Opozita duhet të bashkëpunojë me mazhorancën për realizimin e reformave kryesore dhe ajo duhet të bëjë kujdes kur lëshon fjalë, pasi mund të ndikojnë në një vendimmarrje negative në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Apeli në drejtim të opozitës është dhënë nga Kryetari i Grupit Socialdemokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Eurodeputeti, pasi vlerësoi punën e Ilir Metës si Kryetar i Kuvendit për bashkimin e palëve në çështje të rëndësishme, theksoi domosdoshmërinë që opozita e mazhoranca të gjejnë gjuhën e përbashkët për reformën administrativo-territoriale dhe reforma të tjera për arritjen e standardeve dhe kritereve evropiane.
“Në të shkuarën një nga kritikat drejtuar Shqipërisë ishte mosgjetja e gjuhës së përbashkët apo bashkëpunimit të pozitës dhe opozitës në Kuvend. Por tani duket se kryeparlamentari Meta po bën një punë të mirë në këtë drejtim”, tha Swoboda. Lidhur me vendimin e Dhjetorit, ku Shqipërisë iu refuzuar statusi i vendit kandidat, eurodeputeti u shpreh se u zhgënjyem që Shqipërisë nuk iu dha statusi kandidat dhe mosdhënia e statusit nuk ka të bëjë me punën që bëri Qeveria kohët e fundit, por me probleme të brendshme të BE-së.
“Mendoj se është e rëndësishme të vazhdohet me reformat për arritjen e standardeve dhe kritereve evropiane. Është shumë e rëndësishme të ketë bashkëpunim mes opozitës dhe mazhorancës dhe shoqërisë civile. Eshtë e rëndësishme që Europa t’i kuptojë ndryshimet që kanë ndodhur në Shqipëri dhe ti japë statusin kandidat. Shqipëria është një vend evropian dhe duhet respektuar si i tillë”, theksoi Swoboda.
I pyetur sesa të fuqishme ishin qarqet ekstreme në BE që ndikuan në mosmarrjen e statusit në Dhjetor nga Shqipëria, Swoboda theksoi se në disa vende këto forca kishin mundësi të ndikonin sidomos në Holandë, por dhe zgjedhjet e ardhshme në PE patën ndikim në disa parti.
“Këto forca ekstreme u forcuan kur u hap fjala që në Shqipëri nuk po funksion sic duhet puna dhe qeveria, ndaj thirrja jonë është për opozitën, sigurisht që ata kanë të drejtë të bëjnë opozitë por të kenë kujdes se kur hapin fjalë të tilla ndikon tek vendi i tyre. Mesazhi kryesor është që duhet të bëjnë reformat për vendin dhe të mos mbajmë sytë ngulur për statusin në qershor. Duhet të punojmë për reformat. Mesazhi më i mirë që duhet të jepet është bashkëpunimi që duhet të ketë mes tyre për cështjet kryesore në vend”, tha Swoboda.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka theksuar sërish rëndësinë që opozita të japë kontributin saj në realizimin e reformës administrativo-territoriale. Në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Grupit të Social-Demokratëve në Parlamentin Europian Hannes Swoboda, Meta theksoi angazhimin e mazhorancës për të punuar bashkë me opozitën për reforma të rëndësishme dhe çdo sfidë tjetër që është e përbashkët.
“Eshtë shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme realizimi i Reformës Administrative dhe Territoriale. Komisioni garanton numër të barabartë si për mazhorancën dhe për opozitën. Asnjëherë më parë nuk ka patur një ofertë të tillë për opozitën. Kjo është një reformë vetëm në interesin e qytetarëve shqiptarë dhe unë shpresoj që opozita të kontribuojë në përmbushjen e kësaj reforme”, theksoi Meta.
I pyetur se cfarë qëndrimi do të mbajë LSI ndaj dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë, Meta tha se do të respektohet e gjithë procedura dhe në momentin e duhur, do të bëhet i ditur vendimi për këtë cështje.
pse ky swoboda nuk ja beri kete thirrje edit kur ishte ne opozite
Po vecoj dy aspekte te deklarates se Swobodes.
Aspekti i pare,ka te beje me keshille-verejtjen e perhershme per bashkepunimin pozite-opozite.Me vjen te qesh me vete,sepse,nga fjalet qe paskesh thene ky Swoboda,gjej shume nga fjalet e mia ne komentin qe bera per editorialin e djeshem te zotit Baze.Pra,Swoboda i kerkon mazhorances,ate qe e ka te domosdoshme t’ia kerkoje per shkak te pozites politike qe ka,dmth,te bashkepunoje me opoziten;dhe,i kujton se nga kjo varet edhe marrja e Statusit ne qershor.
Aspekti i dyte,ka te beje me perkatesine ideologjike te majte te Swobodes,e cila perkatesi e shtyn ate t’i beje qoken Rama-Metes,me ndonje fjale ne favor te tyre,prsh,kur flet per ndikimin e ekstremisteve europiane ne mosdhenien e statusit,qe eshte argumenti kryesor i qenef-psikopatit Edi Rama per mosmarrjen e Statusit.
Kjo perkatesi,gjithashtu,e shtyn edhe te thote nje gje te pamatur dhe shume te nxituar,ne lidhje me Reformen Territoriale,sikur na qenkesh hera e pare qe paskeshim komision me numer te barabarte anetaresh,nga pozita dhe opozita!Megjithate nuk eshte edhe aq per tu bere me faj eurodeputeti,sepse,Edi Rama dhe ortaku i tij Meta,jane ustallare te dizinformimeve,ashtu sic eshte i gjithe soji i tyre i felliqur politik.
Po more i nderuar SLLOBODA,ju mire e kini qe e porositni opoziten qe te mos i coi fjalet kuturu.Pa na pyet ne ,qe po bejme sidomos 8 vjet, qe degjojme vetem fjalet Kriminel,hajdut , ta bej fytyren te zeze si kepuca, psikopat,ku pyes une per ju more,Edi Rama 20% ,eshte i lidhur me krimin e kriminelet, demostratat e bojkoti i tij na len pa status,e te tjera e te tjera, kapeni more ate ,e nxireni prej zhelesh perjashta…… po po e rrugeve eshte…Keto ishin fjalet e mazhorances se dikureshme e te njejtat fjale thot edhe sot qe eshte ne opozite. Te gjitha ato veprime qe per opoziten e dieshme ishin anti demokratike,sot per te qe eshte ne opozite jane demokratike. Ju kini te drejte qe shqetesoheni,po ja qe na zuri halli me keta si ne ,po edhe juve. Po ne kemi nje shprehje: ” Te cmendurit hapi rruge, deri sa te thyej vet koken, e vazhdo punen”Ndaj i nderuar mos i degjoni shume se cfare thone opozitaret sot,po degjoni fjalen e 1000000 shqiptareve qe votuan per te majten tone ,plus sa esa dashamires te se majtes qe nuk votuan dot,apo nuk u takonte te votonin per aresye moshe. Te faleminderit per keshillat!
shut ur mouth you knob get the hell out if our country all you cunts never wanted Albania to be part of EU banch of liers Fu*k Europe we aint going to beg you
Per interesat e kombit ,duhet qe te ndertohen Ura dhe jo Mure !!!
Ja pra orientimet e BE-se vs qeverrise PS jan te qarta !!!
Bashkpunoni me terroristet me kriminelet !!!
Ndersa sali terroristit ktij krimineli te shqiperise i thot ;
Kujdes ti plehre ,se po i ben gjerat me hapur se ne(BE-ja) e lejojme!
Mesazhet para cdo aksioni me tritol apo vrasje ,beji te fshehta !!!
A’m kaptoveeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!!!
Kjo nuk eshte Opozite por nje band Antivlerash me orgjine orientale
Basha duhet te beje ate qe kerkonte vete kur ishte ne qeveri. Duhet te bashkepunoje. Duhet qe fytyren e tij te qeshur ta transformoje ne te mire per vendin dhe jo ne zedhenes te Saliut
ME NJE VRASES NE KRYE AJO NUK QUHET OPOZITE POR RREZIK VDEKJE PER POPULLIN AI ESHTE AJOTOLLAHU I SALI KIMIKAZIT NGA MALET E VUQIDOLIT