Ndërkombëtarët kërkojnë në bankën e të akuzuarve peshq të mëdhenj.
Kështu deklaroi në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora Neës kreu i PSV ’91, Petro Koçi, duke ju referuar sfidave të qeverisë Rama në luftën kundër korrupsionit.
“Opinioni publik do të jetë në monitorim të qeverisë, për moralin, transparencën. Për faktin sesa qeveria është e angazhuar në luftën kundër korrupsionit për pjesën që i takon. Qeveria është më konkretisht në gjurmët e korrupsionit dhe është e detyruar po për shkak të ligjit që të rrëfehet duke bërë kallëzim penal për çdo person, apo për çdo akt që dyshohet haptazi se është akt korruptiv, e ka për detyrë. Pavarësisht se mund të ankohet një ish-Ministër që po më çojnë në prokurori politikisht. Një Ministër i ri nëse konstaton gjëra që shihen qartazi se kanë problematikë korruptive është i detyruar ti kallëzojë, pasi përndryshe vetë ai do akuzohet më vonë për moskallëzim krimi. Pastaj janë hapa të tjerë institucionalë në përputhje me ligjet për të përcaktuar fajshmërinë. Unë mendoj se për shkallën e lartë të korrupsionit që ka pasur Shqipëria duket se ka një pritshmëri të madhe jo vetëm kombëtare, por dhe ndërkombëtare që në bankën e akuzës të mbërrijnë peshq të mëdhenj. Lufta që bëhet ndaj korrupsionit duke kapur ca peshq të vegjël nuk të çon atje ku duhet. Edhe tek ne duhet të ndodhë si në Itali,Kroaci, Rumani, ku njerëz me përgjegjësi të mëdha qeverisëse duhet të përgjigjen për humbjet edhe më të mëdha sesa detyra e tyre financiare në proçesin qeverisës” tha ai.
Lidhur me sfidat ekonomike, Koçi tha se marrëveshja me FMN është shpëtimtare për situatën në të cilën gjendet situata ekonomike e vendit. Sipas tij, ish-kryeministri Sali Berisha i bindur në humbjen e zgjedhjeve, la trashëgim një ekonomi të rrënuar.
“Kemi një buxhet që është hartuar në një konsultim të qartë, transparent dhe publik me FMN. Kësaj radhe pa ndërhyrjen e FMN-së çfarëdo lloj qeverie shqiptare nuk do të mund të bënte ndryshe. Marrëveshja me FMN është shpëtimtare për situatën në të cilën gjendet situata ekonomike e vendit” theksoi kreu i PSV ‘91.
Petro Koçi, në cilësinë e një prej aleatëve strategjikë të PS foli edhe për mbetjen pezull të marrëveshjes parazgjedhore me kreun e koalicionit të majtë Edi Rama.
“Është një problem ende i pazgjidhur dhe një lloj prove për kredibilitetin e marrëdhënieve tona brenda koalicionit. Unë besoj se do zgjidhet brenda parametrave jo thjesht të fjalës së dhënë, bëhet fjalë për marrëdhënie disavjeçare ku qytetarët që janë pjesë e këtij koalicioni kanë rrezikuar edhe jetën, siç ndodhi në ngjarjen e 21 janarit. Është detyrim i të gjithë aleatëve me në krye PS, që ta zgjidhë këtë çështje brenda parametrave të shtetit ligjor.”, është shprehur ai.
Petro ti je peshk i vogel, dhe i madhi e ha te voglin ..
Peshku i madh eshte Saliu.Po u fur ai ne burg shpeton e gjithe Shqiperia.Ai perfaqeson mafien Serbe ne Ballkan.
″Shokut″ Petro Koçi nga Qeparoi i Himarës! Rastësisht pak më parë lexova: ″Kony 2012, historia e një gazetari që tronditi botën″, dhe pak më pastaj, këtu tek gazeta ″Tema″, (që si asnjë gazetë tjetër na jep mundësinë për të shkruar mendimet tona) lexova: ″Lufta ndaj korrupsionit/Koçi: Ndërkombëtarët duan para drejtësisë “peshq të mëdhenj” ″! Atëherë dëgjo edhe mua, se po lexoj si shumë shpesh, ashtu si po flisni edhe Ju ″shoku″ Petro se: ″Edhe tek ne duhet të ndodhë si në Itali,Kroaci, Rumani,… ″, por se duhet që ta dish jo vetëm Ti, por gjithë ″politikanët dhe pushtetarët″ shqiptarë, por më shumë duhet që ta dinë vetë ″njerëzit″, (mbyllur në (″ thonjëza), se nuk mund që ti quaj as politikanë, as pushtetarë e as njerëz, pasi tek ne një pjesë e mirë të shtyrë nga ″sistemi″ që kishim e akoma që e kemi janë kthyer në kriminelë e hajdutë, pasi të gjitha sa thoni ju nuk janë gjë tjetër veçse demagogji, prandaj po të adresoj edhe Tij vetëm disa fjalë! Pa më thoni ″shoku″ Petro, mos ka ndodhur në Itali, Kroaci dhe Ruamani, apo dhe gjetkë ajo që po ndodh në ″Shtëpinë tonë″, të quajturën ″Shqipëri″ kur ju të pa cipë, me çdo kusht e çdo mjet doni të realizoni mohimin dhe grabitjen e tokës tonë të trashëguar në breza e shekuj (???!!!), kur me ligjet tuaj kriminalë ndërsyet gjithë militantët, ″jeniçerët″ e ″kolonët″ tuaj, ashtu si bënte dikur Enveri e siç po bën sot në Afrikë ″Xhozef Koni″, e ″Robert Mugabe″, se pikërisht ishit ju që me ″sistemin″ tuaj krijuat këtë gjendje anarshie, kaosi, krimi, korrupsioni, tmeri dhe frike, (pra e shikon se çfarë dhe sa shumë bëtë që edhe Himara sot të ngjajmë kaq shumë me Afrikën???!!!), sa sot ti ″shoku″ Petro që ke marë e i trashëgon vetëm emërin gjyshit tënd dhe shtëpinë të ndërtuar prej tij në ″Ngurë″ të Qeparoit, por jo tokën e trashëguar të tij???!!! Prandaj pa u zgjatur dhe pa e tepëruar do thoshja se tek ne nuk jeni aq problem ju ″peshqit e mëdhenj″, por se qeveria e re me Edi Ramën në krye, nëse do që ta rilindë këtë vend, (por shumë vështirë që ta realizojë, kur në Parlament dhe në shumë institucione ka njerëz të kriminalizuar!), do ishte e udhës që më parë të rrëzonte ″sistemin″ që ngritët ju ″peshkaqenët e mëdhenj″, dhe vërtet vetëm atëherë do t’ju vinte radha edhe ju të gjithëve për të dhënë llogari e për tu ndëshkuar, pasi të gjithë ju nuk jeni gjë tjetër veçse disa ″Xhozef Kon-ër, e Robert Mugabe shqiptarësh″! Pa respekt, papërjashtuar asnjë nga ju, për të gjitha veprat tuaja kriminale e korruptive në këta 23 vjet, me në Krye të Kompanisë ″KONIN″ Sali Berisha !
Bravo petro sigjithmone i ndershemdhe kurajoz.qeveria duhet patjeter te filloje reformat ne drejtesi se sic jemi ne kete gjendje te kri inalitetit dhe mos ndeshkushmerise ne nivelet e larta ,perseri statusi nuk mund te merret.qeveria duhdt te fillojeanullimin egjithe ko tratave qe bienndesh me interesat kombetare dhe ne rast te ndonje gjobe ngagjykatat tia faturojberishes dhe mi istrave tetij.milionaeuro ikalojne klienteve te berishes pa me te voglenveshtiresi dhenekurriz te interesave kombetare.cdovonese e qeverise do te rrise reagimet e popullit qe me te drejte votoi ndryshimin e ekonomise dhe shoqerise dhe thjesht ndrrimte qeverise.drejtesia duhet te jete ne qender te vemendjes se qeverise,duke lene detyra dhe afate,ne rastte kundert mazhoranca te kerkoje ndryshimine kryetareve te gjykatavedhe kryprokurorit.shishitehyjeneveprimperaktetterroriste qendodhendhe mundtendodhin.para drejtesise fajtoret dhe mbeshtetesit e tyre.kjo eshte platforma qe kerkoneuropa..
O Petro, kete po lusim ne si popull per dite, por nuk po e shohim te konkretizohet. Ndoshta do behet gradualisht, dhe atehere do themi se demokracia ka nisur te funksionoje…
O petro po thuaje kush eshte peshku me i madh, ben sikur nuk e di, megjithate po ta them une, e di dhe i gjithe populli, eshte ILIR META. SALI BERISHA, FATMIR MEDIU,ARBEN I MAMI E TE TJERE.
Peshku i madh eshte Ilir Floriri
Po Fatos Nano cfare peshku eshte oooo Shoku Petro
Po ta kthej floririn qe vodhi meta, shqiperia I lan te tera borxhet.dhe I mbesin dhe ca me shume.
Po mire mo,po peshkaqenet e gjykatave qe jane problemi me kryesor dhe vendimtar per sherimin e vendit nga malarjet e djathte apo majt, qender etj si ka mundesi populli qe nuk I permend fare?
PETRO E KE MIRE,SEPSE NDERKOMBETARET KERKOJNE PESHQIT E MEDHENJ DUKE FILLUAR NGA BERISHA ,POR DREJTESIA SHQIIPETARE ESHTE NJE MOCAL ME UJE TE QELBUR,NJE UJE QE NUK RJEDH NUK PIHET.POR PRESIDENTI NISHANI NUK KA VULLNET TE BEJE REFORMEN NE DREJTESI DUKE LENE KRYPROKURORIN LLALLA TE FLERE MBI DOSJET E KRIMIT DHE TE KORUPSIONIT..
@ po nuke behet shteto me bole and koqe!!!!!
Nanua? Ka qene peshkaqen,por eshte tashme,(E pabesueshme kjo),nje cironk que a ha,s’besoj se do rritet me… Sorry…