Nuk sosin spekulimet/ A qëndron një grup ish- komandosh pas grabitjeve të dhunshme?

8 Janar 2014, 11:45Politika TEMA

Meqë policia nuk është në gjendje akoma që të zbardhë disa grabitje të dhunshme të ditëve të fundit, janë shtuar spekulimet se pas tyre qëndron një grup i strukturuar ish- forcash speciale.

Spekulimet dolën në dritën ditën e martë, pas grabitjes së kambistëve në Durrës.

Grabitësit vepruan si një njësit special, ishin të veshur me uniforma ushtarake, kishin jelekë antiplumb dhe makina kishte fenelina policie.

A është e mundur që të bëhet fjalë për një grup me ish- komando, që veprojnë me shpejtësi dhe me taktika lufte?

Asgjë nuk mund të thuhet me saktësi, por në kushtet e një informacioni të pakta, spekulimet lulëzojnë./ep

23 komente në “Nuk sosin spekulimet/ A qëndron një grup ish- komandosh pas grabitjeve të dhunshme?”

  1. Peacekeeper says:

    Ka rrezik te jene ish police, nga keta te liruarit rishtaz!!

    1. loni says:

      ajde shtet mbrenda nje shteti,e duam shqiperine si gjithe europa,e mban mend njeri kete shprehje te shqiptareve ne vitin 1991,dhe ja ku dolem,nga shiu ne bresher,23 vjet pa asnje lloj shprese per te ardhmen,ketu nuk ka siguri per jeten dhe jo me per nje te ardhme qe kemi 23 vjet me syte nga qelli.shteti nuk gjen dote kete bande,me nje popullsi qe nuk i kalon 2 milion njerez,mir qe nuk jemi sa kina se do ishim ne lufte me njeri tjetrin dhe do ishim shfarosur si virusi i globit,shyqyr qe jemi pak.

    2. sh q i p says:

      plotesisht e mundur. nese jane falangat e djeshme te sali mullah berishes. pa as me te voglin dyshim, eshte strategji e njohur qe nga 91shi i larget. kjo monster do vetem destabilizim.

  2. vladimir mezini says:

    Ka mundesi qe te jene nje grup i forcave komando te pa kenaqur nga qeveria Rama

    1. Uarda says:

      Po,po. Bile njeri prej tyre eshte Shkelzeni…

    2. Mekaniku says:

      Po ku je o Vladimir me qafsh ,ti i gjeke me nuhatje gjerat.Do ti heqim qente e kufirit,ska me nevoje je ti tani e tutje.

  3. aa says:

    keto jan bandat e saliut, i mbyllen kazinot tashi hapin bankat dhe dyqanet

    1. DakuTR says:

      Po pra, cudi edhe tritolin atij Prefektit te Vlores keta bandidet e Saliut ja kane vene? Une se kuptoj kte lloj shpelarje truri qe u ben Tema juve, hamendesime idiote si ne kohen e punes qe Imperializmi e ka fajin. Te dali policia dhe te jape shpjegime e te mos lere popullin e shkrete si ca delirante ketu qe te merren me thashesheme…t dali cuni i babit dhe te zbardhe ngjarjet

  4. Prralla says:

    Shpresoj mos ta keni seriozisht me spekullime te tilla!
    Do kishin bere kesi gjerash qe kur kishin mundesi te mbulonin gjurmet.
    Eshte shume e turpshme kush hedh ide te tilla per te mos thene qe eshte ide e krijuar nga te pa aftit si justifikim

  5. Shashka e radhes e themes says:

    Jeni bere si gazeta e partise punes me kesoj lajmesh qe dhe vete ju nuk i besoni por i keni si karrem per keta tipat e apasionuar per partine meme,hahahahahah bravo MERUC dhe kesaj radhe na bere humor ,dhe fajin e ka saliha qe ka vdekur.BJERINI GAJDES SE I BINI BUKUR se krimi ishte ulur dhe ka qendruar kembe kryq ketu ke ne,dhe ju vazhdoni beni zhurmusin sikur jeni ne fushata elektorale.DUHET TE BENI VAKSINAT KUNDRA TERBIMIT SE JENI ME PASOJA TE ENDA ,DHE FERRA JU DUKET IBRAHIM I THEMI NE NGA ANET TONA.

  6. durim Satka says:

    Plotesisht e mundur a nuk vinte gjoba Fatos skeja? Jane shoket e tij, pyeteni Fatos Skejen se i di ai kush jane -po vjedhin lek maloket-ish gardistet te bejne para per te mbjelle terror e rrezuar qeverine -te sjellin Salen_halen -pushtet!

  7. bregdetari says:

    largimi i qeverise berisha ka krijuar nje situate emergjente ne fushen e sigurise. Ne se ka rritje apo tendence te rritjes se krimit kjo ndodh nga qe grupime individesh te kriminuar vihen ne levizje edhe nga prapacvija politike , me qellim qe te krijohet nje situate destabilizuese dhe, me kete rast, opozita, qe i ka keto kontigjente si kamikamikaze, te kete argumentin e luftes politike kunder qeverisjes aktuale.

  8. Kacamilli says:

    Shkelzen Brecani babagjysh?! Seshte cudi ?

  9. Hason Spata says:

    E çfarë pastaj, apo mos vallë çunat e Sajmes kanë frikë?!

  10. Gezimi says:

    Zgjidhja? Berisha ne biruce!

    1. brecht says:

      Ai i pari dhe te gjithe keta morrat e tij nga pas…

  11. Kendveshtrim tjeter says:

    Kam bindjen se eshte i njejti grup,qe vepron ne zona te ndryshme te Shqiperise,per terror!
    Menyra e organizimit dhe veprimit eshte profesionale,nuk jane hajdut amator.
    Godasin ne pika te ndryshme,Ky grup ne Dures ka vepruar per terror,nuk i kane munguar mjetet,te cilat ne vlere leku jane te mbedha,te bejne te mendosh se kane kryer vjedhje te tjera.
    Ku i kane kryer keto vjedhje ?!
    Vjedhjet ne supermarket,shperthimi me eksploziv ne shtyllen e tensionit,si dhe vjedhja ne Durres,kane per autor te njejtin grup.
    Cudia me e madhe eshte se Ministria e Brendeshme disponon te gjitha shenjat e gishtave,nepermjet leter njoftimeve,deri tani nuk ka konkluduar.
    Shenjat e gishtave qe u gjeten ne shperthimin me eksploziv,duhet te ishin evidetuar,tani duhet te kishim arestime.

    1. brecht says:

      te jene aq budallenj keta qe te lene shenja gishtash thua? nuk jane amatore…

  12. Lucianoooo says:

    Keto janeee te tre tropojane ish pjese e struktures se forcave specialee te Gardes se Republikes 100% i sigurte per kete ,policia te marrin masa per identifikimin e tyre Vdekje Sali Berishes.

  13. Le te futet ne burg kryetari i tyre Sali Berisha se ata vijne vetedorzohen,nuk jane aq trima,por i mbron kryekriminale Sali Berisha.

  14. robert says:

    Diku duke pire kafen me nje mik ish polic , me tha , kta grabitesit babagjysha nga menyra e terheqjes me ngjasojne me police komando, e mora shaka , po tani qe po e mendoj them , po sikur te kete te drejte, cdo gje mund te ndodhe jetojme ne Tirone

  15. patrioti says:

    Po normale qe mund te jene dhe nga beretat e kuqe te ushtrise. Kur shteti nuk i vlereson dhe trajton sic duhet ata kthehen ne teroriste.

  16. luani says:

    Ne te gjtihe boten kur shteti forcat e veta nuk i trajton ashtu sic duhen dhe nuk u jep ata cfare atyre u takon jane te prirur qe ti kundervihen shtetit, dhe nese kjo nuk do te parandalohet ne kohe atehere do te jete vone sepse me keto vjellje qe keto po bejne ata po fuqizohen dhe nuk do te jete me ne gjendje qe shteti ti perballoje sepse nuk ka tekniken si dhe as kuadrot e mundshem per kete gje.Mos te harroje se shteti per bindje politike hek nga puna shume njerez qe nuk e meritojne qe te hiqen dhe vendos njerez te pa zot per ushtrimin e detyrave shteterore,servilet dhe spijunet ne vendet drejtuese nuk mund te bejne pune ne sherbim te publikut por vetem ne sherbim te shefave,te hiqet dore nga mendja per te futur ne pune militante, sepse njemiljon vota nuk ja kane dhene vetem militantet partise socialiste por ja kane dhene edhe ata qe kane qene ne shtet me partine demokratike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje