VIDEO/ PD: Mashtrimi me të ardhurat, zhdoganimet u rritën për të shmangur regjimin e ri fiskal

7 Janar 2014, 11:21Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se po mashtron në lidhje me tejkalimin e të ardhurave në dogana.

Deputeti i PD-së, Florion Mima, theksoi se sasitë dy apo tre herë më të larta të zhdoganimeve të cigareve dhe karburanteve gjatë muajit dhjetor u bënë për të shmangur regjimin e ri fiskal me taksat e reja që do të hynin në fuqi më 1 janar 2014.

Në këtë kuadër ai tha se “këto përfaqësojnë jo vetëm para që jo vetëm mungojnë në arkën e përbashkët të shqiptarëve, por që në të njëjtën kohë u zhvaten atyre paralelisht njëlloj sikur për këto mallra të ishin paguar akciza e re dhe taksa e re e qarkullimit duke aplikuar çmime të rritura ekzaktësisht sa masa e taksave të reja”.

“Ne kemi arsye të besojmë se e gjithë kjo maskaradë zhvatjeje është e dirigjuar nga duar pranë qeverisë. Konsulentit kryesor të huaj të kësaj agjencie, ndonëse të përzgjedhur në kundërshtim me ligjet në fuqi të vendit, por që paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptare, i takon, në bazë të ligjit, të investigojë këtë skemë korruptive evazioni, shmangieje dhe zhvatjeje të qytetarëve në vlerën e dhjetëra milionë dollarëve dhe të propozojë të njëjtat masa apo aksione që do të kishte ndërmarrë në vendin e vet për të garantuar që paratë që populli paguan me çmime të kripura me gjoja taksat e reja të shkojnë në arkën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve dhe jo ne xhepat e qeveritarëve të korruptuar”, tha Mima në deklaratën për mediat.

21 komente në “VIDEO/ PD: Mashtrimi me të ardhurat, zhdoganimet u rritën për të shmangur regjimin e ri fiskal”

  1. al says:

    Mosharro seateqe ke bere ti,qe privatizove gjysmen e pronave publike per dy muaj ne detyre ,nuk do kaloj pa ndeshkim.ministria eekonomise dhe financeste beje gati dosjen per veprimtari antishqiptare te ketijsurrati.monopolet me urdher te saliut u firmosen nga ky person dhe del sot dhe llomotit.edepsez ,ne qofte se ato shifra zyrtare jane te rreme bejpadi dhe te dal e verteta.mos harro se je i trei ne liste per te kaluar jeten ne qeli.ku jane ata ministra si ametaj dhe gjiknuri qe nuk perpilojne dosjet per milionat qe ky njeri ja hoqi shqiptareve dhe jadha batakcinjeve te pushtetit qe shporr mevoten e lire te shqi
    Tareve.nuk erdhet ne pushte per tezevendesuar disa horra por per te vene ne vend shtetin ligjor dhe dinjitetin e neperkembur per 23 vjet.ne qofte se jeni te paftederzoni detyrendhe shporruni.zullumet e pushtetit qe iku jane nje pasuri e tere per shqiptaret.

  2. eli-tiv says:

    …eshte kondradiktor ne ato qe thote….keta se kane problem te genjejne…e quajne “te berit politike”…ashtu sikunder thonin qe qeveria nuk mban premtimet..pa marre ende pushtetin….e te mos flasim per parajsen e saliut…ishim vendi ” i pare …i dyte..” nuk shikonim as vendin e trete…

  3. vitrina says:

    cuditerisht ,si rrall here,po kane te drejte.rritja e te ardhurave ne dog nuk erdhi si lufte e korrupsionit.qeveria me pak llafe me shume pune dhe eficenze max

    1. adi says:

      ndonjehere edhe keta kane pak te drejte

  4. Mimi says:

    Keto jane skema qe perdoren rendom sa here qe ndryshojne paketat fisklae. Kompanite paguajne taksa dhe akcize sipas sistemit te vjeter dhe ne treg e shesin me sistemin e ri. Pra me shume fitime per ta duke perdorur keto hapesira boshe te ligjit! Atyre bravo u qofte se biznesi kete pune ben kudo ne bote por qeveria te pakten edhe kur humbet mos te na e reklamoje si sukses! Eshte komplet injorance ti genjesh njerezit ne kete mase! Edhe aty ku ska asnje lloj merite te pakten nga qeveria duhet patjeter te ngresh stafeten??

  5. -Megjithe respektin qe kam per Florin,kjo nuk eshte e vertete,sepse c’do dhjetor ka fluks..por une pyes;-te ardhurat ne dhjetoret e kaluar ne ç’xhep kane shkuar..ky eshte problemi qe zbuloi dhjetori i 2013 vit ters..per opoziten

  6. Liridon says:

    Ne deklaraten e drejtoreshes me rendesi eshte kerkesa qe ajo i ben prokurorise ne lidhje me kallzimet qe drejtoria e doganave ka bere.Pjesa tjeter e deklarates ka lidhje me mungesen e eksperiences te drejtores se re.Nuk besoj se ministri aktual i financave do te gezohet shume nga kjo tufe me lule pa ere e substance qe drejtorja e paraqet si nje sukses..etj.

    1. Jemini says:

      Kjo goca e doganave nuk duhet te dale vend e pa vend ne shtyp si budallaqe. Akoma i duket se punon ke FRESH-i

      Te ardhurat e akcizes se dhjetorit u rriten si efekt i zhdoganimit ne avance te karburanteve dhe cigareve te cilat rriten ne janar. Kjo ka ndodhur gjithmone kur rriten akcizat.

      Ta shohim a do te dali kjo goca te deklaroje arritjet ne fund te janarit 2014 apo do rrije si shit ????????

      Duhet pune profesionale jo llogje kavaje.

  7. Bond says:

    Po si dalin ende e flasin keta te pacipet qe rrenuan financat dhe hengren nje million shuplaka nga njerezit! E cuditshme! Shume e cuditshme!….

  8. Gezimi says:

    Jo vetem gjysmen e pronave publike, por ky personazh i politikes shqiptare ka llogari per te dhene dhe per anullimin e licensave te bakrit, e dhenien atyre turqve te Beralbes, sigurisht kundrejt ndonje shperblimi te majme.Urgjentisht hetime ketij rasti ekstrem!

  9. TASO says:

    PO ju qelbesirat e PD i kethyet ne dogana private dhe i mirnit leket ne dore dhe e late arken e shtetit boshe,dhe tani kapeni per qime te bythes,eshte llogjike me taksa do mbahet shteti se ndryshe krimineli do te haje dhe syte dhe per ironin e fatit PD lobon gjithmone per kriminelet,per ata kokepagedhendurit qe jane bere bisnesmena ne saje te krimit te mbeshtetur nga shpellari, qe kane 10vjete qe kane zbritur nga mali qe mezi e flasin dhe shqipen.

  10. shteti says:

    O Florion,

    i zellshem deri ne amshim ne sherbim te SHpellareve te Popullit.

    Mire e ke Turpi nuk ka emer, mund tu ngjitet te gjitheve nese e lene trunin jashte funksionit.

  11. sinan hibro says:

    Po ky goxha burr, duket e mbahet per myteber , nuk ka turp qe e vendos veten ne nivelin e nje politikani mbushes, ne funksion te Bashes…Rri ore mbaj vendin e deputetit… mos u shfaq me keq se nje fare “llapaqeni ” K.Collaku…..Justifikohen e dalin ca politikane te rinj, grupi i ardhshem (pas 8 vjeteve ) i Bashes …Po ky qe ka mbushur moshen e pensionit cfare pret akoma nga politika ?

  12. . says:

    ***************************************************************************************

    …. Pse nuk volet “taksat” e doganave ne kohen tende o biri i Prokopit ?

    …. Ne kohen e Enverit, Prokopi te bente xhirro prej dore i veshur si “CUNI BEUT” dhe Ti na llastoheshe se jetoje me gjithe te mirrat dhe shume me mire se pjesa tjeter e popullit.

    ****************************************************************************************

  13. astrit says:

    Ik ore ko…Sales

  14. shvejk says:

    Ky shoku dhe ortaku i Ylli Pinarit na hiqet tani si i paster dhe i moralshem. Harron Florioni se ka vene firmen per te gjitha shkeljet skandaloze te ish shefit te tij Ridvan Bode.

  15. Naftetari says:

    Hajde Mima hajde prandaj ka ikur ekonomia per leshe se e drejtonte ky tipi qe vec financier smud te jete

  16. Adrian says:

    Ikni ore legena, hajdute ordinere. Paskeni fytyre te dilni ju e flisni per mashtrime.

    Ik ore lexoni mire dhe nje here se si eshte bere. E mesoni te flisni me fakte e jo me opinion e thashetheme te rrugeve

  17. Nino says:

    Pse nuk e mbyll me nder ate ……… do beje mire se ngjall shume neveri .

  18. arvanitasi says:

    Keshtu keni bere edhe ju Florjan ne kohen tuaj? Ndaj i dike mire ca gjera ti!!!! Hajde se do ju shohim gjate kesaj kohe ndoshta edhe me shume se 8 vjet, sa te palara do ju dalin nga qeverisja e juaj e mepareshme. Ptuuuuu su vjen zor qe vazhdoni e villni vrer, kur nuk keni cfare ti beni me qeverise aktuale qe po ju ben te flisni me vete. Ne burg te gjithe te korruptuarit dhe hajdutet e juaj.

  19. qytetar says:

    me kujtohet kur hyri ne politike,
    e kishte koken sa nje saçme dhe me zor fliste,
    tani si te gjith fshataret
    qe rrin tre muaj ne qytet fillojn japin mend,
    genjejn fyejn, pun katunaresh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje