Masakra në Korcë, babai i një prej viktimave: Dua drejtësi

8 Janar 2014, 10:13Politika TEMA

Një ditë pas vrasjes së 4 personave në fshatin Gjonomadh të Korçës ka reaguar edhe babai i Belimon Meçollarit, njërit prej viktimave. Neki Meçollari kërkon drejtësi për vrasjen e djalit dhe nuses së tij nga Bashkim Latollari.

Djali me nusen u vranë në sy të dy fëmijëve të tyre dhe nipërit e vegjël janë terrorizuar nga ngjarja. Djali im nuk kishte konflikte as me nusen e tij dhe as me autorin. Dua drejtësi për ngjarjen, që i mori jetën djalit tim dhe nuses së tij”, shprehet Neki Meçollari për mediat.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjonomadh të Korçës, dy çifte bashkëshortësh, Rexhep dhe Valentina Metellari si dhe Belimon dhe Danjela Meçollari, janë ekzekutuar me armë zjarri pushkë nga shtetasi Bashkim Lakollari 40 vjeç. Dyshohet se autori kishte një lidhje intime jashtëmartesore me Danjela Meçollarin. Ka qenë pikërisht zbulimi i kësaj lidhje nga Rexhep Metellari dhe gruaja e tij që e kanë shtyrë 40-vjeçarin në aktin e parë të krimit. Në përpjekje për tu mbyllur gojën, pasi Rexhepi ishte daja i të shoqit të Danjelës, Belimonit, ai i ka ekzekutuar të dy me armë zjarri. Pas vrasjes së dyfishtë, ai i është drejtuar banesës së Belimon dhe Danjela Meçollarit, të cilët i ka qëlluar për vdekje në sy të dy fëmijëve 4 dhe 6 vjeç pasi këta të fundit ishin shtrirë për të fjetur.

Në përfundim të gjithë masakrës, Bashkim Lakollari është dorëzuar tek kryeplaku i fshatit, ku më pas është bërë dhe arrestimi i tij nga policia.

11 komente në “Masakra në Korcë, babai i një prej viktimave: Dua drejtësi”

  1. darvin says:

    edhe te kjo ngjarje faji tahirit ministrit sipas militanteve qe duan cdo gje tja veshion politikes dhe aq me shume te ndahen ne dy grupe gjoja kundershtare se ne fakt jane nje por c ti bejme militanteve qe na myten dhe ketu ne forum qe dhe ngjarjeve ordiniere duhen pa tjeter tja veshin ministrit jo se une dua ta mbroj por i kam inat militantet e dy partive gjoja demokrat te djathte dhe gjoja demokrat te majte qe ne fund te fundtit dihne se nga dolen nga ish partie e punes me ish komunista njera gjoja PD e krijuar nga gramoz pashko komunist me shkollen e partis dhe ramiz alia qe krijuan PD dhe kishin ne gjirin e saj gati 99 per qin ish komunista me tesera partie dhe jane po keta militant qe dhe sot futen kudo edhe ketu dhe bejne propogande dhe futin kudo politik dhje gjoja shajne per cdo gje krahun tjeter po ashtu bejen dhe ata kur ishin opozit mjaft me me keto gjera duhet te diskutoni pa fryme militanti per ngjarjen dhe jo si ka ndodh rendom ketu ne forum qe i japin dhe ngjyra politike larg politika nga ngjarjet oridiniere pra diskutojme per fenomenin per injorancen per civilizimin etj etj etj per keto po ja vlne te diskutosh mjafm me politke

    1. Iliri says:

      Nuk e di sa je i informuar ti, por mua me duket se keta qe pyesin ku jane ministri i brendshem dhe Edi Rama qe nuk i ndalin krimet, po ironizojne me kritikat e ngjajshme qe benin socialistet pas cdo krimi qe ndodhte ne Shqiperi kur demokratet ishin ne pushtet.

  2. RONI says:

    Perdorje e rakise,mungese e parimeve fetare,imoralitet,konsideratae per vlera vetem nga prizmi i lekut,,,pasuria,,materiale mbi te gjitha dhe ja rezultati.,,Zhvillimi,,i hovshem me ,,vlera,,siperfaqesore perendimore si moda,sjellja,parja e jashtme, imitimi i ,,perendimit,,,ateizmi kulmor japin keso rezultate,vrasje,vjedhje,hajni,mungese respekti me qellim te vetem pasuri materijale.Zhvillim kaotik i shoqerise shqiptare,emra te cuditshem tek femijet,fjalor me shume fjale te huaja,sharje,fyerje,vleresim vetem i ,,vlerave,,te mia,ndertime pa kriter,konsum pa kriter,veshje pa kriter,sjellje pa kriter,droge,kanabis,raki,plumba,krim…femije kopila,mosrespekt i komshiut,familjes,prindeve,ligjeve,rregullave….Zoti na dhashte hajrin thone.

  3. Ku eshte z.Minister qe nuk ekspozohet para mediave per keto ngjarke kriminale qe kane tronditur mbare shoqerine… Z.Kryeminister nese nuk aplikoni meriitokracine ne Policine e Shtetit gjendja do shkoje keq e me keq.Duhet te aplikohen konkurse te ndershme qe nga Specialistet e Drejtorise se Pergjithshme dhe deri tek shefat e krimeve…Nuk mund te drejtohet policia me parcela si parcela Tahiri,parcela Didi,parcela Bizhga etj.Turp i Zotit keni cuar shef Komisariati nje 25 vjecar ne Kavaje se ishet mik i Tahirit dhe ishte nga Tepelena.Drejtori i Tiranes Z.Çipa ka emeruar se fundi dy sekretaret e tij si oficere tek krimi ekonomik…Turp..turp..turp.

  4. Peacekeeper says:

    Me sa shoh une keta gjonomadhasit kane rene rehat, nuk punojne token por punojne grate e njeri-tjetrit……..

    1. Luli says:

      Hahahahahahahaha

  5. E moshuara says:

    Te varet krimineli ne mes te korces.

  6. gery says:

    mendoj se qeveria duhet te beje dicka me armet pa leje, ndoshta duhet te hartoje ligjin me te forte qe ka egzistuar ndonjehere. zoteria po mos kishte arme zjari, tragjedia do te ishte me e vogel

  7. durim Satka says:

    Enver Hoxha u jepte hakun ketyre krimineleve. Familja Latollari nje familje e rendomte fshatare -por e njohur ne tere qarkun e Korces per historikun e sa te precedenteve te vrasjes e lidhjeve me krimin-vrases te lindur! Edhe militante te thekur te PD-se.Enver Hoxha jo vetem te vellain Pelivan Latollarin qe vrau policin para ca viteve do e denonte me 101 apo me vdekje -por packa se Gjonomadhi eshte vend shume malor-ai krejt si familje do i internonte andej mes maleve ku ha pula gure dhe nen kontroll te forte-ta shihnin korcen njeghere ne 10 vjet me nje leje dy oreshe apo 1 ditore! Kesaj i thone te parandalosh krimet!Keshtu te behet edhe tani-ata qe masakropjne ne kete mase -merri hiqi internpji izoloji nga jeta e perditeshme! Pse them militante te thekur te PD-se se keta aktivizon Pd-ja ne Korce gjithmone kjo dihet e njihet me histori qe nga 5 dyqanet etj,etj, -Shikoni e rremoni se ky Latollar qe nuk eshte i fundit zhduku Kosta Trebicken!

  8. Ah popull leshi!
    Ky kryeplaku,po te ishte burre e kishte dorezuar “të vetvrarë” te policija kte kriminel te poshter.
    Kshtuqe drejtsija do ishte vendos.

  9. net says:

    Audhi bilah a shejtan a rraxhim.E shikoni more njerez se ca ben femra e lige?! Mori ne qafe kater vete, futi ne hasem dy fise, u prish dynjaja jarabij. Femra eshte si parfumi kur e hap i del era ,per kete arsye edhe femra edhe farfumi duhen te mbahen mbyllur. Jallah c’po na degjojne veshet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje