Basha: Përgjegjësia për 23 Qershorin edhe mbi anëtarët e Kryesisë. Protesta popullore kundër Ramës

8 Janar 2014, 09:41Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet se pëergjegjësia për humbjen e kësaj partie në zgjedhjet e 23 Qershorit do të shtrihet edhe tek anëtarët e Kryesisë si dhe në cdo nivel drejtimi.

“PD do të mbajë përgjegjësinë në çdo nivel dhe për këtë do të ketë një proces të hapur dhe të vërtetë analize dhe refleksioni i cili do të nisë në nga niveli i bazës, i seksioneve, çdo seksion ka rezultatin e vet, do të marrë gjithë kohën e nevojshme, nuk ka rëndësi të bëhet një ditë më parë, rëndësi ka të bëhet sa më mirë, e gjithë koha që i duhet demokratëve shqiptarë do të jetë në dispozicionin e tyre dhe gjatë kësaj kohe ky proces hapje bashkimi dhe ribashkimi do t’i paraprijë procesit të analizës dhe refleksionit me anë të së cilës ne do të evidentojmë qartësisht arsyet objektive, përtej arsyeve subjektive, të rezultatit të 23 qershorit”, thekson Basha. i ftuar në ‘Agon Channel’ kryetari i PD-së ka deklaruar se procesi i zgjedhjeve të reja në parti ka për synim rikthimin sa më shpejt të PD-së në pushtet. i pyetur nëse kjo përgjegjësi do të ndahet edhe mes anëtarëve të Kryesisë, Basha thekson “po, natyrisht sipas përgjegjësive. Nuk do të ndalesha tek një strukturë e veçantë e PD, natyrisht pushteti është menaxhuar nga nivele të ndryshme, nga përfaqësues të ndryshë, një gjë është e sigurt që çdo nivel i përfaqësimit të PD-së do t’i nënshtrohet analizës, refleksionit dhe këndvështrimit vetëkritik, me anë të së cilës, ne do të dalim nga ky proces me evidencën e plotë të asaj që kemi bërë mirë, të asaj që nuk kemi bërë mirë dhe të asaj që mund të kishim bërë mirë dhe mbi këtë bazë mbi këtë refleksion do të ndjekim procesin e zgjedhjeve në parti, që do të evedentojë patjetër më të mirët për të vunë në krye të përpjekjes opozitare sot dhe për ta kthyer PD si forcë qeverisëse nesër”.

Basha mendon se procesi i ripërtëritjes sic e quan të PD-së nuk ka pse të krijojë të pakënaqur.

“Nëse procesi përqëndrohet tek vlerat që duhet të prodhojë, dhe jo tek inatet personale nuk ka përse të ketë të pakënaqur dhe gjithë energjia e PD-së e imja si kryetar i saj dhe strukturave do të përqëndrohet kryesisht tek ky aspekt që asgjë të mos mbetet pa thënë por asgjë që nuk vlen. Që procesi të bëjë të mundur bashkimin dhe ribashkimin e të gjithë potencialeve të PD, të gjithë kontributeve të saj si dhe një hapje më të madhe dhe më energjike që ka njohur PD në këto 23 vite, dhe besoj se në këto shina do të prodhojë atë që presim dhe presin demokraktët anëmbanë, një PD të ringritur, të fuqizuar, dhe të gatshme për t’ju përgjigjur shpresave dhe pritshmërive të shqiptarëve për brezat e ardhshëm”, thekson ai.

Gjithashtu Kryetari i PD-së akuzon Qeverinë me politikat që po ndjek po varfëron shqiptarët, ndërsa sheh si një mënyrë për të kundërshtuar mënyrën e qeverisjes protestat popullore.

Çmimet po rriten, ka më pak para në qarkullim, ka më pak shanse për një vend të ri pune, ka frikë për vendet aktuale të punës, ka tkurrje të qarkullimit të lekut, ka tkurrje të fuqisë blerëse, këto janë të gjitha efektet që ne i numëruam një për një kur kundërshtuam paketën fiskale.  Taksa progresive i ka hequr çdo shqiptari lekë nga xhepi”, thekson Basha. i pyetur në lidhje me organizimin e protestave popullore, Kryetari i PD-së shprehet se ato janë një mjet.

Ne i kemi bërë fare të qarta qëndrimet tona. Ne do vazhdojmë luftën tonë opozitare në parlament me çdo hapësirë tjetër institucionale dhe demokratike, duke përfshirë sheshet e Shqipërisë”, tha Basha.

9 komente në “Basha: Përgjegjësia për 23 Qershorin edhe mbi anëtarët e Kryesisë. Protesta popullore kundër Ramës”

  1. aa says:

    jy ka hyr frika ne palc, meritoni burgun, bastarda

  2. RAP * SODI says:


    *
    A të dhëmbi shumë
    *
    O Luli
    *
    Kur Edi
    *
    Ta Nguli?
    *
    http://goo.gl/uV5zJY
    *

  3. Argita_B says:

    Pergjegjesia eshte sigurisht e te gjithe strukturave dhe kjo nuk do shume mendt, po shkalla e pergjegjesise eshte e thjeshte per tu ndare. Nese qeveria, pra kabineti dhe kryeministri do te kishin manaxhuar vendin me sukses, sigurisht qe drejtuesit lokale te strukturave te PD-se do te kishin argumenta per te fituar zgjedhjet te votuesit dhe simpatizantet e tyre ne te kundert çfare mund ti kerkosh nje drejtuesi lokal mbi humbjen e zgjedhjeve!
    Kur je president i nje klubi te pastrukturuar dhe te keqmenaxhuar dhe sikur te kesh lojtarin me te mire ne bote, nuk mund ti ngarkosh pergjegjesine e rezultateve te dobta te klubit pasi eshte koka qe drejton.
    Basha kerkon te zbehi pergjegjesite e qeverise duke futur te gjithe strukturat e PD-se dhe flet per pergjegjesi kolektive!
    Nese Shqiperia do te kishte me pak kriminalitet, me pak papunesi, me pak trafiqe dhe korrupsion, nese do te kishte ndermare reforma ne ekonomi, bujqesi, do te kishte permiresuar jeten e shqiptareve dhe populli do te donte qe te qeveriste perseri e njeta parti.
    Kjo gje jo vetem qe nuk ndodhi, po ndodhi e kunderta dhe rezultati dihet.
    Keta ose jane te verber ose naiv ose fatkeqesisht u jane errur syte nga pushteti dhe paraja dhe nuk arrijne te kuptojne se si mund te rivijne ne pushtet dhe pse duhet te vijne.

  4. shpatar says:

    Populli thote qe peshku qelbet nga koka.PD eshte qelbur nga Sali Rrum-Palla. Cfardo qe te bejne antaret e Pd eren e qelbur te Salit nuk e heqin.Basha eshte dopjo gjashta qe i lan Pdes.Azgje nuk ndryshon .Kur i degjojme na duket i njejti ze qe kemi degjojme qysh nga 91.

  5. shoku i rrugaçit says:

    o mafioz droge o mashtrues mos harro 21 janarin se ta nguli edi rama o smerlap

  6. Petro says:

    E ka thene shume here kete:Asgje mos mbetet pa thene por asgje pa vlere. Do ta pyesja kryetarin, cili eshte ai qe percakton se kjo eshte me vlere apo pa vlere.Qe ketu nisja eshte e gabuar, behet me diktat.Nuk mund te rinovohet keshtu PD.Te gjitha kryesite duhet te kishin dhene doreheqjen.Akoma nuk e kane kuptuar se humbja qe e madhe dhe shkaktaret jane te gjithe ata qe drejtuan.Drejtuan me fryme arrogante, familjare, fisnore… Keshtu nuk mund te vazhdohej me.Menyra se si po sillet kryetari i ri nuk jep asnje shprese per rinovim.Kjo do te kuptohet pas humbjes ne zgjedhjet per pushtetin vendor dhe sidomos pas humbjes se Tiranes.

  7. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Natyrisht po te vihet ne krye te PD qe fatkeqesisht nga nje PARTI e SHPRESES qe do kishte hyre ne HISTORI u privatizua ne ekstrem nga KLANI SHPELLAR TROPOJAN deri sa po kthehet ne nje SH.P.K.
    “PETRO” !
    TIRANA duhet qe tu kthehet te zoterve ,TIRANASVE ,pavaresisht se jane byth-pambuker dhe te pa-afte dhe qe shiten per nje TEKE RAKI apo per ” NJI CINARE DAHAN “.
    Dhe te mendosh se SALIU dhe byth-pambuku LULE BASHA do ngrene popullin n eprotesta popullore ,gje qe SALIU ka 6 muaj qe po ben thirrje ne Rrjete sociale ,ne cdo gazete dhe medie por asnje nuk po ja ve me ne by…
    Hapu DHE ,qe te futem ,o zot .

  8. Meno says:

    Basha ka shume mundesi ta ngrere popullin shqiptar ne protesta, por me nje kushte: qe paret e shpenzimet ti paguaj ustai i tij ne Serbi -UDBja. Kam frik se ne kushtet e soteme UDbja ka te tjera probleme. Tani qe ajo humbi Kosoven s’besoj se eshte aq e marre te shpresoje te fitoje Shqiprine.

  9. Arber says:

    I pari satrapi Sali dhe me pas pinjolli I tij Luli enderojne ’91-’92 te dale populli ne rruge. Kesaj daulle ka dit qe po I bine. Haruan se kur ishin ne pushtet I gjakosen masat sa here tentuan, haruan zagaret cfar bene ne ’97, ne 21 Janar ne bulevart…. Le te shpresojme se miliantet e tyre qe jane hedhur ne aksion nuk do te ndiqen nga populli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje