Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri Ettore Sequi shprehet se Statusi i Shqipërisë është një përparësi personale e tij, “që e ka ndarë me kolegët në Bruksel”, që “të bëjmë më të mirën e mundshme që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat”. “S’jam as optimist, as negativist, jam realist. Jam i bindur që Shqipëria i ka të gjithë fuqitë, kontributet. Shqipërisë i duhet vlerësuar kontributi dhe progresi. Fyle tha se “ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor”. Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s’kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë”, parashikoi Sequi në një intervistë në emisionin “Tete a tete” në A1 Report. Ai më tej ka biseduar mbi mbështetjen që BE i ka dhënë shoqërisë civile dhe dyshimeve mbi financimet për to, për projektet për rininë “e admirueshme” shqiptare, mbi përgatitjen en jë konference për romët etj.
Pyetja e parë, mbi përparësitë lidhur me axhendën europiane të Shqipërisë dhe Statusin e vendit kandidat në qershor?
Përparësi për mua është çuarja përpara e axhendës europiane të vendit. Kam një përparësi personale, që e kam ndarë me kolegët në Bruksel, që të bëjmë më të mirën e mundshme që Shqipëria të marrë Statusin e vendit kandidat. Statusi është arritje shumë e madhe. Përparësitë kryesore do lidhen me disa nga konceptet që janë shprehur dhe në tetor, gjatë paraqitjes së paketës së rajonit dhe raportit të progres-raportit për Shqipërinë që kanë të bëjë me shtetin e së drejtës, konkurrueshmërinë, të drejtat e njeriut, të LGBT, romëve, lirinë e shprehjes, duke marrë parasysh faktin se këto janë të lidhura më njëra-tjetrën. Duke folur për të drejtën luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, por ka efekt të drejtpërdrejt te konkurrueshmëria, ekonomia, se kur flasim për investime të huaja, si funksionon ekonomia flasim për drejtësinë, për uljen e korrupsionit. Kur flasim për funskionimin e mirë të institucioneve demokratike, flasim për vende që duan të investojnë, bizneset. Se ata investojnë aty ku ekziston shpresa. Gjërat janë të lidhura, duke përfshirë dhe të drejtat themelore. Demokracia s’mund të konsiderohet pa respektimin e të drejtave themelore.
Jemi vend në zhvillim?
Por është bërë përparim në shumë fusha duhet bërë në lirinë e shprehjes, për romët duhet vëmendje më e madhe. Dua të anonçoj, duke përfituar nga rasti, që po planifikojmë të organizojmë një konferencë për romët. Kjo është pjesë e angazhimit tonë.
Po e përgatisni ju?
Është sipërmarrje e përbashkët mes nesh dhe qeverisë.
E di që keni punë të vështirë, që Shqipëria të funksionojë si shtet i së drejtës si pjesa tjetër e Europës. Çfarë kontributi ka pasur delegacioni në Shqipëri në shifra konkrete?
Mund të them me krenari se BE është donatori më i rëndësishëm. Gjatë 7 viteve të fundit janë dhënë 600 milionë euro në Shqipëri dhe për Shqipërinë nga BE.
Ç’do të thotë kjo?
Bëhet fjalë për të njëjtën gjë që ne duam, që këto para të jenë sa më produktivë të jetë e mundur për shqiptarët, institucionet e Shqipërisë. Çdo vit jepen afërsisht 85-90 milionë euro. Nuk është i mjaftueshëm por i rëndësishëm. Që vijnë nga vendet anëtare të BE. Edhe shtetet anëtare kanë programe dypalëshe, sikurse Italia që është kontribuesi i dytë apo i tretë kryesor apo Gjermania, Zvicra. Kontributi është në të gjitha fushat, sektorët kryesorë: në infrastrukturë, ndërtim rrugësh, shkollash, burgjesh sipas standardeve të BE. Kontribute në fushën e policimit, si ai PAMECA, ku PAMECA 4 e ka koston 4 milionë euro.
Përparësia jauj kryesore; policia, drejtësia, kultura?
Mund të them që cfarëdo që shikoni rreth e qark, gjithandej do gjeni paratë e BE. Për shembull, rruga e bukur e këmbësorëve në qendër të Tiranës, Shkodrës, apo qendrat kryesore në Elbasan, Berat janë të rikonstruktura me fonde të BE. Apo shkollat e formimit profesional. Ka dhe projekte të tjera të vogla binjakëzimi me eksperiencat më të mira nga vendet anëtare të BE: si metrologjia dhe kalibrimi. Nëse ti ble një shishe me 1 litër ujë, qumësht duhet të sigurohesh që paketimi ka 1 litër. Po kujdesohemi që prodhimet tuaja të eksportohen. Keni produkte si rakia, që është shumë e mire. Ne japim kontributin që të shkojnë në vendet e BE apo për krijimin e një mjedisi ekonomik të favorshëm në Shqipëri.
Di që keni bërë punë të vyera në Shqipëri. Për sa i përket bashkëpunimit me qeverinë, shoqërinë civile, si e keni programuar ndihmën për shoqërinë civile në 2014?
Procesi i integrimit duhet të mobilizojë gjithë energjitë e një vendi. Nuk flasim vetëm për politikanët, qeveritë, administratën, por gjithë aktorët duhet të kenë rolin e tyre. Roli i medias, shoqërisë është kryesor. Shoqëritë civile në çdo vend, e sidomos në Shqipëri, kanë rol për të luajtur. Ne këshillohemi me shoqëritë civile për raport-progreset, për gjërat që janë siç duhet, që s’janë siç duhet apo që përmirësohen me kalimin e kohës.
Është e vërtetë që kur shpallni fitues një projekt merren parasysh gjithë faktorët?
Po. Ne kemi fonde për shoqërinë civile. Japim ndihmën tonë për mbështetje fondesh, fuqizimin e rolit të shoqërisë civile. Ka rëndësi për demokracinë në çdo vend. Mesatarisht harxhojmë mbi 100 milionë euro për shoqërinë civile në vit. Në 6 vitet e fundit kemi harxhuar 30 milionë dhe kemi financuar mbi 100 projekte me pjesëmarrjen e shumë ojq-ve.
Si funksionon bashkëpunim me to?
Ne lancojmë kërkesa për propozime, ku iu bëjmë thirrje atyre që janë të interesuar, që kanë aftësitë e duhura të marrin pjesë. Ka një procedurë shumë strikte, transparente të vlerësimit. Marrim 5 anëtarë në Komisionin e Vlerësimit. Kemi vlerësues të huaj, që kanë referenca shumë të qarta. Kemi presione për të mos ndjekur procedurat. Por s’mund të mos i ndjekim. Ato janë të qarta. Flasim për shtetin e së drejtës, për të qenë i drejtpërdrejtë. Europa ka të bëjë me rregullat. Nëse nuk ndjekim rregullat s’bëjmë punën tonë. S’mund ta bëjmë, se do ishte shumë e padrejtë me ata që ndjekin siç duhet procedurat. Nëse jo, do mashtronim në njëfarë mënyre ata. Rregullat janë dhe shumë transparente.
Nuk na thatë nëse ka reagime nga organizatat e përjashtuara?
Ata e dinë që nuk i plotësojnë kërkesat dhe kaq. Jemi të detyruar të japim përgjigje me shkrim, arsyet me shkrim pse nuk është fituese një organizatë x apo një tjetër.
Cili është numri i organizatave që ka bashkëpunuar me ju?
Ka shumë. Dua ta çoj më tepër këtë numër. Duam të përmirësojmë cilësinë dhe të kemi organizata të reja. Së shpejti do kemi një sesion, ku do shpjegojmë rregullat e procedurat. Se duam aktorë të rinj që të bashkëpunojnë me ne.
Keni një sistem strikt dhe nuk e di nëse është i hapur për organizata të reja. Çfarë pikëpamje keni për organizatat të reja?
Duam të forcojmë shoqërinë civile. Duam të inkurajojmë sa më shumë ojq.
Çfarë roli mendoni se do të ketë presidenca greke?
Roli i presidencës ka shumë rëndësi në Bruksel, se ka të bëjë me axhendën. Por pas Traktatit të Lisbonës roli i kryesisë së BE ka ndryshuar paksa në nivelin lokal. Në zyrën e Tiranës, në Uashington, në Neë Delhi, institucioni i vetëm që ka rolin për përfaqësimin e BE është delegacioni në atë vend. Është vetëm delegacioni që mund të flasë në emër dhe llogari të BE. Në përputhje me Traktatin e Lisbonës roli i presidencës është kufizuar në Bruksel. Ka rëndësi, sepse shteti që ka kryesinë ka x përparësi dhe do që të ketë x përparësi. Dhe për këtë arsye kemi diskutuar me ambasadorin e vendit, që ka kryesinë dhe kemi idenë e përparësive. Por është delegacioni i BE në vendet përkatëse që shpreh pikëpamjet e BE. Dmth nuk ka ndonjë ndryshim, nëse presidenca është nga Greqia, Italia apo..
Ç’mendoni për rininë? Keni përparësi, model për sa i përket rinisë, që të bëhet më dinamike?
Rinia shqiptare është e admirueshme, kurioze, aktive. Flasin anglisht, italisht. Kanë aftësi shumë të mirë për gjuhët e huaja, për të ecur përpara. E admiroj rininë shqiptare. Ne i kushtojmë rëndësi rolit të tyre se janë të rinjtë që do bëhen qytetarë të BE. Kemi qendra, programe, që të studiojnë në BE, programet e Erasmues. Kemi harxhuar 50 milionë euro viteve të fundit për studime për ta jashtë.
A jeni optimistë për Statusin në qershor?
S’jam as optimist, as negativist, jam realist. Jam i bindur që Shqipëria i ka të gjithë fuqitë, kontributet. Shqipërisë i duhet vlerësuar kontributi dhe progresi. Fyle tha se “ka një rendez-vous për Shqipërinë në qershor”. Nëse angazhimet do mbeten në të njëjtin nivel s’kam asnjë dyshim se rendez-vous do jetë e lumtur për Shqipërinë.
Kta “emisaret ala be” kane marre miljona me qendrimin e tyre ne shqiperi,
duke perseritur te njetat fjale gjate gjithe viteve te qendrimit te tyre ne shqiperi para ekraneve,nderkoh qe pas ekraneve puna e tyre e vertet ka qen :
Mbrshtetja e rregjmit antishqiptare e diktatorial te kermes se historise shtetit shqiptare ,shpellarit sali berisha .
Nji mbeshtetje e cila eshte shfrytezuar nga mafia nderkombetare qe kta emisare net’vertet perfaqesojne ,duke perfituar lehetsira per te patur asete ne firma te ndryshme ne shqiperi e fituar miljona nga pasurite e ktij vendi .
Ky plera Sardo, eshte xholi kontrates se plehrave prure ne shqiperi ,
dhe lidhesi direkt i ish kermes ne pushtet me mafien nderkombetare italiane e me gjere ,i cili ka fituar miljona ktu ,nga paret e taksapagusit shqiptare qe sali berisha i ka marre nga buxheti shtetit dhe falur ktyre.
Un nuk arrij te kuptoj perse duhet qe ajo poltike ajo qeverri te bej akoma idiotin dhe lejoj kte tallje qe kta shkerdhata figli di putatna kta mafiozo i bejne ktij populli .
Kta jane thjeshte mafioz ne sherbim te mafies nderkombetare me qendrer ne bruksel . Boll bete qorrin dhe idiotin o poltikan shkerdhata ,qe po i shkaterroni jeten ktij populli duke u bere pjes e ksaj loje te flliqur te mafies e cila ju shet fjal dhe perfiton miljona nga shqiperia .
Kisha degjuar shume idiote pa asnje vler nga keto te huajt qe bejn shefin ne Shqiperi po qe fshijne kepucet e sekretareve te shefave ne vendin e tyre!
Eshte turp jo vetem ti takosh por eshte vertet turp edhe ti degjosh cfare thone…
Do pyesi Merkel kete dhe Obama do ti marri mendim ne telefon Sekuie e thame ne tela si cironke….
Me vjen turp dhe tmerrsisht keq qe shqiptaret e mije kan mbetur akomamaje direkeve te anijeve te korrikut 1990 kur u dukej cdo italian perendi…!
Turp per politiken zvarranike shqiptare…!
Statusi ne qershor? Ti nuk asgje ne dore! Kush te pyet ty? Ti je nje zytar/rrogtare i thjeshte. Shqiperia ka shume pune per te bere; duhet ndryshoj mendjen e shume vendim marresve.
ANALIZE : S’jam optimist as s’jam negativist por jam genieshtare ( rrencak ) !
Ne Maj.2014 zgjidhet parlamenti i ri i BE. Vijne forca e deputete te rij keshtuqe te gjitha cfare thote Sequi & Company nukka asnje baze. Pritet forcim i forcave te djathta ekonservatore !
Shqipria eshte perseri ne balte. Mos i zini bese as Sekuit e as Grekit. !!!
A po e marrin lejen edhe shqiptart per europ a?
E kapen trenin me s funfi
Por ceshtja esht se ne ç vagon do i fusin kta pasagjer te vonuar.
Ne klas te par s kan shonce
Ne vagonat e second klas ka vende boll por sesi jan kta shqkptart,pjerdhin shum dhe vijn er qelbsinllik,
Shifini sesa lyrash qe jan nga ftyra nga floket..
Futini ke vagoni i kafsheve me mir!
Ndal pak!
A do pranojn kafshet tona shtpijake te ken bashkudhtar te till di shqiptart!?
Atehere osioni i vetem ngelet treni i mallrave,
Apo nuk jan edhe te mësuar kta tipa ,duke hyp neper karroceri zisash sovjetik dhe saurrelash!
Veçse kujdes!
Siguroni mir mallin qe transportohet ne vagonat e mallrave,se jan hajna kta dhe vjefhin cdo gjo te mundur.
Bejini me mir ca vagona cpecjal per dhqiptart,si bicim kafaze ujqerish e shpezesh,dhe do jemi te sigurt dhe te qet.
Thjesht mos i perzi shqiptart me asgje,as me bisnesmen te klasit te par,as me pasagjer te kl dyt,as me mallrat e trenit te mallrave,as me vagonat e kafsheve zoo,
Lerini vetem!
Prap n myth e kan shqiptart.
Shkoni lutjuni ameriks qe te bashkoheni me të se s ka tjeter shonc me t mir per shqipni.
Po ju pranoj america,per mshir,shpetut,po nuk ju deshti,ngelet per faqe t zez,
Lutjuni zotit te jap obama ndonji firm bamirsije per shqipnin dhe te beheni amerikanër.
Shanci i vetem per shqipnin dhe shwiptart ngelet opsioni alien
Nese alienet vijn dhe i marrin shqiptart neper disqet e tyre fluturuse..
Por ngelet enigme se çfar do bejn shqiptart atje?
Drog s ka
Me vjedh s t le kush se ka superkontroll kompjuterik
Aha
Do perdoren nga alienet si minj eksperimentesh shkencore..
Eureka…
Statusin nuk e duam.BE-ne e drejton Gjermani, si u be shteti me i fuqishem ne bote, lufta e dyte boterore, gjithe arin e mblodhen. Duhet te na demshperblejn dhe kerkojne falje per krimet qe kane kryer ne Shqiperi.
Mos shpresoni ke kta mashtruesa europjan o burra shqiptare!
Shkoni nd europ,plackisni,vidhni,shisni drog,boni pare kthehuni dhe ndertoni vendin tuj!
Pasandaj do vij europa me ju lut po ju mos pranoni.
Pse??
Ilir Meta thote qe fajin e ekremist ne Holand. Jo more Ilir!! Fajin e ke ti, si kryehajdut, te tjere si puna e jote dhe te gjithe shqiparet tarallake qe ju votojne.
MOS I ZINI BES AMBASADORVE PO KESHTU QE DHE AMERIKANI ARVIZU ME NE FUND JA U FUTI DOPRISNI PRAP SE PUSHTETARET JAN AJDUTER VET NE KRYER ILIR META KU SHKOJ FLORIRI I SHQIPTARVE BASHK ME SALI MALOKUN
Ky Sequi na cau b…..! Nje cope meridioali qe ka bere fortune ne Shqiperi, ai ka mend sa me lidh breket dhe tjetren fat. Grabites veprash arti kur qe konsull i Italise ne Shqiperi! etj. etj….
o zoti sequi mendimi im eshte fute ne byth statusin ne qershor ok hajt tung
Sekui keto pallavra ka vite qe i thote dhe tani tingellon thjesht cinizem ndersa ne te vertete Etorja e ka mendjen te shalet e Shales dhe te rruaje ca Euro nga projektet e BE qe akordohen per shqiptaret.
Llafe bosh. Edhe po te na e japin statusin, gje qe nuk besoj se do te ndodhe kete vit, nuk do te thote asgje. Shqiperia duhet urgjentisht te mendoje nje Plan B sepse pas 10 vjetesh kur te na thote BE-ja OK ne, nuk do jete BE-ja qe do duam te jemi antare ne te.