Dennis Rodman tërbohet dhe mbron liderin e Koresë së Veriut

8 Janar 2014, 12:09Politika TEMA

Ish- basketbollisti i njohur amerikan, Dennis Rodman, ka mbrojtur plot zemërim vizitën e tij në Korenë e Veriut, përpara një ndeshje basketbolli për nder të ditëlindjes së diktatorit Kim Jong-un.

I pyetur nga CNN nëse do të ngrejë çështjen e një amerikani të burgosur në Korenë e Veriut, Rodman shpërtheu me tërbim, madje në një pikë ia hodhi fajin vetë amerikanit Kenneth Bae.

Vizita e Rodman është kritikuar nga grupe të të drejtave të njeriut, ndërsa Uashingtoni e ka bërë të qartë se ai nuk përfaqëson SHBA në këtë vizitë.

Të mërkurën një ekip me ish- lojtarë të NBA do të përballet me kombëtaren e Koresë së Veriut në basketboll. Kjo do jetë një shfaqje për ditëlindjen e diktatorit.

Një nga çështjet më të nxehta mes SHBA dhe Koresë së Veriut është ajo e Kenneth Bae, një koreano- amerikan, i dënuar me 15 vite punë të rëndë në maj të këtij viti.

Koreja e Veriut thotë se Bae e ka përdorur misionin e tij në Korenë e Veriut për të komplotuar.

Vetë Rodman u tërbua kur u pyet për këtë çështje.

“A e kuptoni se çfarë ka bërë Bae? E kuptoni se çfarë i ka bërë këtij vendi? Do të doja të flisja për këtë”.

Motra e Bae tha se komentet e Rodman janë të tmerrshme.

“Ai nuk di asgjë për Kenneth. Kjo nuk është një lojë”.

SHBA kërkon lirimin e Bae, për shkak se është i sëmurë./ep

6 komente në “Dennis Rodman tërbohet dhe mbron liderin e Koresë së Veriut”

  1. Kacamilli says:

    Fitoje ndeshjen po ta mbajti kur te te hedhin dhe ty tek qente e terbuar (apo si kane dhe qef zezaket)

  2. analist says:

    Mire ben ky zotnia qe mbron Presidentin e Kores se Veriut, pse te mos e mbroje? Ju si medie e pavarur pse nuk i jepni argumentet e tij, po na servirni budallalleqe lajme si ai i genjeshterti per ekzekutimin e “xhaxhait” ne nje kafaz qensh te terbuar bashke me 5 te tjere dhe “shfaqjen” e pa vete diktatori? – Te pakten pergenjeshtrojeni kur del se ishte nje bllof amerikan nepermjet nje gazete te korruptuar ne Hong Kong!

    1. tarasi says:

      Jam dakort me ty analist dhe ajo qe me shqeteson me shume eshte se cfare propagande na servir media sot(si paterice e sistemit)dhe e dyta me sa lehtesi e beson ky popull propaganden e medias.

  3. Gezimi says:

    Ne se admiron kryetarin e ketij vendi apo vete Korene e Veriut, asnje nuk e pengon te shkoje e te jetoje atje!

  4. "BALASHI" says:

    Ne bemat e liderit koreanoverior qe po degjojme jane tmerre e te pabesueshme. Kam bindjen se do ti vije radha edhe atij. Tere diktatoret nje turi e fund kane. Sa i perket basketbollistit ai ka te drejte ne dy gjera. Diktatori i jep leke nga leket e popullit dhe se dyti mos i vini faj, ku di gje ai sa nje top basketbolli e ka trurin…

  5. qytetari says:

    Pale kur kendoi a la Merlin Monroe Happy Birthday per nder te xhuxhmaxhuxhit kriminel,ky Rodman eshte nje gomar qe se ka shokun.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje