Basha: Qeveria po frymëzon krimin, vodhën serverin e tatimeve

29 Janar 2014, 14:11Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi nga Lushnja Qeverinë se po frymëzon krimin.

“Një shtet që vjedh serverin e  të dhënave tatimore, sekretin më të ruajtur nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin”, tha Basha në kremtimin e  23 vjetorit të krijimit së degës së kësaj partie në Lushnjë.

Sipas tij, çdo shqiptar e ka të faktuar sot, se premtimet me të cilat kjo mazhorance erdhi në pushtet nuk ishin gjë tjetër veçse gënjeshtra e mashtrime.

“Katër muaj pasi kjo qeveri ka marrë pushtetin shqiptarët paguajnë më shumë, janë më të pasigurtë për jetën e tyre. Rritja e taksave ka çuar në mbylljen e shumë bizneseve, largimin e investitorëve të huaj. Jo vetëm që nuk është hapur asnjë vend i ri pune, por shumë janë mbyllur e po mbyllen çdo ditë”, tha Basha. 

Ndërsa u ndal në situatën e rendit dhe sigurisë, Basha theksoi se numri i vrasjeve është shtuar frikshëm, numri i grabitjeve edhe më shumë, linjat e vjetra të trafikut të drogës janë riaktivizuar dhe bandat, janë rishfaqur sërish me maska dhe pa maska.

“Shteti është frymëzuesi kryesor i kaosit dhe gjendjes së kriminalitetit në vend, një shtet që vjedh ditë për diell dhe natën për hënë, serverin e  të dhënave tatimore, pasurinë më të çmuar, sekretin më të ruajtur të çdo shteti, nuk bën gjë tjetër veçse frymëzon krimin dhe kriminalitetin”, tha Basha.

Kryetari i PD është ndalur dhe në procesin e analizës dhe zgjedhjeve në parti. Në këtë proces ai ka kërkuar analizë të vërtetë, refleksion e garë të ndershme, nga baza në qendër për të zgjedhur më të mirët që Partia Demokratike ka për të qenë një alternativë e gatshme ndaj pushtetit sot dhe forca kryesore e pushtetit nesër per te vijuar projektin e zhvillimit dhe të Shqipërisë europiane, për të gjithë shqiptarët.

“Përmes argumentit, arsyes, transparencës dhe llogaridhënies, të evidentojnë qartë dhe saktë se çfarë është bërë gabim ku është zbehur përgjegjësia, karakteristikë e demokratëve , në menaxhimin e pushtetit.  Këtu, pa dyshim do të ketë vend që për ata që nuk kanë qenë në lartësinë e detyrës dhe mandatit që u është besuar, duhet të japin llogari para anëtarësisë. Askush nuk duhet ta ndiejë veten para një inkuizicioni, por para një familje të madhe e cila është e gatshme të mësojë nga gabimet dhe të ecë përpara. Nuk ka në këtë parti dhe nuk do të ketë kurrë asnjë demokrat të tepërt. Çdo demokrat është dhe mbetet pasuri e madhe e PD”, deklaroi Basha.

Ai u ka bërë thirrje demokratëve të gjithë Shqipërisë; themelues, nismëtarë, vazhdues, të rinj dhe të reja, se bashku të krijojnë një proces model të hapjes, analizës, ripërtëritjes së PD.

31 komente në “Basha: Qeveria po frymëzon krimin, vodhën serverin e tatimeve”

  1. ky me nje brime i bie fyellit, mjere opozita…….. ?

    1. genci says:

      ushtari birishes ushtari birishes ngeli

      1. flavia says:

        Po nuk di gje tjeter ti more vec se te flasesh gjithmon per te njejten tem? Vazhdo keshtu se Rama me kete opozit do ri 20 vjet ne pushtet ?

      2. bledi bled says:

        ushtari i besuar i berishes ngele gjithe jeten

      3. megi megg says:

        lume berisha qe te ka. te perdor ne vend te qenit te tije besnik

    2. adriana says:

      luliiiiiiiiiiii te erdhi zeri dhe ty?

    3. jasmina says:

      luli nje kopje e shemtuar e saliut

  2. Elsa says:

    Nje Sali me shume je o lul

    1. Tosi says:

      Lul karalloi.. hahahhhaa

  3. ari says:

    ik o lulush e merru me pune se ngele me llafe bajate, e nxirr nje platforme konkuruese, apo e ke te veshtire se cdo gje qe do thuash do nxjerre zbuluar keqqeverisjen 10vjecare te mostres Sali

  4. Flogerti says:

    Nje sali me shume eshte luli. Lexon ate qe i shkruan Berisha per te fhsehur baterdine qe ka bere dje me tatim taksat e gjithcka.

    1. Era says:

      Foli LULI (me nder jush) hahahaha

  5. anjeza says:

    Loder e shemtuar e Berishes je O lulezim. Turp i opozites

  6. loni says:

    kurse ti krimin shteteror te 21 janarit e ncorre ne drite,nuk fshehet asnje prove si parti demokratike evropiane,mos te flas per krimin ekonomik qe ti vodhe 220 milion euro qe i dorezove direkt sa filluan hetimet dhe kerkove faleje,se per gerdecin cdo gje vajti sipas standarteve te europes demokratike,pa permendur me qindra krime te tjera,keto te freskat te permenda o luli i vockel zologjik.

  7. Aba says:

    C’thote ky i degjeneruari qe ka braktisur Tiranen! Rendi dhe qetesia po lulezojne perdite qekur u bem te pavdekshem ne 23 Qershor! Persa i perket bandave te riaktivizuara, jane te riaktivizuara nga vete ju per te deformuar Shqiperine!

  8. genci says:

    ju vodhet dosjet e 21 janarit dhe shakterruat shqiperine per 8 vite me rradhe. mos u mundoni me tani.
    luli boll u bere dordolec i saliut dhe te thuash vetem fjalet e tij.

  9. Deani says:

    Epo kur lexon dhe ky fjalimet e salit e del ben gam gam si femije qarraman, mjer kta te PD. Idiote me oke

  10. erti says:

    Zoti Basha jeni vertet per te ardhur keq,nuk jeni akoma kryetari nese nuk largoni Berishen. Sa per tatimet doni ti fshiheni vjedhjeve kolosale qe keni bere duke spekulluar tani ne opozite por eshte e pamundur zoteri.

  11. hak says:

    Mire o Basha,por ne nuk mund te degjojme nje prostitute,ju tashme jeni vetem nje prostitute,bashke me merhumin plak.

  12. Ilma says:

    Foli ky,… hahahahaha, eshte bere me qesharak se sala dhe ky delexhi. La nam. Edhe 12 vejt ne opoziet do rrine keta qe jane akoma nje strehe qe kane marre ne qafe kete vend

  13. drejtesia says:

    Une nuk e kuptoj llogjiken e ketyre ”specialisteve” te PD qe akuzojne qeverine se ka vjedhur serverin e tatimeve.Bie sikur serveri, me qene se qeverisi 8 vjet Sala, eshte prone e Sales dhe PD.Tatimet si dhe serveri varen nga qeveria dhe kryeministri. Tani presim qe edhe Sala te ngrihet dhe te deklaroje se Edi Ramas i ka vjedhur zyren ne kryeministri dhe i ka hapur kasaforten!!!!!!!!!!!!!!!!.Cudira pedesaliste.

  14. Andreas says:

    Pse nuk po i ndahet ky idioti ketij serveri, ça e shqeteson kaq shume dhe pse e afronton kete çeshtje me teza kaq idioteske? Per ça vjedhje flet?! Po tatimet kundrejt shtetit jane, nuk i di dhe nuk duhet ti di shteti se cilat jane subjektet qe i detyrohen atij dhe sa i detyrohen? Ku e ka hallin?

  15. Mandi Dr says:

    Trup per ty luli qe ske gjetur akam veten .

  16. adi_köln says:

    Do ta marresh vesh shpejt kush ka vjedh o Lulush….

  17. Nuk po le mbledhje partie pa permendur demtimin e serverit te tatimet,megjithese eksperiencen e kini vet si prishet edhe serverin te kryeministria per 21 janarin,po megjithe ate po mburreni si mburret “BALLI KOMBETAR”,te cilin kur e pyesin per ndonje beteje kunder nazifashizmit,permendin ne cdo kohe GERHOTIN,ku sipas te dhenave ne popull shkuan per te vjedhur magazinate Italianeve ,po nuk e dinin se aty kishte Italian dhe me kete rast zbrazen pushket pasi u kishin zen ndryahk. Edhe ju nuk kini se c’te thoni e ate qe e bet vet mundoheni t’ja hidhni qeverise. Vazhdoni se po na kenaqni!

  18. Adi says:

    ..me falni per injorancern por natyrshem lind pyetja se pse do vidhet serveri kur ata vete e kane ate nen manaxhim, a mos ndoshta dikush tjeter ne ikije donte ta vidhte (kjo e dyta ben sens ne nje llogjike normale)… megjithate Basha si personazh aspak i besushem qe eshte dhe per me teper komplet njeri pa integritet lexon lexionet e gabuara te doktorit ne vend qe te uli menderen e te bej dy gram pune se u ka bo bashkia e Tiranes me keq se ajo e Kamzes

  19. h says:

    Ik mos u bej si Saliu

  20. Mark says:

    Lul hollandesi ti duhet te jesh nen efektin e k…..si flet keshtu

  21. Rilindja says:

    Eshte e njohur qe krimineli gjithmone shkon tek krimi here pas here dhe ky palaco e ka hallin qe pse nuk e fshivi sevirin me pare per te mos patur gjurme te krimit me te madh ekonomik qe eshte bere ne Shqiperi…..Sa me shpejt reforma ne drejtesi aq me shpejt do te bihen keto tullumbace te ketij tullumbaci te madh.

  22. Lymi Tutit says:

    Ky halja nuk i ka kaqi t’thjeshta kto qi thot jo. Sa per servrin e tatimeve na fryka se po hapet historia e servrit qi e vodhi sala me at pallen at cunin e komjutrave, qiten njime ket histori qi gja e paskan vjedh kto qeret. sa i di bytha ati kriminelit, ustait lules.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje