Nënpunësi Civil, Kushtetuesja lojë kungulleshash me vendimin

8 Janar 2014, 16:57Politika TEMA

Ndërsa shtohen zërat që i kërkojnë Gjykatës Kushtetuese të zbardhë vendimin për Aktin Normativ me të cilin qeveria shtyu hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, kjo gjykatë thekson se asnjë vendim zyrtar nuk është marrë ende. Interesimit të ABC News për sqarim, zyrtarë të gjykatës iu përgjigjën se në të tilla kushte nuk mund të flitet për vonesa në publikimin e tij.

Fati i Aktit Normativ që shtyn hyrjen në fuqi të ligjit për statusin e nëpunësit civil, mbetet enigmë. Në media u tha se Gjykata Kushtetuese e kishte marrë tashmë një vendim duke e hedhur poshtë aktin e Qeverisë. Por burime nga Gjykata Kushtetuese bëjnë të ditur se, zyrtarisht, asnjë vendim nuk është marrë ende.

Lajmi se Gjykata më e lartë në vend kishte pranuar kërkesën e opozitës, ishte konfirmuar nga politikanë të të dyja krahëve. Ndërsa edhe vetë kryetari i demokratëve e përshëndeti atë.

Vendimet e Gjykatës Kushtetuese hyjnë në fuqi me publikimin në fletoren zyrtare. Për këtë, zërat që kërkonin zbardhjen sa më pare të vendimit erdhën duke u shtuar dhe përfshinë politikanë e juristë. Vonesa e Gjykatës u pa si një mënyrë për të kënaqur të dyja palët: opozitën, duke pranuar kërkesën e saj për të rrëzuar aktin; dhe mazhorancën, duke vonuar zbardhjen e vendimit për t’i dhënë asaj më shumë kohë me lëvizjet në administratë.

Të gjitha skenare që Gjykata Kushtetuese nuk pranon t’i komentojë. Kërkesës së ABC News për sqarim, iu përgjigj duke theksuar se për sa kohë nuk ka një vendim zyrtar, nuk mund të flitet për vonesa në publikimin e tij.

10 komente në “Nënpunësi Civil, Kushtetuesja lojë kungulleshash me vendimin”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Keni kohe sa te doni..Tallava jeni..S’ka dead lines, asgje..Po deshet mos e nxirrni fare vendimin, apo s’ju le kushtetuta..?!?! Vet I beni ligjet, vet I thyeni, vet I zevendesoni.. Eshte me e rendesishme mos ju ftohet kafeja se sa kryerja e detyres..

    Si mund te thoni se sa s’ka nje njoftim zyrtar, nuk mund te flitet per vonesa per publikimin e tij..?!?! C’fare eshte ky panel versjoni i telekomedise Gerdeci ?!?! A jeni gjykate superiore ju apo luani rrolin e budallait ?!?! P’se s’ja jepni qeverrise arsyen ku e kane thyer kushtetuten ?? Po ke ardhur me nje vendim do te thote se ja keni gjetur arsyen vendimit..P’se nuk e publikoni ??

  2. Arberi dr. says:

    Tani populli vet duhet ngrihet para kustetuse e kerkojn Urgjet shqyrtime.
    Keshtu blokohet gjykata ne zyre te marrin mesime.
    Ase gjyket ase kushtetuse
    Gjykata ka frik nga te dy palet.Demokratve nuk ju ka frike
    Por demokratet e cojn ne gjykaten nedrkaombare dhe atje del se PD ka te derjet.Por e ashtquajtutra kushtetuse don ti lene afat PS E LSI ne yabatimi ne oplanve te tyre dhe kur te futen ne pune te gjith sipatizanet e PSDE LS te nxjerr pavlefshmeri e pa vlesherise ty.Nje spiro nje vagei hyne e tjetri del
    me i zi i dagellis se dragobise.Formalisht esht gjygjsori ne shqiperi me mire te abdikojne nga cdo distace ka manipum.mbulim fallsifikim
    edhe mos gjykimi e Korrupsine esht shkele e te drejtave te njeriur Po cben Avokati Popullit??/
    Pse nuk dergohet kopja e padise gjykates Ndekombetar.e ne USA,ASngli.Frane.gjermani,kshillit Europes e instacave tjera nderkombetare bile per dijen Ps e Pd e kishjin miratuar qysh ne maje Cfare pollu musha??Pse u zgjet Apo ps e lsi jane tuj u marr me ghamarrje rruspullim e RRAFSHIME???
    e skan kone te merren apo skan aftesi te merren tash5 muj me aktet nenligjore por dalin ne medja duke shuare ate qe europa e ka quajtur e amerika lavdrime pune.

    1. NjeQytetarOptimist says:

      C’hyn gjykata nderkombetare ketu per nje ceshtje qe eshte komplet e brendshme..?!?! Si te referohet kjo gjykate nderkombtare kur nuk di specifikat e saj, dhe ne qoftese I di, kjo eshte sikur te shkosh ne shtepi te tjetrit dhe ti diktosh rregullat shtepiake..Kjo qe thua ti s’ka asnje kuptim..Na thoke qe PS s’ka aftesi te merren me aktet nenligjore..Ata kane aftesi te merren me te, por ja trasheguan pa akte nenligjore..Qeverria nuk ka 5 muaj ne pushtet por edhe sikur te kishte, ajo do mirret me rendin dhe politikat e saj principale dhe emergjente..Ajo adoptoj dicka qe kishte miratuar me perpara dhe e futi ne fuqi qe eshte provizore..Arber, megjithese ke mungese te thelle te shkruajturi, teoritikisht, do te thote qe s’ke shume njohuri per realitetin qe po ndodh..Flet per frikera dhe teori konsperative qe s’kane lidhje fare me c’eshtjen…

    2. fatmiri says:

      megjithese ty nuk te merret vesh shqipja, kane menduar qe saliu ta çoje ne gjykaten e planetit mars.

    3. nastradini says:

      Sa klase ke mbaruar or bir?

  3. ta nguli says:

    O Mero
    Nuk besoj se Gjykata Kushtetuese ka pranuar zyrtarisht se nuk ka ende nje vendim zyrtar prej saj. Kjo eshte e pasakte, sepse kur te zbardhet vendimi nga Kushtetuesja do te rezultoje e vertese se ajo e ka marre vendimin pikerisht ne daten qe media e ka nxjerre si lajm. Per kete Gjykata mban nje procesverbal qe evidenton kete date. Prandaj prononcimi se Gjykata nuk ka marre vendim eshte genjeshter.

  4. Nese vertetohet se Kushtetuesja ka marre kete vendim per te mbajtur Shqiperine larg Evropes, atehere Kjo Gjykate duhet te shkrihet menjehere, sepse eshte armike e popullit shqiptar.

    1. LORA says:

      Po (por pa neqoftese) Gjykata Kushtetuese eshte armike e Popullit Shqiptar dhe e vendosmerise se tij per progres dhe demokraci funksionale.
      Sidoqofte nuk ka problem qe nuk ka zgjidhje.

  5. E dua Sokratin, por me shume dua te verteten! says:

    Kta gjyqtaret e gjykates kushtetuese me ndonje perjashtim te vogel nuk jane ndonje gje e zgjuar, por sigurisht qe sjane aq te trashe sa ti zene gafil komentuesit gjitheditur te Temes!
    Po te kishte gazetari profesionale vendi yne i pafat vetem tri pyetje do i kishte bere kryetarit dhe anetareve te gjykates kushtetuese:

    1. A mendoni si ne qe funksioni i Gjykates Kushtetuese eshte mbrojtja ne aspektin substancial i te drejtave kushtetuese te qytetareve dhe jo vetem ne aspektin formal dhe deklarativ. Nese eshte keshtu a mendoni se te deklarosh antikushtetues nje ligj vetem pas mbarimit te efekteve te tij (kujtoj ketu se ligji per nepunesin civil eshte shtyre vetem me 6 muaj per te hyre ne fuqi) eshte vetem nje mbrojtje deklarative , pa ndonje efekt per mbrojtjen reale te te drejtave kushtetuese te qytetareve?
    2. A mendoni se duhet aplikuar e drejta e gjykates kushtetuese per te pezulluar efektet e nje ligji/akti normativ te pretenduar si antikushtetues ne rastet kur ai ligj/akt normativ demin e tij ne te drejtat dhe interesat kushtetues te individit e sjell ne pak kohe dhe cdo nderprerje e vonuar e fuqise se tij me vendimin perfundimtar te zbardhur sdo te kishte asnje efekt praktik per keta qytetar te cenuar padrejtesisht?
    3. Nese keto 2 shkelje shume serioze kane ndodhur vetem me nje rast te vetem, a mendoni se gjykata kushtetuese aktuale, nuk i ka aftesite te kryeje misionin per te cilin eshte krijuar, prandaj duhet menduar seriozisht per nje reformim te saj?!

  6. Gramoz says:

    GJYKATA KUSHTETUSE ESHTE NJE MOCAL ME UJE TE QELBUR DHE DUHET TE SHKRIHET SEPSE ESHTE NE DEM TE KOMBIT SHQIPETAR..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje