Shlyerja e borxheve ndaj biznesit nis tremujorin e dytë, qeveria do bëjë publike strategjinë e pagesave

12 Janar 2014, 16:55Politika TEMA

Qeveria shpreson të nisë shlyerjen e borxheve të prapambetura ndaj biznesit në tremujorin e dytë të vitit. Top Channel ka mësuar se Ministria e Financave pritet që shumë shpejt të bëjë publike strategjinë e pagesave, e cila më pas do të miratohet në Këshillin e Ministrave.

Paralelisht, qeveria është duke ngritur edhe strukturat e posaçme që do të mbikqyrin dhe certifikojnë borxhin e pretenduar nga biznesi. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se në proces do të përfshihet edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas tyre, këto struktura do të vlerësojnë nëse detyrimet e pretenduara janë të ligjshme përmes një kontrolli që përfshin të gjithë hallkat e procesit që nga prokurimi i fondeve dhe deri tek pranimi i faturave përkatëse.

Por, për shkak të numrit shumë të lartë të faturave, verifikimi do të kryhet vetëm për një pjesë të kontratave që do të përzgjidhen sipas metodës së riskut. Kjo pasi verifikimi zë më zë i të gjitha detyrimeve është gati i pamundur dhe do e zgjaste procesin pa fund. Qeveria ka përcaktuar që për vitin 2014 të shlyejë 350 milionë dollarë borxhe të prapambetura, nga të cilat 120 milionë vijnë nga punët publike dhe pjesa tjetër lidhet me TVSH-në e parimbursuar.

Vendimmarrja si dhe raportimi mujor mbi kontratat që do të paguhen, do të jetë kompetencë e një komiteti ndërministror, i cili do të mbikëqyrë të gjithë procesin.

3 komente në “Shlyerja e borxheve ndaj biznesit nis tremujorin e dytë, qeveria do bëjë publike strategjinë e pagesave”

  1. hahaha.. says:

    Qeverria do ishte mir qe me ardhjen e saj ne pushtet mos ta fillonte direkt me “biznesin mafioz” qe financoj terroristin sali berisha kto 23 vjet duke shkaterruar jeten e shqiptarve ,thjeshte per interesa personale ,por ti tregonte shqiptarve Stradegjine e punesimit dhe pronareve tokat !

    Un s’e di se per cfar lloj stradegjie behet fjale me kto qeverritare ,por do ishte mir qe kjo qeverri te sekuestroj pronat e vjedheura nga ministrat e ish qeverrise bandes a’Ali babes ,qe i nxjerr cdo dite ne gazet si te korruptuar e vjedhje ne miljona pa fund — e ato pare po te doj le tja kthej biznezit mafioz degejneratave te shqiperise qe vec biznesmena smund ti quash . Vota z.Rama ti dha ky popull Biznezi karit te dha te kunderten .

  2. BESART GASHI i garazhdit ............................................................................. says:

    ******************************************************************************************

    Z.Rama …. kujdes, perpara kontrollo mire se shumica jane bashke-punetore dhe miqte te familjes kriminale te Ali Bishes dhe jane pajisur me dokumenta “fallco”.

    *******************************************************************************************

  3. PENSIONISTI VETERAN says:

    Mos i shlyeni fare pisat.
    Shlyeni pensionistat, invalidet, ish -pronaret , pastaj keta bythlepiresit e Salushit.
    http://goo.gl/UcSnTN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje