PD akuza Qeverisë: Po manipulon të dhënat mbi krimin, shefat e komisariateve presion gazetarëve

8 Janar 2014, 14:03Politika TEMA

Partia Demokratike akuzoi sot Qeverinë se po manipulon opinionin publik në lidhje me të dhënat mbi krimin në Shqipëri. Në një deklaratë për mediat, deputeti Arben Ristani akuzoi ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po synon të manipulojë të dhënat e kriminalitetit, sipas një mekanizmi të mirëorganizuar, që nis me mosregjistrimin e ngjarjeve në terren, dhe më tej akoma me përpjekjen për të ndikuar tek mediat në mosraportimin e lajmeve të kronikës së zezë.

Po nuk doli në media, nuk ka ndodhur, kjo është filozofia e qeverisë dhe e ministrit të Brendshëm përsa i përket luftës ndaj kriminalitetit“, tha Ristani.

Në këtë kuadër ai shtoi se në muajin dhjetor të 2013, sipas burimeve zyrtare, kanë ndodhur dy ngjarje të rënda në Tiranë, një vendosje tritoli në një biznes në zonën e Pallatit me Shigjeta dhe një grabitje me armë në zonën e Yzberishtit, të dyja këto ngjarje që nuk janë pasqyruar në buletinet e policisë, ndërkohë  informacioni  nuk i është dhënë as medias.

Gazetarët e kronikës së zezë të gazetave dhe televizioneve po kalojnë periudhën më të vështirë të punës së tyre, pasi deviza e Ministrit dhe e qeverisë është të mos konfirmohet informacioni, të mos flitet me mediat, në mënyrë që lajmet të mos botohen. Ka edhe me keq,  gazetarëve sidomos në rrethe u bëhet presion nga shefat e komisariateve që të mos publikojnë ngjarje të caktuara. Fshehja e krimeve  ka pasoja shumë të rënda publike. E para, qytetarët e dëmtuar ndihen të tradhtuar kur shohin se ngjarja e rëndë ndaj tyre mbahet sekret. E dyta, krimi vetë stimulohet edhe më shumë, duke qenë se nuk bëhet publik aktiviteti i tij”, u shpreh ligjvënësi demokrat.

Sipas tij, i gjithë mekanizmi i manipulimit të të dhënave orkestrohet nga ministri, i cili është edhe kryeredaktori i buletineve të policisë, në kundërshtim me ligjin.

Në dy ditët e fundit kemi 5 të vrarë. Përplasje me armë e grabitje kudo, më të fundit në Vlorë, në Korcë, në Durrës ku agresorët kanë pasur edhe makinë me alarm policie. Grabitjet dhe maskat janë shtuar, sepse profesionistët e policisë janë zëvendësuar me militant. Pasiguria e qytetarëve është rritur, sepse Ministri i Brendshëm  bën shfaqje mediatike dhe në vend të përgjegjësisë, ushtron trukimin e të dhënave. Gjobat dhe arbitrariteti i policisë ndaj qytetarëve jane shtuar. Qarkullon një urdhër në radhët e uniformave blu në Tiranë, se duhen vënë çdo ditë 1000 gjoba. Nuk ka rëndësi se sa shkelje ka, si dhe ku lëvizin qytetarët me automjetet e tyre. Qeverisë i duhen 1000 gjoba në ditë. Ky është urdhër. Bravo çuna! Hakmerruni pa ligj e pa rregulla, por deri kur do mund ta bëni këtë”, përfundoi deklaratën për mediat deputeti i PD-së.

 

 

14 komente në “PD akuza Qeverisë: Po manipulon të dhënat mbi krimin, shefat e komisariateve presion gazetarëve”

  1. eli-tiv says:

    …dilni ne terren dhe identifikoni te verteten….beni nje pune…merrni gjithe ate rroge..

    1. feniks says:

      Te gjitha kete krime dhe mashtrime i kane vete ne kohen e tyre dhe tani ia veshin qeverise se re!!!
      Gjithmone hajduti ka thirrur :”KAPENI HAJDUTIN”!!!
      O Ristan!
      Po cfare te duhet ty ky roli i zedhenesit???
      Pergatitu te japesh HESAP para drejtesise(jo kesaj te Berishes,por te vertetes)!!!

    2. rezart says:

      Jep fakte me emra shefash komisiariatesh dhe gazetaresh te shoqewruara me incizime te zerit e figures!!!
      Nuk i ha njeri keto SHPIFJET TUAJA!!!
      Gazetaret kane mjete tani e jo vetem nje laps e leter!!!
      Keshtu ti mund te mbushesh boten me shpifje sa te duash,ndaj ti duhesh DENONCUAR PER SHPIFJE DHE NXITJE TE DHUNES KUNDER QEVERISE!!!

  2. aro says:

    doli ristan pilafi

  3. teuta says:

    Si mos te besohesh ti Ristan,vodhe sy per sy votat,PD edha sikur te kete te drejete vetem dalja jote i ve kryqin.

  4. Cellula e terroristit sali berisha ,
    e keqja e shqiperise,tregon qarte se,
    nuk heq dore nga qellimet e saj per te penguar zhvillimin e Shqiperise .
    Kunder ksaj celule terrori antishqiptar e komanduar nga qarqe poltika
    te huaja ,qe kerkojn shkaterrimin e shqiperise dhe shndrimin e shqiptarve ne neger (sdua te ofendoj asnji ) por eshte pikerisht fjala e duhur mbi skllaverine ,qe kerkojn tna imponojne gjunjezimin .Kjo eshte nji lufte psikologjike dhe karakteri te vertete.
    Perball ksaj lufte duhet qe gjithe shqiptaret te bashkohen ne bllok
    dhe reagojn per cdo rast fuqishem ,sado e pabesushme mundet ti duket
    dikujt termi lufte . Jemi ne lufte reale. Kerkohet me metoda nga me te ndyrat ,me politika e teori nga me te pabesa te nenshtrohet shqiptari.
    Se sa seriozishte do e shikojm ne shqiptaret kte situatate alrmante /kercenuse per jeten ,ktu do varet edhe vet shpetimi Shqiperise dhe jetes sone.

  5. england says:

    Ky klloun ngeli nje jete mbrapa bythes se Sali plakut,duke ja lepire kete te fundit!PD ka shume lepiresa por ky dhe Gerti mbajne rekordin.

  6. al says:

    Ristani qe del gati dy here ne dite per te folur kundra qeverise ,ka te drejte se mbrojtja me e mire sipas ustait eshte sulmi.por kur te njeh i madh e i vogel per shkelje me dashje te ligjit behesh dhe me i pa besushem dhe do te japesh llogari para drejtesise.strategjia destabilizimit te vendit ne momentet qe kalojme dhe si anetare te natos kane vetem nje fund ‘dalja e fajtoreve para drejtesise per te gjitha te zezat qe i kane bere popullit,keshtu dhe ristani eshte ne radhet e para.policia do tigjeje fajtoret dhe do te dale e verteta e shume skenareve.urojqe dhe shishi si,organkushtetues bashke me prokurorine te kryejne detyren e tyre.

  7. kete pleren ne futen ne burg akoma del dhe flet plera

  8. Naftetari says:

    O Ristan more Ristan qe je bere si qen zallham po kush po i ndalon qe te publkohen lajmet po Sandri dhe ai eshte blere hhahahahahah sa qesharak qe jeni o te mjere

  9. xeni says:

    Bo bo kush na flet ky hajduti i votave ..shiko dhembet e nxira qe ke ore gallof pse kur ishe ti ne qeveri cfar bere ?
    ju pame dhe juve hengret sa deshet e vodhet tani ckeni legena?

  10. shtetari says:

    PD eshte katandisur ne nje shoqate sumkapucesh si puna e ketij BURGAXHIUT – RRistani

    Kesht ndodh kur ende drejtohet nga shpellaret e Vicidolit – kane “vdekur” burrat e grate e Shqiperise ne PD!!!

  11. fatmiri says:

    Po ky Ristani ka qene kryetar i komisionit te zgjedhjen , jashte politikes, si be kaq politikan i madh? Shikoni injorancen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje