“Djali më qëlloi me ristelë në kokë. Burri tha se donte të më therte dhe djali e mbështeti. Në atë moment thanë t’i presim flokët. Morën briskun e rrojës dhe më prenë flokët. Unë mora briskun dhe flokët e prerë dhe shkova në polici. Ndërkohë policia ishte lajmëruar edhe nga djali i vogël. Nuk do t’ua fal kurrë këtë që më bënë”,- rrëfen 39-vjeçarja Vojsava Arapi pas dhunimit nga bashkëshorti dhe djali 17-vjeçar .
“Në orën 5 kam lënë punën dhe kam ardhur në shtëpi. Sapo erdha filloi bashkëshorti të grindej. Më tha pse nuk tregon të vërtetën. Kur të vi çuni ke për të treguar se ku ke qenë. I thashë ore burrë vërtetohet ajo punë, shkojmë te puna. Në orën 7 erdhi djali në shtëpi. Sa erdhi djali burri i tha që mami jot nuk ka qenë në punë. Pse moj mami tha nuk ishte në punë? Po në punë isha i thash. Jo nuk ke qenë në punë tha, ka të drejtë babi. Pastaj po flisnin me njëri-tjetrin çfarë ti bëjmë. Do e therim thanë, të vdesë. Por filloi djali i vogël të qante. Një herë thanë të më hidhnin ujë të valuar në kokë. Unë u tmerrova. U tmerrova fare. Pastaj djali më goditi. Një herë më goditi me shpulla pastaj mori një ristelë dhe më ra në kokë. Unë po rrija se nuk kisha çfarë të bëja. Filluam prapë të flisnin me njëri-tjetrin çfarë ti bëjmë. Do i presim flokët thanë. Gërshërë nuk kishim, morën një thikë buke por thika nuk priste. Pastaj djali mori një brisk dhe mi preu flokët dhe i hodhi në tavolinë”, ka rrëfyer gruaja në “News24”.
Gruaja rrëfen se nuk është hera e parë që dhunohet prej bashkëshortit. Ajo burri ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj edhe disa herë të tjera.
“Po disa herë. Ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike. Vetëm zotit ja dedikoj jetën që jam gjallë sot”,rrëfen Vojsava. /A.XH
Mire keta burrat impotent, qe nuk punojne dhe nga inferioriteti rrahin gruan qe sjell lek ne shtepi “i kuptoj”, po ky djali qe ja ben nenes se tij kete gje s’di ta shpjegoj…
Besoj se ky tranzicioni eshte periudha me e rende per familjen shqiptare qe ka pas ndonje here.
Historiri me arusha.
harram gjiri nenes.
Partizani ne lufte po shkonte ….:(
Ai djalë, është monstër. Do kalbur në burg, se po doli do të bëjë shumë të këqia…
Tjeter histori sote! Dje gruaja tha se 2 ore kishte qen ne pune (7 me 9) dhe ne oren 9 kishte shkuar ne kishe per 3 ore, sote histori krejt ndryshe.
Nuk dihet e verteta (burri apo gruaja GENJEJNE)
Nese gruaja nuk ka pas faje, ata te marrin denimin e duhur. Nese gruaja ka ber ate qe mendohet le ta gezoj jeten qe i erdhi!
Mjere kjo grua, per jeten qe ka jetu deri me sot! KU JANE SHOQATAT E GRAVE ato qe drejtohen nga GRA TE MENCURA qe i shohim ne ekrane e qe prej X vitesh ne drejtim te ketyre shoqatave e kollaj te kontrollueshme KU JANE? PERSE PAGUHEN?
GJYKATAT DUHET TE BEJNE PUNEN, DHE TE DALIN PERTEJ RASTEVE NORMALE TE DENIMEVE ME GJOBA DHE BURG.
NE SHTETE TE NDRYSHME KEMI DEGJUAR DENIME EGZEMPLARE.
TE TIPIT I QEME CALLATA DHE I LE NE RRUGE ME NJE MBISHKRIM NE DUAR NE JEMI IDIOTE DHUNUAM ATE QE NA DHA JETEN DHE NA MBAN ME BUKE.
DENIME TE TIPIT EDHE TORTURUES….JANE TE PRANUESHEM NE KETO RASTE…
PO LENE NAM NJEREZIT SDINE CFARE BEJNE.PTU…HARRAM BUKA DHE QUMSHI I NENES
A oshte Vojsllava kjo ketu ne “syret” ma nalte? E bukur qenka e shkreta!
Kushedi sa shoqata grash marrin fonde per te mbajtur OJQ hajdute dhe qe nuk bejne asnje pune