Përse funksionoi politikisht Mbledhja e Prizrenit

13 Janar 2014, 20:24Editorial TEMA

Nga Mero Baze

 

Ka pasur dy mite nga Shqipëria për Kosovën. Miti i parë ka qenë fakti që Sali Berisha ka qenë popullor në Kosovë, dhe në emër të këtij popullariteti përpiqej të diktonte përmes paternalizmit, klasën politike në Kosovë. Miti i dytë ka qenë ai që Edi Rama si socialist jonacionalist, nuk është popullor në Kosovë dhe nuk ndikon dot atje.

Mbledhja e Prizrenit, e cila në fakt nis një histori të re komunikimi mes dy qeverive, është produkt i shembjes së këtyre dy miteve.

Së pari, ajo arriti të mbahet për shkak të komunikimit real politik mes Hashim Thaçit dhe Edi Ramës si dy aleatë politikë, që i besojnë njëri- tjetrit. Edhe pse Thaçi si kryeministër ka qenë i kujdesshëm dhe shumë etik në raport me Berishën, shihej qartë se ata nuk i besonin njëri- tjetrit. Në rastin më të parë, që të dy palët, po të ishin të bindur se nuk i shiftë kush, punonin kundër njëri- tjetrit. Afërsia reale politike e Thaçit me Ramën krijoi klimën e besimit për një takim real mes dy qeverive, pa krijuar ndonjë shqetësim real ndërkombëtar.

Përse Berisha nuk mund ta bënte këtë mbledhje?

Ajo që dihet nga shumë njohës të mirë të raporteve të Berishës me Kosovën, por duket e pabesueshme në publik, është se Berisha nuk është një lider që ka raporte të sinqerta dhe të besueshme me ndonjë lider në Kosovë. Bile ai është i vetmi lider i Shqipërisë, që nuk ka asnjë lider në Kosovë që ta ketë mik personal. Dhe nuk ka pasur as në të shkuarën. Prishja e tij fatale me Rugovën erdhi nga dëshira e tij e çmendur për ta kontrolluar dhe përdorur si marionetë të vetën, gjë që Rugova e refuzoi me personalitetin e tij dhe aktet politike. Më pas nuk ka pasur raporte të sinqerta me askënd. Ai ka mundur të krijojë vetëm raporte etike me Thaçin, Haradinajn dhe është njohur me Mustafën kur ky i fundit u bë kryetar i LDK. Ai nuk ka raporte me Dacin dhe ka armiqësi me Pacollin.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe me personalitet e shoqërisë civile në Kosovë apo botës akademike. Ai nuk u afrua kurrë me Veton Surroin dhe ruajti ndaj tij një armiqësi që nuk e fshihte. Ai hyri në një konflikt të egër patetik me Rexhep Qosen qysh në vitin 1992, dhe kurrë nuk pati kontakte reale me median apo gazetarët e rinj në Kosovë. Lidhjet e tij ishin rastësore ose të diktuara më pas nga shoqëritë aksidentale të së bijës në Kosovë, e cila për dreq dy të dërguarit e parë që i nisi nga Prishtina, ishin Damir Fazlliçi dhe Lulzim Basha.

Por Berisha ishte dhe vazhdon të jetë popullor tek pjesët rurale të Kosovës, tek mentaliteti folklorik i patriotizmit dhe kompleksi që kanë njerëzit në Kosovë për liderët e fortë të Shqipërisë si Zogu, Hoxha apo Berisha. Këtë popullaritet fiktiv Berisha e ka përdorur për të ushtruar presion mbi lidershipin shqiptar në Kosovë t’i binden atij dhe jo për të forcuar raportet Shqipëri- Kosovë.

Ndryshimi real politik mes Ramës dhe Berishës në raport me Kosovën ka të bëjë pikërisht me këtë gjë. Berisha ka pasur një tendencë të paternalizmit mbi Kosovën. Ai e ka pasur Kosovën një aset politik, që e përdorte sidomos si linjë presioni në raportet ndërkombëtare, dhe autoritetin e tij folklorik e përdorte si mjet presioni ndaj liderëve të Kosovës. Shumë udhëheqës politikë në Kosovë nuk kanë raporte të mira personale me Berishën, por e respektojnë atë si një figurë që u prish punë nëse e kanë kundërshtar tek elektorati i vet. Me këtë potencial politik, Berisha është përpjekur të jetë paternalist mbi liderët në Kosovë, t’i diktojë ata dhe t’i ketë nën dispozicion të tij në Shqipëri.

Rama vjen nga një histori e kundërt. Ai nuk është popullor në Kosovë dhe nuk ka me këtë rast asnjë tendencë paternalizmi mbi lidershipin politik atje. Ai kërkon thjesht partnerë dhe miqësi politike, dhe në këtë aspekt lidershipi politik i Kosovës është më i çliruar në raportet me Ramën se sa me Berishën.

Është kjo arsyeja që dhe takimi Thaçi- Rama nuk ngjall dyshime ndërkombëtare, por merret si një takim pune, pasi profili i Ramës në Kosovë është i tillë që nuk ngjall probleme.

Nëse kjo do kishte ndodhur me Berishën, problemet dhe dyshimet do ishin të forta, por dhe gatishmëria nga pala kosovare do ishte më e ulët. Prej vitit 1996, kur Berisha ka tentuar pa sukses të diktojë politikat e LDK-së në përpjekje për të zëvendësuar Rugovën me liderë të tjerë, Berisha është parë gjithmonë si një lider i fortë problematik, me të cilin duhet me pasë sa më pak telashe. Vetë Thaçi është ankuar për të tek amerikanët në vitin 2009 për ndërhyrje të tij në politikën e ditës në Kosovë, sipas Wikileaks.

Me këtë rast politika e Tiranës është çmilitarizuar në Kosovë, është bërë reale dhe kryeministri i Shqipërisë nuk shikohet si një njeri që do t’i diktojë, por si një njeri me të cilin duhet të punojnë. Dhe kjo ka shkrirë realisht akujt mes Shqipërisë dhe Kosovës. Tani ne mund të kemi dy kryeministra të aftë, që mund të forcojnë bashkëpunimin, apo në rastin më fatkeq dy qeveri të pafta, por nuk do të kemi dy kryeministra që kur takohen, dyshojnë tek njëri- tjetri. Këtu është thelbi i arsyes përse mund të funksionojë Mbledhja e Prizrenit dhe përse Sali Berisha nuk mund ta bënte dot këtë. Nuk është se e pengonte vetëm fakti që kishte Fazlliçin nëpër këmbë. Ai e donte Kosovën nën këmbët e tij.

30 komente në “Përse funksionoi politikisht Mbledhja e Prizrenit”

  1. Ahhh says:

    Ej sot na lirun nja 2 bole te sistemit te Berishes

    1. ARBNORI says:

      FUNKSIONOI

      SEPSE ISHTE PRO-SHQIPTAR!

      SEPSE SADOQE SERBOFILET KANE PUNUAR KUNDER,

      EDI RAMA DO MBETET NE HISTORI SI LIDERI QE BASHKOI SHQIPTARET.

      SALI SLLOBODANKA, SI LIDERI QE I PERCAU!

      http://goo.gl/9TnuZL

      1. nje zonje nga fshati says:

        Mire po i thua,por me lejo te shtoje edhe dicka;
        Madheshtia e kesaj mbledhjeje qendron ne faktin
        se u percaktua busulla e orjentimit,cka do te thote
        se eshte aq prioritare sa mbivendoset mbi organizimin
        pra,orjentimi dhe organizimi jane dy vlera te vecanta
        pasai ne orjentim kerkohet nje aplikim konkret i organizimit
        pra ligje,amendamente,mekanizma te tjere te cilet do bejne
        qe turmat te vershojne ne drejtimin e duhurper te kapur
        progresin eduhur. psh.ne pame orjentimin qe zgjodhi berishizmi,
        i cili na coje ne greminadhe humnera te frikshme.kurse nga mbledhja
        Rama-Thaci,doli ajo qe ne kemi enderuar nder shekuj,prandaj
        themi se mbart vlera madhore.

      2. Lisander says:

        Ku pive kshu ti o laliiiii – thirri pak rradakes se eshte gazeta e z.baze dhe jo mbledhja e organizates baze

    2. ballisti says:

      Ne zgjedhjet e fundit raporti i votuesve midis te majteve e te djathteve ishte 10 me 7.
      Ne komentet e gazetes se Meros ky raport na del 100 per socialistet e dy per demokratet e 99.99% lavderojne Meron.

      1. kosovari X says:

        Sepse more BALLIST ,Mero thot 99% tè vèrteten !

    3. Bern says:

      Unë çuditem pse Saliu nuk diti të organizoj një mbëledhje kësi lloji ose deshti me tjera metoda të mbetet gjigant tash po shifet se në rrugë të gabuar ka qenë dhe përfundoj karijera e tij Politike ashtu siqë e meritoj.

    4. shtjefen palushi says:

      mirbrema ty Mero por dhe ty censurues (viktime e vetvetes, sepse po te kishe vlera do ishe diku gjetke dhe krenar per veten tende)
      ………. shkojme ne teme.
      eshte hera e pare qe do ta them zoti Baze.. por nese sh. sali eshte kaq i zgjuar perse o ZOT… E HOQEM QAFE? si ka mundesi nje shqiptar qe e do gjysma e kosoves dhe gjysma e shqiperise … te jete sot ne “stol” dhe edi rama te loze futbool ?????????? duke e ditur te gjithe se ai dashuronte basketbollin?
      …………….
      zoti baze.. jam 100% me ty.. per varjen e sh. Berisha. por shpesh ne vend qe ta varrosesh.. o ti hapesh varrin… i thur “lavdi”
      nese gaboj per sa shkruaj te kerkoj ndjese.

  2. Tani-Deutschland says:

    Takimi i Prizerenit ishte pa dyshim nje gje shume e mire,per kete urime te da kryeministrave, por ngadale po vjen data 21 janar.
    Te shikojme c’fare do na thote Zeqineja?

    O Mero meqe ra fjala, se kush e di s’e ke marre vesh,
    te fala ke nga Xhelali.
    Doli nga burgu, pret vizita.
    Qoken mund t’ja hedhesh kesh.
    Luli ja hodhi te veten. Kishte ca leke xhepi nga ato te pallatit qe merr nga taksapaguesit
    Do vij edhe une , sa te marr rrogen.

  3. shtetari says:

    Shqiperi dhe Kosova duhet te ndertojne shtete europiane dhe jo pseudoshtete ku ne krye nuk eshte ligji por Horrat dhe Paraja!!!

    ED Rama ka probleme te medha me drejtesine dhe nuk po ben ASGJE !!!

    Sistemi i Drejtesise ne Shqiperi eshte ne dore te Shpellarit SSHB – dhe cudia eshte qe KM aktual shqiptar ende nuk e ka kuptuar.

    Qeveria i ka te gjitha mekanizmat ta ndryshoje kete gje dhe ska vullnet – nuk e di se cfare duan te bejne socialistet – por te vazhdojne kriminelet politike dhe ordinere te bejne ligjin ne Shqiperi eshte krim me vete.

  4. tema says:

    qdo her i lexoj shkrimet e juaja shum qka pajtoj po sa i perket shkrimeve te juaja por a mos po bahesh kritikus i skajshem sikur qosja ndaj rugoves ku fakte te pa qena mundohet me i ba realitet qe rrena te bahet e vertet

  5. Badigardi i DIN says:

    ore zoti Mero kini disa vjete qe flisni per Salin e Sllobodankes i bini verdall E verdall, perse nuk dhoni droc per Salin e Sllobodankes!? Sa te jete Saliu dhe Fazllici, Edi Rama, gazetare, analistet keta jane te emeruaret e Sales e te Fazllicit, keta jane kurkushi vetem sherbetoret e Sales e te UDB…. A SHIKON SI ARESTOHEN DHE LIROHEN NGA GJUKATA…, NE SHQIPERI NUK EGZISTON LIGJE…, PO EZISTON LIGJI PER POPULLIN, POPULLI VJETHE NJE VEZE DHE NJE PRESH! BURGOSET 8 VJET BURG…, kurse nje halaba-spiun gazetar, analist, minister si halabak-Muli miliona dollar jo qe nuk denohe por gjoja i arestojen se puna (daullxhiut-kamze)nuk rine ne burg POR FLEN NE HOTEL lukezoze ne Tiranin e UDB…..Mero bjeri drej…,mos e beni gazete qesharake si gazeta e spiunit te vjete (Balli 55)

  6. Ilirian says:

    Shume artikull real. Si gjithmone mendje e ndritur Mero. Ky eshte fillimi i nje bashkepunimi qe pritej nga shqiptaret dhe kosovaret. Edi Rama po tregon se po i mban fjalet dhe po ben gjithcka qe premtoj. Te shpresojme qe ky bashkepunim do te coje perfundimisht ne permiresimin e shkembimeve dhe me qellim te larget krijimin e Konfederrate Shqiptare, te ngjashme me ate te Zvicres.

  7. nyc-mos harroni 21 janarin !! says:

    Nuk dua te lendoj zotin Mero por ky editorial i fundit shtjellon ca te verteta qe jane pa peshe ne tollovine e lajmeve dhe situatave te fundit skandaloze qe po na ndegjojne veshet.
    Problemi i Lidhjes Prizrenit quhet i ezaruar dhe keto mendimet e autorit ndonse te drejta nuk ngacmojne nervat e asnje shqiptari sepse KUR PLASIN TOPAT E PROF.DR.XHELAL MEZIUT NUK NDEGJOHET DAULLJA E PRIZRENIT.
    Sinqerisht si nje nga dashamiresit e gazetes Tema nuk me vjen mire qe neglizhohet nxjerrja spektakulare e Xh.Miut kur ka patur fakte te renda korrupsioni te vertetura.
    Kjo tregon se 23 qershori 2013 ishte nje inskenim i treshes Rama-Meta-Berisha-Basha i shuguruar nga xhambazadoret qe jane kthyer me shume si fallxhore se dipllomate.
    Lidhja e Prizrenit po del me e vogel se Lidhja e Shkelzenit dhe e Lul Qenit qe me daljen e sotme te XHELAL MIUT dhe festa e tyre tregon se Edi Rama po pranon te behet nje kale karroce qe do te mbylle nje katastrofe finacjare dhe morale qe duhen trena dhe vaporre por jo me
    gomarin Ilir Meta qe ja kane vene nga mbrapa.
    Besoj se shumices absolute te shqiptareve nuk i duhet lidhja folklorike kur kontrollet e shtetit flasin per miliardat e vjedhura dhe nuk ka asnje peshk te vogel apo te madh biles dhe nje sardele e vogel YLBER ZYBERI jo vetem qe ka dale nga burgu por ka kerkuar dhe demshperblim qe duhet te jete me i madh se 100 mije dollarshi i Presheves.
    Me vjen keq dhe per shume komentues atdhetare te gazetes Tema qe besoj jane zhgenjyer mizorisht me cfare po ndodh pas 23 qershorit qe po i dalin petet lakrorit.
    Mbas nje jave shqiptaret do perkujtojne 21 janarin 2011 dhe personalisht Lidhja e Prizrenit perpara kesaj masakre me duket komedi sidomos kur dy urdheruesit Berisha e Baloja i tij jo vetem qe nuk pesuan gje por jane me te forte.Dhe aleatet euroatllanrikas jo LHL te bien por me flori ta mbulojne ate vend nuk mund te lajne poshtrimin qe i kane bere atij vendi per 23 vjet qe cdo lloj pushtimi do te ishte lule.
    Nuk ka nevoje Berisha te kete ne kembet e tij Kosoven kur ka presidencen,prokurorine,shikun,dhe gjithe drejtesine kur pasi vrau,vodhi,tradhtoi tall bolet me 23qershoristet.Biles ka marre nje pale dylbi 2extra-large te Lidhja e Shkelzenit nga kati i 10 i jep “orientimet” Bujarit,Lulit,Vishos,Adriatikut,Zhukos pse jo dhe Ilir Metes dhe arvizuse me te cilet ka shijuar verera te shijeshme dhe te kuqe flake si gjaku i 4 protestuesve te 21 janarit te cilet u harruan kaq mizorisht..

  8. shkodrani says:

    Sala hangri ca mujti prej Shqipnise dhe prej Kosoves, problemi asht te ajo fraza “ne rastin ma fatkeq dy qeveri te pa afta” kesaj fraze ne Shqipni duhet me i shtu edhe opoziten krejt te pa afte, e mandej me mendu se ku po shkojme e c’ka po bajme. Problemi jone asht se nuk e dojme vendin tone, mendojme si me vjedhe perdite kjofte shtetin e kjofte njeni tjetrin, nuk kena klase politike te ndershme por rrjepacake. Me vjen keq por jane mbledhe dy qeveri qe perfaqesojne rreth 6.000.000 banore gati sa Serbia dhe i dhane ndihme ekonomike Presheves rreth 100.000 euro, kaq ban nji makine e njenit prej dy kryeminstrave qe ishin ne takim. Jena pernjimend te cuditshem

  9. kosovari says:

    Mero jeni analist i papar Respekt!

    1. ibrahim says:

      kosovare bravo i thuhet magarit kur del pre lloqi.

  10. tani says:

    Edi Rama po mundohet per nje bashkepunim rajonal,por besoj qe edhe ai vete e di qe vec marreveshjes per shkembim energjie elektrike,nuk kemi cfare mareveshje te behet me kosoven,shqiperia do ecte shume ekonomikisht po te kishim SERBINE ne kufi,kjo eshte fat i keq per shqiperine,sepse SERBIA ka potenciale ekonomike-dhe kapitale qe mund te ndikonin direkt ne aktivizimin e aktivitetit ekonomik te shqiperise,po ashtu duhet pare mundesia e mareveshjeve ekonomike me austrine-gjermanine si aleate natyrore te shqiperise.

    1. osman morina says:

      tani i ke ren pikes duhet dhen medalje dy bole gomari ,po ti kaq gjakprishur qenke qe te pelqen me tepr nje marrveshje me qetnik serb se sa me vellezrit e nje xhaku ,mendoj se ti je nje far serbi qe je fshehur nga frika e te madhit enver hoxha se enveri nuk ka len far greki e serbi po ja qe ka mbet nje fshehtas si ju

  11. TOTILA NUMERO UNO,,NUMBER ONE !! - i vertete . DIREKT PRENOST. says:

    Shkrim brilant ,investigativ ,real ne kohe reale dhe i thote te vertetat ashtu sic jane .
    Mero ,ka nje hendek te madh midis familjes dhe Para-ardhesve te EDI RAMES dhe atyre te Sali Berishes ,
    Ky eshte ndryshimi !

    1. LORA says:

      Do te ishte edhe me mire,”TOTILA,,,,”, nese Mero djali do te thonte hapur qe “mitet” kontraverse per Edi Ramen dhe brekedhjerin e histrise nuk jane produkt-mekat i publikut.Jo, jane produkt i medieve klienteliste xhambaze,ne xhepin e shqiptareve,kendej dhe andej kufirit.
      Takimi i Prizrenit dhe te tjeret qe do te pasojne do te funksionojne ne rritje cilesore ,sepse drejtuesit qeverises e kane kuptuar,me ne fund, se e kane per detyre te balafaqohen vetem me shqiptaret dhe vendosmerine e tyre per te pershpejtuar ritmet e progresit,ne kete shekull te ri.Dhe kjo rruge e ballafaqimit mbetet perhere me produktivja dhe me gjithperfshiresja e vullnetit sovran te shqiptareve.
      Jam shume e gezuar me kete fillim te bukur dhe jam shpreseplote qe kjo rruge nuk do te kete te ndalur.

  12. timi says:

    Evropa e ka ne dore ta ndale tani: o do marre per mire(sipas Evropes), o do rreshqase……

    http://www.youtube.com/watch?v=L0T3FFrHtLE

  13. johnw says:

    Artikullshkruesi mundohet te kryeje detyren dhe misionin e tij si vizionar ne lidhje me takimin e Prizrenit ku krahas zerave te shumte qe e pershendeten kete nisme pati dhe jo pak zera qe jo vetem e vune ne loje por mbajten nje qendrim te pabesueshem antishqiptar.Kam vecuar ketu nje artikull te gazetes kritika qe administrohet nga nje shqitaro-malezez qe se cfare shkruan ai aty habitet dhe vete serbi me grekun.Pothuajse shtypi ballkanas dhe nderkombetar qendroi ne pozicjon normal per kete ceshtje por jo ky malaziassi qe per fat te keq te kombit po turbullon dhe qarqet dipllomatike amerikane duke i ndersyer kunder Edi Rames duke bere thirrje qe ta rrezojne ne pranvere ? Nqs nuk e besoni kete monster lexoni me poshte.I perkas atij grupi shoqeror qe nuk e pelqej Edi Ramen dhe ekipin e tij por te arrij ne kete turbulence mendore si Kritiku frankeshtein shkreli nuk mundem….

    GAZETA KRITIKA NGA AMERIKA
    Takimi i Priz-rrenës për të spostuar vëmendjen nga arka bosh e Edvinit
    12. 01. 2014 nga Vëzhguesi Frankeshtein Shkreli
    Edvini as që ja ka idenë çështjes sonë kombëtare (deri para disa vitesh e quante “nacionalizëm romantik”), dhe në këtë aspekt të vjen keq si njollosi, me strategjinë e tij mashtruese, deri dhe një qytet historik si Prizreni. Prizreni e Vlora kanë simbolika të caktuara (tepër të veçanta) historiko-kombëtare të rezistencës sonë shekullore, ndërsa tani Edvin rrumpalla po i përdor si atë kalin që kalon lumin…
    Edvini i hyri shtegut pa krye të Prizrenit thjesht e vetëm për të spostuar vëmendjen nga arka bosh e qeverisë së tij, nga ditët e numëruara… Në një aspekt historik kjo të kujton atë që bëri Enver Hoxha më 1981 me demonstrat në Kosovë, për të spostuar vëmendjen nga lufta për pushtet brenda kupolës së tij, nga grupi “armiqësor” i Mehmet Shehut etc.

    Sinqerisht është për të ardhur keq si shfrytëzohet/keqpërdoret çështja jonë kombëtare nga karrige-thyerit e dy anëve të kufirit (tani dhe nga një super-spekullator anti-nacionalist si Edvi(ç) Rama, i cili takonte Millosheviçin në Athinë (me Nanon) kur Amerika bëhej gati të çlironte Kosovën).

    Takimi i djeshëm i Priz-rrenës u injorua totalisht nga aleati yne historik SHBA, pa nderhyrjen e së cilës sot Kosova e Shqipëria do ngjanin me luftën pa fund në Siri. Është pikërisht shembulli tragjik i Sirisë për të kuptuar sa shumë i detyrohemi ne Amerikës.
    Por Edvini s’pyet fort as për Amerikën as për çështjen tonë kombëtare, Edvini synon tani të hapë debate të kota (siç janë hapur) për të provokuar artificialisht nacionalizmin tonë që të spostoj vëmendjen nga kriza e tij qeverisëse, si kusht për t’i mbijetuar dimrit të ashpër anti-qeveritar shqiptar… Natyrisht i gënjen mendja, as Prizreni e as Vlora se shpëtojnë dot dështakun e Tiranës, në pranverë urojmë të kemi tjetër kryeministër.???????????????

  14. Drenicak says:

    Gazeta serbe Bota Sot e drejtuar nga nje UDB ash ka ndikuar te ne shqiptart e kosoves qe ta duam Berishen sidomos kjo gazet ka shrytzuar takimin Nano-Millosheviq ne Kret po ashtu te pjesa rurale ne kosove ka ndiku edhe emrat e politijanve pershembull Pandeli Majko ose Erjon Braqe qe te dy mbiemra Serb .
    Une kame respekt ta jashtzakonshem per Pandeliun por kur e perdorim mbiemrin …..keq.

  15. Arberi says:

    Eshte kjo arritje e shenuar me shkronja te medha,pa ndonji pompozitet ,ne menyre te qete,krejtesisht realiste ashtu siq eshte punuar dhe projektuar nga te gjithe pararendesit Rilindas,plot pas 136 vitesh.Vetem atedhetaret e pergjegjeshem bejne detyren e tyre pa reklama folklorike e ne fryme te kohes ,duke i treguar Vicidolisteve rrugen e drejte dhe antishqiptarizmen e tyre….Gezuar kjo dite e shenuar per te gjithe Kombin tone!

  16. eli-tiv says:

    …mendoj se eshte mire te jemi dy shtete ….do te jemi dy vota ne okb e ne europe…dhe nuk shoh avantazh te jemi te bashkuar…Jemi vende qe nuk funksionon demokracia…te bashkuar do ta dyfishonim zullumin….Gjermania e madhe qe e veshtire…por u bene me te forte…u asimiluan difektet e lindjes…

  17. sh q i p says:

    problemi eshte se kur degjon ca komente qe vijne nga ndonje gazete apo kanal televiziv si klani i fevzoz, zbehet se tepermi simbolika e ketij takimi. te jesh gjithmone vetem ne anen e kritikut kjo nuk eshte ndonje zotesi. puna eshte te kesh nje vizion te qarte e te analizosh hapat e hedhura, apo themelin e ketij proçesi qe sa po ka filluar. mirpo siç duket ca marifetçinjve kjo nuk u pelqen. nuk u pelqen per faktin se nuk duan ta pranojne si nje sukses te politikes ne te dy anet e kufirit tashme margjinal, sepse sukseset e rames mund te reflektojne te deshtimet e berishes. po le ti leme llafollogjite e te kthehemi ne ate çka realisht shqeteson shqiptaret. realisht sepse ditet e fundit njerezit po perjetojne poshterimin dhe talljen qe u behet. po na i paraqesin hajdutet si heronj. po nxjerrin njeri pas tjetrit figura tashme te dekonpozuara duke sfiduar çdo norme morale e ligjore. prandaj si qytetar ju drejtohem ju zoti mero dhe shtypit ne tersi te sensibilizoni publikun duke marre edhe nisma konkrete deri ne tubime para gjykatave , k.l.d. e parlament. kjo do ishte sherbimi me i madh qe mund ti jepej shoqerise ne keto momemente. situata po del jashte kontrollit dhe mund te kete pasoja te renda. nuk na lypsen fraza boshe, atdheu, flamuri, bashkimi etj. pa drejtesi kerkush nuk e ndjen veten patriot.percilleni shqetesimin qytetar ne menyren me te efektshme te mundshme, dhe kjo do jete ndihma qe mund dhe duhet te beni ju z. mero dhe koleget tuaj ne redaksite e tjera.

  18. borobojka says:

    mero baze me analizat e tua politike je i vecante.politika njerez si ty duhet ti shikoje ashtu sic duhet,dhe nese ka bere gabime ti rishikoje.

  19. sos says:

    Perse jane kaq pak komente sot ne gazeten Tema per nje ngjarje madhore kombetare si mbledhja e dy qeverive shqiptare ne Prizeren ne nje kohe qe lajmet e tjera pothuajse po e eklipsojne ate.Cfare tregojne lajmet e tjera.

    Djali i adaptuar i Saliqenit,Lulzagari jo vetem qe e injoroi kete mbledhje por pompoi deri ne delir festen per lirimin nga burgu te Pordhesor Dr Mziut dhe jo vetem kaq por e quajti arrestimin e tij nga PS si aksion mafjoz politik te paligjshem dhe perseri ben thirje per rrezim qeverie .

    Lirimi i Mziut pikerisht ne nje dite te madhe si ky takimi simbolik i qeverive shqiptare ne vendin e Lidhjes Prizerenit eshte nje veprim I Shejtanit berishe I
    i cili edhe pse me hipokrizi dhe xhelozi beri ca elozhe, por ne krahun tjeter urdheroi si bos kamikazet e tij te drejtesise per te plasur shashken e radhes.

    Si sot nje jave eshte 3 vjetori I vrasjes se 4 protestuesve ne boulevard ,plagosja e dhjetra te tjereve,torturimi I qindra veteve dhe terrorizimi I nje kombi te tere dhe me keqardhje shohim qe vrasesit dhe urdheruesit e tyre jo vetem jane te lire por konsiderohen si heronj qe shpetuan vendin nga terroristet kokpalare.Prandaj ne nje fare menyre nje miljon votuesit dhe nje miljon emigrantet presin Edi Ramen qe ka qeverine dhe mbi 85 deputetete tij me fuqi cudiberese do merret perseri me lule dhe lote apo do ti japi drejtim larjes se gjakut te 4 deshmorve te 21 janarit.

    Per paranteze po kujtojme dy nderimet e ndryshme te varrimit te deputeteve Fatmir Xhindit dhe Sokol Olldashit ku I pari u vra nga Gestapo personale e berishes kurse I dyti u “vra” duke bere qejf me cingijen e tij.Per Fatmirin u mbajt vetem nje minute zi kurse Olldashit ju be nje ceremony sikur te ishte skenderbeu I vrare ne beteje me turqit.

    E tregova kete episodin e fundit qe pozita,demokratet e ndershem,media,intelektualet dhe dipllomatet e huaj duhet ti japin fund komedive me popullin shqiptar dhe te tregojne qe 23 qershori nuk ishte nje bllof i tyre po rnje gjyq popullor i cili kerkon vrasesin berishe ne dyert e burg. per vrasjet e bulevardit.Simbolika e Prizerenit duhet te shoqerohet me prangat e babit Shkelzenit.Kete e kerkon gjaku i atyre qe rane pasi Edi Rama I thirri ne shesh dhe sot eshte i pari i vendit.

  20. veziri says:

    Mero Baze,eshte kapter i ushtrise shqiptare.Por kjo nuk don te thote se nuk ben per minister.Kush e paguan me shume Sala a Ednenqini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje