Qeveria e Edi Ramës po braktis me shpejtësi angazhimin në kohë fushate për akses të hapur tek informacioni, thonë kritikët
Nga Besar Likmeta, BIRN
Pas një dekade duke vepruar në këtë mënyrë, qeveria shqiptare ka vendosur që të mos i publikojë më vendimet e saj në faqen e Këshillit të Ministrave.
Që kur qeveria e re e qendrës së majtë e Edi Ramës mori detyrën në shtator, reporterët dhe publiku kanë marrë vetëm copëza informacioni nëpërmjet deklaratave për shtyp.
Tani e tutje, një këshilltar i kryeministrit Edi Rama i tha Balkan Insight se publiku do të ketë akses të plotë tek vendimet e qeverisë vetëm kur ato të publikohen në Fletoren Zyrtare.
Kritikët thonë se kjo lëvizje është një hap mbrapa sa i përket të drejtës së publikut për akses tek informacioni kyç.
Ata thonë se qeveria po tërhiqet nga premtimi i fushatës për më shumë transparencë, duke dështuar të respektojë angazhimet e ndërmarra nëpërmjet traktateve ndërkombëtare.
Si pjesë e një iniciative ndërkombëtare, Partneriteti për Qeverisje të Hapur (PQH), qeveria e detyroi veten në vitin 2012 që të promovojë transparencën, të luftojë korrupsionin dhe të shfrytëzojë teknologjitë e reja për të forcuar qeverisjen.
Angazhimet adresojnë tre parime të iniciativës: rritjen e integritetit publik, përmirësimin e shërbimeve publike dhe menaxhimin më efikas të burimeve publike.
Duke folur përpara reporterëve në vigjilje të Vitit të Ri në lidhje me 100 ditët në qeverisje, Rama deklaroi se transparenca mbetet guri i themelit i një qeverisje të mirë.
“Kushti i parë për një qeverisje të mirë është transparenca,” tha ai.
“Ne jemi të angazhuar për të qeverisur përmes transparencës dhe për të modernizuar qeverinë dhe të gjithë shtetin përmes transparencës,” shtoi ai.
Megjithatë, jo gjithkush bie dakord se qeveria ka qenë e hapur me median dhe publikun.
Kodi i etikës i paraqitur në takimin e parë të qeverisë, që thotë se ministrat dhe zyrtarët publikë mund të flasin me median vetëm pas aprovimit të zyrës së kryeministrit, provokoi një debat të nxehtë.
Vendimi për të shtyrë publikimin e vendimeve të qeverisë derisa të shfaqen në Fletoren Zyrtare është një tjetër lëvizje për të kontrolluar dhe për t’i bishtnuar mbulimit mediatik.
“Duke mos publikuar vendimet në momentin që merren, qeveria synon të pengojë të drejtën e publikut për të rishikuar vendimet e saj dhe për t’i kritikuar ato,” thotë Gjergj Erebara, redaktor në të përditshmen Shqip.
“Në vend të publikimit të vendimeve të saj, publiku është duke u ushqyer me ëmbëlsira propagandistike,” thotë ai.
Erebara thekson se kur qeveria kaloi paketën fiskale dhe buxhetin e vitit 2014 në dhjetor, në vend që të publikonte dokumentet e plota, paraqiti vetëm një përmbledhje të paketës në një konferencë për shtyp nga një ministër.
“Guri themelor i çdo shoqërie demokratike është që kur dikush propozon një projektligj, vendim ose akt, ai të jetë në dispozicion të publikut,” thotë Erebara.
“Kjo është një përpjekje për të qeverisur pa opinionin publik,” shton ai, duke iu referuar trajtimit që i bëri qeveria paketës fiskale.
Gjergji Vurmo, një ekspert për Mekanizmin e Monitorimit të Pavarur të PQH, në të cilën Shqipëria është bërë pjesë në vitin 2012, thotë se Tirana ka implementuar një numër angazhimesh si pjesë e planit të parë të aksionit 2012- 2013. Tani vendi është në proces për të përgatitur një plan të ri veprimi për periudhën e dytë.
Vurmo kujton se plani i parë përmbante 30 angazhime konkrete, që synonin të përmirësonin aksesin e publikut tek informacioni, konsultimin publik, e- qeverisjen dhe përdorimin e teknologjisë për qeverisje të hapur dhe të përgjegjshme.
Ai thekson se edhe pse jo të gjithë objektivat e planit të veprimit u plotësuan nga qeveria e mëparshme e qendrës së djathtë, qëllimi ishte që ato të shkonin përtej një aksesi të thjeshtë tek informacioni.
“Në dritën e detyrimeve të PQH, por edhe të një praktike të gjatë të publikimit të vendimeve të miratuara të qeverisë në faqen e Këshillit të Ministrave, ndërprerja e kësaj praktike është sigurisht një hap prapa,” thotë Vurmo.
“Fakti që vendimet e qeverisë publikohen në Fletoren Zyrtare nuk është argument për të justifikuar faktin se premtimet e qeverisë për transparencë janë thyer,” shton ai.
Vurmo thotë se vendimi për të ndërprerë publikimin e vendimeve të qeverisë është veçanërisht në kundërshtim me angazhimin nr. 4 të PQH.
Kjo i detyron shtetet anëtare për të shfrytëzuar teknologjitë e reja në mënyrë që sa më shumë informacion të bëhet publik në mënyrë që njerëzit të kuptojnë se çfarë bëjnë qeveritë e tyre dhe të ndikojnë në këto vendime, kujton ai.
“Ky vendim jo vetëm që bie në kundërshtim me frymën e PQH, por edhe me angazhimet themelore të çdo shteti anëtar,” përfundon ai.
ashtu me te lumte
Shkoni o gjeni shoket ju ,sjeni mesuar ndoi here te keni nje burre te vertete ne krye te nje shteti ,qe permbush premtimet qe ne 100 ditet e para te qeverisjes po jeni mesuar me individe pa identitet qe shkaterruan vendin si mos me keq !
Mos u merzisni,s’keni pa akoma.
Problemi me i madh qe shof une eshte mungesa e seriozitetit nga ana e medias. Jam shume pro transparences por gjithashtu duhet te pranojme se cdo gje qe behet publike kthehet ne nje arme te turpshme per opoziten sepse pas cdo argumenti, media promovon vetem shpifje dhe eshte totalisht e anshme sa i perket menyres se shkrimit te lajmit.
kjo ceshtja e zyres se shtypit eshte mese normale, cdo deklarate duhet te jete e menduar mire dhe te jepet ne baze te disa ligjeve. koha ka treguar se shumica derrmuese e politikaneve kane qef te dalin ne tv, pa thene ndonje gje me substance.
me shume se demtim, ky vendim ka qene nje hap perpara i cili tregon seriozitet ne menyre se si prezantohen vendimet perpara opinionit publik.
Une nuk arrije te kuptoj sesi keta njerez flasim me goje te palare??? Hedhin fjale mbi tjetrin sikur jane zoti vete!
O njerez, ky kryeminister ka vetem 100 dite ne pune, do ta leni te bej te pakten 1 vit para se te nxirrni perfundime apo keshtu jemi ne shqiptaret pa filluar mire japim direkt pergjigjen
Cdo person qe eshte duke lexuar kete artikull duhet te kuptoje se nje kryeminister i tille na vjen vetem 1 here cdo 100 vjet, kete rradhe le ta mbeshtesim dhe ti japin nje dore qe edhe ne shqiptaret te behemi qytetare evropiane. Nuk del transparenca me fjale boshe, ju gazetare po qe se jeni vertet te tille duhet te dini sesi te beni transparence dhe ne menyra te fshehta, por deri tani keni ngelur pa pune se keni nje kryeminister qe cdo gje jua servir ne pjatance.
Nuk duket se e ka braktisur transparencen pasi gjithcka po behet publike dhe gjeja pare qe po ben rama eshte qe po rregullon sistemin e transparences.
Ore seriozisht I keni keto perralla. Gjithcka eshte me transparente se kurre, por seshte transparente me duket qe ju pseudogazetare politke disinformoni.
nqs shqiptaret apo gazetaret kan ankesa edhe sot per transparenc ndaj qeverise kjo i bie qe nkohen e sali berishes qenka diktature.nrm qe perfeksion nuk ka por ama esht turp te thuhet se ska transparenc.siduket shqiptaret e kan fshire 8 vjecarin e qeverisjes se saliut dhe tani e mendojn kohen nga viti 0.kjo eshte po aq vleresues x qeverine rames sa dhe me shkaterrtari per te djathten kur qeverist.
Po moj Adela mire e ke, por te besh qeveri me Ilir Meten si me zor e hodhem ate vote si thua! 21 Janari nuk u be per Mul Noken.
Saimir Tahiri ne cdo konference po matet me te gjorin Mul e jo me Olldashin. Ne qofsha gabim me korigjo
Mesa duket media kerkon te fuse hundet gjithkund,ish mesuar gjer dje qe te merrej me brockullat e Saliut e madje ngrinte me to kauza.Populli tek kjo qeveri eshte besimplote.
eshte turpi me i madh sot te akuzosh kete qeveri per transparenc kur cdo media dhe cdo qytetar ka akses tplote ne cdo institucion shteteror aq me pak ne ministri apo kryeministri.mduket se mediat kan harruar ckane hequr 8 vite me qeverine e sali berishes ku kishte munges transparence dhe agresivetet ndaj mediave.me pak fjal do them se si qytetar saher qe kam kerkuar informacion e kam gjetur ate ne faqet elektronike perkatese dhe tgjitha kto jane shpifje ndaj qeveris nga mediat prane opozites.
Nuk e kuptoj se pse duhet te behet kaq problem kjo gje.Transparenca nuk mungon per faktin se pas botimit ne fletoren zyrtare gjithcka do behet publike.Pra informacioni per nje vendim te marre do jepet.
KJO ESHTE STRATEGJI CIFUTI , ATA BEJNE REKLAME TE BUKUR ME PRAPASKENE TE REZIKSHME.
O mone, ik te altin goxhaj me shoke e lepijeni saliun qe bente kerdine me te shitur armesh e gjithcka pa ditur asgje populli. Turp kur flisni per mungese transparence
Vendime të Këshillit të Ministrave në datë 08. 01. 2013
http://www.km.gov.al/al/newsroom/lajme/vendime-te-keshillit-te-ministrave-ne-date-08-01-2013
Si idiote te lindur qe jane keta jashqitjet e Sales nuk dine se c’domethene vendime qeverie dhe as fletore zyrtare.
Po pra, edhe projekt buxheti ka qene gjithmone te faqja e ministrise se financave
Si kuptoj keta une ?
o razo nuk e ke idene se sa fjale ofenduese me vijne ne mend per ty ne keto momente. u mundove shume ta nxirrje veten kaq injorant, kaq te paafte?! ato pacavuret qe ke derguar ne ate link, jane permbledhje e vendimeve apo pr/ligjeve. dhe ata te cilet flasin me lart, pikerisht kete po thone. sapo mbeshtete dhe faktove qendrimin e tyre. me e pakta qe mund te besh eshte te mos besh kopetentin ne dicka qe je injorant. vendimi nis me stemen e republikes dhe perfundon me firmen e kryeministrit. ja kush fletore zyrtare dhe vkm: http://www.qbz.gov.al/botime/fletore_zyrtare/2013/PDF-2013/1-2013.pdf
Joooo! Nuk ka mundesi te jete e vertete. Te beje Edka nga keto gjera?! Ah mor qyqare qe i besuat Rilindjes…
Po tash negjmija do ju jap akses.
Nuk lejohet te shkruhet serbisht ne kete faqe.
Z.Besar, per mendimin tim po ia fut kot.
Mediat per mendimin tim nuk po kuptojne akoma se cili eshte roli i tyre. Merreshin me perrallat qe tregonte ne mbledhje qeverie S.B. dhe nuk lexonin fare se çfare botonte ne fletoren e zyrtare qeveria e meparshme pasi botimet ne fletoren zyrtare jane zyrtare dhe jo te thenat lart e perposhte. Prisni dhe lexoni fletoren zyrtare dhe atehere flisni per transparence apo per vendime qe nuk shkojne ne drejtim me premtimet e dhena. Media shqiptare eshte mesuar me thashetheme dhe jo me te dhena zyrtare dhe duket se tani jane te papune se nuk del kush t’ju tregoje (perralla) se çfare vendimesh do marre dhe pastaj nuk botoheshin as te fletorja zyrtare qe automatikisht i kthente ne ligj. Tani qe botohen po thuhet pse botohen pa na thene edhe neve!!!! Kesaj i thojne se i doni akoma mediat rrumpallhae dhe tallava. Nuk e keni vene re qe ka ndryshuar edhe ABC, edhe KLAN-i. Tani veç atyre kritikave idiote, kane filluar te shikojne edhe problemet ku cenohet publiku. Sidomos kur nuk ka mbaruar rruga per te shkuar te TEG!!!
Mos e kerkoni te qeveria transparencen. Duhet ta beni ju transparencen (media, jo ju personalisht)!
po si ta bej media kur ska shifra??? si ta bej media kur sdihet ca ligjesh vendosen? ca vkm vendoset?? un te jap nje shembull jam futur te siti i doganave !! ska asnje te dhen per ato qe na deklaron drejtoresha!! po spati transparence ateher harroji gjerat e tjera!! ca i kajton mediat ti kan sferen e qelq magjike qe tregon cfar vendimesh e cfar ben qeveria?? ooo perendi keq me berishiant keq me rilindasit!! i shkreti ky popull thuaj…
Respektimi i kodit të etikës nga njera anë do t’i shërbente informimit më të saktë të të interesuarit përmes publikimeve periodike në faqen zyrtare të të Qendrës së Botimeve Zyrtare (QBZ), kurse nga ana tjetër do të reduktonte në mënyrë të ndjeshme deklaratat boshe, të papeshuara të zyrtarëve të papërgjegjshëm e jo rallëherë dhe mjaft gojështhurur.
Prandaj dhe Edi arësyeton shumë drejtë dhe insiston që vendimet e qeverisë duhet të kenë akses të plotë, vetëm kur ato të publikohen në Fletoren Zyrtare.
Te gjithë ata që kërkojnë të ngjallin një debat të ashpër mediatik me pretendimin se qeveria e re po publikon vetëm “copëza informacioni” duke u munduar të zbehë sadopak transparencën, le të vazhdojnë të lehin si zagarë, se ashtu u mësuan të dezinformojnë publikun për gjatë gjithe këtyre viteve të shkërdhatokracisë nga badrushët alpinistë.
Ai që me të vërtetë është i interesuar të njihet me vendimet e qeverisë nuk do t’a kishte aspak të veshtirë.
Për këtë do të mjaftonte një klikim tek arkiva e fletoreve të publikuara gjatë vitit 2013 do të vërë re se në numrat 208 dhe 209 do të mund të lexojë dhe publikimet e janarit të vitit 2014. Se përse këto dy publikime nuk janë renditur ne skedarin e këtij viti kjo është një çështje e mirëmbajtjes së kësaj faqe të internetit.
Korrigjim:
Respektimi i kodit të etikës nga njera anë do t’i shërbente informimit më të saktë të të interesuarit përmes publikimeve periodike në faqen zyrtare “të kryeministrisë ose të Qendrës së Botimeve Zyrtare (QBZ),
Me keto veprime po kalon ne anen e kundert te angazhimeve.transparenca eshte baza e mire qeverisjes.mbaj fjalen qe i ke dhene popullit.cdo veprimi qeverise duhet te publikohet nd popull.
Cfare doni ju ,tiu tregoje dhe breket ,Rama !?
Jo breket,mban tanga si puna jote
Ha ha ha…sa kam qesh! Notari dhe Edi qe veshin tanga… E forte kjo!
ka te drejre besari .shiko emerimet qe po bejne deputetet ne rrethe. kan emeruar njerez me diploma fallco , me shkolle te mesme ,dhe kane lene pa pune njerezit me arsim te larte.ne disa rrethe flitet pet emerime me pagese .uroj te jene thashetheme.deputetet nuk duken ne zonat e tyre po bejne emerime nga tirana,. kjo mbanere korrupsion.
Nje gje smarr vesh nga komentuesit (pseudo)socialiste! Ore e keni votuar Ramen se u ka pelqyer Rama, apo se u ka pelqyer programi politik dhe premtimet e tija?
Ai eshte goxha burre keshtu si kallep more miq dhe beni mire qe e simpatizoni, por premtimet e tij dhe sidomos te miren e femijeve tuaj, apo tuajen e keni ndonje cike merak?
Apo edhe ne frontin rilindas po krijohet berthama e revolucionareve alla-berishiste qe e quanin sakrilegj venien ne dyshim dhe jo me kritikimin e iluminizmit te ideve/projekteve te tij futuriste!?
Po mire more gjithe keta Tropojane qe kane qene verdalle bashke me salen ,Te gjithe kane qene te derguarit e Ramizit,Uroj qe shqiperija te shpetoje nga Tropojanet
O al-topalli @
Po te qeveriste populli (duke kundershtuar, apo diskutuar cdo VKM) nuk do kishte nevoje me per Zgjedhje, por per Komitete Partie.
Nese kjo qeveri nuk do jete transparente …zgjedhjet jane shume afer.
Me VOTE populli peshon qeverisjen. Them peshon, sepse jo gjithmone realizohen ato qe premtohen. Pra populli zgjedh, ta mbaje apo ta ndryshoje.
Keto qe thashe me siper, japin edhe spiegimin e emerimeve te deputeteve. Do jene vete deputetet qe do behen pishman per nderhyrjet e tyre.
Ti dhe une duhet te kerkojme HAPUR ,….vetem zbatimin e LIGJIT me DREJTESI DHE TRANSPARENCE.
o popull ngrihuni ne revolta sa sesht vone po e kthen vendi ne shkretetir ky cifut i pabese ajo shprehje nuk keni par asgje akoma e ka fjalen per ta gropos ket popullin dhe vendin
Apo nuk jena ne popull qe dime te zgjedhim?Ne fakt zgjuarsia jone le shume per te deshiruar…Me pelqen si akt qe cdo ligj ose vendim i miratuar te finalizohet ne Fletoren e Qeverise pa qene e nevojme te ngrihena si miza…Duhet te keni me shume besim tek Rilindja duhet te prisni edhe ca muaj dhe pastaj te ngriheni te beni ndonje dore thashetheme neper lokale :)Nuk e pate si u ngritet kunder armeve kimike pa e dite se ca po behej,kush si e ca?Vetem o burra te sheshi dite pushimi ne fund te fundit…
Ekpertet e transparences te pakten te kishin marre mundimin qe minimumi te kontrollonin faqen zyrtare web te Kryeministrise ku une sapo gjeta shume kollaj nje seksion te vecante me te gjitha VKM-te: http://www.km.gov.al/al/newsroom/vkm
Bravo Rilindja nuk po mbushen 100 dite qe po ju dalin genjeshtrat dalengadal .. Pritni nuk keni degjuar asgje akoma .. Do na dalin nje dit pa brek dhe me gjethe fiku
Po kjo ishte loja more te uruar ,ju ka rene mendja vone se si ai qe iku dhe ky qe erdhi kan te njejtin avaz po vetem nje surat ndryshe,keta kan lindur per te sunduar dhe nuk mbajn mend se cfar kan then,sic ka thene dhe SAMCO PANCO KU DI UNE SE CFAR ESHTE PREMTIMI,na iken nje grup batakcijsh dhe na erdhen nje tufe maskarejsh dhe ketu ne keto komente kupton me mire se si keta vine dhe rrine ne pushtet,rrofte thesi i miellit dhe 2000 lekshi,se keta njerezve u ka marre ferra uraten ne kete menyre si mendojne,nuk eshte bere me pare transparenca mos ta bej as ky thone ,ah mjeran me thes mielli ne koke,lume partia qe ju ka ,jeni akoma si ne kohen e dulles dhe te salushes qe eshte i barabarte me edvinen tani ne kete kohe.
Kur lexoj keto shkrime idiote mbes pa fryme.
Te paketen ne Gjermani eshte pikerisht keshtu sic vepron qeveria Rama.
Bundesregierung ose Landesregierung merr nje vendim dhe vetem kur ai shfaqet ne fletoren zyretare eshte i vlefshem. Pike.
C’fare i hyn ne pune publikut cfare diskutojne qeveritaret
Ose parlamentaret mes tyre. E rendesishme eshte produkti jo debati, por ne Shqiperi kane shume kohe per te pire kafe e per te bere diskutime pa buke e per tu dukur te te rendesishem!
Nqs diskuton me nje gjerman ceshtje politike pas pese minutash eshte
biseda e mbyllur Kurse tek ne shqipot edhe pas pese ditesh debat e kacafyje me njeri-tjetrin vazhdojme te pime kafe e raki e te dedbatojme pa buke.
Media shqiptare duhet te riorientohet dhe MOS ta kerkoje lenden e pare tek politika. Lerini njerezit te qete.
Pershendetje
Gjetkë, e kanë hallin gazetarët e reporterët…Siç duket u kanë mbetur “dritaret” e “penxheret” (në televizion) bosh, si dhe faqet e gazetave, nga politikanët, të cilët Rama i ka futur në punë dhe jo si Sala që i kishte lëshuar nga mëngjesi në darkë për propagandë e gënjeshtra…
Zoterinj artikull shkrues jeni mese te sakte per problemin e ngritur lidhur me trasparencen e qeverise por Ju njoftojme se z.Rama ka ngritur nje zyre per kete problem e cila ndodhet tek “ABA”Center kati….nga ku mund te merrni çdo informacion te sakte per kete problem.I punesuari rri gjithe diten online e prêt vizita nga ora 11.°° deri ne oren 23.°° Per çdo lloj problemi ose keqkuptimi mund te kontaktoni me personin e ngarkuar per kete pune z.B.
po pra futja kot qa te bej puplike qeverija rrugen e papandres premtoj parajsen ne vet te saj ju sjell ferrin
aty ketu del ndonje hipokrit dhe hedh ndonje shashke ,kushedi thone , i bejme te humbin besimin e pastaj bejme pak rremuje ne bulevard. kjo eshte pjesa me e qelbur e shoqerise, qe jeton me nostalgjine e privilegjeve te pa merituara. trasparence, si e doni trasparencen, alla laura vorbsi, alla ministra qe jepnin shifra te pa qena e na rendisnin pas gjermanise? apo trasparence me privatizimet e deshtuara ku shteti humbiste miliona e ketej propagandohej si mrekulli ne ekonomine informale. per çfare trasparence flisni o pseudo gazetare e komentues alla vicidoli. per shpenzimet qeveritare e te kryesise se parlamentit, per trafiqet e reklamat tek mediat prane pushtetit te sali berishes, qe nuk merreshin vesh se nga hynin e nga dilnin. i jap mbeshtetjen e plote edi rames dhe qeverise ne kete pike. nuk kemi nevoje per informacion te gjere e aq me teper te rreme. te dhenat media le ti kerkoje vetem te faqja zyrtare. bile do ftoja median investigative te germoje me shume ne koshin e shkresurinave te qeverise se djeshme se ka plot fakte qe nuk jane zbuluar akoma. dosja imami eshte vetem maja e ketij ajizbergu.
PER 100 DITE TE QEVERISE RAMA TE KRITIKOHET PER TRASPARENCE ESHTE INJORANCE POLITIKE DHE TE MEDIA TE SHITURA ,KETO MEDIA I JAPIN NJE RENDESI TE MADHE MATERIALET E SALI BERISHESH QE NXJER NE FS APO KRONIKAT E ZEZA TE RISTANIT PER TE CORODITUR SHQIPETARET DHE POLICINE E SHTETIT DUKE AKTIVIZUAR KRIMIN E ORGANIZUARE ..