Genc Tafili: Gati t'i jap fund gjakmarrjes me Prel Pjetrushin

8 Janar 2014, 09:59Politika TEMA

Genc Tafili, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e kolonel Arben Zylyftarit, është i gatshëm që me ndërhyrjen e strukturave të shtetit të bëjë hapin e parë të pajtimit.

Tafili, shprehet se është i gatshëm t’i japë fund historisë së dhimbshme të gjakmarrjes mes familjes së tij dhe asaj të Prel Pjetrushit, ish-shef i Krimeve në Malësinë e Madhe, të cilin prej 14 vitesh e cilësojnë si shkaktar të krimeve dhe ngjarjeve të rënda të ndodhura në familjen e tij. Edhe pse e bën përgjegjës Pjetrushin për atentatin e ndodhur në Suedi ndaj nipit të tij të mitur, përmes intervistës nga burgu i sigurisë së lartë Peqin për gazeten “Shqiptare’, Genc Tafili shprehet “në radhë të parë, kërkoj të zbardhet vrasja e Arben Zylyftarit, për këto të tjerat jam gati të përgjigjem siç më thonë strukturat e shtetit”.

Ai u bën thirrje strukturave të shtetit të hedhin dritë mbi ngjarjen ku mbeti i vrarë Arben Zylyftari.

” Atë ditë ka ardhur pa asnjë lloj lajmërimi, e di mirë, Prel Pjetrushi, e bie ndesh me fjalët e veta, ka shpërthy derën, ka fillu me gjujt me pushkë. Ka kap nënën për flokësh, i ka vënë kallashin në kokë. Me babën kemi qenë të shtrirë dhe jemi ngrit. Ne ikëm nga soleta me babën, sepse menduam se na erdhën hasmët. Ka ardhur pa asnjë lajmërim policia, nuk ka pas asnjë urdhër prokurori që babën ta arrestojnë. Nuk kemi qenë hajdutë, siç pretendon ai. Ne kemi pas një biznes peshkimi, ne me atë jemi marrë. Kur ka ardhur në shtëpinë tonë Prel Pjetrushi, Arben Zylyftari ka qenë në Shirokë. E ka lajmëroi vetë Prel Pjetrushi, e ka fut në kurth dhe është vrarë nga mbrapa shpinës Arben Zylyftari, jo nga ne. Le t’i bëhet ekspertiza prapë, unë atë kërkoj prej vitit 2000. Të zbardhet e vërteta. Nuk ka ardh nga ne vrasja e Arben Zylyftarit, nuk jemi kriminelë ne. Arben Zylyftari ka kanë thirrë vetë nga Shiroka, e kanë fut në kurth. Sapo ka ardh Arben Zylyftari, ka nis direkt lufta dhe plumbin e parë e ka marrë ai. Ka qenë duke më vrarë dhe mua. Më ka thënë ‘dorëzohu’. Ma ka vra babën të dorëzuar. Baba im është dorëzuar dhe ma ka vrarë të dorëzuar. Kam dalë pas babës dhe kanë dash të më ekzekutojnë. Kam dëshmitarë shumë, policë që kanë qenë aty. I kanë ndërru vendin e ngjarjes Arben Zylyftarit. Çfarë kanë bë? E kanë marrë kufomën, sikur është vrarë afër dritares ku ka qenë baba im. i kanë bërë dy herë ekspertizë. Kanë bë me dosjen çfarë kanë dashur vetë, se e ka pas shtetin në dorë e ka bë siç ka dashtun vetë. Për Arben Zylyftarin kam pas shumë respekt. Ai do të emërohej drejtor i përgjithshëm në Tiranë, për pak ditë. Kur erdhi puna, Prel Pjetrushi donte të emërohej drejtor dogane në Durrës. Është emëruar vetë shef Krimesh“, shprehet Tafili.

12 komente në “Genc Tafili: Gati t’i jap fund gjakmarrjes me Prel Pjetrushin”

  1. Albo says:

    Edhe pse jam pjese e njerezve qe mendojne se fenomeni i Gjakmarrjes ne shqiperi eshte cmenduria me e madhe e kombit tone, mendoj se ne rrethanat aktuale nuk jeni ju qe shtrini doren per pajtim. Nuk e njof e as dua ta njof kanunin, po besoj se kte duhet ta kishit menduar para se ti merrnit jeten 2 vellezerve te pafajshem te ish oficerit te policise.
    Po tani sidikut e shofin sumen ngushte e duan te bejne paqe. Por nuk kuptoj dicka me kta kafshe prehistorike. Po zere se e kishte vrar ai babain tuaj, e keni menduar qe zotria ishte nen uniformen e shtetit? Si mendoni ju se duhet te vepronte ai kur kishte para dike qe gjuan me automatik? Eshte e njejta gje me shpellaret e durrsit, qe pasi u vra i vellai deklaroi ci “Cub” se sdo i fali gjakun inspektorit te zones pse tregoi qe personi i ekzekutuar nga policia ishte hajdut dhe problematik. Sipas shpellarve, policia per cfar e ka uniformen dhe revolen ne brez? Ber tju ber fresk ketyre?
    Per mua te till tipash tuan gersheret dhe mishin cika cika, e jo te derdellisin e fryen si “gjel deti” ne tv sikur coc jane.

    1. Emigrant me pushime ne Shqiperi... says:

      Nuk do i hiqja asnje presje mesazhit tuaj nqs e verteta do te ishte keshtu dhe Policia do ishte e perpikte ne ligj dhe ne procedurat e nderhyrjes. Ne Shqiperi nuk respektohen ligjet si nga shtetasit ashtu edhe nga shteti, prandaj ka dale edhe kultura e vetegjyqesise dhe e hakmarrjes. Demi me i madh qe i eshte bere kombit shqipetare eshte kulturor. Faj per kete ka Politika me modelet agresive dhe prepotente qe inspirojne politikanet, te cilet jane te paret qe nuk respektojne ligjet dhe frymezojne edhe te tjeret. Don’t hate the player hate the game!

    2. andi says:

      Me vjen keq qe komenton ne kete menyre albo! Tafilajt nuk jane shpellare e nuk kane lidhje me Shpellat, por jane qytetare Shkodrane shum te sinqerte e te edukum. Shpellari eshte Prel pjetrushi qe e ka njofte Shkodra shume mire. Nje njeri gjobvenes i pa bese e hjajdut me cizme. Ka pase edhe raste te tjera edhe ne Bajze e ne vende te tjera. tafilajt jane detyru te marrin gjak e hak se shteti ishte i drejtum nga Shpellaret, ku shumica e kesaj mostre ishin ne polici e shefa krimesh si prela. prela mendoi se do ti tremte e perulte tafilajt mbasi ato nuk paguanin % qe kerkonte Prela nga gjuetija qe ato bashin. Prel Pjetrushit do ti vijne edhe te tjera haqe qe ka per te la mos u merzit ti.Ka ba edhe pune te tjera te pista ne Shkoder.

    3. Gjek Marku says:

      Albo e shikoj ke shkruar sa per te kaluar radhen,por me te vertete nuk ke shkrujt gja….Prel Petrushin e njof mire me fis e me gen…nuk ka patur dhe ka njeri ma te poshter,e njef gjithe Shkodra e Malsia,ky njeri i ju duk se kapi majat,pasi si degjenerat qe ishte i lidhe forte me ato te P.D-se e na u ba shef krimesh,njeri injornate,pa shkolle,me demek i deklasum……Nuk la gja pa bo e pa saju,ai eshte autori i vrasjes se Arben Zyfiltarit,e di tan shkodra e di edhe shteti po ka preferuar te heshte,se keshtu u sajuan gjonat nene pushtetin e Prel bukshkalit…Po sa e sa probleme ka pase Prela nja ai zote i di,njerzit jane te lodhun,e nuk kane kohe me u mare me te,dhe ja edhe zoti ja dha atje ku nuk e priste….E ne amerika ka bere gabim qe ka streu nje kriminel si Prela,ai asht turpi i Shqipenis….Sa e sa gjoba,e leke na merte Prela e sa krime ka bo e nuk numerohen,kurkushe nuk do te kishte heshtur po tja kishte bere sic i ka bere ai Tafilajve,more i ka presionu,more i ka rahe e turturu,thone se ka pase probleme te vjetra,ene shfrytezoi kapelen qe i dha kryekrimineli Sali Berisha,i cili e ka edhe ai pas vedit,do presim e do ta shikojme edhe ate moster qe e cohi shqipenine ne buze te vorit….Kaq per sodi.

  2. Peacekeeper says:

    Ti Genc Tafili genjen!!

    1. andi says:

      Genc Tafili nuk genjen, dhe do te dali e verteta, mos u merzitni ju njerezit e Prel pjetrushit, Shkodranet vonojne po nuk harrojne. Mos i laft prela kan per tja la nipat hakun qe ka ndaj njerezve ne rrethin e Shkodres.

      1. NjeQytetarOptimist says:

        Gjuhe shume inkurajuse per nje paqe shoqerore..

  3. shqipatri says:

    gjithsesi ketu luhete loja e piste e serbite banda teroriste antishqiptare te kulicite e ideune kete dhe e zbatuane qe kjo toke te jete e djegure e dine gjithe shkodra tani doli dhe emri i banditite me te reziksheme kociu sokol mos te gaboi tha shefi mjere ata njerez injorante qe dhe sbejne gje dhe e mbajne persipere dhe i bene serbi kercenime po folete do ju zhdukime se ska bythe nje shqiptare te veje ne suedi te beje ate qe ndodhi po klanete serbe qe vrane pjetrushete po e bejne qe ata te mos flasine si i nxorene nga burgu dhe se si i thane ri ne tirane se vrasjene e bejme ne dhe si ka mundesi ti ndimoj shteti ti coi ne suedi ka pislleke serbokulicaje po mire tu behete ta vuajne e prishene kanunin te mos flasine po kushe te jete me i forti te fitoi

  4. vullkani says:

    HEMO çfar naj nxirni ne gazet kta kafsh parahistorike, lerini te qerojn hesapet me njeri tjetrin se keshtu jan mesuar dhe edukuar,kjo seri njerzish nuk e meritojn ti kushtosh vemendie as nje sekond te vetem, se esht humbje kohe.

  5. paqe says:

    Paqja mbi te gjitha. pajtim duhet te kete. keta e kane mare denimin per vrasjet. cfaj kane brezat e tjere te te dyve? te denihen ata qe kane vrare dhe kaq. njerezit qe kane vdek nukb kthehen duke vrare te tjere. mesazhi yt nxit vrasjet e kaq. Paqe

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Eshte harxhim kohe kur nje I burgosur perpiqet te shfajesoje vetveten..Eshte sikur ky personi dje qe vrau 4 qytetare nga fshati I Korces te shkoj ne burg dhe mbas 20 vjetesh te filloj media te raportoj brockullat qe ai ka per te thene..Kjo eshte vertetuar dhe ne perendim..

  7. Tirana me kollovar jugu e polic Tropoje???????? says:

    4 qytetarë nga fshati i korces
    Edhe fshataret i beni qytetar
    rrofteëèèè shqiperi rrumpalla me kollovar nga jugu dhe me policë
    nga tropoja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje