Selami: Berisha-Basha, nuk ka dualitet mes tyre

8 Janar 2014, 09:51Politika TEMA

Deputeti demokrat Eduart Selami mendon se mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha nuk ka dulitet.

Nuk mendoj që është dualitet. Kuptohet që kundështarët mezi e presin këtë shans, sepse është një mënyrë e mirë për të krijuar një përçarje brenda partisë. Unë që jam brenda nuk e shikoj në këtë mënyrë. Është mëse e natyrshme që mbas një kohe kaq të gjatë që zoti Berisha ishte në pushtet, kuptohet që është një zë në Partinë Demokratike. Por zoti Basha është kryetari i zgjedhur nga 80% e votave të drejtpërdrejta të Partisë Demokratike dhe ka mbështetjen edhe të zotit Berisha”, thekson Selami në një intervistë për Zerin e Amerikes.

Deputeti demokrat analizon situaten politike në vend, raportet mes Qeverisë dhe opozitës, sikundër fajëson Kryeministrin Edi Rama jo vetëm për varfërimin e shqiptarëve për shkak të rritjes së taksave, por edhe për dështimin në marrjen e statusit të vendit kandidat.

Zëri i Amerikës:  Zoti Selami, ju keni më tepër se 15 vjet në Shtetet e Bashkuara, dhe vitin e kaluar u rikthyet në politikë për t’u marrë me politikë aktive. Si i keni përjetuar këto muaj në politikën shqiptare?

Eduard Selami: i kam përjetuar me një përgjegjësi të lartë, dhe me një dëshirë të madhe për të kontribuar. Dua të falënderoj të gjithë miqtë, përkrahësit brenda Partisë Demokratike dhe jashtë saj për mbështetjen që më kanë dhënë. Kuptohet që pas një periudhe kaq të gjatë, një rikthim nuk është aq i lehtë, ka qenë një vendim i vështirë. Por jam i gëzuar që jam kthyer, dhe jam i gëzuar që më është dhënë rasti të kontribuoj për progresin dhe përparimin e Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Konfliktualiteti në politikën shqiptare ka qenë dhe ka vazhduar të jetë me tone të larta, dhe ky konfliktualitet në fakt e ka dëmtuar vendin në të kaluarën. Sipas jush, a ka shanse, për të ndryshuar kjo klimë e acaruar?

Eduard Selami: Duhet të ndryshojë. Unë mendoj që ju keni të drejtë. Ky konflikt i ka kushtuar shumë Shqipërisë. Unë duhet të theksoj që klasa politike shqiptare duhet të kuptojë që marrja e pushtetit nuk është qëllim në vetvete. Ka gjëra më të rëndësishme se sa pushteti. Duhet patjetër qëtë të vihet në plan të parë interesi kombëtar, interesi i shqiptarëve. Ka shenja pozitive. Ne si opozitë tashmë, po ta keni vënë re dhe juve, kaluam për herë të parë në parlament një rezolutë për marrjen e statusit kandidat. Ne po bëjmë anën tonë, por kjo është një përpjekje e përbashkët. Unë mendoj që në këtë pikë ka akoma vend për përmirësim.

Zëri i Amerikës: Të kalojmë pak tek organizimi i Partisë Demokratike. Në shtator u tha që do të ketë një riorganizim, dhe pastaj nuk u fol më. Kryetari Basha foli përsëri në dhjetor. Ku është zhvillimi?

Eduard Selami: Jemi në proçes. Pati një ngadalësim. Kryetari Basha e ka thënë edhe në një intervistë që dha para pak kohësh, që pati një ngadalësim. Edhe kjo u lidh më shumë me rritjen e temperaturës konfliktuale, siç e përmendët edhe ju. Por tashmë ky është në proçes. Është një proçes që ka filluar, dhe unë jam optimist se ky do të sjellë rigjallërimin dhe ripërtëritjen e Partisë Demokratike, që të kthehet edhe njëherë si një parti e vizionit, e shpresës, parti e së ardhmes, me qëllim që të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat janë shumë pranë.

Zëri i Amerikës: Kritikët e Partisë Demokratike thonë që ish-kryetari Sali Berisha vazhdon t’i japë tonin kësaj partie. Ndërkohë që kryetari aktual e ka të vështirë që të krijojë profilin e tij. A kemi të bëjmë me një dualitet në Partinë Demokratike, mes dy figurave kryesore?

Eduard Selami: Nuk mendoj që është dualitet. Kuptohet që kundështarët mezi e presin këtë shans, sepse është një mënyrë e mirë për të krijuar një përçarje brenda partisë. Unë që jam brenda nuk e shikoj në këtë mënyrë. Është mëse e natyrshme që mbas një kohe kaq të gjatë që zoti Berisha ishte në pushtet, kuptohet që është një zë në Partinë Demokratike. Por zoti Basha është kryetari i zgjedhur nga 80% e votave të drejtpërdrejta të Partisë Demokratike dhe ka mbështetjen edhe të zotit Berisha.

Zëri i Amerikës: Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria vazhdimisht kanë deklaruar se marrëdhëniet mes të dy vendeve janë vazhdimisht shumë të mira. Megjithatë, kohët e fundit ka patur disa deklarime në shtyp si nga ana e disa elementëve të Partisë Demokratike apo të ambasadorit amerikan, të cilat nuk përputhen me marrëdhëniet aktuale mes të dy vendeve, që janë shumë të mira. Ju si e komentoni këtë?

Eduard Selami: Kuptohet, unë këtu jam për Krishtlindje dhe për Vitin e Ri, por në Uashington pata rastin të takohem me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit dhe me zyrtarë të lartë të tjerë. Dhe unë mendoj që marrëdhëniet mes Amerikës dhe Shqipërisë gjithmonë kanë qenë dhe janë shumë të mira, dhe Shqipëria i është mirënjohëse Amerikës për ndihmën dhe kontributin. Por duhet thënë që, vendimi i marrë për armët kimike, mendoj që ka qenë një zhgënjim për administratën amerikane, dhe në këtë pikë mendoj se ne humbëm një rast, se Shqipëria humbi një rast. Kryeministri aktual nuk e trajtoi këtë problem siç duhej trajtuar, me seriozitetin dhe përgjegjësinë që i takonte, dhe humbi një rast shumë të madh. Nuk i dha mundësinë shqiptarëve që të merrnin një vendim të bazuar mbi faktet e drejta, dhe unë mendoj që ka një tërheqje në këtë marrëdhënie. Fatkeqësisht faji është i kryeministrit Rama në këtë pikë për mendimin tim.

Zëri i Amerikës: Megjithatë shkëmbimet kanë qenë midis disa elementëve të Partisë Demokratike dhe ambasadorit Arvizu, pra, jo thjeshtë për armët kimike por edhe për çështje të tjera.

Eduard Selami: Për mua kjo është më tepër në rrafshin personal, pak më shqetëson. Partia Demokratike është krijuar si parti perëndimore, e vlerave perëndimore, me një ndihmë të jashtëzakonshme pro-Amerikane. Kanë qenë institute amerikane dhe amerikanët që në fillim; nga figurat më të larta që na kanë mbështetur Xhorxh Bushi i parë dhe të tjerët. Nuk ka asnjë anti-amerikanizëm brenda. Për deklaratat personale të dyanshme, unë mendoj që të dyja palët duhet të jenë më të kujdesshme. Nuk është kjo fryma që dominon Partinë Demokratike. Është një parti pro-perëndimore, pro-amerikane, dhe unë në këtë pikë mendoj se jam një shembull që flet qartë në këtë drejtim: unë jam edhe shqiptar edhe amerikan dhe jam krenar për të dyja palët.

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit, opozita është përfshirë në kritika të ashpra ndaj punës së përditshme të qeverisë. Ndërkohë nuk shohim një strategji të përcaktuar të PD-së në këtë positë që po zhvillon. Si e shikoni ju këtë?

Eduard Selami: Nuk jam i mendimit që s’ka një strategji. Ne jemi të fokusuar në përforcimin e shtetit ligjor, për marrjen e statusit kandidat. Ne në parlament, për herë të parë, kaluam një rezolutë e cila është në mbështetje të kësaj. Është hera e parë, pasi Rama kur ishte në opozitë bëri të kundërtën, bllokoi. Ne po ngrejmë shqetësime për punën e ekonomisë, ngritjen e taksave. Për herë të parë fatkeqësisht kryeministri e ka vënë Shqipërinë në një situatë shumë të vështirë, ku taksat janë më të lartat në rajon. Kjo, potencialisht, mund të rrezikojë atë stabilitet dhe ecuri ekonomike që kishte Shqipëria në një krizë kaq të rëndë. Ne ngrejmë shqetësime për korrupsionin. Ne kemi ngritur shqetësime për forcimin e shtetit ligjor, për administrimin. Gjykata kushtetuese e hodhi poshtë ndërrimin e ligjit në këtë drejtim, këshut që unë mendoj se koha ka qenë e shkurtër, opozita jonë është një opozitë bashkëkohore. Unë mendoj që është e padrejtë që të kritikohet se nuk ka një bosht. E ka një bosht; boshti është vizioni pro-perëndimor, forcimi i demokracisë, forcimi i shtetit ligjor, forcimi i atyre arritjeve, dhe ecja më e shpejtë e Shqipërisë. Dhe në këtë pikë unë mendoj se Partia Demokratike është e qartë.

Zëri i Amerikës: Shqipëria nuk e mori ftesën për herë të tretë për statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, dhe një nga pikat, që theksuat edhe juve është pikërisht nevoja e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës që i kërkohet Shqipërisë që ta realizojë. Sipas jush, çfarë mund të bëhet për përmirësimin e kësaj klime? Cfarë duhet të ndryshojë nga konfliktualiteti aktual që ekziston, për të arritur një bashkëpunim?

Eduard Selami: Nuk mendoj që në këtë rast konkret që kjo ishte çështje sepse ne bëmë një rezolutë të përbashkët dhe kjo u prit mirë. Unë mendoj që është thjeshtë skepticizmi që është në disa nga vendet e Europës për të parë se si do të eci lufta kundër korrupsionit, si do të eci forcimi i shtetit ligjor. Do ta kenë ndihmën dhe e kanë ndihmën tonë. Ka vend dhe për më shumë, por unë mendoj që edhe vetë pozita duhet të heqi dorë nga ato një milion shuplaka që ato filluan. Nuk mund të trajtohet opozita në këtë mënyrë. Në këtë pikë ata e kanë mbështetjen tonë. Fryma jonë dhe kontributi jonë është edhe më pozitiv, siç e përmenda dhe rastin e deklaratës. Dhe ne do të vazhdojmë në këtë rrugë. Do të kenë mbështetjen tonë të pakushtëzuar siç e ka thënë edhe kryetari Basha, për çdo ligj, për çdo marrëveshje që ka të bëjë me forcimin dhe me përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në Europë. Por në këtë pikë unë mendoj që Rama duhet ta shohë më me seriozitet këtë punë. Unë e kam thënë edhe në parlament, nuk mendoj që ka një seriozitet nga ana e tij, dhe kjo vërtetë është prioritet. Në këtë pikë unë mendoj që qershori po vjen shpejt, ka akoma kohë, dhe duhet marrë me seriozitet. Do të ketë mbështetjen tonë.

14 komente në “Selami: Berisha-Basha, nuk ka dualitet mes tyre”

  1. titi says:

    i sakte , i qarte dhe vizion real per te ardhmen ,bravo edi.

    1. Epiriiii says:

      Sa Pa DINJITET sate PESHTIRE jane keta te PD. Ate cka me Vite e PERSHTYNE Tani e LEPIJNE. Por me e keqa eshte se 85% jane te tille, DEMOKRATET e vertete nuk ka vend ne PD

      1. plaku i dine says:

        Cfar te presesh nga nje (pjate-lares)! apo nga nje…,gruaja e ti e linte te flinte ne makine….

    2. Fatmir says:

      ce boni mire sala qe ta fali jeten dhe i u ktheve politikes prape,se per zotin o EDO me kete te ftohte qe ka plasur ketu (amerike) kishe per tu bo si kallom akulli duke la makinat…………….

  2. TIRONS DENBABADEN says:

    VALLAHI BILAHI
    KY ESHTE BURRE ZAMONI!
    http://goo.gl/ZyZNxK

  3. REA says:

    bir selmani i nenes! Ky ka rrjedhur perfundimisht

  4. Tani says:

    Po ca dualiteti kane keta ?
    Agron Llaka ne Al Pazar e imiton bukur Salen dhe Lulin si figure qe e terheq nga pas.
    Ky eshte dhe realiteti.
    Kurse sa per Selamin mund te them qe ka ardhur nga Amerika per te fjetur gjume ne parlament.
    Me mire i papune ne parlamentin shqiptar se i papune ne Amerike apo jo?

    1. Çerri says:

      A i ka dalë apo s’i ka dalë gjumi këtij?Kjo asht çeshtja.

  5. Berati-Gjermani says:

    Ky Selami ,per te cilin kam pasur respekt, meqenese Saliu nuk eshte kryetar ,dhe nese nuk e kercenon le tu deklaroi shqipetareve e demokrateve pse pse iku nga Shqiperia ne Amerike? Ai vete e di mire se kush e shterngoi por nuk e ka guximin e duhur se nuk eshte lab qe ta thote hapur .Plaku mere vate tani dhe po kthehen djemte por te plakur te thinjur te rrjedhur dhe te dhjere sic i do zotrote pa gjak e guximin e duhur.Tani Selam duhet te kallaisesh mire qe te dale ndryshku qe te ka bllokuar trurin por per kete te duhet edhe fat se me duket nuk te ka mbetur shume lekure…Kur kujton baben te dridhen leqet more legen..I tille do te jesh deri ne nje deklarim te hapur te arsyeve qe ike nge kreu ipd. Mire qe u ktheve turp qe fshihesh prape.Mos bei punen e kelyshit!

  6. colombi says:

    eduart ,ashtu si dhe EDI gjerat i dini ,> te perbashket keni E DI.Eduart ti u ktheve ne shqiperi jo per popullin, por per problemet e tua ekonomike dhe per te zgjidhur kete ti ke per borxh te besh pakt me djallin. TI edi qe problemi i ketij vendi eshte Berisha por nuk do ta thuash Gjithcka qe thua te siguroj se nuk ta degjon kush Ne jetojme ketu perdit dhe shohim cndodh. PD sa e la pushtetin,por si na la neve ?Besoj se s’ka vend per moral,

  7. xha jaho says:

    Shifeni si nepermjet Intervjuve te tilla te improvizuara qellimisht ,
    tentohet te manipulojn trurin e opinionit ,shqiptarit kto miqte tane stradegjik uuuuuuuuuuuuuSA!
    Shifeni si godasin trurin (anen psikologjike )shqiptare pushtat qe e duan shume Shqiperine ,
    nepermjet te ashtuquajturit (BrainWashing) .

    Nderkohe qe berisha dhe kopili tij de-fakto jane dy persona te inkriminuar dhe vecanarishte berisha nji nder armiqte e ktij kombi ,pra te dy figura te urryera qe duhet menjiher te perballen me ligjin ,nga amerika shikohen si poltikan normal mbi te cilet duhet treguar vemendje !!!

    Nji spostim i tille qe kjo LEVE manipuluse ,kerkon ti bej trurit shqiptareve ,ne kte interviste te selamit , tergon qarte per cfar jane te interesuar amerikanet dhe si duan ta shikojne Shqiperine tone .
    Qe te fshish nga memorja e ktij populli krimet e sali berishes ,tradhetite e shkaterrimin total te ktij vendi , i kalon kufijt e cdo “dashaurie ndaj ktij vendi” qe gopi demokratise na deshiron .Ptuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu o surrat sallam ,njerez si ty duhen bere sallam per qen.

  8. Lulip says:

    Njeriu me i pa cipe,pa burreri, pa shoke ne kete bote eshte ky Selami.Ky i perndjekuri nga Sali Berisha per tu asgjesuar u arratis ne fshehtesi ne vitin 1994 per ne SHBA.E shau Berishen deri para nje viti dhe tashti u bashkua perseri duke mar nje karrike deputeti dhe flete brockulla duke u transformuar 180 grade ne hulline e Berishes. Ke te besojme kete Selam apo ate qe iku fshehur nga frika e Berishes dhe ka folur kunder tij prej 1994 deri 2013 ndersa tani ka rreth nje vit i bashkuar dhe flete pro Berishes.Te gjitha keto qe thote Selami nuk ja vlejne duhen shenuar me zero.Edhe dualizmin ne PD te gjithe e shohin,njeri eshte kryetar faktik dhe tjetri fiktiv,por vetem Selamiu nuk e shikon se keshtu i do mushka drute te ndertuar e shprehur nga ky gjoja politikan i shpifur.Selami tani e ka vendin e merituar ne muze,ai eshte nje figure muzeale.

  9. Zemani says:

    Ti je brënda, o mumje! Kur të przuri me shqelma bythëve,e mban mënd.Jo në Amerikë të shkosh, por mbete një liliput pa shtyllë kurrizore. Brënda kur 15 vjet i larguar. Qerrata i madh. E pe atë foton ku të kishte zënë gjumi?

  10. Di turi says:

    O mumje! Bej sentir si deri me tani.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje