Një skandal trafiku trondit politikën në SHBA dhe një incident i ngjashëm me Lulzim Bashën

9 Janar 2014, 19:31Politika TEMA

Mediat e quajtën ditë apokaliptike në Tiranë.

Ata që e vuajtën, e dinë tmerrin e trafikut që kaluan atë ditë me shi në kryeqytet.

Policët u zhdukën nga qarkullimi rrugor dhe krejt papritur Tirana u zhyt në një kaos që nuk ishte parë ndonjëherë.

Ishte pak përpara se Lulzim Basha, në atë kohë ministër i Brendshëm, të kandidonte për kryetar të Bashkisë së Tiranës.

Gazeta TemA akuzoi atë kohë Bashën se e bëri gjithçka qëllimisht.

Një rast thuajse i ngjashëm po trondit këto momente politikën amerikane.

Në qendër të skandalit, Chris Christie, guvernator i Nju Xhersit, dhe një nga emrat më të përfolur për kandidat të republikanëve në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Çfarë ka ndodhur?

Stafi i tij ka orkestruar një bllokim trafiku për njësinë bashkiake Fort Lee, e drejtuar nga një demokrat që nuk ka mbështetur rikandidimin e guvernatorit.

“Koha për pak probleme me trafikun në Fort Lee,” shkruante një ndihmëse e Christie në një e-mail të publikuar së fundmi.

Qëllimi ishte të bllokoheshin korsitë e trafikut në urën e famshme George Washington, që lidhen me Fort Lee.

Christie ka kërkuar ndjesë, duke deklaruar se ka pushuar nga puna zyrtaren përgjegjëse.

Mediat shkruajnë se kjo është një goditje për shpresat e tij në garën për t’u nominuar si kandidat për president.

Vetë kryebashkiaku i Fort Lee, Mark Sokolich, duke iu referuar zyrtarit përgjegjës për këtë ngjarje, i cili dikur ishte tallur me origjinën e tij nga Kroacia, tha se “ai meriton një shqelm në bythë”.

Prokuroria thotë se mund të ngrihen akuza për këtë ngjarje.

Në ditën kur u bllokua trafiku një grua e moshuar vdiq pasi u vonua ndihma mjekësore./ep

14 komente në “Një skandal trafiku trondit politikën në SHBA dhe një incident i ngjashëm me Lulzim Bashën”

  1. Denisa Xhixho says:

    Ehhh o TemA, sa gjynafe ka per te la ky Lulja me popullin shqiptar (te shqipris e te kosoves)!

    http://goo.gl/CN5Dgu

  2. Tiku says:

    Te gjithe ata qe jetojne ne North Jersey / New York e dine se cfare heqin te George Washington Bridge.

    1. wtf says:

      Eh e dime, e dime, shume te shqetesuar jemi.

      1. tarrasi says:

        Aty dhe kur ska trafik duhet te rrish 2 ore.
        NY trafic sucks eshte me mire mos me pas automjet.

  3. Futjani pordhes paralelizma idioteske,shifni se buxhetoret spo marrin rrogat ate shikoni gazetare leshi.

  4. kitara e thyer says:

    Po cfare kroati… Mark Sokoli… i kane shtuar nje ich…

    1. Mexico says:

      Eshte shume e cuditshme, por kam njohur shume miq dhe kolege me mbiemrin Sokolevich nga Rusia, Polonia etj, kryesisht vendet sllave. Keshtuqe mese i bindur qe fjala Sokol eshte fjale sllave. Mos u habisni nga moria e fjaleve sllave qe jane huazuar nga shqipja. Plus, gjysma e fshtarave dhe qyteteve tona kane emra sllave

  5. Dr. John says:

    Frikacake, burracake, spurdhjake, skutha, hileqare dhe padyshim edhe maskarenj dhe matrapaz. Vetem keta lloj njerezish i ngrene shkallet e karrieres me keto menyra te ndyra

  6. Ymeri says:

    Se jeni idiote e kam dite, por se jeni superidiote kete po di sot. Paska mbetur SHBA qe t’ia beni analizen e perimtuar ju, hajde pune hajde. Kur cmendet njeriu, puna me e mire eshte te ikesh prej tij si prej qeni.

    1. albatros says:

      Idiote dhe legen inferior je ti, ne ja bejmem kujt te duam anazlizen ashtu sic Amerika i fut hundet ne punet e kujtdo, vjen Arvizu ne Shqiperi dhe na thote te luftojme krimin nderkohe qe amerika po kthehet ne nje vend i botes se katert, ka lagje qe as policia nuk hyn dot, shko ne Detroit dhe ka tabela qe i ka vene policia dhe ku shkruhet qe ju hyni ne kete qytete me riskun tuaj se ne nuk ju mbrojme dot jeten, cfare shtet leshi eshte ky qe na kritikon ne por eshte shume here me keq vete?

  7. enea says:

    Dhe shqiptaret e shkrete kujtojne se amerika eshte toka e premtuar. Ah te mjere, amerika te tregon vetem ate qe do, se poshte ujit eshte nje tmerr i vertete. Koha do e tregoje

  8. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Edhe ky thesi me mut Kris Krisi nuk dallon shume nga harbutet e tjere republikane .
    Ky mut edhe vjet u perfshi ne nje tjeter skandal ,por nuk po me kujtohet mire .
    Barkun e ka aq te madh aq sa ka edhe ligesite .
    Po kush te kanddidon ty o fuci djathi ,mos prit kot o koke-lope .
    Ne se kandidon Hillari Klinton ty ta ve majen e Karthicit te saj sa here ti doje b..tha se ka per bashkeshort personin me Inteligjent ne bote BILLIN qe koeficientin e Inteligjences e ka me te larte se edhe GJENIU i NJERZIMIT ,ALBERT EINSTEIN !

  9. albatros says:

    Amerika ne skandale dhe mbi dhune dhe gjak eshte ndertuarm korrupsioni eshte i ligjshem atje, thjesht nje vend korporato fashist ku kompanite dhe bankieret bejen ctu doje qejfi dhe nuk hyjne ne burg ndersa peshqit e vegjel kalben brenda

  10. era says:

    Kur ka shtet dhe GAZETARI, Luli i amerikes kapet gafil dhe kerkon ndjese.
    Pse do thoni ju: SE KA POPULL DHE JO BAGETI, dhe se rrogat prandaj nuk mund te merren se ai qe vodhi dhe vrau nuk e llogariti popullin fare( nje pjese e tij e meritoi) dhe e la thesin bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje