Iniciativa e Kryeministrit dhe Kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për mbështetjen e kandidaturës për Çmimin Nobel të Paqes, Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi që së bashku me kandidaturën e Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Baroneshës Catherine Ashton dhe atë të Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, është mbështetur edhe nga Presidenti i Grupit Socialist dhe Demokrat ne Parlamentin Europian zotit Hannes Swoboda. Në emër të më shumë se 180 eurodeputeteve të majtë në Parlamentin Europian, Swoboda vlereson rolin e tre protagonistëve të një marrëveshjeje historike.
Në letrën që Edi Rama iu dërgoi Kryetarëve të partive parlamentare propozoi ngritjen e një grupi të përbashkët deputetësh të të gjitha grupimeve parlamentare, për hartimin e Letrës së Kuvendit të Shqipërisë drejtuar Kryetarit të Komitetit të Çmimit Nobel, Thorbjern Jagland, në mbështetje të kandidaturës së Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, si Çmim Nobel për Paqen. Gjithashtu Edi Rama propozoi kerkimin e mbështetjes se grupeve respektive politike në Parlamentin Evropian, në asambletë parlamentare të Këshillit të Evropës, OSBE e me radhë organizatat e tjera, me të cilat partitë tona bashkëpunojnë, për t’u shprehur në favor të nismës që promovon si kandidatë për Nobelin për Paqen, protagonistët e marrëveshjes së arritur mes Kosovës e Serbisë.
Ky kryerilindasi yne me mire te perqendrohet te detyrat e shtepise se e ka situaten beterr.
edhe Enveri i Pare me Revolucionin Boteror merrej.
Mbarova se qeshuri nga keto komente qe behen ?