VIDEO/ Momenti kur policia arreston trafikantët e drogës

9 Janar 2014, 18:28Politika TEMA

Një operacion i policisë së Durrësit i koduar “Start” ka bërë të mundur arrestimin e 7 personave të akuzuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike drejt Italisë. Bazuar në hetimet e nisura dy muaj më parë u bë e mundur që të sekuestrohet 115.3 kilogramë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa dhe 2.56 gramë heroinë, të destinuar për në qytetet e Bergamos dhe Milanos.

Burime zyrtare nga policia e Durrësit i thanë Noa.al, se u bë arrestimi i Sajmir Zotkaj 27 vjeç; Ismir Plaku 22 vjeç; Gazmir Baruni 27 vjeç; Viktor Shkurti 27 vjeç; Geris Agasi 22 vjeç; Orges Shqopa 28 vjeç dhe Françesko Selishta 19 vjeç, që të gjithë me banim në Durrës.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 25 vjeçarit nga Durrësi me iniciale K.B si dhe e 32 vjeçarit nga Elbasani me iniciale E.D. Nga hetimet e policisë u zbulua se të ndaluarit e siguronin lëndën narkotike në fshatin Lazarat ku pasi bënin blerjen, me anë të 4 automjeteve e transportonin drejt Durrësit, për t’a depozituar në dy banesa në zonën e plazhit, konkretisht në banesat e Geris Agasit dhe Orges Shqopës.

Më tej në këto banesa kryhej edhe paketimi i lëndës narkotike në pako prej 1 kg, të cilat më pas, me anë të mjeteve të rënda të transportit të mallrave përcilleshin drejt Italisë, më konkretisht drejt dy qyteteve të destinacionit, Milano dhe Bergamo, për t’iu dorëzuar atje grupeve të tjera për të cilat hetimi po vijon edhe nga pala italiane.

Sakaq në cilësinë e provës materiale u bë sekuestrimi i automjetit tip Volksvagen Golf 4 me targa AA562 GK; automjeti Volsvagen Golf 5, me targa AA251 IE; automjeti Volsvagen Polo, me targa AA355 GG, në pronësi të Orgesit; automjeti tip Peugeot 206 me targa AA 120CX; mjet i marrë me qira nga Geris Agasi; 35 telefona celularë dhe sasia e lëndës narkotike.

Nga ana e policisë thuhet se paraprakisht vlera e lëndës narkotike të sekuestruar pranë portit të Durrësit, në tregun italian mendohet se kapte vlerën e 120 mijë euro. Lidhur me këtë rast materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë”

9 komente në “VIDEO/ Momenti kur policia arreston trafikantët e drogës”

  1. polic demokracie says:

    He re ju asnje koment falenderimi , ne punojm per te miren tuj ju prisni vetem kur deshtojme qe te shkruni noi gjo.

    1. roro says:

      o Polic Demokracie : a i ke thene ndonje mekaniku makinash : bravo , ma rregullove makinen ?? jo ! pse ? se eshte puna e tij dhe mer rroge per ate gje ! dhe ti thjesht ke bere punen tende ! problemi eshte qe duket sikur po e mer shume shpesh rrogen kot se ka aq shume gjera qe duhet te besh dhe nuk i ben! keshtu o polic demokracie …………..

    2. adri says:

      Bravo policise. Po te kene te kapen dhe ata maskat dhe ata babagjyshet dhe me jua cjerre maskat e me i burgosur perjete se boll livadhisen me shtetin rrumpalle te sali berishes.

  2. shkodrani(AUSTRI) says:

    U bate boze , po nga vjen kjo droge? Te shkoni ne Lazarat, te arrestoni koken kete pret votuesi 1 milionesh, jo pallavra ma po veprime konkrete.

  3. Anonim says:

    Bravo policia. pune e shkelqyer. vetm se kisha nje verejtje se nuk po kapen maskat jane goxha perpara shpresojme te edhe ata qe grbiten me maska.

  4. "BALASHI" says:

    Ujet nuk ndalohet, nuk mblidhet kur shperndahet ne are per te vaditur, por tek vija kryesore qe e dergon ne are. Atje e kthen nga te duash, se po u fut ne are eshte e veshtire dhe nuk mblidhet me bime me bime. Pra duhet burimi…

  5. roro says:

    o Polic Demokracie : a i ke thene ndonje mekaniku makinash : bravo , ma rregullove makinen ?? jo ! pse ? se eshte puna e tij dhe mer rroge per ate gje ! dhe ti thjesht ke bere punen tende ! problemi eshte qe duket sikur po e mer shume shpesh rrogen kot se ka aq shume gjera qe duhet te besh dhe nuk i ben! keshtu o polic demokracie …………..

  6. Per kuriozitet... says:

    E di qe konsumatoret me shumice ndodhen ne Perendim,
    por per kuriozitet, nese ndokush ka nje kulture njohjeje…

    ku shkon droga apo hashashi apo kanabis i kapur ne dogane, si ne kete rast?

    Pse te mos e qarkulloj Shteti, ta shes per lllogari te tij, dhe prej ketyre lekeve te rris pensionet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje