FOTOT e fundit kur Hoffman po i dorëzohej totalisht drogës

4 Shkurt 2014, 10:48Lifestyle TEMA
FOTOT e fundit kur Hoffman po i dorëzohej totalisht drogës

Bota e filmit është tronditur nga lajmi se aktori Philip Seymour Hoffman ndërroi jetë në moshën 46- vjeçare si pasojë e një overdoze heroine.

Aktori, fitues i çmimit Oscar, kishte kohë që ishte bërë ‘rob’ i heroinës.

Në apartamentin e tij në Nju Jork u gjetën 70 qese me heroinë dhe 20 shiringa.

Policia ka nisur që të hetojë celularin e tij për të zbuluar se kush i ka shitur drogën.

Ai u zbulua i vdekur në banjë, i veshur me pantallona të shkurtra, ndërsa në krah kishte akoma një shiringë.

Fëmijët po e prisnin në një park lojërash pak më tutje, në momentin kur u zbulua se ai kishte vdekur.

Dy javë më parë, ai i kishte thënë një të panjohuri se ‘është i varur nga heroina’ kur e kishte pyetur se me çfarë merrej.

Mediat kanë publikuar fotot e tij që tregojnë se si ai e kishte humbur fillin. Në një moment ai ka humbur ndjenjat edhe në aeroport.

Mediat raportojnë se ai ishte drejt ndarjes, pasi partnerja e tij prej 14 vitesh e kishte nxjerrë nga shtëpia duke i thënë që ta bënte këtë për hir të fëmijëve.

Aktori, që ishte shumë i lidhur me fëmijët, u zhvendos në një shtëpi aty pranë tyre.

Tragjedia e tij ka risjellë në vëmendje faktin se ai dikur e këshillonte aktorin Heath Ledger që të linte drogën. Edhe Ledger vdiq nga overdoza.

7 komente në “FOTOT e fundit kur Hoffman po i dorëzohej totalisht drogës”

  1. Ja c’mundet ti thuash nji fundi te tille te nji Artisti Hollivudian ?!
    Nji person i cili i kishte te gjitha ne jete ,qe gezonte nji vemendje e rrespekt ne shoqeri ,qe kishte nji profesion qe shume e deshirojn/ e enderojn ,
    nji grua simpatike me femije te vegjel e shkon e kerkon me shume se kaq nga jeta, duke kerkuar ate qe ne e quajm lumturin shpirterore ne boten e substancave te ndaluara per njeriun ,ne droge !
    C’po ndodh me njeriun ne kte Bote ?!
    Kemi te bejme me nji shoqeri te ndertuar mbi nji fallsitet ne kte jete ,
    ku ndjenja e vertet njerezore tashme ka abandonuar shpirtin e njeriut dhe cdo lidhje-krijimi familje , eshte si te thuash nji domosdoshmeri exzistenciale me kte bote ,thjeshte nji vazhdimesi e rraces njerezore
    dhe ky qytetari civilizuar i ksaj Bote “Zombi Moderrn” , kerkon shpirtin e braktisur ne drogen vdekjeprurese , kerkon te ndjej sensin e jetes ,diku ne njo bote tjeter -vetem ne kte toke jo ..ne vdekjen e vet .
    Ne cilen bote jetojm vall !!! Ku jane duke e shtyre njerezimin “Njerezit” ! Eshte Djalli qe e drejton kte bote apo “ajri” qe thithet ne kte bote , eshte “toxik” .

    1. KULUFI says:

      Me thoni,kush nga keta ka ikur i qete nga kjo bote.
      Te gjithe,pa perjashtim kane qene jo thjesht konsumator per hobi te ketij helmi,por konsumator te vdekjes se tyre.
      Ishte kjo jete e tille qe edhe kete te fundit e mori ne kete menyre.
      Radha….

      1. Kjo qe thua eshte e vertet KULUFI ,
        pa perjashtim qe koksin e heroinen e perdorin te gjithe
        hollivudianet tane , por se rasti i Fil.Hoffman eshte teper brutal.
        Imagjino mosha e re , familje ,femij te vegjel , pra kjo e ben skandaloze rastin e tij .
        Ky paska qen qysh ne rinin e tij i lidhur ngusht me te gjitha llojet e drogave ,si i kemi pas thene ne aty ne Shqiperi dikur Lubi..mbas droges. Ja, padyshim qe ajo mbetet …radha e viva Hollykoks

  2. NEO says:

    Shikoj Artista te flliqur , ne film duken frymezues … por ne realitet jane kerma. Pijn Dorge , te divorcuar me 7 , 10 gra , ca arrestohen nga policia. Njerezit enderrojne te jene Superstar kinemash , kurse keta jane dhe degjenerojne , shthuren shpejt. I perdorin parat per te pire droge , ne vend qe ti perdorin per tu permisuar , ose per ndonje projekt filmik . Zhgenjehen te gjithe fansat kur marrin vesh se idhulli i tyre pi droge , pi uje ne nevojtore etj etj .

  3. Arturi says:

    Sa keq! I mbuluar nga gjithe te mirat, me te mrekullueshmit femije dhe… dorezohet, duke e braktisur familjen! Shume e trishtueshme ?
    Te pakten, nga keto pesime, te mesojne te tjeret qe jane akoma gjalle, kudo ne bote.

  4. net says:

    Si nje qen i zgjebosur vdiq. Aspak nuk me vjen keq.allahu i dhente denimin qe i takon.

  5. Xhaguari says:

    Shume njeri i dobet, e la veten te behej viktim e droges.
    Keshtu eshte kur njeriu behet skllave i epsheve te shfrenuara.
    Sic eshte dhe ajo fjala e urte duhet te dish qe te kesh, edhe per te pasur lumturi ne jete duhet te dish, lumturin nuk ta sjell vetem pasuria.
    Mire ju be dhe njeher!!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje