NAJ-it (AIC), në datën 6 shkurt 2014, në Athinë. Ky takim do të jetë një rast shumë i mirë për rritjen e vizibilitetit të Presidencës Shqiptare dhe të NAJ-it në përgjithësi. Takimi pritet të jap mbështetjen politike nga vendet anëtare për Strategjinë e BE-së për makrorajonin Adriatiko-Jonian (EUSAIR).Ministri Bushati theksoi veçanërisht qasjen e re të presidencës sonë në krijimin midis NAJ dhe EUSAIR, e cila po jep rezultate shumë pozitive në aktivitetet e njëpasnjëshme.
Nuk kuptohet asgje. Cfare dmth kjo nisma?
Debati ne OPINION i pacensuruar
http://dielli.al/lajme.php?id=32879&k=177