Ndarja e re territoriale, ndërhyrje deri dhe në Kushtetutë

12 Janar 2014, 17:37Politika TEMA

Në 2 dekadat e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Shqipëri, por deri më tani lufta politike e ka bërë të pamundur një reformë të plotë territoriale-administrative. Tashmë që kjo reformë është futur në axhendën e qeverisë, ekspertë dhe urbanistë kërkojnë që kjo reformë të përfshijë edhe decentralizimin.

Ish-kryeministri Ylli Bufi, i cili po punon së bashku me eksperte për një projekt alternativ të reformës administrative territoriale, deklaron se duhet të ndryshojë modeli i qeverisjes, nëse kërkojmë që pushteti vendor të jetë funksional. Sipas tij, përtej Kushtetutës, nevojitet edhe ndryshimi i 12 ligjeve në mënyrë që njësite vendore të ofrojnë shërbimet për të cilat kanë nevojë qytetaret.

Edhe sipas urbanistit Dritan Shutina, ndarja e njësive duhet bërë në varësi të kompetencave që duam t’ju japim drejtuesve vendorë. Shutina vlerëson punën e qeverisë për hartimin e një drafti, i cili e nis punën duke u bazuar tek 36 rrethet dhe përcakton 3 ndarje, zona me dendësi popullsie të lartë mesatarisht mbi 30 mijë banorë, të mesme mbi 20 mijë dhe të ulët mbi 10 mijë banorë, raporton Vizion Plus.

Ylli Bufi, i cili ka qënë bashkëkryetar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Territoriale në vitin 2004, pranon se interesat politike janë shumë të forta në këtë proces, pasi ndarja e re do të ndikojë në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Qeveria tashme ka përcaktuar kriteret mbi të cilat do të bëhet harta e re e ndarjes territoriale dhe ky draft pritet të mbërrijë në Parlament në fillim të sesionit kur do të ngrihet edhe komisioni i posaçëm.

24 komente në “Ndarja e re territoriale, ndërhyrje deri dhe në Kushtetutë”

  1. . says:

    ******************************************************************************************

    Z.Rama …. me projekte moderne-Europiane.

    ******************************************************************************************

    1. lushnjari says:

      Per reformen territoriale administrative eshte folur edhe para se mazhoranca e sotme te merrte pushtetin,mirpo per fat te keq gjer sot nuk eshte ndermarre asnje hap konkret.Jam besimplote se kjo reforme do kryhet nga kjo qeveri.

      1. gjyshja says:

        Tejet pozitive.Kjo do sillte edhe shkrirjen e disa komunave te cilat me kot quhen te tilla pasi ne cdo cep te vendit gjenden komuna me banore pothuajse sa nje fshat.Keshtu behet edhe me efikas administrimi por edhe kursehen para te cuara dëm.

    2. janaq says:

      Duhej bere me kohe kjo reforme.Kam bindjen se per nje kohe te shpejte do ti jepet fund rindarjes territoriale administrative.

    3. Alan says:

      Kjo reforme eshte me te vertete shume e nevojshme sepse pushteti vendor do te ishte me efektiv.

      1. Kristi says:

        Nevoja e kesaj reforme eshte pare qe me kohe por puna eshte se qeverite e mepareshme nuk kane pasur vullnetin dhe deshiren per ta cuar ate deri ne fund.

        Kete here besoj se do te mbyllet kjo reforme kaq e rendesishme.

    4. fatmiru says:

      Ylli BUFKA………Per kete paska qene rilindja….Idioti qe tha se shqiperia ka dhe 2 dite buke……Imagjinoni ne dore te kujt ka rene ky shtet…………

    5. Dashamiri says:

      Keto jane sjhume zhurme per asgje.Po cfare reforma ishte prishja e komunave
      apo me centralizuar gjith punwe
      Me vu nje administar social-Komuniste.
      Pse mos te votojn kosovaret
      Ne amerik te gjith portorilanet kan te drejte te votojne per portoriken e ameriken askush nuk ju thote asgje.bile portorikanet jane tjeter kombesi e Koso varet jane bash zemrta e Shqiptarev e ILIRIS qe veretetojn dhe Lashtesin e Gjuhen shqipe qe me shume esht ruajtur ne shqiparine e veriute.Mos tu vine askeq askaujt sepse shqiptar jane Buzuk,Bardh ,Bugdani, Buda pa shkaur tek vjetersia e shkollave shqipe ne Qarkun e shkodresd.
      Mos e ndani shqiperin ne veropr e malokri dhe jugore Labri qe sote gezojn perkrahje maksimale.
      Cdo ndarje e ngjyrim edhe RSACIZEM:PERBUZJE:E themi shqiptaret jane pa dallime fetare.Ka dallime shume jo vetem fetare por dhe vri jug,mal e fushe.qytetare e katundare.nga sferat me te ulta tek kupola.
      SAto marrdhenje shqiperi e kosove jane per fasade karshi europes.

  2. Tironsi "ZZ" says:

    Ama ky Ylli Bufi e ka ne dore?
    Edhe 6 dite buke paskemi ne!
    Do behet rradha e bukes me tre kate ?

    http://goo.gl/UcSnTN

    1. askushi says:

      nga cili planet zbrite ti tirons.

  3. barba says:

    si pushteti vendor dhe ai parlamentar duhet te zgjidhet me emra konkret dhe jo me te votohet partia dhe listat ti bejne kryetaret

  4. Leone-53 says:

    Kodi i Ri zgjedhor do te “zbuloj” nese Rama, apo me mire PS-ja e kane “seriozisht” zhurmen bere ne fushaten e fundit zgjedhore per te drejten e votes te emmigranteve!
    -Shqiperia eshte vendi i pare ne bote ku mbi 30% e popullsise jeton jashte dhe qe nuk e ka pershtatur ligjin zgjedhor te saj me kete realitet!?..
    -Eshte e papranushme kjo per nje shtet qe “aspiron” te futet ne Europe ne nje kohe qe perjashton tamam keta “europian” te votojne per vendin e tyre!?…
    -Ketu ne Itali votojne per vendin e tyre edhe filipinezet e lindjes se largme apo dhe peruanet e perndimit te larget e nuk votojme ne shqiptaret e europes?!…
    -Sigurisht qe kjo eshte fare e lehte per tu kuptuar sepse duke qene e “helmuar” nga vet politika xhdo gje ne Shqiperi (sigurisht per interesat e saja) ata do te na konsideronin si “ferr” neper kembe me perfaqsuesit tone aty!
    Sigurisht qe skemi per te ndenjur indiferent me te drejten tone kushtetuese dhe per kete do te bejme “presionin” tone legjitim karshi Brukselit zyrtar por do te “monitorojme” dhe qendrimin e Tiranes zyrtare per kete te drejte!

    1. Liri B. says:

      Po nuk e hane ate kokerr ulini opozita.Keshtu ska nevoj fare per votime vetem cdo prag zgjedhje me be reforma vjedhje.

  5. Kendveshtrim tjeter says:

    Eksodi nga fshati ne qytete,ka sjell shperngulje te madhe te popullsise.
    Mbi bazen e rregjistrimit dhe numerit te banorve,duhet bere ndarja teritotrjale e SHqiperise.
    Nuk duhet qe verioret te votojne dy here,nje here ne Kamez dhe nje here ne vendet ku kane banuar me pare.
    Levizjet e popullsise duhet te futen ne sistem.
    Cdo banor i ri,duhet te paraqitet ne komisariate dhe bashki,per tu rregjistruar,ne te kundert do vazhdojme te jemi shtet rrumpalle.

  6. ortes says:

    Duhet te sanksionohet nje here e mire:
    -KOSOVARET NUK DUHET TE VOTOJNE NE SHQIPERI!!!
    DYSHTETESIA E Sali Berishes ka qene MINE ME SAHAT per te SHKATERRUAR SHQIPERINE!!!

    1. ALFONS says:

      ma mire te votojne greket per shqiptaret se shqiptaret per shqiptar po na thote miku nga jugu qe shiti Kosoven te Titoja qe ne kohe te xhaxhi enverit qe te ishin te qete komunistat per te qeverisur.Edhe sot rilinja komuniste kerkon te njejten gje

  7. hemi says:

    Reforma teritoriale ka qene dhe mbetet nje kerkese e perseritur e KE dhe BE.Ky eshte nje proçes qe ka nisur ne 2003, gjate qeverisjes socialiste me kryeminister Z.Nano, dhe ka vazhduar gjate qeverisjes se PD.Per te bere draftin e kesaj reforme kane punuar shume njerez per gjate ktyre viteve, por per te ardhur keq anjehere nuk ka patur konsensus. Kuptohet qe ky eshte nje proçes i domosdoshem por shume delikat sepse politika nuk mund te qendojne asnjanjese dhe pa futur hundet. Mund te themi pa piken e frikes se do te jete nje katrahure e tmerrshme. Imagjinoni nje moment te vetem qe nje kryetar komune, qofte ky i djatht apo i majt, nga ndarja e re teritoriale te humbe shancin per tu prezantuar ne zgjedhje. Nese ju i njihni kryetaret e komunave, ne pergjithesi, jane kthyer ne barone, pra nuk jane me njesi vendore por baroni. Eshte e tmerrshe te shohesh kto kapadai si kapardisen ne baret e Tiranes, duhet te dini qe pothuajse te gjithe banojne ne Tirane. Pa permendur ketu qe anje deputet Shqipetare nuk banon jasht Tiranes.
    Per kto arsye, reforma teritoriale, do te kthehet ne nje lufte polike pa kompromis. Shpresojme qe te mbaroj sa me shpejt, sepse jemi mesuar ti shohim te mbarojne vetem disa jave para zgjedhjeve dhe me mangesi te konsiderushme.

  8. Paskal Harito says:

    Reforme teritoriale per ti sherbyer me efektivitet qytetarit dhe per te mireadministruar leket.me pak Kryetar,me pak Keshilltare, me pak tendera, me pak makina e shofera,ne organike apo te fshehur…Reforma duhet te marr parasyshe gjeografine e teritorit,por edhe etnografine,realitetin e ri e te vjeter.Jo Qarqe.Pervoja egzistuese eshte mare ne France,sepse, ato qe e hartuan aty e paten bere sherbimin e pervojes.Jo. E keni me afer.Ka nje pervoje interesante p sh ne Hungari.

  9. Agushi says:

    Te mos shkrihet Ruzhdija se kemi problemin e kutive te votimit.

  10. Billy says:

    Kam frike qe edhe kete here reforma teritoriale nuk do te realizsohet. Do te jete PD ajo qe do ta pengoje. Llogarite e nxjerrin me humbje.
    Por ne se behet duhen realizuar patjeter edhe keto hapa:
    1-Ndryshime ne kushtetute:
    2-Ndryshime ne ligjet organike te qeverisjes vendore. Ndryshim kompetencash te keshillave komunale dhe te kryetareve te komunave dhe bashkive.
    3- Rishikim te ligjit mbi buxhetin e shtetit dhe ligjit mbi taksat vendore.
    4- Nje ligj te ri zgjedhor.
    5-Ndryshim te ligjit mbi referendumet. Sepse ligji i sotem nuk lejon ndryshime te kufijve te komunave, pa referendumin e banoreve te saj.

  11. Fanolist says:

    Komentues : mos dilni nga tema ;problemi eshte shume i rendesishem .
    Pati ekspert europian dhe idiot shqiptar dhe atehere kur ndertuan kete lloje ndarje, e sidomos funksionimi te kesaj qeverisjeje, e cila vetem qeverisje nuk qe , por abuzim rrenim e vetem rrenim .
    Nuk jane analizuar dhe evitentuar te metat e gabimet ne keto vite, por i bihet shkurt sikur e kerkon Europa apo ceshtje numrash se paskemi bashki e komuna te vogela e te tjera dengla , qe ne fakt edhe qendrojne .
    Po u jap nja dy shembuj:
    -Cmontohet ura e shitet per skrap.
    -Merren e shiten per skrap tubacionet e veprave ujore.
    -Digjen e priten pyjet
    =DHE= asnje lloje MUTI pushtetari deputeti gazetari nuk ndihen.
    Me nder drejtoret neper rrethe qe i vendos partia veprojne si mushka pa kapister apo si dallkauket e kohes se Turqise.
    -Njerezit me te poshter kane zene zyrat e shtetit ,ku qytetareve ju kerkohet t’u sherbejne atyre e jo e kunderta .
    – Grumbullimi i disa sherbimeve ne qarqe apo prefektura ua ka cuar tek nuk mban shpirtin qytetareve, sidomos rretheve qe nuk jane qendra prefekture.
    – Vendi yne ka nevoje vetem per nje ( qark -prefekture) me qender ne Tirane .
    – Te krijohen rrethet me tere strukturat e pergjegjesite veteqeverisese
    me numer zyretaresh ne propocion me popullsine-
    Te gjithe pushtetet t’i nenshtrohen vartesise e kontrollit ndaj pushtetit te zgjedhur nga populli ne rreth e tj. e tj
    – Deri tani nuk ka transparence por ka disa lajme gjysmake qe na vene para faktit te kryer si gjithemone.
    – Nuk kam besim e kam bindjen se nuk dote behet mire kjo reforme kaqe e madhe.
    Gjithe kohen njerezit qe kane ushtruar pushtet e kane perfituar prej tije nuk sjellin asgje te mire ne mos po vetem te keqia .
    Njerezit e rehatit , abuzuesit e idiotet, nuk dine ce eshte ferri .

    1. a.kondo says:

      nuk e luane ase topi menmdimin tujae.

  12. Bond says:

    Ndarja territoriale duhet te shoqerohet me decentralizim te thelle dhe krijimin e rajoneve te medha te (kantonale) te Veriut, Qendres dhe Jugut me te drejta legjislative, ekzekutive dhe juridike (ekonomiko-financiare, mjedisore, te rendit,etj.etj.). Post-komunizmi feudal ku nje dore e hekurt kontrollon si bajraktar gjithe te ardhurat dhe financat e shtetit ne menyre thellesisht krahinore, korruptive, te padrejte dhe jo transparente duhet te marre fund njehere e pergjithmone nese duam te ndertojme nje shtet ligjor dhe modern te parametrave Europiane. Sistemi ku nje punon dhe tre hane i takon te kaluares komuniste… Secili ne sistemin e ri qe po perpiqemi te ndertojme deshiron te shikoje sa paguan (prodhon) dhe c’behet me djersen e tij. Sistemi i kooperatives (corbes) se madhe Shqiptare ku s’merrent vesh se c’behet duhet te ndalet perfundimisht… Nuk ka kuptim qe CEZ te jete si ndermarrjet socialiste qe ai qe paguan (psh Korca) te mbuloje vjedhjet (psh ne Kukes). Titoja, Stanini, Enveri kane vdekur dhe nuk ngjallen me… Mali i Zi u nga nga Serbia per ceshtje ekonomike dhe jo per ideale! Keshtu eshte Zvicra, Austria, Belgjika, etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje