VIDEO/ Zëvendëskryeministri bëhet objekt humori dhe debati për censurën

3 Shkurt 2014, 10:18Rajoni TEMA

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç shpëtoi një fëmijë, që kishte ngecur në një stuhi dëbore bashkë me qindra udhëtarë të tjerë.

Por ky moment heroizmi është kthyer në një valë talljeje për të.

Një video satirike, ku ironizohet ky moment, u shfaq në YouTube, por u zhduk më vonë, duke nxitur debatin për censurë ndaj saj.

Sipas BIRN, video u rishfaq, ndërsa zëvendëskryeministri mohoi që të ketë lidhje me zhdukjen e saj.

Vuçiç përflitet se do jetë kandidat për kryeministër pas zgjedhjeve të 16 marsit.

Në videon satirike thuhet se Vuçiç i shkoi në ndihmë vogëlushit për të fituar pikë për zgjedhjet.

“Nuk dua të shkoj askund. Isha duke parë një film vizatimor kur ata më morën,” thotë vogëlushi në video.

“Mos u tall vogëlush. Kjo është për shkak të zgjedhjeve,” i përgjigjet Vuçiç.

Me dhjetëra fotomontazhe janë përhapur në internet, ku duket Vuçiç si Superman, Pamela Anderson apo Hulk.

Tabloidi Kurir, i njohur si pranë qeverisë, iu përgjigj valës së talljes me një shkrim të titulluar: “Është kollaj të kritikosh nga një dhomë e ngrohtë”.

Vuçiç vetë tha se është i lumtur që e ka bërë Serbinë që të qeshë.

7 komente në “VIDEO/ Zëvendëskryeministri bëhet objekt humori dhe debati për censurën”

  1. Pelasgian says:

    mire te pakten kta kan satire shume te fuqishme …ca te bojme ne qe na myten militantet qorra .

  2. Mollosi says:

    Sipas disa mediave, vogelushi qe u shpetua nga z. Vuciq ishte shqiptar nga Prizreni.

    1. lrmi says:

      Jo mollos pej gjakova,familja e djaloshit gjat luftes ne Kosove,kishte shpetu,Vuqiqin nga UQK,kete e ka bere per falemenderim e jo human siq mendoni,se aj ka qene paramilitar.

      1. Mollosi says:

        Te ta them te verteten, kur i lexoj shkrimet tua shoh vetem meni dhe perbuzje. Me vjen keq per ty.

  3. hejza says:

    ha.ha. ku ja gjejn shqiptaret menjiher identitetin voglushit, sa qudi po qrendesi ka se nga ish a kush iehte. he me qka imrremi edhe ne.

    1. Mollosi says:

      Shqiptaret nuk ja gjeten identitetin vogelushit. Vete z. Vuciq e deklaroi kete dhe tha se nuk ka rendesi etnia e vogelushit, rendesi ka qe u shpetua nje vogelush i cili ishte para ngrirjes. Dhe sa per informim shtese , z. hejza, vogelushi ishte duke udhetuar nga Austria per ne Kosove
      Te pershendes.

      1. hejza says:

        falemnderit per pershendetje . dukesh me kulturë , te lumt se edhe emrin e paske nga tradita . fis i lasht e me nam te madh. ju pershendes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje