Basha-Donohoe: Mosmarrja e statusit për faj të arrogancës së Ramës

10 Janar 2014, 11:09Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha informon ministrin për Cështjet Europiane të Republikës së Irlandës Paschal Donohoe mbi shqtësimet e opozitës, në lidhje me mënyrën sesi Qeveria ‘Rama’ po qeveris vendin.

Basha e njohu ministrin Donohoe me shqetësimin e përgjithshëm në vend për shkeljet flagrante të kushtetutës dhe ligjit nga ana e Qeverisë shqiptare, klimën që ajo ka krijuar të mosrespektimit të shtetit të së drejtës, fushatës së sulmeve të paprecedentë ndaj institucioneve të pavarura dhe parimeve themelore të balancës e ndarjes së pushteteve, uzurpimin politik të organeve të ruajtjes së rendit.

Gjithashtu Basha shprehu shqetësimin mbi goditjen ndaj themelit të demokracisë përmes praktikës së blerjes së votës, shkelmimim e konsesusit demokratik, arrogancës me pushtetin dhe keqadministrimin ekonomiko-fiskal, i cili rrezikon të zhysë vendin në vorbullën e recesionit, të rrisë cmimet, papunësinë dhe varfërinë për cdo familje shqiptare.

Sipas Bashës, kjo papërgjegjshmëri dhe arrogancë që qeveria Rama-Meta dëshmoi gjatë këtyre muajve të parë është dhe shkaku i vetëm për mosmarrjen e statusit të vendit kandidat i cili ishte bërë gati nga qeveria e Partisë Demokratike.

Për më tepër, qeveria nuk po arrin ende ta lexoje e të nxjerrë mësime nga mesazhi i qartë i Bashkimit Europian se denigrimi i standarteve demokratikë nuk ka për tu pranuar asnjëherë nga partnerët e aleatët tanë europianë”, u shpreh Basha.

Gjatë takimit, ministri irlandez për Cështjet Europiane vlerësoi arritjet dhe reformat që qeveria e Partisë Demokratike realizoi gjatë tetë viteve 2005-2013, të cilat bënë të mundur anëtarësimin në NATO, nënshkrimin e MSA-së, liberalizimin e vizave dhe aplikimin për anëtarësim në BE.

Ministri Donohoe nuk e fshehu shqetësimin e tij për zhvillimet më të fundit në Shqipëri, duke theksuar se është dhe mbetet e domosdoshme ruajtja dhe konsolidimi i standarteve demokratike, klimës konstruktive e gjithëpërfshirëse, institucioneve e shtetit të së drejtës për ecurinë përpara në procesin e integrimit. Ministri irlandez e siguroi Bashën se vendi i tij dhe partitë simotra do ti vijojnë ti ndjekin me vëmendje zhvillimet në vendin tonë.

4 komente në “Basha-Donohoe: Mosmarrja e statusit për faj të arrogancës së Ramës”

  1. Opozita e Bashes po ben pun te keqe dhe destabilizuse me partneret europjan.,gje qe con ne mosmarrjen e statusit.

  2. Gjergj Araniti says:

    Ore, po këta kanë rrjedhur fare…Bën Basha opozitë përpara ministrit Irlandez (?!) U bëmë gazi i botës, po qesh me neve edhe keci laraman…

  3. 21 JANARI THIK PISTOLET says:

    o SMOKELAR O SMERLAP O VRASES O 21 JANARI MOS HARRO SA BODIGARDE KE TI KE LYER DUART ME GJAK O NJERI OK KONTABANDIST V

  4. ermiri says:

    po ti mor klysh kurve e harrove arrogancen tende dhe te Sali mortjes si nuk hapet toka te ju perpije ju dhe gjithe klikes tuaj,nje gje nuk arrij te kuptoj kaq injorant eshte shqiptari qe shkon dhe ja jep vote njerezve si puna juaj??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje