Kodheli: Ja reformat në fushën e mbrojtjes për 2014-ën

7 Janar 2014, 13:12Politika TEMA

Lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut dhe reforma ligjore dhe strukturore janë cilësuar si prioritetet kryesore për Forcat e Armatosura nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.  Ne prani të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së gjeneralmajor Jeronim Bazo, Kodheli prezantoi disa nga reformat që priten të ndërrmeren përgjatë vitit 2014.

“Si asnjëherë më parë në qendër të këtyre reformave do të jetë lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut nëpërmjet politikave të nevojshme në fushën e personelit, legjislacionit, promovimit në karrierë, rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe eliminimin e korrupsionit në forcat tona të armatosura”, tha Kodheli në konferencën me temë “Direktivat e Mbrojtjes për vitin 2014”.

Në vijim ajo u shpreh se zbatimi i rekomandimeve dhe dokumentit të rishikimit strategjik të mbrojtjes, planifikimi i detajuar për zhvillimin e objektivave dhe kapaciteteve, janë të tjera objektiva që duhen realizuar përgjatë këtij viti.

Sipas Kodhelit, reformat strukturore do të synojnë ndërtimin e FA-ve sa më funksionale dhe efektive, të afta për të zbatuar detyrat themelore të mbrojtjes së vendit në kuadër të mbrojtjes kolektive dhe në mbështetje të popullsisë civile dhe emergjencave. Në lidhje me reformën ligjore, ministrja e Mbrojtjes sqaroi se në themel të saj do të jetë rishikimi i të gjitha akteve që rregullojnë veprimtarinë e Forcave të Armatosura.

Një tjetër reformë që pritet të ndërmerret përgjatë 2014 është ajo e personelit, e cila sipas Kodhelit, do të bëhet në përputhje me rekomandimet e dokumentit të rishikimit strategjik të mbrojtjes dhe do të ketë parasysh të gjithë ciklin jetësor të personelit.

Kodheli bëri të ditur se gjatë vitit 2013 ushtria shqiptare arriti majën e saj në përfundim të integrimit të plotë në NATO apo zhvillimit të stërvitjeve të përbashkëta sipas standardeve të NATO-s, por pranoi se përgjatë vitit të shkuar ka pasur edhe mos arritje, duke përmendur këtu zhvillimin jo të plotë të kapaciteteve operacionale, dokumente strategjikë jo të plotë të mbrojtjes dhe sigurisë, keqadministrimin e burimeve të mbrojtëse, të cilat kanë rënduar financat e mbrojtjes si dhe problematikat në promovim dhe vlerësim.

Ministrja Kodheli garantoi se programi i qeverisë ka objektiva ambicioze për krijimin e kapaciteteve mbrojtëse, rekrutuese dhe mekanizma efiçent për të luftuar korrupsionin në mbrojte.

“Ky mision do të vijojë të realizohet duke harmonizuar të gjitha planet dhe përpjekjet me të gjitha institucionet e tjera të sigurisë në vendin tonë dhe NATO-s mbi të gjitha. Si asnjëherë më parë, në qendër të këtyre reformave do të jetë lartësimi i figurës dhe integritetit të ushtarakut nëpërmjet politikave të nevojshme në fushën e personelit, legjislacionit, promovimit në karrierë, rritjen e transparencës, llogaridhënien dhe eliminimin e korrupsionit në forcat tona të armatosura”, tha Kodheli.

11 komente në “Kodheli: Ja reformat në fushën e mbrojtjes për 2014-ën”

  1. VOTANI says:

    Nuk i ben pune Mimke Kodheles asnje dyqan kozmetike se prap si transvestit duket.

  2. feniks says:

    Zonja Kodheli!
    Jam nje prej 30 mije ish ushtarakeve te dale ne lirim nga reforma berishiane!!!
    Besoj se duhet ta dish,qe STATUSI I USHTARAKUT eshte ne radhe te pare nje DETYRE PARESORE E MINISTRISE SE MBROJTJES,se duhet te jete ajo AVOKATJA MBROJTESE E TE DREJTAVE TONA SICESHTE ZBATIMI I STATUSIT TE USHTARAKUT DHE KONKRETISH E RREGULLIMIT LIGJOR TE PENSIONEVE TE PLEQERISE!!!
    Kemi dhene JETEN per ushtrine,ndersa qeverite e mepareshme BERISHA-NANO na kane tratiuar si KULAKE duke mos na dhene me ARTIFICA KRIMINALE te drejtat tona financiare,JUVE U TAKON TENDREQNI TE GJITHA PADREJTESITE E BERA NE KURRIZIN TONE!!!
    Keni harruar,por po ua kujtoj:
    -Te rishikohet legjislacioni ne fuqi ,qe pas vitit 1991,qe doli STATUSI I PARE I USHTARAKUT,se Sali Berisha ka nxjerre lloj -lloj ligjesh e VKM-rash ANTI NJEREZORE E ANTI LIGJORE,qe ne ish ushtaraket si kontigjent i shpallur ARMIK i PD-se dhe VOTUES I PERHERSHEM I PS-se,te mos perfitojme te drejtat tona sipas STATUSIT!!
    Te hidhen poshte te gjitha keto akte ligjore e nen lihggjore,te RILLOGARITEN PENSIONET E PARAKOHESHME E ATO TE PLEQERISE,te pa paguara padrejtesisht dhe te SPASTROHET SA ME PARE INSTITUTI I SIGURIMEVE SHOQERORE NGA MILITANTET E PD-se,qe na kane trajtuar ne ish ushtarakeve si SKLLEVER!!!
    Vete Ministria e Mbrojtjes na ka BORXH pa dhene pensionet e parakoheshme nga 1,1,1996 e dewri ne 31 .12 .1998,qe ne baze te VKM 225 te vitit 1992 duhet te na i kishte dhene!!!
    Te na shpetoni nga RRASKAPITJA NEPER GJYQE PER VITE TE TERA ne kerkim te te drejtave tona te mohuara,duke lehtesuar keshtu edhe gjykatat nga mijra ceshtjegjyqesore per ne ish ushtaraket,kur problemet jane te qarta se me gjithe TORTURAT disa vjecare dhe shpenzimet gjyqesore te shumta,,jane fituar nga shoket tane!!!
    Pse nuk behet kjo nga INSTITUTI I SIG.SHOQERORE,kur gjerat jae te qarta,bile thjesht te krijuara enkas nga KLIKA BERISHA???
    Kete te beni urgjentisht,zonja Kodheli,se edhe Personat e CAKTUAR NE QENDREJ TUAJ TE PERSONEL -REKRUTIMIT prane Shtabit te Pergjithshem(tek ish Shkolla e Bashkuar) jane te KORRUPTUAR DHE I PLOTESOJNE DOKUMENTET E PENSIONIT TE ISH USHTARAKEVE SIPAS HONORARIT QE JAPIN HALLEXHINJTE!!!
    Pra te tere na kerkojne te na rjepin!!!
    UROJ,QE T’U BJERE NE VESH KJO THIRRJA IME,qe eshte edhe HALLI I MADH I MIJRA SHIKEVE TE MIJ,POR EDHE I MIJRA FAMILJAREVE TANE,qe vuajne per buken e gojes,pa llogaritur edhe SEMUNDJET E SHUMTA qe kemi edhe si rezultat i punes tone te veshtire dhe i PAMUNDESISE PER T’I NDIHMUAR SHENDETIT FINANCIARISHT!!!
    Une,qe po ju shkruaj,JAM I PARALIZUAR NE SHTRAT PREJ 3 VJETESH dhe me nje pension minimal,nuk arrij te siguroj BUKEN E GOJES!!!
    FJALA IME U SHKOFTE NE VESHIN TUAJ!!!

  3. Alb says:

    Po aeroplane do bleshe moj cupe?

    1. billi says:

      cupa e kujt eshte, se dua ti kerkoj doren ne familje e saj per kete cupe

  4. Xx says:

    Si do lartesohet figura e ushtaraku? Sot data 7 dhe nuk kane dale akoma rrogat. Apo me urdhrin e zonjes ministre, per te hequr ushqimet e ushtarakeve per vitin 2014. Kjo qeveri nk po ben asgje me shume se ajo qe iku. Imami i la 8 muaj, pa ushqime ndersa kodheli po i heq fare. Mos te merret me llafe po te punoje. 3 milion leke(te vjetra) thuaj kodhelit, kushtoi podiumi kur rama prezantoi jeronin bazo. Fjalet e teperta jane fukarallek, zonja ministre. Veprat po tregojne, qe jeni njelloj si imami.

  5. k9 says:

    te paguash per “ushtarake” ,ata qe merren me emergjencat civile, kur ne cdo vend te botes e bejne kompani civile dhe vullnetare dhe per me teper te shpenzosh per “lartesimin” e figures se “ushtarakut” qe ska pare ndonjehere tank apo avjon me sy, pale te flasesh per mbrojtje, strategji, manovra, me duket kulmi.
    deklaratat naive te ministres dhe planet e saj virtuale te nje institucioni qe nuk egziston shtojne vecse bindjen qe shqiptaret jane te paafte te qeverisen por vecse te flasin brrockulla, te vjedhin njeri-tjetrin e te fabrikojne delinkuence.
    deri dje nje figure e peshtire si imami, justifikonte publikisht vjedhjen e ushtrise si nje strategji te qeverise kunder ushtrise se komunizmit dhe enver hoxhes. nje hajdut ordiner si ai, drejtonte ne vendin me te korruptur te rajonit nje “ushtri” me kapacitetet e natos. u lodhem per 10 vjet ta shohim ushtrine e tij por ajo qe pame ishin vetem makinat dhe pallatet shkalzenit dhe kapterrit te tij imamit.
    sot ministrja vazhdon e flet akoma per nje ushtri te natos dhe per fatin e madh qe ka ky institucion inegzistent, tani qe e drejton kodheli me ramen.
    nuk jeni per kete pune e dashur ministre! as ti, as rama dhe stani i tij per te mos folur per berishistet. jeni kohe e humbur dhe deshmia se si ka falimentuar nje komb i tere, me ane te nje gjenerate deshtakesh qe shahen e peshtyehen mes njeri-tjetrit e aq shume ngjane per nga paaftesia dhe barku qe i polli.

  6. T55 says:

    TANKE, AVJONE, ANIJE LUFTRAKE, RRAKETA; KETO E LARTESOJNE FIGUREN E USHTARAKUT DHE JO BROCKULLAT E TUA DHE TE RAMES.
    KUR TE DALESH E TE THUASH QE NGA BUXHETI I MBROJTJES ESHTE PLANIFIKUAR BLERJA E KETIJ APO ATIJ ARMATIMI, ATEHERE DO TE FILLOJNE TE TE SHOHIN SERIOZISHT SI POLITIKANE DHE ATDHETARE. LERI “IMAM-LLEQET”! SA SHARLATANE DELIRANTE KANE PARE USHTARAKET NE 40 VJET, NUK KANE NEVOJE PER NJE TJETER.

  7. Tani says:

    Ne paraden e 100 vjetorit te pamvaresise e pame ushtrine e Kodhelit- Imamit si dhe paraardhesve te tjere.
    Edhe bandat frymore te fshatrave ne europe parakalojne me hijshem.

    Kjo histori shkaterrimi filloi ne 1991 kur i ndjeri z. Safet Zhulali
    bashke me te ndjerin tjeter Pjeter Arbnori ne emer te luftes kunder komunizmit i hoqen yllin e kuq nga kapelja dhe i lane per muaj te tere ish- ushtaraket e asaj kohe si bashibozuke pa simbol ne kapele derisa u zevendesua me shqiponjen anemike ngjyre ” ari”.
    Nje denigrim i plote per ushtrine. Jo perfaktin se u nderruan simbolet por per faktin qe e lane pa simbole, si banda e Ali Babes.

    Tani ata nuk jetojne me por zoti Berisha per fat eshte akoma tek te gjallet. Pyetja eshte:
    A ishte vertete kjo ushtria qe meriton te kete Shqiperia?

    Kur shoh paraden qesharake ne Youtube me vjen keqardhje.
    Ne s´na duhet ndoshta ushtri si me pare per te luftuar kunder “Superfuqive”, por sdhe ushtri per te luftuar kunder mullinjve te eres nuk na duhet.
    Ne rradhe te pare Sali Berisha duhet tú kerkoje ndjese
    ish – ushtarakeve per denigrimin e ketyre 23 vjeteve, pasi ushtria
    perpara se te jete partiake eshte e te gjitheve , dhe duhet te jete burim krenaria kombetare.
    Ky duhet te jete hapi i pare.
    Nqs ky hap nuk behet kjo tregon per karakterin hipokrit te Berishes dhe te gjithe politikaneve te tjere perfshi dhe Edi Ramen.
    Ushtaraket perfshi ketu edhe policine dhe zjarrefikeset duhen nderuar se kane qene dhe jane bijte me te mire dhe te devotshem per te dhene edhe jeten per Atdheun dhe sigurine kombetare.
    Keshtu eshte edhe ne Europe e gjithekund.
    Daullet bien per ata qe kane veshe.

  8. MERR SHTEPINE QENDRORE TE USHTRISE ATYRE QE E GRABITIEN DHE KTHEJA USHTARAKEVE. SEKUESTROJI BERISHES, METES DHE OLIGARKEVE SOCIALISTE PASURITE E USHTRISE NE BREGDET DHE JEPI ME QERA PER ZHVILLIMIN E TURIZMIT DHE NGA TE ARDHURAT TE SIGUROHET BLERJA E ARMATIMIT. NXIT DHE STIMULO AFTESINE INTELEKTUALE NE PRODHIMIN E ARMATIMEVE MODERNE NE VEND. RIKTHEJE USHTRINE NE PRONARIN ME TE MADH PUBLIK SIC KA QENE 20 VJET ME PARE. VLERESO SI PARTNERE STRATEGJIK VENDET TE CILET NDIHMOJNE USHTARAKISHT SHQIPERINE. MBRO DHE LUFTO PUBLIKISHT NE ARENEN NDERKOMBETARE, QE NE POLITIKAT E MBROJTJES SE SHQIPERISE, SHQIPTARET KANE KONTROLLIN ABSOLUT DHE JO NATO APO EMISARET E NATOS, SI GREKET, QE RUAJNE HAPESIREN AJRORE DHE TE VENDOSIN PER FATET E MBROJTJES DHE TERRITORIT DUKE NA POSHTERUAR NE POZICION KOLONIE. KUSHTEZO KONTRIBUTIN QE SHQIPERIA JEP PER NATON NE BOTE, ME FURNIZIMIN ME ARMATIM NGA KJO E FUNDIT.
    BEJE PUBLIKE!
    NESE RAMEN E KE KUNDER, JEP DOREHEQJEN DHE MBROJI IDEALET E TUA NE POLITIKE DUKE KERKUAR VOTEBESIMIN E SHQIPTAREVE.
    NE TE KUNDERT, VAZHDO E BEJ ATE QE TE THONTE IMAMI: MBAJI LETREN HIGJENIKE PAS DERES SE HALESE , RAMES!

  9. pavli says:

    Znj. Kodheli jeni duke bere nje pune te shkelqyer dhe ju uroj suksese. Me kismet ne vitin 2015 (ishalla jemi mire me te ardhurat) sikur te beni plan te bleni armatime te reja per ushtrine tone te tipit: bateri kunderajrore me rreze te shkurter dhe te mesme (shume te pershtatshme per fqinjet qe nga mali i zi e deri tek greqia.)keto bateri mund te jene te montuara ne mjete apo qe mbahen ne shpatulla. Raketa dhe topa (sisteme) moderne antitank dhe blindshpuese te tipeve te fundit (ne mjete ose mbi shpatulla ose ne trekembesh), sisteme mortajash inteligjente moderne amerikane apo izraelite. Jeleke antiplumb moderne, sisteme GPS, radiotransmetimi satelitor, si edhe (po dolen paret) helikoptere sulmues (jo domosdoshmerisht apache, ka cobra , scorpion dhe te tjere). Te gjitha keto nuk kushtojne shume dhe i pershtaten nevojave mbrojtese te vendit tone si dhe terrenit malor. Mund te gjenden edhe duke “kuriozuar” neper panairet e ndryshme rajonale apo globale (ku edhe ulen cmimet zakonisht) Nuk e di gjendjen financiare te ushtrise apo buxhetin e saj keshtuqe ky mbetet thjesht nje mendim dhe opinion. Edhe nje here urime.

  10. beso says:

    Nuk kane mbaruar akoma reformat ne ushtri????Une isha 19 vjec kur filloi reforma e pare dhe tani afer jam per gjysh,keta akoma thone reforma….u katandis kokoshi nje thele,jemi ushtri pa ushtare,pa tanke e pa avione,por krenare sa nuk behet.znj e nderuar,me gjithe respektin per qeverisjen tuaj,ju merrni vesh nga ushtria sa marr vesh une nga Ufo-t…ne fakt mund te qelloje te di edhe me shume per Ufo-t tashme sesa per Ushtrine,e cila ne kembim na dha shkelmin e mushkes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. ぽっちゃり ラブドール

    ラブドール リアル 女性が実用的なダッチワイフに変身新しいRD2「Tanya」を参照してください。タイのダークフライデーのダッチワイフが20%オフ-真新しいWM人形を知るために必要なすべて173cm Hカップのダッチワイフが登場!

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje