Nishani vlerëson punën e Visho Ajazit: Nuk ndërhyj për Zana Xhukën

28 Janar 2014, 09:05Politika TEMA

Presidenti Bujar Nishani ka folur dje për shkarkimin e kreut të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Zana Xhuka, ndërsa për kreun e SHISH shprehet qartë se vlerëson maksimalisht punën e tij.

I ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”, Nishani tha se SHISH ka dhënë rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizmit.

“Vlerësoj maksimalisht punën e kreut të SHISH. Ky institucion ka pasur rezultate konkrete në disa aksione të rëndësishme, ka pasur rezultate në goditjen e rrjeteve të drogës dhe terrorizimit. Nuk kam konstatuar asnjë akuzë nga opozita ndaj shërbimit të SHISH. Shqipëria nuk ka qeliza islamike. Lidhur me shqiptarët në Siri, kërkohet më shumë vëmendje nga institucionet. Duhet të vlerësohet pavarësia e institucionit të SHISH”, u shpreh Nishani.

I pyetur për procedurën e nisur nga maxhoranca për shkarkimin e kryeinspektores së ILDKP, Zana Xhuka, Nishani tha se si President nuk mund të ndërhyjë.

“Presidenca nuk bëhet pjesë e asnjë projekti jashtë institucionit. Jam i detyruar të ndjek Kushtetutën dhe ligjet e vendit. E vetmja marrëdhënie që Presidenti i Republikës ka si institucion, do të ndjekë çfarë Kushtetuta parashikon për Presidentin e Republikës deri më sot”, ka deklaruar Nishani.

Ndërkaq, Presidenti i Republikës Bujar Nishani, nuk e cilëson si një penalizim mosmarrjen e statusit të vendit kandidat në BE në dhjetor 2013, por thekson se vendi ynë duhet të fokusohet tek reformat.

Kreu i shtetit theksoi rëndësinë e plotësimit të rekomandimeve. Duke u ndalur edhe tek harmonia fetare në vendin tonë, një temë e cila u prek gjerësisht pas refuzimit të statusit, Presidenti Nishani tha se kjo është një vlerë e shtuar për vendin.

Kreu i shtetit e ka quajtur me vend shqetësimin e qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë kufirit lidhur me çështjen Radika, ndërsa ka kërkuar edhe vëmendjen e qeverisë shqiptarë në analizimin e kësaj çështjeje.

Ndërkaq Presidenti Nishani ka përshëndetur mbledhjen e përbashkët të qeverisë shqiptare dhe asaj të Kosovës në Prizren, por tha se këto mbledhje duhet të konkretizohen në vendime dhe angazhime konkrete.

8 komente në “Nishani vlerëson punën e Visho Ajazit: Nuk ndërhyj për Zana Xhukën”

  1. -..,por me c’kuptoj nuk po jep rezultat ne terrorizmin e shtuar,si “vlere”.{Besoj se kjo eshte kryefjale ,{siguria}

  2. Fshatari says:

    E shikoni sa shpejt doli ne mbrojtje te SHIKut te Sali Berishes? Nuk e la te thahej boja e shkrimit te zMero Baze, ku fliste per nje mefshje te organit kryesor per sigurine e shtetit sidomos nga aktet Terroriste qe jane shtuar se shumti kohet e fundit. Urgjentisht dhe ky plere President duhet te hiqet.

  3. uragan says:

    …natyrisht. SHISH, po e kryen më së miri detyrën e dhënë nga serbi Sali, destabilizimin total të shtetit shqiptar. Serbëve nuk iu intereson Shqipëria me rregull e me ligj. Kanë vite që investojnë për këtë…

  4. ka says:

    Pisqolla qorre e Sali horrit

  5. alban says:

    Ne gjith kete amulli qe gjendet vendi sot,SHIK eshte totalisht jashte loje.Ndoshta Ky budallai qe kemi president e vlerson SHIK sepse ai vazhdon te raportoj tek Fazllici.Sidoqofte duket qarte detyra e tije,te mbroj SHIK si celule te islamikeve.Aferim .Nje pyetje per Nishanin-E ka akoma sekretar te pergjithshem Spahiun apo e ka hequr?Nese e ka hequr,gjynah se e kishte krah te djathte.

  6. lili says:

    Jam dakort me Presidentin per sa thote per SHISH.Nuk duhet haruar qe nga viti 1998 e deri ne 2012 ne krye te SHISH kane qene SIGURIMSAT e ENVERIT.Ata duhet te pergjigjen per krimet qe kane bere.Gjate 2013 nuk kemi ndigjuar te digjen firmat private (nga energjia elektrike)gje qe ndodhte shpesh ne ato vite.Sot shume prej tyre qe jane larguar me te drejte nga SHISH.kane filluar pune ne pozicione kyce ne Polici.Duhet te hapen dosjet qe Shqiperia te pastrohet nje here e mire nga te tille njerez.

  7. joni says:

    SHISH dhe Prokuroria duhet te jene struktura brenda Ministris se Brendeshme, nuk ka kuptim te jene te pavarura, pasi krijojne kaq shume perplasie me njera tjetren sidomos ne raste kur vihen ne mbrojtje te politikaneve
    keto jane struktura ne sherbim te sigurise dhe mbrojties se qytetareve, atehere i takon qeverise ti menaxhoje,pasi eshte pergjegjese per keto bema qe po ndodhin dhe kane ndodhur.
    Institucion i pavarur eshte vetem gjykata e cila realisht e ka kete atribut, persa i takon hetuseve te prokurorise dhe operativeve te shishit duhet te jene ne varsi direkte te ministrise se brendeshme, kjo per arsye funkionale e cila do te bente te mundur edhe detyren kryesore te parandalimit dhe luftes ndaj krimit.

  8. joni says:

    SHISH dhe Prokuroria duhet te jene struktura brenda Ministris se Brendeshme, nuk ka kuptim te jene te pavarura, pasi krijojne kaq shume perplasie me njera tjetren sidomos ne raste kur vihen ne mbrojtje te politikaneve
    keto jane struktura ne sherbim te sigurise dhe mbrojties se qytetareve, atehere i takon qeverise ti menaxhoje,pasi eshte pergjegjese per keto bema qe po ndodhin dhe kane ndodhur.
    Institucion i pavarur eshte vetem gjykata e cila realisht e ka kete atribut, persa i takon hetuseve te prokurorise dhe operativeve te shishit duhet te jene ne varsi direkte te ministrise se brendeshme, kjo per arsye funksionale e cila do te bente te mundur edhe detyren kryesore te parandalimit dhe luftes ndaj krimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje