OKB fton Iranin në bisedimet për Sirinë, habiten amerikanët, zemërohet opozita

20 Janar 2014, 11:48Bota TEMA

Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki- moon ka ftuar Iranin që të marrë pjesë në bisedimet paraprake për paqen në Siri.

Teherani e ka pranuar ofertën, kurse Ban ka thënë se ka marrë garanci se Irani do të luajë një rol pozitiv në krijimin e një qeverie tranzitore në vendin e zhytur në luftë civile.

Por BBC thotë se grupet kryesore opozitare në Siri thonë se do tërhiqen nga bisedimet nëse do jetë i pranishëm edhe Irani.

Korrespondentja e BBC thotë se lëvizja e OKB-së ka habitur edhe amerikanët, që janë surprizuar.

Konferenca e paqes për Sirinë ka më shumë se një vit që po organizohet dhe ndryshime të tilla në prag të zhvillimit mund të komprometojnë përfundimet e saj.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka deklaruar se mungesa e Iranit në këto bisedime do ishte një gabim i pafalshëm.

Bisedimet paraprake do mbahen të mërkurën në Montreux dhe do vazhdojnë dy ditë më vonë në Gjenevë.

Ndërkohë presidenti sirian, Bashar al- Assad i tha agjencisë AFP se ka shanse të mira që të rikandidojë për president në qershor.

Konflikti në Siri ka sjellë gjatë këtyre tre viteve 100 mijië viktima.

1 komente në “OKB fton Iranin në bisedimet për Sirinë, habiten amerikanët, zemërohet opozita”

  1. Landi- Sverige says:

    U “habiten” amerikanet??!! Si keshtu??!! A nuk ishte SHBA-ja qe ndihmonte me arme “opoziten siriane”, pra me sakt Al Kajden dhe gjithe grupet islamike te grumbulluara ne Siri? A nuk ishte SHBA-ja gati per nderhyrje ushtarake ndaj Sirise? A nuk ishte diplomacia amerikane qe doli “Off” ne kete konflikt fetar qe nuk ka lidhje vetem me Sirine, regjimin e Bashar al-Assad apo rolin e Rusise, por shume me gjere, me Libanin, me Irakun, me zonat me popullsi kurde ne Irak, Siri, Turqi, me Izraelin e Iranin, me ceshtjen palestineze si dhe me situaten ne te gjitha vendet arabe? Atehere kush duhet te marri pjese ne bisedime??!! Nje shtet si Irani qe luan rolin kryesor ne rajon, apo grupet e shumta islamike terroriste te grumbulluar nga gjithe bota islame qe e kan copetuar opoziten siriane dhe po pergjaken me njeri-tjetrin per krijimin e nje shteti islamik brenda ne territorin sirian e irakian dhe ne qoftese u shtohet oreksi, pse jo edhe edhe me tej??!!
    Pra, eshte me se e qart, sot me te rrezikshem nuk eshte qeveria e Bashar al-Assad e cila po bashkepunon me OKB-ne ne eleminimin e armeve kimike e deri ne krijimin e nje arm-pushimi midis paleve, por grupet islamike terroriste te mbeshtetura nga Al Kajda! Ne fund te fundit, amerikanet nuk kan perse te “habiten”, kur vet ata kan nisur bashke-bisedime teper te rendesishme me presidentin dhe qeverine e re iraniane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje