Gjobat, policia është duke shkelur ligjin

9 Janar 2014, 17:09Politika TEMA

Vendosja e gjobave pa dijeninë e qyqareve është kthyer tashmë në një problem shqetësues. Shume prej tyre rezultojnë të jenë gjobitur në kohë të ndryshme dhe madje në periudha që nuk kane rezultuar fare në Shqipëri dhe megjithatë janë detyruar t’i paguajnë, madje dhe me kamatëvonesa, për shkak të sanksioneve të vendosura nga policia.

Por, për ekspertin Gezim Hoxha, vjelja e gjobave ne rastet ku qytetaret nuk janë ne dijeni, është e paligjshme, raporton Vizion Plus. Argumentin ai e bazon në nenin 199 të kodit rrugor, që policia ka detyrimin që brenda 30 ditëve të njoftojë qytetaret për gjobën e marrë dhe nëse nuk mund ta realizoje këtë, gjoba duhet të anulohet. Sipas zotit Hoxha, çdo qytetar i cili figuron në sistem me gjoba të marra pa dijeni e tij, duhet t’i drejtohet Gjykatës Administrative. Ndërsa i propozon Ministrisë së Brendshme të fshijë nga sistemi të gjitha gjobat që rezultojnë të jene afrofe.

Por, megjithëse të pakët, disa qytetare kanë vendosur t’i drejtohen Gjykatës Administrative për të kërkuar anulimin e gjobave. Deri tani në këtë gjykatë janë drejtuar 15 persona. Por, fluksi në këtë gjykatë është i ulët, për arsyen se nëse gjoba është minimale, pra 1 mijë lekë, padia kushton 3 mijë lekë dhe natyrisht duhet shumë kohë në dispozicion për t’u marrë me procesin.

 

53 komente në “Gjobat, policia është duke shkelur ligjin”

  1. toni says:

    jam pro gjobave te policave ndaj atyre qe kalojne me te kuqe, rri ne parking dysh, shtyp njerez…ketu njerezit jane kafshe e troc…
    mbytini kafshet me makina…

    1. jozi says:

      O Ton, di shqip?!!

      1. endriii says:

        ska lidhje fare se te gjithe qe po e shkelin ligjin po hane gjoba. ndonje gabim ne sistem eshte i tolerueshem po kjo sdo te thote asgje sepse ne fund te fundit po vendoset rregull.

    2. Grigor says:

      Kush po ankohet pse vihen gjoba per shkelje? Problemi eshte qe vihen gjoba pa vene ne dijeni qytetarin duke i hapur rruge abuzivizmit. Per kete problem adresohet dhe artikulli. Vete shprehja jote ” Mbytini kafshet me makina” shpreh nje mentalitet injorant dhe duf te nje njeriu qe nuk ka pare makine me sy dhe per shkak se te tjeret kane ate qe ti nuk ke, duhet te jene patjeter kafshe!!! Ti kthejme te gjithe ne socializem. T’u marrim makinat ‘borgjezeve’ ti shtetezojme qe te kenaqet masa e te paafteve, paraziteve, dembeleve, cmirezinjve qe nuk kane pare dhe nuk do kene ndonjehere makine dhe hajer ne jete per shkak te veseve dhe shpirtligesise te tyre jo per faj te dikujt tjeter. Ik puno Daku nxirr ndonje lek me mire se te rrish para kompjuterit dhe te zbrazesh vrer per dicka qe ka dikush me djersen e ballit dhe qe po ja nxijne jeten ne kete shtet vampir me zyrtare vampire!

      1. toni says:

        grigor ti je nje kafshe tjeter qe kalon me te kuqe kur une sillem si qytetar dhe respektoj semaforet…une plako kam 13 vjet qe mabj vetem makina te viteve te fundit dhe i kam mbere te reja…ndersa per ty me vjen keq qe je pjese e kafsherise qe qarkullon ne tirane ku lloj lloj kafshe kujton se makina eshte lope qe e leshon ne fushe pa asnje rregull. ku ke pare ti ne europe te kalosh me te kuq dhe te thuash pse me vene gjobe…respekto rregullat e QYTETIT dhe pastaj fol ketu….kafshe

        1. Grigor says:

          Sa per dijeni une jetoj ne NY. Nuk jetoj ne Tirane. Tiranen, rremujen dhe policet e saj ti kam lene ty peshqesh. Une i respektoj rregullat e qarkullimit rrugor keto per shkak se ruaj veten time dhe te tjeret ne rradhe te pare. Ne rradhe te dyte eshte ligji shume me i rrepte dhe i zbatuar drejt sesa ne Shqiperi qe nuk te le te abuzosh ne rruge me makinen. Keshtu qe me gjykon pa njohur zoteri! Lexo me koke komentin tim jo me b.. Nuk u shpreha kunder gjobave por kunder menyres se venies se tyre dhe cilesimit te gjithe atyre qe kane makina si kafshe. Para se te qytetrohen policet ne menyren e sjelljes dhe zbatimit te detyres mendoj se ne ate vend duhen qyeteruar katunaret. Katunaret ne sjellje kam fjalen jo ne origjine. Pasi te gjithe shqiptaret origjinen nga fshati e kane. Te uroj suksese ne kete proces z. katunar.

          1. shqiptar ne atdheun e vet says:

            shoku ti jeton ne new york dhe prononcohesh per situaten ne Shqiperi, mbi baze informacioni gazete.Kete s’e pranoj!

            Une qe po te shkruaj kam marre vetem nje gjobe brenda 7 muajve te fundit. Kjo per rrip sigurimi.

            Ka raste abuzimi-patjeter, por nqs efektet pozitive te ketij aksioni jane me te medha se ndonje gabim, atehere Bravo Policise!!(rrup-sup gangove apo deputeteve – kundrejt qytetareve te thjeshte).
            Per mos me thene qe Polici ka filluar te jete figure! Per dijeni te jap info se me perpara ka qene me keq se nje lecke!

            Me nje fjale, te dashur bashkatdhetare, mos u prononconi me pasion per nje ceshtje kur nuk jetoni ‘live’ ne kete vend!
            klm shoku, te fala NY

            1. Grigor says:

              Po ju aty e keni monopolin e te vertetes? Cdo njeri ka te drejte te jape mendimin e tij. Informacioni i gazetes eshte qe gjobat vihen pa e vene ne dijeni personin e gjobitur. Ti mund te kesh gjobe ose me shume se nje gjobe dhe nuk di gje. Une u shpreha qe nuk eshte e drejte kjo nqs eshte e vertete. Nqs nuk eshte e vertete thuaj si eshte e verteta. Keto behen ballafaqim mendimesh, idesh, debat. Ketu nuk jepen urdhera jepen te drejta disave apo hiqen disa te tjereve. E ke kapur nga bishti zoteri. Keshtu qe mos me moho apo me jep urdher mua se cfare te bej. Klm.

            2. tini says:

              ti mire e ke se e di se e ke mare gjoben, por edhe une kam nje gjobe per rrip sigurimi qe sapo e zbulova ne internet dhe nuk e di se pse duhet ta paguaj ne nje kohe qe nuk me ka ndaluar asnje polic per te me vene gjobe per rrip sigurimi per keto 7 vitet e fundit. atehere si i behet, a keshtu zbatohen ligjet? ndoshta ekspertet kane hapur faqet e targave ne sistem dhe kane vene gjoba sipas qejfit dhe ne duhet te paguajme, dhe ju thoni bravo kur nuk dini asgje sec po ndodh. shume shofere po ankohen se po perballen me gjoba kur ata nuk jane informuar dhe sipas ligjeve shqiptare kjo eshte e paligjshme. ne cdo vend perendimor policia te dergon ne shtepi faturat e gjobave kur ti kalon afatet kurse ketu te thone pas 2 apo 3 vjetesh kur te ndalon polici ne rruge

            3. toni says:

              nga ny edhe une si ty do te mendoja por nuk jam aty keshtu qe na ler rehat ne zimbabwen tone…
              klm z. katunar ne ny

              1. Grigor says:

                U mundova te debatoj por me militante partake eshte e pamundur. Jeni bere me keq se militantet e Sales. More une nga NY ja fut lot po komentuesi me nick Tini dhe ky not ja fut nga Honoluluja? Sa per katunarin nga NY te them shqip paster dhe sakte. Na rrufsh topet. Pirth te shfryhesh pirth!

      2. safo says:

        Mbytini “kafshet me makina” mendoj se i referohet kafsheve qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit, pra qarkullojne si kafshe e jo si njerez, dhe komentuesi ka plotesisht te drejte.

  2. plaku dhe deti says:

    pa dijenine e “qyqareve” tamam e ke thene …

    1. Paradox says:

      Ketu ne qytetin ku jetoj une ne Angli qe eshte me popullsi sa Tirana vihen deri ne 10 mije gjoba per shkelje te rregullave te trafikut dhe parkimit ne dite, eshte nje gje normale kurse ju atje qaheni per nje mije ne dite kur dihet se nuk ka aspak kulture ne perdorimin e makines!

      1. plaku dhe deti, ai i verteti says:

        O ti plaku lart, pse me vjedh nick-in?Apo do nje gjobe qyqaresh aforfe?

  3. Kici Berati says:

    Eshte paradoksale qe te vihet gjobe dhe te mos marre dijeni kundervajtesi brenda nje kohe sa me te shkurter. Dikur ka qene nje rubrike ne flet-gjobe “Shpjegime te kundervajtesit”, dhe shoferi shkruante rrethanat dhe arsyet qe e kishin shtyre ne shkelje.
    Gjobat e paditura nga shtetasi duhet te mos konsiderohen nga ata, te mos paguhen sepse i lihet vend abuzivizmit, hakmarrjes dhe plotesimit nga zyra per statistike.
    Keto gjera te shohe Ministri Brendshem ne ushtrimin e detyres se tij, se abuzivizmi me gjobat, bllokimi i njerezve per mosshlyerje te tyre etj. po ja kthejne elektoratin kunder.
    Z.Drejtor i pergjithshem, ne vend qe ti besh fresk ministrit ne daljet para mediave, ngri nje grup kontrolli per kete problem se po ta fusin policet e Saliut, po sabotojne punen e ndershme te qindra policeve te ndershem.

  4. fronti demokratik says:

    Saliu e ka fajin, vellezer. Po te mos ishte ai, burrgjezet s’ do te kushin makina, shoke!

  5. miu says:

    problemi i gjobave dhe i shume problemeve te tjera me policine zgjidhet kur te gjithe shqiptaret te jene te regjistruar me adresa banimesh te rregullta, gje qe duhet ta dije edhe policia! policia gjobit makinen, makina ka nje targe, targa i korrespondon nje personi, personi ka nje adrese ku banon! shume e thjeshte, apo jo?!

  6. jimmmy says:

    Po ne te gjith boten vihen gjoba dhe pa pranine e drejtusit te mjetit< ca ekspert leshi eshte ky qe tregon perralla

    1. Gjenerali Bato says:

      Ore Jimmmy nga Peza, gjoba mund te vihet pa pranine e drejtuesit, por drejtuesi duhet te njoftohet brenda 30 diteve per gjoben. Ne rast te kundert gjoba eshte e pavlefshme. Shko lexo kodin rrugor. Kokebolke!

  7. elinor says:

    Nuk prish pune se jane rilindas ata! Ato nuk quhen gjoba; per me sakte ky quhet kontribut qe ata japin per Lirindjen e llukubabashtase — nga fejsbukist ne minister!

  8. Policia eshte duke shkelur LIGJIN ?

    CILIN LIGJE?

    Pse njeh ligje ai popull ?!

    Por shprehuni qart mer vllezer , thoni o tu shkel Sherihatin .

  9. Vera says:

    Ai programi si biçim opinioni tek TV A1Report mbrëmë qe i gabuar, drejtuesja dhe të ftuarit, përfshirë edhe gazetarin investigativ, Artan Hoxha, e kishin vënë si para gjyqit përfaqësuesin e Rrugores dhe ankoheshin se e mbytën popullin me gjoba. Po kaq shumë gjoba janë vënë edhe para 23 qershorit, tha ai, por tashti po u “djeg” drejtuesve të automjeteve ngaqë ne po insistojmë të vilen. Policia duhet mbështetur, sidomos nga Media, nuk përbëjnë argument llomotitjet e atyre që thonë se nuk dinë e nuk kanë qenë prezent kur u është vënë gjoba. Janë justifikime në hava, spekulime. Shumë-shumë mund të jetë bërë ndonjë lapsus, por jo të përgjithësohet.

    1. toni says:

      me ty jam vera…ato dje i thoshin policit pse i ve gjoba ti atyre qe jane ne kundravajtje? absurde! nuk thoshin a bejne kundravajtje qytetaret apo policia na qenkerka cmendur dhe i vene kot qytetareve gjoba? jo mor jo marrin gjoba kush ben kundravajtje e pike dhe eshte e drejte keshtu.

      1. Shofer pa makinë says:

        ?

  10. Limontosi says:

    me dy fjale : shtet – muti

  11. iliri tirane says:

    Kjo qe po ndodh me gjobat eshte e turpshme….aksion se shteti ka arken bosh. Metode e perdorur nga qeveria me pareshme(SRB)….ku eshte Rilindja ketu QE UNE E VOTOVA DHE BESOVA ???? PO NA ZHGENJENI DHE NJEKOHESISHT NA GENJYET.

  12. Drejtor pa dashje says:

    Në Itali, sa për shembull, patrulla kalon, shikon një automjet të parkuar kundravajtje dhe mbush fletën e gjobës, pastaj njërën kopje e vë te freçat e xhamit, kështu që kur kthehet i zoti i makinës i bie ballit me dorë. E fut fletën në xhep dhe shkon e paguan. Edhe vajzat tona kështu bëjnë, por shumëkushi pretendon se nuk di gjë, pasi e di që adresën nuk e ka dhënë të saktë, për mos me thënë se te ne nuk funksinojnë adresat. Besoj se MBr do ta sistemojë edhe këtë handikapin e adresave. Psh u propozua që të përdorë SM telefonikë, siç bën (bënte) Sala kur na përshnet për Vit të Ri ose për fushatë.

    1. ~ ~ says:

      Po tesoro, i ven gjobat polici italian edhe kur nuk eshte shoferi. Por jo kur ti je ne Milano dhe gjoben e merr ne Torino. ?
      Edhe une kam marre gjoba ne Tr, po mi kane fal prap, se kisha komshi policin . Lol

  13. toni says:

    Me dy fjale shtet tamam,pse ne europe nuk vihen gjoba pa dijeni te qytetarit,rasti kur bie ne radar ose drejton makinen me celular ne dore,polici ka te drejte te gjobise.Me ne fund shteti po merr jete,ata qe pretendojne se nuk kane qene ne Shqiperi duhet te mendohen mire se kujt ja kane dhene mjetin per perdorim,gjobat vihen ne baze te targes dhe per rrjedhoje gjoba shkon ne emer te pronarit te mjetit.

    1. loni says:

      o toni e drejte ajo qe thua ti per ne europe me ane te kamerave qe drejtuesi nuk e kupton dhe gjoba shruhet,por ti shoku toni qe e ke me te degjuar keto lloj gjobash me ane te camerave neper rruget e europes,gjoba qe eshte shkruajtur nga camerat te vjen ne shtepi mbas nje muaj e gjysem,bashke me kamaten,por me kryesorja eshte se ajo gjobe shoqerohet edhe me fotografine e automjetit tend me targat e tuja,oren diten muajin vitin dhe deri edhe secondat kur ti e ke shkelur me te vertete ligjin,dhe nuk mund te kundershtosh ne asnje menyre,pervece te fillosh e te acarohesh me veten tende,duke ikur brenda dhjete diteve kur te vjen gjoba dhe ta baguash,ne rast refuzimi mbas nje kohe 6 me 8 muaj perfundon ne gjykate me nje vlere 10 fish me te madhe,dhe rrezikon edhe burg po nuk e paguve ate ne gjykate,kjo me ka ndodhur mua ketu ne france,prandaj shpjegohu me mire per gjobat nga camerat e rrugeve.

  14. Shofer pa makinë says:

    Ku do ta gjej drejtuesin polici kur ai ka “parkuar” makinën keq dhe ka ikur me pi kafe :). Polici duhet të rri aty derisa drejtuesi ta bajë qejfin tamom? Polici duhet t’i vërë gjobën, ai kur të kthehet e gjen faturën te freçja e makinës. Apo si nusja e re e Zenit që shkueka me makinë te farmacia me ble ilaçe apo tollumbace. Tri herë te farmacia – tri gjoba kishte marrë e shkreta. Mëso mi goce me shkue në këmbë. Siç ka shkue nona jote, me nallone bile.

  15. Polici .... ? says:

    ****************************************************************************************

    …. Ne gjithe boten “POLICI” nuk eshte i detyruar te prese apo njoftoje qytetarin kur personi nuk eshte prezent …. Polici te vendos gjoben me fature dhe kaq.

    Qytetari nese nuk eshte dakort me gjoben Ai mund ta hedhi ne gjyq …. keshtu funksionon ne gjithe boten.

    ****************************************************************************************

  16. United Kingdom says:

    Polici ka te drejt te ver gjobe pa dijenin e shoferit dhe i le copje te gjobes ne xhamin e pare te mjetit. Ateher, polici dorezon gjobat ne zyre. Nese i soti mjetit nuk e ka paguar gjoben brenda afatit ateher zyra duhet ti coj leter ti rikujtoj gjoben plus kamat vonese? Ne kete rast asnje ska pse te ankohet.

  17. lavirja e bulevardit says:

    ti vejne e ti lujne fene!!!! Babuksit e Shqiperise kane shitur bicikletet dhe kane blere makina dhe kushedi ci duket vetja. Ecin neper rruge sikur jane ne xhungel. Le tu demtohet xhepi disa here qe te edukohen, se i mungon edukata minimale.

    Nuk i lajmeron policia? Po normal se megjithato levizje rezidenciale individesh pa sistem dhe pa adresa te sakta, eshte mese normale. Me kalimin e kohes do i merret adresa kafsheve dhe do i lajmerojne ne kohe.

  18. Rilindje says:

    Policia vepron drejt. Fleten e gjobes qe e mbush dhe pa pranine e drejtuesit te makines e vendos ne xhamine e perparme dhe kaq. Cdo drejtues i automjetit duhet te ndergjegjesohet per gabimin qe ben. Neqoftese nuk eshte dakort te shkoje te appeloje ne gjykate per gjoben se dhe mund te behen gabime. Keshtu veprohet ne gjithe boten e qyteteruar. Zbatimi i ligjit eshte alfa e qyteterimit dhe sa me pare ta zbatojme aq me mire eshte per te gjithe. Kjo tregon qe shteti po fuksionon.

  19. 1 milion qelbesira says:

    Bravo Rama. Na mbyt me gjoba, vetem saliu te terbohet e te te kundershtoje aman. Shtoi gjobat, vendosjau edhe atyre qe nuk kane makine fare e te terbohet saliu komplet ti ike truri

  20. ilir says:

    ketu si policia e shoferet jane si ne kohen e qepes .shoferet nuk dine te ngasin makinat e jo te zbatojne rregullat e qarkullimit policat e kane mendjen te vjedhin e del e perfaqeson shtetin duke lypur .turp i madh

  21. Qemal says:

    Hallall Policia.
    Ja fusin kot mashtruesit. Gangot tani po mblidhen. Nuk ka te huaj qe vjen ne Shqiperi e nuk lemeriset nga keta shkerdhata shofera qe sdine cfare eshte rregulli e qarkullimi normal.

    Megjithese jam me makine, kam frike te dal rrugeve ne kembe, se te shtypin horrat idiote.

    Mos degjoni ca idiote neper TV, qe se kane haberin cfare eshte rregulli e ligji.

    Policia ka bere pak. Ka akoma shume hapesira per te disiplinuar kta debile, handikapate, qe bejne te fortin rrugeve.

    Brave Tahiri, mos u terhiq, por shtrngoje me shume, je njeshhhhhhhhhhh.

  22. Florenti says:

    Sa për gjobat që ankoheni se janë vendosur pa dijeninë e shoferit, e kini gabim ju që jetoni në Shqipëri. Në çdo vend vendosen gjoba pa qenë shoferi aty,thjesht çdo njeri duhet të ketë deklaruar dhe adresën e shtëpisë në polici,si për t’i ardhur gjoba në shtëpi, por dhe policia ta gjejë personin për çdo rast nqse ka probleme të tjera me ligjin. Kështu është në çdo vend në Evropë, akoma dhe në Greqi, kemi marrë gjoba për mos deklarim ndërrimin e adresës.

  23. "BD" says:

    Duket qe diçka ka ndryshuar per mire. Te vazhdohet. Diku policia deklaroi se nuk do vendosen gjoba pa prezencen e drejtuesit te automjetit. Keta prape akuzojne e lehin.
    Ka mbi 3 muaj qe nuk me ka ndaluar asnje polic. E thjeshte:
    -Vendos rripin
    -Ndez dritat.
    -Ecij si njeri e jo si kafshe.
    -Nuk flas ne celular.
    -Nuk rrezikoj makinat e tjera duke kaluar nga korsia ne korsi.
    Bashkia urgjent te beje vizimet. Me boje te qendrueshme e jo me gelqere si para nje muaji e tani nuk ka me as gjurme te tyre.

    1. toni says:

      bravo BD…edhe une 1 gjobe maksimumi 1 gjobe ne dy vjet se veproj si ty.

  24. . says:

    *************************************************************************************

    Qesharrake, shqipetaret nuk jane mesuar me “ligjin” …. qekur vdiq Enveri vdiq dhe “Ligji”.

    Ramizi ishte i pari (Verior) qe la c’thurrjen e ligjit, pastaj (Veriori shpellar) “Rrumpalla” Sali Krimineli qe degjeneroi dhe mesoi POLICINE te fuste leke ne xhepat e tyre ….. ja Pasojat:

    Sqhipetert i vetmi popull ne bote qe nuk kupton se c’eshte “Ligji”, prandaj zbriten me kazma dhe armene duar per te zabtuar toka dhe vjedhur
    tullatekopsheve, cerdheve, shkollave, ndermarjet …. etj. maskarralleqe te tjera.

    ****************************************************************************************

  25. "Ligji dhe Maliqi" .......................................................................................... says:

    ***************************************************************************************

    Qekur vdiq Enveri, vdiq “LIGJI” dhe u ngjall “Maliqi”.

    ****************************************************************************************

  26. .......................................................................................... says:

    ***************************************************************************************

    O popull ….. e dini ju sa “gjoba” kemi marre ne qe jetojme jashte Shqiperise ? …. pyesni shoket dhe te afermit tuaj qe te kuptoni si e zbatojne popujt “Ligjin”.

    ***************************************************************************************

  27. bujar says:

    Ketu ne amerike gjykatat e larta te disa shteteve e nxoren si jo kushtetuse dergimin e gjobes me poste per shembull per kalim shpejtesie ne autostrade.ketu filluan te dergonin gjoba nga kamerat e sigurise por resultoi jo kushtetuse se ne fund fare eshte shoferi qe duhet ta marre gjoben jo makina.sepse kamera nik mund te tregonte kush po e nget makinen ne ate moment.

  28. Drejtesi says:

    Dua te sqaroj te gjithe ata qe shkruajne per UK se policia te vendos gjobe pa prezencen e drejtuesit por e ke gjoben ne xhame dhe ta verteton me ane te kamerave qe ke qene kundravajtje dhe ke mundesi te ankohesh, kurse ne shqiperi mund jesh jashte shtetit dhe mund te marresh gjobe dhe e firmosin policet vet ne vend te personit kjo eshte nje kafsheri dhe si votues i majte qe jam i kerkoj Edi Rame qe te pastroj radhet e policise nga kriminelet e vicidollit se po shkakton pakenaqesi mbi popullin e thjesht.

  29. V.Nazeri says:

    I lexova komentet e me siperme me vemendje.Une jetoj ne Amerike. Me duket gjykim jo i sakte mendimi se polici duhet ti vere gjobat ne prezenc te qytetarit. Si do veproj polici kur qytetari nuk eshte prezent?Ne rast se Ju nuk kini besim tek POlicia kjo eshte ceshtje tjeter.Ju duhet te ngriheni ne kembe e ti kerkoni llogari shtetit se duhet te krijoj nje polici te besueshme.Ka shume menyra per ta bere kete.Gjobat qe kame mare Une nuk i numeroj dot.Gjoba vjen me zarf dhe me Zarf tjeter brenda per ta kthyer pagesen.Kur ajo nuk kthehet ne kohe, policia te dergon njoftim tjeter e tje.Po askush nuk guxon te mos e paguaj gjoben sepse mbas disa muajve gjoba shumefishohet.Prandaj te dashur shqiptar duhet te mesohemi me rregullat sepse ato jane ne te miren tone,por ne te njejten kohe nuk duhet te heshtim ndaj veprimeve arbitrare te policise,sic me ndodhi muane Shtatorin e vitit 2013 afer Lushnjes.POlici me beri shenje per te ndaluar e une ndalova dhe sa po me pa qe kisha vene rripin,(pasi gabim tjeter nuk kisha)pa piken e edukates me tha gjithe menefregizem ” c`fare burri je Ti ore, e vendos rripin per te mos me dhene mua 2000 lek ?!”.Pra, ka edhe nga keto raste ne polici, por e pergjithshmja eshte e mire.Faleminderit.

  30. e.f. Toronto says:

    Hera e pare qe komentoj ktu po me vjen keq sepse ktu perdoren terma jo te kendshem. Eshye nje problem qe e gjith bota e ka zgjidhur por mesa duket vetem ne Shqiperi mbetet akoma nje problem serioz. Ktu ska te beje sesa te re e ke makinen apo sesa her i nderron makinat sic ka komentues qe e permendin ktu. Gjobvenie pa dijeni vendoset vetem ne rast se parkohesh aty ku slejohet. Ne asnje rast tjeter nuk vendoset gjobe pa dijeni te drejtuesit te mjetit. Dhe menyra me demokratike eshte atehere kur te jepet e drejta per te ankimuar ne instanca me te larta qe eshte drejtesia sepse policet nuk jan qenie ideale edhe ato gabojn dhe vendimet duhet te gjykohen. Kjo ne fakt duket zgjidhje shum e veshtire per qeverine sepse akoma nuk ka drejtesi!!! Por kjo ndodh shum rendomt ne cdo qeveri qe vjen ne pushtet sepse do qe te tregoje dhembet me qytetaret e shkret. Ka shum zgjidhje me te buta dhe afatgjate jo vetem kjo. Nuk eshte zgjidhje ti detyrosh policet te vendosin 1500 gjoba ne dit. Gjithsesi mbetet ti urojm fat edhe kesaj qeverie qe me duket sikur ja ka nisur pak si keq.

    1. Vera says:

      I dashur e.f. Toronto, meqë duket se nuk banon në Shqipëri, po të sugjeroj që pas atij gjoja argumentit “1500 gjoba në ditë” qëndron shpifja e stanit Berisha, që prodhon në çdo çast intriga e gënjeshtra të pa pame. Ai është mjeshtër Gines për këto maskarallëqe, hedh bëmba me tym për të bërë ca tymnaja ndër popull, dhe për të kënaqur shijen e

    2. Zamira Bolano says:

      I dashur e.f. Toronto, meqë duket se nuk banon në Shqipëri, po të sugjeroj që pas atij gjoja argumentit “1500 gjoba në ditë” qëndron shpifja e shkut Berisha, që prodhon në çdo çast intriga e gënjeshtra të pa pame ndaj kësaj qeverie që ia mori pushtetin me votat e popullit. Ai është mjeshtër Gines për këto intriga, njerëzit e mençur e dinë këtë, hedh bomba me tym për të bërë ca tymnaja ndër popull dhe për të kënaqur shijen e militantëve të tij, që e besojnë symbyllurazi. Uroj të kaloni mirë në Torinon punëtore!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje