Partia Socialiste i kërkon Gjykatës Kushtetuese të zbardhë sa më shpejt vendimin e arsyetuar në lidhje me shfuqizimin e Aktit Normativ të qeverisë që shtyn me 6 muaj hyrjen në fuqi të ligjit “Për statusin e nëpunësit civil”.
Deputeti socialist, Armando Subashi, ndërsa e cilëson të vonuar moszbardhjen e vendimit, thotë se kjo praktikë duhet rregulluar me ligj.
“Informacioni ynë për vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me aktin normativ të Qeverisë nuik është marrë në rrugë zyrtare, pasi Gjykata Kushtetuese ende nuk ka zbardhur vendimin, i cili duhet të botohet në Fletoren Zyrtare. Ligji nuk ka pse bën përjashtim në rastin e Gjykatës Kushtetuese, që si gjykatat e tjera duhet ta shpallë vendimin të arsyetuar dhe që palët të njihen me argumentet e paraqitura”, tha deputeti socialist.
Prej disa javësh, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendimin për të rrëzuar aktin normativ të Qeverisë që shtynte hyrjen në fuqi të ligjit “Për statusin e nëpunësit civil” me 6 muaj.
Gjykata e konsideron aktin normativ si në kundërshtim me Kushtetutën, por ende vendimi nuk është zbardhur zyrtarisht.
Gjykata Kushtetuese u vu në lëvizje nga një grup deputetësh të PD-së, të cilët kundërshtuan aktin normativ të Qeverisë në lidhje me shtyrjen me 6 muaj të ligjit për Nëpunësin Civil. Ligji i miratuar me konsensus nga parlamenti i shkuar parashikonte nisjen e zbatimit në muajin tetor, por Qeveria ‘Rama’ argumentoi shtyrjen e hyrjes në fuqi të ligjit për 6 muaj me mungesën e akteve nënligjore, që sipas mazhorancës së re, pengonin zbatimin në praktikë të ligjit.
Shyqyr qe me ne fund u kujtuan ,ne mengenene e pakuptueshme,pozitaret te bejne nje veprim te domosdoshem.
Kisha frike se precedenti i neritan tabakut (i cili fitoi edhe pafajsine nga koleget e tij te inkriminuar,te gjykates se apelit )do te lejohej te merrte edhe shalet e Gj.Kushtetuese.
Nuk ezbardh vendimin KUSHTETUESJA,se do ta beje te PAVLEFSHEM ANKIMIN TUAJ,pasi te kaloje afari!!!
Juve juristet e PS-se jeni KOMPLET TE PA AFTE!!!
Ndryshe do ta kishit bere KUSHTETUESEN qe t’u dilte djersa CURK!!!
Apo beni sikur thoni ndonje RROMUZE???
Lali,ke ngaterru adrese;une nuk jam as juriste,as e PS-se.
Keshtuqe merre vesh njehere e mire se edhe une kam rezerva per zotesine apo lojrat e juristeve te pozites;natyrisht sipas vetem kutit te logjikes dhe formimit tim.
O feniks, po ku ankimohet vendimi i Kushtetueses o derebardhe
Gabimi me i madh i rames dhe mazhorances ishte votimi i kryetarit te gjykates kushtetuese.votuat qe te mos i bindet kushtetutes.cdo vendim qe merret nuk duhet te vonohet per teargumentuar bjuridikisht vendimin.armando si jurist serioz,duhet ti propozoj kuvendit vendosjen e afatit te publikimit te vendimeve te kushtetutes.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
….. Gjykatat, Drejtesia dhe Prokuroria te kapur nga njerz te kriminelit Sali Bisha Shpellarit …. vetem per te mbrojtur Ate dhe familjen e tij.
^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^^
Po ne ka institucion te inkriminuar ne Shqiperi numrin nje e mban gjykata me keta mostra gjyqtarsh nuk ka dhe nuk ka per te patur kurre drejtesi.Duhet te behte nje ligje qe ti ndeshkoje keta kusar qe kane uzurpuar shtetin dhe vetem drejtesi sjapin ky eshte sistem ikalbur gjer ne rrenje qe duhet te shkulet.