Donohoe-Bushati: Irlanda mbështet Shqipërinë për marrjen e statusit në BE

9 Janar 2014, 10:35Politika TEMA

Ministri i Çështjeve Evropiane të Irlandës Paschal Donohoe shprehu sot mbështetjen e vendit të tij për marrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, sikundër vlerësoi reformat e ndërmarra nga Qeveria shqiptare. Donohoe po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku fillimisht u takua me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe më pas do të ketë takime të vecanta me Kryetarin e Kuvendit Ilir Meta dhe ministren e Integrimit Europian Klajda Gjosha. Në takimin me ministrin Bushati, Donohoe vlerësoi ecurinë e reformave në Shqipëri, vecanërisht ato në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Ministri Bushati shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Irlandës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë, duke falënderuar në këtë kontekst nënshkrimin nga Ministri i Jashtëm irlandez,  Gilmore, të letrës së 8 Ministrave të Jashtëm në mbështetje të dhënies së statusit të vendit kandidat Shqipërisë në dhjetor të vitit të kaluar.

Bushati theksoi se procesi i integrimit evropian të Shqipërisë mbetet prioriteti kyç i Qeverisë shqiptare dhe në këtë kuadër e siguroi Ministrin Donohoe për angazhimin maksimal në vijimin e zbatimit të reformave, duke shprehur besimin në marrjen e statusit të vendit kandidat në muajin qershor.

Gjithashtu, bashkëbiseduesit shprehën vlerësime për marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve dhe në kuadrin e thellimit të bashkëpunimit u ra dakord për gjetjen e rrugëve për dhënien e asistencës teknike të Irlandës, lidhur me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime mbi rajonin dhe në këtë kuadër u vlerësua politika konstruktive e Shqipërisë.

 

1 komente në “Donohoe-Bushati: Irlanda mbështet Shqipërinë për marrjen e statusit në BE”

  1. Kacamilli says:

    Irlanda per te gjithe ata qe nuk e dine eshte ai vendi qe nuk ka liberalizuar ende vizat me Shqiperine. Hajde tragjikomedi hajde

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje