SKANDALI/ Dy zyrtarët e Berishës morën kredi si të pastrehë, blenë vilë në Gjirin e Lalzit (FAKSIMILE)

9 Janar 2014, 20:50Politika TEMA
SKANDALI/ Dy zyrtarët e Berishës morën kredi si të

Në vazhdën e kronikave investiguese “Fiks Fare” transmetoi një tjetër “çudi” që ndodh në vendin tonë.

Dy zyrtarë të lartë të ish- qeverisë, të deklaruar si të pastrehë, arrijnë të marrin kredi të butë (lehtësuese) për të blerë një shtëpi në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Burrë e grua marrin kredi të butë për të njëjtin objekt, ndërkohë që në realitet, objekti në fjale është një shtëpi pushimi në plazhin e Gjirit të Lalzit në Durrës.

Kamerat e “Fiks Fare” kanë dokumentuar gjithçka me anë të pamjeve filmike duke demaskuar haptazi manipulimin e bërë me dokumente.

“Fiks Fare” tregoi me fakte sesi ish-këshilltari për çështjet ligjore i ish-kryeministrit Sali Berisha, Admir Drago dhe ish-zëvendësministrja e Drejtësisë ne qeverinë Berisha, Brikena Kasmi, kanë përfituar të dy nga një kredi lehtësuese prej pesë milionë lekësh të reja secili për të njëjtin apartament me sipërfaqe 107.24 metra katrorë në zonën A të vilave në Vilën nr.9, ndodhur në Gjirin e Lalzit në Durrës.

Në dokumentet që janë dorëzuar pranë bankës që ka lëshuar kredinë, vëren se të dy këta persona janë bërë dorëzanës për njëri- tjetrin për kredinë që ka marrë secili dhe kanë blerë të njëjtin apartament

Ish-zëvendësministrja e Drejtësisë, zonja Kasmi, në deklaratën e saj noteriale, që është futur në dosjen e saj të kredisë, deklaron se është e martuar dhe ka dy fëmijë.

Ndërsa në dosjen e kredisë të të dy këtyre ish-zyrtarëve, përveçse janë dorëzanë për njëri tjetrin, dorëzanës të njëjtë në të dyja dosjet janë prindërit e ish-zëvendësministres.

Marrja e kredisë nga dy bashkëjetuesit për të njëjtin shtëpi është marrë në po të njëjtën bankë pa as edhe një lloj problemi, apo hije dyshimi dhe kontratat me bankën janë nënshkruar nga të dy ish-zyrtarët brenda së njëjtës ditë, 20 gusht 2010.

Kështu, nga të pastrehë, çifti i zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë bëhen pronarë të një vile në Gjirin e Lalzit me të drejta të plota.

Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 600 të datës 12.09.2007 është parashikuar trajtimi i zyrtarëve të shtetit me kredi me kushte lehtësuese nga shteti për blerje banese apo sipërfaqe banimi shtesë, në vendin e ushtrimit të detyrës.

Ndërsa pika 21/3 e udhëzimit të MPPT dhe MF nr. 6257/2008, i ndryshuar, sqaron qartë se banka akordon kredinë që subjektin që ka përfituar sipas VKM-së së mësipërme vetëm për blerje banesë në qytetin ku këta zyrtarë ushtrojnë veprimtarinë për të cilën kanë përfituar të drejtën e subvencionimit.

Asnjë prej dy ish-zyrtarëve të lartë të ish-qeverisë Berisha nuk e ka pasur qendrën e punës në Gjirin e Lalzit ku kanë përfituar shtëpinë e pushimit në bllokun e vilave.

 

Edhe deputetët marrin kredi të buta

Nga një hulumtim i gazetës ‘Shekulli”, rezulton se gjatë 8 viteve, 2005-2013 nga kjo mundësi kanë përfituar gjithsej shtatë deputetë, midis të cilëve edhe një deputet socialist.

Nga dokumentet që disponon gazeta, rezulton se janë gjithsej 6 deputetë të Partisë Demokratike që kanë përfituar nga statusi i tyre si deputet.

Sipas dokumentit që disponohet, thuhet se deputetët janë trajtuar me kredi strehimi ‘bazuar në vendimin nr 600, datë 12.9.2010, të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore dhe funksionarëve politikë”.

Ajo që vihet re, gjatë drejtimit të Kuvendit nga Kryetarja Jozefina Topalli, përfituesit kanë qenë kryesisht nga qarqet Lezhë dhe Shkodër.

Në këtë pikë janë harruar edhe dallimet politike, pasi edhe deputetja socialiste Paulina Hoxha, mjafton që është nga Shkodra.

Të shtatë kanë fituar nga 5 milionë lekë kredi. Sipas dokumentit, fituesit e kredive të buta janë: Arenca Trashani (deputete e PD-së, qarku Shkodër); Astrit Bushati (deputet i PD-së, qarku Shkodër), Edi Paloka (deputet i PD-së, qarku Lezhë), Gjergji Papa (deputet i PD-së, qarku Korçë); Ndue Paluca (deputet i PD-së, qarku Shkodër); Paulina Hoxha (deputete e PS-së, qarku Shkodër), Paulina Hoti (deputete e PD-së, qarku Lezhë).

1- Deklarata ku Kasmi thotë se është e pastrehë

2- Brikena Kasmi firmos për marrjen e kredisë me kushte lehtësuese

3- Kasmi firmos marrjen e kredisë me garantë prindërit dhe Dragon

4- Kredia merret për një vilë në Lalëz

5- Kredia e marrë nga Admir Drago me garantë Kasmin dhe prindërit e saj

6- Vlera e kredisë së marrë nga Kasmi

7- Vlera e kredisë së marrë nga Drago

30 komente në “SKANDALI/ Dy zyrtarët e Berishës morën kredi si të pastrehë, blenë vilë në Gjirin e Lalzit (FAKSIMILE)”

  1. sdfs says:

    hahahahahhah rrnoft sali berisha dhe korrupsioni!

    1. Prec Ulaj says:

      Per keta do ishte mire te ndertonin dhomat me gas te kohes Hitlerit.
      Ndiz gazin, dhe mbaron pune. Keta nuk jane qen, jane hiena e cakalle.
      Keta kur kafshojne infektojne gjithe lagjen.

    2. eda says:

      RROFTE PS DHE KORRUPSIONI MADJE RROFSHIN TE GJITHE PARTITE E KORRUPSIONI

      POSHTE MARREVESHJA E KATOVICES

    3. tani says:

      Vete PD duhet te distancohet nga keta individe . Ndryshe nuk behet. Po qe se keta individe od te mbrohen nga PD ne nje fare menyre , do kete hubje reputacioni. PD u distancua bukur dhe shume shpejt nga veprimet e Ylli Pangos.

  2. Nino says:

    Kujt i takon kjo lloje kredie e kush e perfiton !!!!!! ne qe ishim ne shtepi me pronar me vite e vite na nxoren ne kater rruge keta lloje qeveritare….. po prandaj ngrihen ne sulm nga njerzve te thjeshte per te mbrojtur shefat e tyre. Do te ishin strehur 2-3 familje vetem me kete kredin e ketyre dyve.
    Jan pasuruar ne ne mynyre te skajshme me” merrogat ”pushtetaret e djeshem – kan shperdoruar vendin e punes qe kan pasur dje .
    Prokuroria ka vetem tre pyetje per sejcilin nga keta mashtruesit qe mbajne vulen e berishes .
    Turp , kan fytyre te dalin ne rruge e flasin ne shoqeri , burgu eshte pak per keta mashtrues e shperdorues te detyres qe na shkaterruan moralisht e ekonomikisht .

  3. fl says:

    Ne cdo vend te normal te botes me kaq sa kane bere keta ti hedhin prangat Live , me ceremoni madje. Por ketu…

  4. DEMIR DANAJ, PENSIONIST, MBETUR PA SHTEPI PAS PIRAMIDAVE TE SALI 97 says:

    FALEMINDERIT FIKSI!
    FALEMINDERIT TEMA!
    GJYKATA
    SHKERDHATA
    DENOJINI KTA
    DEGJENERATA!

    http://goo.gl/9rXTYq

    1. leta says:

      plera keto k..vat e sales duhen vra sidomos kur genjejne dhe bejne sikur se dime kush jane prosti ne itali kane punuar behen dhe ministre ke4to shurrat nga ktundet e thella deri dje qurret hanin se e dime sotr duan dhe kredi baxhellat dhe degjenerata …ska shtet ti denoje

  5. Brian says:

    Pse nuk ka asnje te denuar per keto skandale? Po hyjme ne muajin e 5-te te qeverisjes Rama dhe drejtesia vazhdon te jete akoma ne duart e shpellareve.

    1. Lali says:

      Jo nuke eshte pune shpellaresh po me duken se te gjithe jane same shit.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Punoni popull rraskapituni se jane te pastrehe keshilltaret e kryeministrit..Hajde mendje hajde…DEGJENERIM TOTAL..

  7. Avokat says:

    Besoj se eshte e qarte.. denimi eshte qe do paguhen kamatat me interesa tregtare. Ky rast nuk perben shqetesim.. oh sa ka.

  8. Sila says:

    Blerina Kasmine kam patur ne klase ke Petro nini. Plere ka qene atehere, plere vazhdon te jete. Une habitem cfare familje kane, a kane turp ato prinder qe ikane femije keta. Po ata qe i kane shoqeri, a ju vjen zor qe pijne kafe me hajdute ordinere qe vjedhin leket e njerezve ne nevoje.

    1. tarkan says:

      NUk e ka Blerina por Brikena dhe ke ngaterru person se kjo zj nuk ka mbaru Petro Ninin por gjuhet e huaja moj shoqe. Se i re kot ne qafe Blerines ?

    2. cimi says:

      Sila mos ja fut kot, Brikena ska qene te Petronini,tetevjecaren e ka kryer ne Kruje, pastaj per gjuhe te huaj te mesmen, dhe pse ka marre dicka qe i takon po ne menyren jo te duhur se ben ate “plehre”, kredi ka marre, pra ka marre borxh,,,ka qene dhe eshte vajze e mire,,,ka gabuar pa dyshim, po ky gabim apo mashtrim behet pak serios sepse vjen nga (ish-)krere te larte te drejtesise dhe eshte shashke apo pike ne oqean me krimet dhe korrupsionin galopant gjate gjithe koherave qe kane qeverisur PD-istet.

  9. Leshko says:

    Keta kredi morren sigurishte qe eshte shkelje po keta te LSI qe kane vjedhur gjysmen e Shqiperise dhe mbajne ministrin e drejtesis dhe kane gjith Lalzin te tyre si ibehet .Jo per gje po ne se mbushen burgjet me keta nuk ka vend me per liken me shoke them une

  10. Wendy-B says:

    E meriton kredine vetem prej emrit qe ke, “Brikena” .

  11. ai says:

    hahaha, ku eshte korrupsioni se nuk e gjejme dot…?

    A gzistojne burgjet ne Shqiperi, apo eshte si Norvegjia…?

  12. karlzajsjena says:

    ORE SHQIPTARE POLITIKANE,,,,,,,!!!!!!NE MOS ISHIN GJITHE KEWTA NJEREZ JASHTE,QE SJELLIN EVRO!!!!JUVE DO TU KISHIN NXJERRE SYTE KA HONE…..BENI GAJRET EDHE PAK,,,,SEPSE NUK MBAN ME UJE PILAFI…..NE BIEM LEKE E JU TALLNI BYTHEN???????

    1. gent says:

      mos sillni mo, qe t´mbledhim menjen dhe ne

  13. qytetari says:

    Ti sekuestrohen shtepite qe i kane blere duke vjedhur e mashtruar shtetin dhe popullin e keto shtepi tu jepen te pastreheve,keshtu edhe ata marrin denimin e merituar dhe qytetaret e ndershem fitojne te drejten e tyre per te strehuar ashtu si gjithe pjesa tjeter e popullit.
    RAMA VEPRO SA S´ESHTE VONE!

  14. gimi says:

    ca gallate, mire qe marrin kredi te pastrehesh, por jane dhe dorezanes te kredite e njeri tjetrit. harram ju qofte, prej hundesh ju dalshni ishalla, kurre mos pafshi hajer.

  15. ali bejleri says:

    Sa do merzitet Endyra e AMA-s per kete shkelje. Ajo e ka punesuar zj Kasmi si te papune dhe vete nuk ka vile ne Gjirin e Lalzit. Ky eshte nje turp. kjo eshte padrejtesi! Kryetare pa vile ne Lalez! Varesi i vet e gezon vilen 107 m katror bashke me bashkejetuesin e vet. Kjo ka vetem nje apartament ne Velipoje qe ja kane falur. Po nejese, ne Lalez nuk ka. E tmershme! Kjo padrejtesi nga ish zv/ministrja e drejtesise kerkon drejtesi! Drejtesia duhet te vihet ne vend!

  16. arber says:

    Po Ilir Meta si e bleu vilen qe hengri ngjala me Edi Ramen me lek ne dore,api me kredi??

  17. Fshatari says:

    Pyetje Qeverise! A do ti kthejne mbrapsh dhe ti demshperblejne gjithe keto maskaralleqe keta? Ne po presim zRama, por sigurisht presim shume nga ju, e dime qe se ke te lehte, po ska gje qe sbehet, ndeshkoi, denoi.

