Flokët e bënë të pasur

18 Janar 2014, 10:34Lifestyle TEMA

Top modelja e njohur Claudia Schiffer në intervistën për revistën britanike “Vogue” ka deklaruar se nuk do ta ndryshonte kurrë frizurën. Schiffer tash e disa vite e ka ngjyrën dhe frizurën e njëjtë dhe për të thotë se nuk do ta ndryshonte me asgjë në botë. Ajo ka shtuar se gjatë viteve frizura i është bërë shenjë mbrojtëse por edhe burim i madh i të ardhurave pasi flokët saj të gjata e të bardha janë reklamuar nga shumë shtëpi botërore.

“Mendoj se suksesi im i dedikohet mu frizurës, ndaj nuk e kam ndër mend ta ndryshojë. Falë flokëve dhe frizurës e kam arritur këtë pasuri”, ka thënë Schiffer. “Marrë para sysh se flokë e mia janë shenjë mbrojtëse imja, ato i trajtoj shumë mirë. Çdo tri javë i ngjyros e para çdo larjeje doemos  vendos maskën për t’i mbrojtur”, ka thënë Claudia.

Claudia Schiffer është në librin e Guneesi-it si modele që më së shumti ka qenë në ballina të revistave të modës.

7 komente në “Flokët e bënë të pasur”

  1. Nikiu says:

    Frizure? Kemi filluar te kopjojme dhe nga Kosovaret tani? Asgje kundra tyre por komplet kundra huazimeve te panevojshme nga gjuhe te huaja!

    1. Wendy-B says:

      Nikiu nuk po kopjojne kosovaret, por moderatoret jane kosovare :-), nuk e ke kuptu akoma ????
      Pershendetje moderatoreve.

    2. Elidon Tirana says:

      Fjala frizure eshte perdorur qe ne kohen e Dulles.
      Mos ja ngjeshni te gjitha kosovareve.
      http://goo.gl/nrI1LQ

  2. beso says:

    Bente reklamen e bojerave te flokeve dhe shampove L’Oreal,nr.1 ne bote per kozmetike,ndaj natyrshem duhet ti trajtoje floket si mallin me te çmuar.

  3. Dora says:

    Ne vend qe t’i mesojme ne shqipen kosovareve, ndodh e kunderta! Na mesojne ata ne dialektin! Turp per gazetaren/in, qe s’ka bere gje tjeter vecse ka perdorur copy – paste!

  4. hm... says:

    Mesa duket kosovaret skan arritur akoma sot te mesojn fjalen shqip mbi modelin e flokeve ,e pedorin fjlaen gjermane frizur ,ose kushedi e kan perdor duke ja peshtatur klaudja shifer (ha-ha) c’bohet !
    Interesant qekan kosovare ktu adminet ?
    Info interesante kjo vertet .Prandaj funxionon kaq me rregull ky forum .

  5. ganiu says:

    “flokët e saj të Ardhja e të gjata …..” Schiefer është blonde dhe një blonde ka flokë të verdha ose shumë, shumë të sareta Por jo të bardha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje