Stallone: Suksesi i filmit “Rocky” më bëri të padurueshëm

13 Janar 2014, 09:58Lifestyle TEMA

Aktori i njohur, Sylvester Stallone pranoi se suksesi i serive “Rocky” e bëri atë të padurueshëm. Ai tha se në atë kohë mendonte se ishte autoritet në gjithçka.

“Abuzoja rëndshëm me pushtetin,” tha ai për Jonathan Ross gjatë një interviste në skenë në London Palladium të shtunën.

“Kam lexuar disa nga intervistat që kam dhënë atëherë dhe do doja të kthehesha në kohë dhe të godisja me grusht veten në fytyrë”.

Por ai pranoi se ishte një tjetër film që e solli me këmbë në tokë.

Ai tha se shkoi të shihte një nga dramat e tij, “Paradise Alley”, por në kinema ishin vetëm dy njerëz.

“Njëri madje po flinte,” tha ai.

Aktori, që njihet për filmat e tij aksion, i befasoi të pranishmit në skenë, kur recitoi një pjesë të shkurtër nga Shekspiri./ep

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje