Kryeministri Edi Rama e cilësoi mosmarrjen e statusit të vendit kandidat nga Shqipëria për në Bashkimin Europian si një zhgënjim të madh që kishte me qeverinë paraardhëse, por edhe për shkak të zgjedhjet që do të zhvillohen në muajin mars për Parlamentin Europian. “Qeveria ka vetëm një pjesë përsa i takon statusit, pjesën e vlerësimeve më të larta që na janë bërë. Për herë të parë shtyrja nuk u bë dhjetor më dhjetor, por për 6 muaj. As Britania, as Franca dhe as Gjermania nuk kanë dalë kundër Shqipërisë për statusin. Arsyet janë zhgënjimi i madh me qeverinë paraardhëse dhe influenca e atyre forcave për shkak të ndikimit që ka për shkak se në marsin e ardhshem ka zgjedhje”, u shpreh Rama. I ftuar në emisionin ‘Opinion’ Kryeministri ka folur për situatën ekonomike në vend, vendosjen e gjobave nga policia, armët kimike etj. Një nga pyetjet që iu drejtuan Kryeministrit ishte ajo mbi praninë e fotografisë së Enver Hoxhës në homazhet e 29 Nëntorit, për të cilën Rama sqaroi se “Enver Hoxha ka ikur, ndërsa enverizmi është ende mes nesh, dhe ndodhet jo në krahun tim, por në krahun tjetër”.
Gjobat dhe lojrat e fatit
Kryeministri Edi Rama u shpreh i vendosur për të mbështetur Policinë e Shtetit në aksionin për gjobitjen e drejtuesve të automjeteve, sikundër pohoi se cdo qytetar i gjobitur ka të drejtën e ankimimit për pretendimet e tij. “Gjobat e papaguara janë një problem që ne e kemi marrë përsipër ta zgjidhim dhe do e zgjidhim. Qytetarët kanë mundësi të verifikojnë gjobat e tyre përmes sistemit online të Ministrisë së Brendshme. Qytetarëve që u dërgohet një gjobë kanë mundësi apelimi. E vërteta është se një pjesë e njoftimeve të gjobave ka të bëjë me kaosin që kemi gjetur me sistemin e adresave. Nuk do ti kërkojmë falje askujt, pasi ka pasur një periudhë dyjavore lajmërimesh dhe qytetarët kanë pasur mundësi të kontrollojnë nëse kanë apo jo gjoba. Nuk është një sistem i përsosur, ka defekte dhe i kërkojmë ndjesë atyre që kanë rënë preh e defekteve, por procesi nuk do të ndalet. Duhet të biem dakort që cdo rregull duhet respektuar, nëse duam të ndërtojmë këtë vend”, u përgjigj Rama pyetjes në lidhje me vendosjen e gjobave apo udhëzimit për të moslejuar daljen nga pika e kalimit kufitar të automjeteve që kanë gjoba të papaguara. “Për herë të parë në Shqipëri në 22 vitet e fundit, ministrat gjobiten dhe paguajnë gjoba, eskorta e Kryeministrit respekton semaforin, deputetet gjobiten dhe paguajnë gjobat, cdo ofiqar gjobitet dhe paguan gjobat”, u shpreh Rama.
Në lidhje me aksionin për lojrat e fatit, Kryeministri theksoi se procesi i ndërmarrë goditi industrinë e krimit që operonte në të zezë, sikundër po punohet për krijimin e një baze ligjore, në mënyrë që edhe ata që operojnë me licencë në një afat tjetër të dalin nga ky aktivitet pa pësuar humbje. “E kemi thënë që lojrat e fatit janë një proces që nuk do të lejohen të operojnë pa afat ashtu sikundër ishin dhe janë”, u shpreh Rama.
Rendi dhe tolerance zero
I pyetur në lidhje me situatën e rendit dhe sigurisë, Kreu i Qeverisë tha se në 100 ditët e para të qeverisë numri i krimeve është ulur me 42 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. “Partia që ishte në qeverisje u ndëshkua edhe sepse la vendin në duart e krimit dhe ka manipuluar dhe po manipulon të dhënat mbi gjendjen e rendit dhe sigurisë. Nuk ka asnjë rast dhe asnjë mundësi që krimet të mund të fshihen apo që Ministria e Brendshme të manipulojë ato. Pa asnjë dyshim që jemi ende në një rrugë ku jemi vetëm në fillim dhe deklarata jonë, zotimi ynë, program ynë janë qartësisht angazhim për të vendosur Policinë e Shtetit në krye të detyrës brenda 300 ditëve. Kjo sdo të thotë se pas 300 ditëve në Shqipëri nuk do të ketë asnjë krim, asnjë vrasje, pasi një mundësi të tillë nuk e ka as Anglia dhe as Gjermania”, u shpreh Rama duke iu përgjigjur në këtë mënyrë edhe akuzave të opozitës.
Ulja e borxhit
Kryeministri Rama mohoi që qeveria e tij në 100 ditët e para të qeverisë të ketë rritur borxhin, por pohoi se ka legalizuar një borxh që ishte aty, borxhin e qeverisë, të shpallurin dhe të fshehurin. “ Ky borxh doli në dritë në bashkëpunim me FMN dhe një kompani ndërkombëtare auditi që arrinte në 720 milion dollarë. Shqipëria sot nuk është ajo që ishte deri dje, jemi të angazhuar në një marrëdhënie dhe në një program të ri me FMN. Përfshirja e FMN është garancia për Shqipërinë që në 4 vitet e ardhshme borxhi do të kthehet në shifra shumë më të pranueshme sesa ato që kemi sot. Borxhi do të shkojë në 64 % dhe kjo ëtëtë marrëveshja që kemi me FMN-në, e cila do të monitorojë rreptë performancën e qeverisë dhe reformat”, theksoi Rama. Në vijim ai u shpreh se Shqipërinë e trashëguam në një situatë në buzë të greminës, me një borxh që ishte shkaku i bllokimit të ekonomisë. “Ekonomia që ne trashëguam ishte ajo e bllokuar. Me marrjen e masave ne do të injektojmë në ekonomi 1.1 miliardë dollarë vitin e ardhshëm. Ky injektim bëhet në funksion të rifillimit të punës në të gjithë vendit, në funksion të uljes së kredive të këqija, në funksion të kreditimit, në funksion të punësimit, në funksion të rritjes ekonomike. Rritja ekonomike që do të kemi në fund të vitit nuk do të shpiket nga INSTAT, por do të ndjehet në xhepat e shqiptarëve”, u shpreh Kreu i Qeverisë. i pyetur në lidhje me mbledhjen e borxheve nga shteti, Kryeministri sqaroi se ajo që është shkatërruar për mbi 8 vjet, nuk mund të rindërtohet e gjitha për 100 ditë apo për 1 vit. “Sot Shqipëria është kthyer në rrugën e normalitetit të marrëdhënieve mes Qeverisë dhe qytetarëve e sipërmarrësve”, tha Rama. Sipas tij, në periudhën e 100 ditëve ka një rritje të të ardhurave nga doganat dhe tatimet përkatësisht me 60 milionë dhe 30 milionë dollarë.
Paketa fiskale
Kreu i Qeverisë e cilësoi mëse të drejtë aplikimin e taksës progresive duke e quajtur si vendosjen e drejtësisë për kontributet që paguan gjithsecili ndaj shtetit. “Nuk mund të kontribuojë më shumë ai që fiton më pak dhe anasjelltas. 97 % e shqiptarëve do të paguajnë më pak taksa, ndërsa unë, Kryetari i Kuvendit, ministrat apo deputetët do të paguajmë më shumë taksa sesa paraardhësit në këto funksione”, tha Rama. Sipas tij, taksimi i ndershëm edhe në nivelin më të lartë e bën Shqipërinë një vend me taksat ndër më të ulëtat në Europë. Në lidhje me uljen e taksave, rama u shpreh se biznesi i vogël sot do të paguajë 7.5 %, ndërkohë që më parë paguante sikur të ishte biznes i madh. i pyetur në lidhje me rritjen e cmimit të naftës, Rama tha se këtu ka një element abuziv dhe nuk përkon me rritjen natyrale që ne kishim parashikuar. “Përsa i takon cigareve është një rritje e vetëdijshme për të dekurajuar konsumin e cigares. Unë s’mund ta pranoj që kjo është një luftë me dashamirësit e duhanit, por kjo është një luftë në të gjithë Botën për të demotivuar konsumin e duhanit”, theksoi Kreu i Qeverisë. Në lidhje me luftën ndaj korrupsionit, Kreu i Qeverisë u shpreh se lufta ndaj këtij fenomeni do të sjellë rezultate të dukshme dhe të prekshme. “Në këtë betejë ka hajdutë që duhen cuar përpara drejtësisë”, tha Rama. Ndërkohë në lidhje me një status të postuar në Facebook ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, i paditur në prokurori nga pasardhësja Mimi Kodheli, Rama theksoi se “përderisa Qeveria përmes ministres së Mbrojtjes ngreh një padi ndaj ish-ministrit Arben Imami, atëherë ne kërkojmë që ai të ndëshkohet. Por nëse ndëshkohet apo jo, kjo është cështje e Gjykatës”.
Prishja e pallatit në Vlorë
Një nga cështjet për të cilat Rama u pyet ishte prishja e pallatit të vjehrrit të Kryetarit të PD-së në Vlorë. “Nuk e kam besuar që në këtë ngrehinë të kishte dorë kryetari i opozitës. Vjehrri i Lulzim Bashës nuk është figurë politike, atëherë kjo s’ka lidhje me cështje politike. Rasti i pallatit është flagrant dhe ne presim që prokuroria të zbardhë të gjithë zinxhirin e grabitjes që i është bërë qytetit të Vlorës dhe publikut duke i marrë detin për të ndërtuar pallatin. Ne presim që prokuroria të zbardhë dhe të ndëshkojë autorët. Ne kemi nisur një procedurë shpronësimi, vetëm për ata që në mirëbesim kanë blerë apartamente në atë pallat. Kush do të provojë vërtetësinë e dokumenteve do të marrë paratë”, theksoi Rama. Kryeministri paralajmëroi nisjen e një valë të re prishjesh edhe për disa godina që kanë një dokumentacion skandaloz dhe gjithcka do të kalojë përmes procesit të shpronësimeve. “Faza e projektit të prishjeve do të shtrihet deri në Ksamil. Do të shëmbim cdo ndërtim që do të gjejmë përpara në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm të këtij vendi”, theksoi Kryeministri.
Armet kimike
I pyetur në lidhje me refuzimin që Qeveria shqiptare i bëri ardhjes së armëve kimike siriane në Shqipëri, Kryeministri theksoi se vetmia e Shqipërisë në këtë proces e bënte të pamundur mbajtjen e një barre të tillë. “Për armet kimike kam vënë në dijeni Kryetarin e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit ishte i informuar, por jo për detajet teknike. Nuk ka pasur asnjë ekuivok, e kam bërë për atë që kam thënë, vetmia e Shqipërisë në këtë operacion e bënte të pamundur ta mbante këtë barrë. Në këtë pikë kemi qenë në sintoni me protestuesit. Po të ishte kaluar kjo pikë atëherë vendimi do të ishte ndryshe. Marrëdhëniet e SHBA me Shqipërinë janë të shkëlqyera, janë reciprociteti. Ne dimë të mbrojmë shumë mirë intersat e Shqipërisë dhe popullit shqiptar”, u shpreh Rama.
O EDO,
DERI TANI VETEM I KE PERKEDHEL NGA PAK
KTA HORRAT.
DUHET DAJAKU I SHTETIT JO PERKEDHELJET!
http://goo.gl/hnzYs1
Thuaja moj Flora,
kerkoja hapur se si mund te kenaqesh
ka lloj lloj shijesh ne pluralizem…
keshtu qe guxo e kerkoja: cfare dhune duhet perdorur qe te kenaqesh edhe ti, edhe horrat e tu…
ka edne njerez qe i kenaq vetem Enveri, ai po…
Nuk ju pelqejne verejtjet. kryehorra jeni pra!!!
Shikojne Posten SHqiptare si eshte katandisur, shikojini emerimet qe keni bere, halabaker e halabake!
posht e lart , lart e poshte !! veru , jug e jug veri !!! meri te gjitha me imtesi :P!!! mos le gje te pa ligjshme mos i lejo kriminelet te jetojn me pallatet qe japin me qera !! boll monopolit te saliut !!
perpara monopolit te Ilirit, depresion dhe vuajtje njerezve te ndershem heret a vone i lafshi tek femijet tuaj!
Amin!
ska qen iliri kryeminister ;)!!! ska bo iliri “rruget” qe sa ndertohen skan bere as 2 muaj e jan prishur prap !! ska vjedh iliri spitalet me nje intelektual si nard ndoka ne krye ;)!! ska bo iliri gerdecin ? !!!
Sa here qe del para publikut aq here e me keq duket.
Ne ju kujtohet kur Blendi e pyeti per ngjyren e skufjes qe mbante ne koke ne nje foto,atij Edit i ra nje çehre tjeter ne fytyre,nje çehre qe shpejt do jete pamja e tij e perhershme.
Po reforma në drejtësi? Kur do kemi një shtet?Se shtet ka kur funksionon drejtësia.Pa dyshim që ekonomia është kryesorja, por dhe drejtësia duhet vënë në vend.Duhen ndëshkue keqbërësit në nivelet e larta dhe sidomos t’u konfiskohen pasuritë.Duhet një luftë e fortë parlamentare që të bëhen ndryshimet në kushtetutë, të zgjidhet një president dinjitoz dhe jo si ky palaço që kemi, dhe të riformatohet krejt sistemi gjyqësor.Këtij i them aksion unë, por jo u kapën kaq kg hashash, apo u kap një hajdut butiku.
mbas on off-it te opinionit e kupton fare lehte se intervistat ne tv jan nje teater per te fshehur realitetin e shemtuar ku na sorollasin keta shker….ta politikan qe nderojne ngjyrat me njeri tjetrin por jane e njejta gje
Te qenkan hapur site mo greki te qenkan hapur
S’keni turp qe i fyeni njerezit. Nje byth SHqiperie nuk e beni dot te pa afte!
po pse o Edi nga vlora deri ne ksamil ;po andej nga gjiri I Lalesit a sdo shkoni e kontrolloni per ndertime pa leje ?Po Berishen a do e hetoni?Evropa nuk ju pranon po nuk u ndeshkuan hajdutet gje qe do te thote garanci per shtet ligjor(qe asnjeriut te mos I shkoje me mendja te veje dore te parate e popullit)ndryshe nje vrime ne uje do besh edhe ti me qeverine tende.ne kete pike po na zhgenjen …
Kryeministri si gjithmone me kembe ne toke!Zotimet e kryeministrit te cilave populli iu pergjigj me vote pro me 23 qershor nuk kane ndryshuar as sot pas me shume se 100 ditesh.Kuptohet qe qeverise se zgjedhur nga populli do i duhet pune per te nxjerre vendin nga kjo gjendje e nderë ne te cilen e zhyten keqqeverisesit.
Lufta ndaj korrupsionit,toleranca zero ndaj krimit,prishja e ndertimeve pa leje,me qellim çlirimin e bregdetit te cilat i kane zene frymen,ne menyre qe te promovojme turizmin.Keto e te tjera tregues pozitive te kesaj maxhorance e cila po ecen ne rrugen e duhur.
ouuu! cmendim ke ti gjyshe per ate ceshtjen e anglezes qe nderkohe qe udhetonte me avion per ne Angli i kishin vene gjobe per tejkalim shpejtesie ne Fier? tregues pozitiv?
Janaq, qenke i kenaqur per vete. Janaaaaaaaaaaaaaaaaaaq nuk ecet duke lepire kepucet e botes ooooooooJaaaaaanaaaaaaaaaaaaqq!
Ti s’ke bere asgje as voten rrezik nuk ja ke dhene kryeministrit, por e ke llapen sholle, lepije se ne fund po u degjoi ju Kryeministri per dy muaj e le Shqiperine e llapa jot elepin tjetrin
kur kalon 10 gardhe kujdes se te hyn nje hu ne bythe
A ja mban sumatriçja këtij të prishë ndërtimin 150 metra brenda në det të Nar Kokës tek Vollga në Durrës?
Skemi kohe per momentin se po vendosim gjoba.
Po lere mor ate, o Kapter Ramiu! Shih mor ish lulishten 1 Maj.Si ato ndertime nuk gjen kund ne bote.Prishen te vetmin oaz ne qender te Durresit.
Petro,te kujt e kishe lulishten 1 Maji ti ,te nenes a babait apo ta solli jot shoqe ne paje.
Sa i perket pistes se Kokve ke Vollga eshte nje ndertim i shemtuar qe shkon pershtat me fizionomine e atyre qe e ndertuan.
Eshte nje shpress se Shqiperia do te clirohet nga kolltukofanet shekullore eshte mire te besosh
Z. KM,
Pse arrestohet “Ylli Shamikuq” Demokrat i Kamzburgut dhe nuk arrestohet Ylli me Mustaqe” Socialist i Vlorvilles – te dy kane marre PARA KORRUPSIONI!!!
Mos lejo dystandardtshin!!!
Drejtesia te shkele kesaj here ne derrase te kalbur e te shfajesoje Imamin apo ate gjyqtarin nga Puka, qe ta bejne pershesh me ndonje ndryshim kushtetues dhe te zgjidhen nga populli direkt edhe gjyqtaret, e pastaj ta shofin keta qe na kane rene nga qielli dhe vendosin per fatin e njerezve.
Po prisni dhe do te shikoni spektakel qe akoma nuk e keni pare .
EDI RAMA do ta beje vijen bregdetare prej PULAJT ( VELIPOJE ) deri ne KSAMIL si filmimet e institutit “LUCE ” ne Tirane ku na paraqitet ne vitin 1935 kantieri i ndertimit per godinat e ardheshme te 1938-1943 ,ku ne e shohim TIRANEN te paster dhe pa objekte .
Prisni o te paduruar se do beje EDI RAMA as me pak dhe as me shume por ate qe beri me LANEN ,prej Institutit te Zooveterinarise deri ne Kombinat dhe ate qe beri me parkun e famshem “RINIA ” ku vec TORE BYTHECEVE qe filluan qe te vegjetonin ,kishte plasur dhe droga dhe shurra e SHPELLAREVE te cponte hundet sikur te ishte ETILEN dhe METILEN .
Prisni se sa ka filluar ,o te pa-duruar .
Ky thote qe kam rregulluar rendin, njerezit po grabiten e vriten perdite…
Ky thote do prish ndertimet pa leje, ne Durres Nar Koka po zapton detin…
Ky thote qe do heq tatimin per biznesin e vogel, ne fakt do na tatoje rrogat 23%… (ketu nuk e kam fjalen per fshataret)
Thote qe doul borxhin, por e dergoi nga 60% ne 75% per nje muaj…
Ore Mere, mos i di gje debila Shqiptaret ky shoku yt Kryeminister…? Apo mendon se jane te gjithe si Kol Tivkari dhe Pilo Lala?!
eDI DERI TASHT PUNË REALE ËSHTË PRISHJA E NDËRTIMEVE TË UJIT TË TOHTË, a E DINI SE TOKAR E dUKATIT PRA ORIKUMIT TË CILAT JANË FITUARV SI NPRONA KANË 18OO QË JANË MBULUAR ME UJË DETI SEPS EoRIKUMI U THEMELUA NGA rUBEASIT MË SHEK E 6-SHTË PAS KRISHTIT DH U MBZT NË SHEKULLIN E DZTË TË KRIEHIT, PRA DERI NË VITIN 1985 QË U BONIFIKUA ISHTE NDËN UJË. pRONAT E FAMILJES VLORA E KOMPANI JANË ME DOKUMENTA FALLCO TË KOHËS SË tURQIA DHE FASHIZMIT, KOHË QË NUK MBILLESH SEPSE ISHTE NDËN ZJË. aGIM tORO DHE GAZETA TELEGRAFË MASHTROJNË PËR TË PËRVETËSUAR TOKAT E dUKATIT. kUJDS SE MASJA NANOISTE DO JU GABOJË. kZ QUHET GJIRI I dUKATIT OSE pASHALIMAN QËM HAJDUTËT BE TOPONIMEVE I NDRZSHUAN MBIEMRIN dUKATIT. gODINAT FALLCO DUHET TË LIROJNË TOKAT SHEKULLORE TË DUKATIT.
Duke mare shkas nga ajo qe degjova dhe pash me Sy, nuk me del qe nga ky njeri dhe nga bashkepunetorte e tij do te ket levizje pozitive! Politikanet qe kan karizem, duken me energjik, jane shume me flexibel ne ndertimin e fjalive dhe pergjigjeve blic, nuk merren me gjera qe kan fryme hakmarrjeje dhe nuk kan ne veten e tyre si pike referimi vjeljen e taksve, por investimet kapitale dhe futjen ne gare per plasimin e produkteve qe shteti duhet te exportoj! Shqiperia eshte larg tregut EU, larg standardeve dhe hapit teknologjik ne EU! Sali Berisha nuk duhet te jet teme ditore e miletit, puna, puna, sidomos ne fshat dhe diciplina ne pune dhe sjellje qytetare ne qytet! Une nuk e parapelqej Edi Ramen si politikan, me len pershtypje kembgulesia e tij per dicka, i Uroj suksese, ne3 fund te fundit Shqiperia jone eshte amaneti i te pareve qe ta fuqizojme, jo ta gjunjezojme edhe me teper!
Sa e thjeshte dhe e kollajshem qenka te kthehesh ne normalitet?
Mos valle normaliteti per disa politikane shqiptare eshte varferi skamje korrupsion vjedhje !!!!!!!
Po mire mo Z. Kryeminister tek Blend bytha i Sales dhe TV KLANI, qe del se ka marre miona leke te tatimpaguesve per te bere reklama te PD-se, e gjete te sqarosh Shqiptaret per 100 ditshin e qeverisjes?????
Bregdeti duhet te clirohet total nga pylli I sodes tek postoblloku I pashalimanit e me tej llogora ……
Duhet pare perpara dhe me Ligj.E para sic dihetveshte siguriae jetes. Mblidhni leket dhe sekuestroni pasurite e vena me korupsion.prishni cdo ndertim pa leje.mire deri ne Ksamil por edhe ne Shengjin e Velipoje.edhe e qendra qyteti,pa dallim.shume kujdes ne shkolliin e policise.nuk ka asnje kuptim qe pas 24 vitesh, e barabarte me 6 cikle universiteti ( 6×4) te kete ende polic coban.
Leni pozat EDO se nuk eshte koha per poza,he cuno perveshi ato menge dhe hyja punes si duhet leri kollarisjet.
Po ketej nga Gjirii lalzit kur do rrafshoni vilat e politikaneve apo punoni vetem per shou
Me gjobat po e teprojne, si duket e kane me te lehte te merren me ne drejtuesit e automjeteve dhe per 1 sekonde nese je poshte te verdhes del polici i fshuhur (ose civil) si hajn perpara sikur ka kapur ndonje kriminel. Opinioni thote qe po i beni njerezit te pakenaqur.
Ju kerkoni qe ne drejtuesit e makinave te jem1 100% europiane kurse qeveritaret jane 100% afrikane. Kthejini, sali berishen, xhozin, boden, ristanin, bashen dhe gjithe llumin e PD-se ne 50% europiane dhe pastaj keni te drejte te na kerkoni ne te behemi komplet europiane. TURP!
Kur do te na futet rroga,se jemi pa kokerr leku eshte dhe fillim viti?
Hallall plako. Fut dhe salen ne burg po pate mundesi. Ose.. “harrojeni” te mbyllur ne ndonje nga ato ndertesat me tritol. ?
Njerezit me mend ne koke e kane kuptuar me kohe qe nuk ka lindur akoma njeriu i duhur qe mund te ndryshoje rrjedhjen e historise shqiptare. Rreken me kot nje pjese e shqiptareve te besojne qe erdhi nje periudhe e Re per ta. Edi Rama po e provon cdo dite qe ne vend te kokes ka nje bil. Premtimet fantazioze te tij per nje Shqiperi tjeter vijne nga pagjumesia qe i shkaktonte deshira per pushtet dhe jo nga ide reale apo nje formim human i tij. Shpresoj shume te jem gabim.
Po ndertimet e “trimave te lsi” te pallatet e telebingos dhe shteat mbi pallatet…do te prishen?!!!. Lesht e currit….likja…edi…likja….
Lidhur me armet kimike, “ishim ne sintoni te plote me protestuesit”, me fjale te tjera une I nxorra ne rruge te gjithe ate milet dhe kete e bera se doja te tallja pak loqet me Obamen te cilit kishte nja 2 muaj qe I kasha thene PO.
Ekonomia qe u shkaterrua per 23 vjet nga kusaret mafioze socialiste e demokarte ka hyre ne normalitet per 100 dite me shkopin “magjik” te Edi Rames.
Papunesine qe ishte 1000000 tani e kemi 12.8 % ose rreth 150000 njerez te papune dhe kjo eshte shenje e normalitetit ekonomik.
Tatim dhe taksat I planifikuam 25% me pak dhe I tejkaluam 5% mbi planifikimin dhe kjo eshte nje arritje shume e madhe.
Krimi vazhdon per inerci te qeverisjes 23 vjecare por ne fund te mandatit do te kemi krime me pak se Gjermania dhe jo sic thoshte “gjyshi” jemi ekonomi e dyte pas Gjermanise kjo ishte qesharake,.
Gjobat kane karakter edukues..Lojrat e fatit e nderruan fatin e tyre dhe tani jane me te vertet me fat se fatit nuk I dihet por fatin duhet ta marresh ne dore dhe mos ja leshe vehten vetem fatit.
Per statusin “Fajin e ka Saliu”, hap kutite dhe liro vizat,qarku I Fierit dhe pizhamat e Ndrekos,3 ligjet dhe zgjedhjet.Tritol dhe shkelje e te drejtave te njeriut,synetllik dhe dylberllik-keto jane shkaqe e mosdhenies se statusit. Arritja e kesaj qeverie eshte se nuk ka shtyrje dhjetor-dhjetor por dhjetor-qershor-dhjetor.
Kush ka me dyshim se ky kryeminister nuk eshte I cmendur le te shkoje te vizitohet.