Ish- Zonja e Parë e Francës, Valerie Trierweiler, ka folur për herë të parë që kur presidenti Francois Hollande deklaroi se ata janë ndarë.
Ajo ishte në një vizitë në Indi për të parë nga afër bebet e kequshqyera.
Duke folur për mediat, ajo tha se nuk po shpenzon paratë e publikut dhe se nuk bën një jetë luksoze.
“Mund ta shihni që nuk po shpenzoj paratë e taksapaguesve. Kam vetëm një truprojë,” tha ajo, duke mos komentuar skandalin seksual të Hollande.
Udhëtimi në Indi është i fundit i saj me statusin e Zonjës së Parë të Francës.
Tani gazetarja do i kthehet jetës së thjeshtë në apartamentin e saj normal në një rrugë të Parisit.
Disa miq të saj thonë se ajo i ka kërkuar kompensim financiar Hollande, duke e kërcënuar se do hapë thesin.
Disa media të rëndësishme thonë se ajo ishte bërë një nga personalitetet më të urryera në Francë për shkak të stilit të jetesës.
Ajo u lidh me Hollande në kohën që ai nuk ishte ndarë nga e shoqja.
Por historia iu kthye si bumerang kur mediat zbuluan se Hollande kishte një aferë me aktoren Julie Gayet.
Valerie, dosa gjera paguhen qe ne kete bote,
Harrove ate shprehjen franceze “le roseur, rosee”, pra “shitesi i trendafilave qe merr edhe vete nje trendafil” ne shqip “cfare t’u besh te tjereve ta bejne”.
Ti u lidhe me Hollande kur ky bashkejetonte me Segolene Royale. Tani nderkohe qe ti bashkejetoje me Hollande, Julie u lidhe me Hollande.
Tanie e ka radhen Julie te marre nje trendafil nga nje tjeter me e re dhe me e bukur sesa ajo.
l’arroseur arrosé
DMTH TE BIESH NE KURTHIN QE IA KE NGRITUR TE TJERVE
Cfare dembeli, as syzet nuk i heq!!
President mo ,shif jarin ene brekt ja heqin te tjert !
Bo amore il nome (President) jo caruzi nen gjysllyk
Kush i njeh Francezet dhe mentalitetin Francez nuk i duket ndonje gje e madhe kjo puna e presidentit qe nderron dashnoret.Ka pasur paralajmerime nga shtypi se Valeries nuk i takonte te hynte ne pallatin presidencial pasi nuk ishte e martuar me presidentin,pra thjesht dashnore e tij.
Ligji Frances njeh bashkejetesen, pra kjo nuk perben ndonje problem.
Ajo qe perben problem ishte fakti se kjo u lidh kur ai ishte akoma i martuar e kjo quhet adultere, pra tradheti, prishje kurore zyrtarisht.
Se dyti, kjo fillo te bente komente politike dhe te dilte hapur duke perkrahur nje kandidat qe Partia Socialiste e kishte hequr nga listat per zgjedhjet, pra kundra opinionit te burrit dhe partise se tij.
Se treti, si gazetare ka kercenuar drejtorin e Paris Match, reviste ne te cilen punonte pasi kjo reviste botoi fotogrfi te saj me François Hollande (fotografi normale). Pra kur kercenon drejtorin e saj tend duke abuzuar nga fuqia qe i jep statusi si zonje e pare nuk ben gje tjeter vetem se konsumon vepren e abuzimit te fuqise qe te jep statusi.
Se fundi duke qene se dhe vete kjo filloi nje relacion me dike qe ishte i martuar, nuk ka pse qahet sot se ai ka bere te njeten gje qe beri me pare me sih gruan e tij.
Njerez qe na shesin perdite moral dhe vete jane pa moral, dhe imoralitetin e tyre e quajne jete private e nuk duhet cenuar!!!
Argita s’ka qene ndonjehere i martuar Hollanda.Kur s’ka martese s’ka adultere.