Ndarja e re administrativo-territoriale e Shqiperisë ishte në qendër të një tryeze të zhvilluar mes ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore Bledi Çuçi dhe përfaqësuesve të donatorëve dhe shoqërisë civile që veprojnë në fushën e decentralizimit dhe qeverisjes vendore në Shqipëri. Në tryezë janë konsultuar dhe diskutuar kriteret e propozuara për ndarjen e re administrativo- territoriale, të cilat janë hartuar nga grupi i punës dhe me ndihmën e ekspertëve të huaj dhe vendas.
Në tryezën u prezantuan të gjitha hapat që janë ndërmarrë deri tani për kryerjen e kësaj reforme të rëndësishme por dhe aq të domosdoshme, kriteret që do të shoqërojnë reformën dhe detaje rreth tyre si dhe procesin në vijim lidhur me konsultimet me përfaqësues të shoqërisë civile, donatorëve dhe grupeve të interesit, përfshi këtu shoqatat e të zgjedhurve vendorë dhe komunitetin.
Sugjerimet dhe rekomandimet e dala nga ky takim do të mbahen parasysh në momentet e miratimit të kritereve nga Kuvendi.Ky takim konsultativ është i pari në radhën e një seri aktivitetesh që do të shtrihen në të gjithë vendin, ndërkaq konsultimet me shoqërinë civile dhe donatorët do të shoqërojnë gjithë procesin e reformës. Projekti STAR (projekt asistence për reformën administrativo-territoriale me kontributin e SIDA, USAID dhe UNDP) mbështeti financiarisht realizimin e aktivitetit.
Zoterinj! Ndarja sot eshte nje ceshtje imperative dhe nuk duhet pare thjesht si ndarje territoriale POR se pari si ndarje administrativo-financiare dhe juridike ne zona historikisht te ngjashme: p.sh. Veri, Qender dhe Jug. Republika Socialiste e Shqiperise ka marre fund! Enveri, Stalini dhe Titoja kane vdekur! Nuk ka me tani solidatitet apo emerime shteterore qe nje doktor nga Korca fjala vjen te punoje ne Puke apo anasjelltas. Demokracia eshte secili ne pune te vet, me njerezit e vet dhe te mbledhe/shpenzoje leket e vet. Modelet i keni tashme te reja dhe te vjetra si ne ish-Jugosllavi, Zvicer, Austri, Belgjike, etj.
Ndarja e re Administrative duhet te behet me doemos para zgjedhjeve te pushtetit vendor. Ajo s’duhet te behet mbi baza krahinore por te shperndarjes se resurseve dhe burimeve njerezore. Shqiperia nuk eshte as konfederat e as federtae Krahinash por shtet unitar. Dhe ndarja e re duhet ti sherbeje ketij qellimi. Ndarja e re duhet te jete efektive ne aspektin ekonomik sie edhe na ate te shperndarjes se sherbimeve dhe detyrimeve per komunitetin. Shembujt jane dhe vijne pozitive nga vendet e zhvilluara dhe mjafton te zbatohen ne terren.Nuk eshte ligji qe duhet ti adobtohet shoqerise por shoqeria ligjit ne funksin te qyterareve.
I dashur Atila! Shqiperia ka qene shtet unitar! Kjo periudhe eshte e mbyllur dhe cdo perpjekje tjeter do te na coje ne shtigje te pashkelura! Nuk mund te kete shtet kapitalist me mentalitet bashkesie te paprincipte (apo unitar sic thoni ju). Gishti duhet vene ne plage dhe plaga do kuruar ne themel perndryshe do vime verdalle sipas shprehjes: “Ne ato maja rrypa-rrypa nje here ma hype dhe njehere t’a hypa”! Per te bere reforma administrativo-ligjore te thella dhe te verteta duhet largpamesi dhe kurajo! Bashkimi dhe vellazerimi deshmuan se jane nje iluzion dhe utopi! Sorry man!