  18. kuku says:

    Si thate,ti denoje gjykata?Po hajdute me te medhenj se keta,kush jane?gjyyykkaatteessiit!Ketu duhet nje burg i madh,nga Tropoja ne Sarande.Eshte pandemi shqiptare,quhet V.M.E.RR.(VIDH,MOS E RRUJ
    ).

  19. qytetari says:

    Vetem ky populli shqiptar mund te duroje poshterime te tilla qe i ben qeverria e vet:e nxjerr zvarre prej shtepie drejt e ne rruge dhe e le te vdese ne lulishte dhe kredite per shtepite i merr per vete.
    Dihej qe kjo shtrese nuk kish para te paguante as edhe nje lloj kredie qofte edhe te bute se nuk kishin leke per buke por pushtat e putanat e PD Berishes e bene edhe kete per te perfituar vete qe me kredite te justifikonin vjedhjet me te cilat kane blere vila,pallate brenda e jashte vendit ,makiona luksoze si dhe mbajne femijet jashte vendit .
    Sa te larget e paska kufirin e durimit ky milet!

  20. Bjorni says:

    Programit Fiks Fare i duhet dhene titull i veçante nderimi per punen e bere per investigimin dhe denoncimin e aferave korruptive. Por mqs e hapi kete teme do beje mire te zbardhi edhe sa ish ministra apo qeveritare socialiste kane perfituar nga programi i kredive pa interesa ne kohen e Metes dhe Nanos kryeminister. Se do kujtohen pastaj qe aso kohe si kjo Kasmi, fitonte kredi te tille edhe Bleona Qerreti apo Blendi Klosi e plot te tjere. Ta zbardhi te gjithe listen qe ta dine shqiptaret se cilet qeveritare jane trajtuar si te pastrehe me parate e tyre (se interesat e bankes i paguan shteti nga buxheti) apo se cilet kane fituar apartamente te tilla nga enti i banesave dhe ku i kane marre, kur ishin ministra apo zv/ministra dhe keshtu e ben me te plote punen.

  21. luani says:

    Kjo eshte nje propogande e paster per te yshqyer publikun se keshtu ka bere qeveria e meparshme, dhe nuk merret organet perkatese per procedimin e ketyre por duhet bere publik,dhe medjat me shume duhen te merren me perfundimin e hetimeve se sa me fillimet .

  22. Udheheqesi says:

    “Epra ,ngriuni o popull ne demostrata ,pasi na paska gjetur e zeza ,qe kemi rrezuar me 23 qershor partine demokratike! Kjo parti e ky ish-kryeminister paskan puniuar e menduar per popullin. Te ngrihemi te tere ,te rinje e te reja ,pleq e plaka,madje edhe invalidet me karroca ,pavarsishte se kishin 7 muaj pa rroga,por paska patur edhe me keq,si puna e ISH-zv/ ministres se drejtesise dhe bashkshortit te saj keshilltar i kryeministrit, deputeti Paloka ,i cili po sfilitet per popullin per ta shpetuar nga Rama, ish-ministrja dhe deputetja Tarshani, e te tjere ,sidomos ata Shkodrane ,ku zonja Jozefine duhet pergezuar per ndihmen qe u ka dhen ketyre te varferve. Degjojeni,o popull Lulzim BASHEN,PASI KA NGELUR PA BUKE ,SE 232 MILION EUROT qe i nxori me djersen e ballit duke punuar te rruga e kombit i beri pallat.po ja qe ja prishen pa te drejte. Madje kush nderhyn te ministri Veliaj per ta strehuar. Te ngrihemi e te biem ne pushtet kasapet e ekonomise ,pasi keta dine ta bejne copa-copa e ta ndajne midis tyre si fukarenj qe jane”. He pra ,si thoni do ngrihemi ,apo jo. Une them te ngrihemi e t.i shporrim me shume se me 23 qershor keta delenxhinj,keta maskarenj,keta kriminel te kesaj SHQIPERIE ,TE CILET PA PIKE TURPI( MGJITHESE NUK KANE ) kerkojne te vijne ne pushtet,e ulurasin se vendi po degdiset ne humnere. Po degdiset edhe pse qeveria e re nuk ka mbushur vitin. Te poshtrit e poshtersite e te poshterve nuk paskan te sosur. He, si thoni, do ngrihemi, se na mbeshtet Lul Basha ,kryetari ormal i PD.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje