Presidenca greke e BE, Bushati i telefonon Venizelos

9 Janar 2014, 13:11Politika TEMA

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati zhvilloi sot një bisedë telefonike me homologun e tij grek, Evangjelos Venizelos. Lajmi u bë i ditur nga ministri Bushati përmes një postimi në faqen e tij në Facebook. Sipas tij, ky komunikim pati në fokus prioritetet e Presidencës se BE dhe rolin e Shqiperise në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”.“Bisedë telefonike me homologun grek Venizelos për prioritetet e Presidencës së BE-së dhe rolin e Shqipërisë në nismën adriatiko-joniane +EUSAIR”, shkruan Bushati në rrjetin social.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm i Greqisë, Evangelos Venizelos deklaroi se  “Athina do të promovojë dhënien e statusit të kandidatit në BE Shqipërisë brenda kohës së presidencës greke”, teksa vlerësoi se “performanca e Shqipërisë është e kënaqshme dhe ne u shprehëm në favor të dhënies menjëherë tani, të statusit të vendit kandidat dhe do të shqyrtojmë këtë përsëri në qershor, gjatë presidencës greke”.

3 komente në “Presidenca greke e BE, Bushati i telefonon Venizelos”

  1. Bruins says:

    Vetem mos e beni ne kurriz te marrveshjes se detit.

  2. Bushati says:

    O Bushat me qafsh perpara se ta kapje telefonin me dore a nuk te ka shku naiher ne menje qe te thush “ta morr iher kete jevgun ne telefon”?

  3. Asnjeanesi says:

    Ai Bushati yne , me duket nje çike si me i zi se Venizelos .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje