Një histori gjakmarrje që nxjerr kokë herë pas herë dhe trondit opinionin publik.
Bëhet fjalë për përplasjen mes familjeve Tafili dhe Pjetrushi në Shkodër.
Gjithçka nis në vitin 2000 kur policia organizon një aksion për kapjen e të kërkuarit Bahri Tafili.
Në krye të aksionit ishte drejtori i Policisë së Shkodrës, Arben Zylyftari dhe shefi i krimeve, Prel Pjetrushi.
Në aksion mbetet i vrarë Arben Zylyftari dhe i shumëkërkuari Bahri Tafili.
Këtu nis një histori gjakmarrjesh.
Djemtë e Tafilit akuzojnë Pjetrushin se u ka vrarë babain dhe tentojnë ta vrasin atë.
Pasi i shpëton atentatit, Pjetrushi largohet në SHBA.
Por djemtë e Tafilit, Genci dhe Admiri nuk ndalen.
Edhe pse në burg, marrin leje dhe ekzekutojnë dy vëllezërit e Pjetrushit, Nikun dhe Gjovalinin.
Historia nuk mbyllet me kaq.
Pak ditë përpara plagoset rëndë në Suedi djali 12- vjeçar i Admir Tafilit.
Por Prel Pjetrushi, pavarësisht se Tafilët thonë se ai ka gisht në këtë krim, mohon akuzat.
Duke folur për herë të parë për ngjarjen, në një intervistë të gjatë për GSH, ai thotë se Admir Tafili i ka kërkuar falje pesë herë që e ka akuzuar për vrasjen e babait.
Ai shton se Arben Zylyftari është vrarë nga një plumb rikoshet.
Pjetrushi mohon që të ketë vrarë Bahri Tafili, madje thotë se është gati që të bëjë be me Kanun.
Në fund ai thotë se nuk e ka plagosur ai djalin e Tafilit në Suedi. Ai thotë se ka dy pista hetimi, një që ai është plagosur nga neonazistët dhe tjetra hakmarrja.
“Nëse del motivi për hakmarrje, ai nuk ka probleme vetëm me mua, por me shumë persona,” thotë Pjetrushi.
“Publikisht po them që fisi dhe familja e Prel Pjetrushit nuk shkon kurrë në Suedi të vrasë gra e fëmijë. Nëse fisi im do ketë gisht, do e pranojmë publikisht”./ep
he legen e nxore kryt eeee po ty te te njef tan shkodra se cfar burrit ke ken po te tana ne kyt dynja lahen.po ty dhe fisit tend si xehet bese der ne qenef mor legen
Po me femite gjyna, po prandaj i yhone te rente belaja me fisnik,po spiunat nuk kan fisnikeri. Une nuk i njohe fare tafilet dhe kete spiune,po e kam ndjekur dhe te xhungla dhe e kam pare ca poshtersie kan bere. E ka vrare shteti zyliftarin e di gjithe shqiperia. Le tja arestonin baban dhe tja denonin me jete burg. Po spiunat mendojne se veshin uniforem dhe na spiuna duan te bejn dhe gangsterin. Spini eshte spiun dhe gangsteri gangster. Mire eshte te shikosh punen tende dhe te jeshe djale i mire. Mos me femi se do ju vrase zoti
Tan shkodra e din çfare senesh jan I ta burra qe dalin me u qarravit si grat