“Bobat” e policisë do të militarizohen...

27 Janar 2014, 12:05Lifestyle TEMA

Çfarë bëjnë policët britanikë kur duan të bllokojnë rrugën për demonstruesit? Kapin duart me njëri- tjetrin dhe formojnë një zinxhir njerëzor. Më pas është një betejë forcash: turma shtyn, zinxhiri lëviz përpara e pas, por zakonisht mbahen në këmbë.

Të ashtuquajturit “Boba”, policët britanikë janë krenarë që nuk mbajnë armë dhe kanë arritur që të zmbrapsin edhe demonstrata të mëdha me ndihmën edhe të kuajve.

Por gjërat do të ndryshojnë.

Drejtuesit e policisë së Londrës kërkojnë që të blejnë makinë ujëhedhëse.

Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson bëri të ditur se kërkon që deri në verë të blejë tre makina të përdorura ujëhedhëse nga policia gjermane me vlerën e 35 mijë sterlinave secila.

Londinezët janë thirrur për të dhënë mendimin e tyre për këtë çështje. Prej tyre do varet vendimi përfundimtar i Johnson.

Plani ka ngjallur diskutime. Deri më tani, topat e ujit janë përdorur vetëm në Irlandën e Veriut. Në Angli, Skoci e Uells kanë qenë deri më tani një tabu. Kryeqyteti, Londra, me rrugët e ngushta, nuk është një terren shumë i mirë për këto monstra. Dhe përdorimi i automjeteve të blinduara kundër qytetarëve që protestojnë, cilësohet si jo- britanike. Vetë shefat e mëparshëm të Scotland Yard e kanë refuzuar blerjen e këtyre makinave.

Por gjërat ndryshuan pas trazirave të rënda në gusht të vitit 2011, kurse forcat e rendit shihnin, të pazotë për të reaguar, se si vidheshin e digjeshin dyqane e banesa. Një përsëritje e mundshme e këtyre trazirave ka nxitur dëshirën për të blerë këto makina. Megjithatë ende nuk ka një paralajmërim serioz për trazira të mundshme.

“Por duhet marrë në konsideratë se masat e fundit të shkurtimeve dhe kursimeve mund të sjellin trazira,” thuhet në një njoftim të Shoqatës së Shefave të Policisë.

Ata theksojnë se në të shkuarën ka pasur të paktën katër demonstrata, në të cilat prania e ujëhedhësve do kishte qenë shumë e nevojshme.

Ministrja e Brendshme, Theresa May, duhet të miratojë blerjen e topave të ujit. Ajo heziton, kryesisht për shkak të frikës së kostove. Kryebashkiaku Johnson është ofruar për të blerë tre automjete të përdorura. Por në një plan afatgjatë mund të urdhërohet porositja e modeleve të reja, që mund të shkojnë deri në 1 milion sterlina.

Të mërkurën do të diskutohet për këtë plan në mbledhjen e Asamblesë Bashkiake të Londrës.

Politikanët dhe komentatorët e majtë e kundërshtojnë blerjen e tyre. Si shembull sillet rasti i një proteste në Shtutgart të Gjermanisë, ku një protestues kundër ndërtimit të një rruge për pak humbi syrin nga një makinë e tillë.

Është gabim që policia të armatoset si ushtria, thotë një këshilltare vendore.

“Është kundër traditës sonë të policisë së paarmatosur,” thotë Jenny Jones.

Shami Chakrabarti nga Organizata për të Drejtat Civile thotë se presioni me ujë është kundërproduktiv.

“Përdorimi i topave të ujit kundër demonstruesve është mënyra perfekte për të shkaktuar trazira, jo për t’i ndaluar”.

*Marrë nga Spiegel

6 komente në ““Bobat” e policisë do të militarizohen…”

  1. ehhhhhhh cfare nivelesh shoqerore ,tek ne te pret plumbi ne balle ose gjoks ohhhhhh sa mire me ken shqiptarrrrrrrrrrr

    1. KULUFI says:

      Jo vetem kaqor shqiponj me tre koka.
      Pjesas qe me pelqen ne shkrim eshte edhe diskutimi per vleren e makinave me hedhje uji.
      Vini re: anglia diskuton vleren e nje makine = 35 mije sterlina. I duket shume. Pse? Sepse diskutohet qe do perdoret kundra njerezve te tyre. Dhe kjo vlere per ta eshte shume.
      Bravo e madhe.
      Ketu te ne ndodh e kunderta. Maloku krekosej se investimet ne polici paskan qene me miljona Euro per te luftuar njerezit e vet.Ashtu sic beri me 21 Janar.
      Vrau per te qeverrisur e grabitur kete vend qe edhe keshtu eshte i shkrete.

  2. Lisander says:

    Edhe ne Amerike aty te pret si dhe kudo tjeter ku protestuesit kerkojne pushtet me dhune dhe jo me vote

    1. sit back and relaks says:

      po ik o lali mos na trego ameriken. amerika ka te tjera specifika. nuk mund te besh paralelizma te shqiperise me ameriken per rendin dhe nivelin e demokracise. atje cdo gje vendoset me vote, ketu ta vjedh tjetri voten brenda ne kuti ne transmetim live. nuk e le politika situaten atje te degjeneroje deri na ate shkalle sa inati popullor te arrije kulmin. i japin zgjidhje ne momentin e duhur dhe terhiqen kur vjen momenti qe duhet te terhiqen perballe zemerimit te njerezve. ketu loku kokexhunga dhembekrimburi e kishte per turp te degjonte zerin e njerezve. pffff na tregon ameriken. kur te arrije shqiperija te votoje si ne amerike hajde flasim bashke po ndoshta duhet te jetojme deri 150 vjec tja arrijme asaj dite.

  3. korrupsioni says:

    uau, merr shembull nga sali nonster berisha qe leshon kallashnikovet kundrejt protestuesve me duar ne xhepa… dhe edi rama akoma ben sehir!!!!!!!!!!!!!!!

  4. kurro says:

    cbritanike zeza, londra eshte mush plot me njerez qe skane asgje te perbashket me britaniket, si jardet e xhamajkes. Kjo u pa e qarte gjate protestave dhe djegjeve e vjedhjeve qe u bene ne londer gjate protestave per vrasjen e nje gangsteri zezak, mark dougan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje